E shtune, 27.04.2024, 11:54 PM (GMT+1)

Faleminderit

Zonja Vitore Stefa ( Leka ) merr nderimin dhe respektin e qytetit te lindjes duke ju dhene Titulli i Larte “Qytetare Nderi“

E shtune, 20.12.2008, 01:41 PM


Vitore Stefa Leka - Qytetare Nderi e Beratit
Nga Drita Braho, Gazetare Berat

Me daten 18 Dhjetor ne qytetin e Beratit u zhvillua nje ceremoni madheshtore ku morren pjese personalitete te larta te artit, kultures si dhe intelektuale dhe qytetare beratas.
Ne kuader te zhvillimit te Festivalit Tipologjik qe u zhvillua ne datat 17 – 18 – 19 Dhjetor 2008 u vendos dhenia: Tituj te Larte Nderi 3 personaliteteve te ketij qyteti.
Fjalen e rastit e mbajti Kryetari i Bashkise Z.Fadil Nasufi, i cili ne fjalen e hapjes mes duartrokitjesh dha Titullin e Larte Qytetare Nderi Z. Vitore Stefa ( Leka ).
Ne pamundesi te ardhjes te Z.Vitore per arsye objektive, Titulli iu dorzua Z.Xhovan Shyti gazetar i cili kryesoi grupin e punes per vleresimin e figures te Z.Vitore Stefa ( Leka )
Roli i bijes te Beratit i ka kaluar tashme kufijte deri ne diaspore per Kosoven dhe Çamerine.
Qytetaret e Beratit shprehen admirimin per vlerat e kesaj zonje, per prezantimin dinjitoz qe i ka bere qytetit te lindjes te saj, por njekohesisht Z.Vitore Stefa ( Leka ) ka dhene nje kontribut te veçante edhe per emigrantet shqipetare ne Trieste.
Ne fjalen falenderuese nga Z.Xhovan Shyti u cilesua edhe njehere puna e kesaj zonje si nje gur i forte ne themelet e qytetrimit Beratas.
Te pranishmit vleresuan vlerat qytetare dhe humane te zonjes Vitore. Ne fjalen e tij Z.Fadil Nasufi kryetari i Bashkise Berat theksoi punen e perkushtuar te kesaj zonje ne diaspore duke bere keshtu nje model i tolerances dhe vazhdimesise per te pare para.
Ne kete ceremoni ju dhane tituj nderi edhe dy personaliteteve te larta te ketij qyteti Z.Ilia Theerecka per qendresen e larte ne burgjet e diktatures. Z.Therecka ishte i pranishem dhe shprehu falenderimin per vleresimin qe i behet nga qyteti dhe qytetaret e tij.
Titull nderi u dha edhe per Z.Seit Ali Dhembo ( pas vdekjes ), me motivacionin per qendresen patriotike dhe perkushtim atdhetare si dhe model I tolerances fetare ne Berat.
Berati, ky qytet qe po evidenton vlerat historike po prezanton dhe çmon vlerat e qytetareve qe kane bere aq shume per kete qytet.

Titulli i Larte Qytetare Nderi per Z.Vitore vjen pas vleresimeve te medha qe i jane bere nga shteti shqipetar dhe italian. Puna dhe perkushtimi i saj le te jen model  i njeriut qe perkushtohet duke na thene:
Te falesh dhe te kuptosh eshte njerezore.

***

E dashur Nena Vitore !
 
Te uroje nga zemra per titullin e merituar qe te eshte dhene "Qytetare Nderi" duke te deshiruar shendetelumturi dhe jete te gjate e sa me shume titiuj ne karrieren tende! Po ti dergoje keto vargje te cilat me dolen nga thellesia e shpirtit!
 
Nene e moter per ne te gjithe

V - ullneti dhe deshira shpirterore
I  - deali Yt gjithone Kombetare
T - e beri qe te jeshe e rralle
O - Nene e moter per ne te gjithe
R - ralle kushe ka kaq zemer te dlire
E - nje shpirte kaq te mire!
 
S - te mposhti dote diktatura
T - e beri me te forte se furtuna
E - munde gjithone ne beteje
F- ort cendrove cdo here
A - tdheut i dhe ndere!
 
L - ule e fresket perhere
E - dhe ne Dimer e Pranvere
K - urre nuk u gjunjezove
A - rmikun me vepra e shkaterrove!!

Me shume respekt dhe dashuri
per Nene Vitoren!
 
Makfire (Maqedonci) Canolli
Dhjetor 2008
U.S.A



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora