Faleminderit
Isa Boletini: Une jam mire kur asht mire Shqipnia
E premte, 02.01.2009, 06:20 PM
![]() |
| Heroi i Popullit Isa Boletini |
shqiptarit, - thoshte ai, - nuk mund te largohet pushtuesi osman". Bashke me udheheqesit e tjere te kryengritjeve e me luftetaret sypatrembur, Isai u beri balle hordhive te shumta te armikut. Aq prijes te talentuar ishin Isai me shoket e vet, sa te huajt, qe nuk i njihnin, kujtonin se luftetaret shqiptare drejtoheshin nga oficere qe kishin kryer akademi ushtarake. Ndersa Isa Boletini mbartte ne vetvete eksperiencen e lufterave popullore kunder sundimtareve te huaj. Ai nxori mesime te vyera nga keto luftime. Nga deshtimi i kryengritjes se vitit 1910, qe perfshiu tere Kosoven, Isai arriti ne konkluzion: "... kur te bashkohen gjithe shqiptaret ku jane e te lidhin ndermjet tyre besen shqiptare, do te jemi te zotet te perzeme hordhine turke jashte Shqipnise jo ma me arme, por edhe me hujte e gardhit". Ky bashkim u arrit ne kryengritjen e vitit 1912 prej se ciles xhonturqit u detyruan t?u njihnin shqiptareve disa te drejta. Te nxitur nga fitoret e shqiptareve, por edhe te alarmuar nga te drejtat qe fituan, shtetet e aleances ballkanike i shpallen lufte Turqise. Ushtrite e ketyre shteteve pushtuan tokat shqiptare, ndersa Fuqite e Medha e copetuan Shqiperine. Isa Boletini luftoi sa mundi kunder pushtuesve te rinj te Kosoves. "Kur ne Europe, - ka thene shoku Enver Hoxha, - endeshin ujqerit dhe nuk linin te degjohej zeri i popullit shqiptar, atehere degjohej kenga e mauzereve dhe e naganteve te bijve te ketij populli. Kete kenge e kane degjuar krajlet serbe ne fushat e Kosoves ku burrat shqiptare te udhehequr nga Bajram Curri, Isa Boletini dhe patriote te tjere, luftonin per lirine e Atdheut dhe per ndalimin e shkeputjes se Kosoves nga mema Shqiperi". Ne keto momente vendimtare per vendin tone, Ismail Qemali, i ndjekur nga Isa Boletini e te tjere, ngriti flamurin e pavaresise ne Vlore, me 28 nentor 1912. Ne kete dite te shenuar Isai, me lotet e gezimit ne sy, e puthi flamurin dhe e uroi Ismail Qemalin: "Te lumte dora". Ngjarjet qe rrodhen pas shpalljes se pavaresise e detyruan Isa Boletinin te vazhdonte luften me arme ne dore ne truallin e Kosoves. Njerezit e krajl Nikolles, me pabesi e shtine ne dore dhe pasi i ngriten kurth me 23 janar 1916, Isa Boletini ra duke luftuar bashke me shtate trima te tjere, midis te cileve edhe dy djem e dy nipat e tij. Sot, ne 65-vjetorin e renies se Heroit te Popullit Isa Boletini, mbare populli shqiptar kujton edhe nje here lufterat heroike per liri e pavaresi dhe midis udheheqesve te shquar te kesaj lufte me pushke e me pene, edhe Isane e vepren e tij madhore, heroike, konsekuente per lirine e pavaresine e Shqiperise.
Marre nga gazeta "Bashkimi" me 23 janar 1981
Pergatiti: Matilda Arapi
Komentoni
Artikuj te tjere
Pierre-Pandeli Simsia: "Bilbili" i Vlorës dhe i gjithë Shqiptarisë
Eugjen Merlika: Im gjysh Mustafa Kruja
Në kujtim të një intelektuali
Anisa Haxhija, vullnetarja e vitit
Bibliografi e një emri që do të mbahet mend?
Dom Shtjefën Kurti - 110 vjetori i lindjes, 24.12.1898 - 24.12.2008
Zonja Vitore Stefa ( Leka ) merr nderimin dhe respektin e qytetit te lindjes duke ju dhene Titulli i Larte “Qytetare Nderi“
Nijazi Ramadani: Imazh për Arapin ose ''Rrëfimi për Azganin''
Preng Doçi ky përsonalitet i madh i kulturës dhe kombit shqiptar
Albert Shala: Dëshmori i Kombit Demë Shala
Mirela Bogdani - shqiptarja qe nderon vendin e vet!
Tomë Mrijaj: Ndoc Mirakaj (1919 – 1949) – Pinjolli i denjë i familjes zëmadhe
Islam Lauka, kush është ambasadori ynë në Kosovë
Mexhid Yvejsi: Akademik, filozof, në Perendim- kurse në Lindje: Shejh Ibrahim...
Afrim Imaj: Poeti i pushkatuar Trifon Xhagjika në rrëfimin e të motrës, Sotira Tole
Aurel Plasari: Mbi ''moralin politik'' të Gjergj Kastriotit
Lek Pervizi: Mbi paraqitjen trupore të Gjergj Kastriotit Skanderbeut.
Muharrem Sfarqa: Per perparimin e vlerave te qyteterimit evropian
Robert Elsie, Një anglishtfolës i dashuruar me shqipen
Albert Zholi: Aleksandra Zera, nëna me zemër të madhe










