E shtune, 27.04.2024, 04:43 PM (GMT+1)

Faleminderit

Preng Doçi ky përsonalitet i madh i kulturës dhe kombit shqiptar

E hene, 15.12.2008, 01:25 PM


Nga Gjon Marku

Preng Doci lindi më 7 shkurt të vitit 1846 në lagjen Parasporit në luginënë e Bulgërit. Shkollën e nivelit të ulët ai e kryen në Kallmet ku ishte rezidenca Ipashkëvnore e Lezhës. Në moshën 14 vjecare, viti 1856 hyri në Seminarin Papënor të Shkodrës, ku qëndroi deri në vitin 1861 kur shkoj në kolegjin Urban të Romës. Në vitin 1971, kthehet në atëdhe i caktuar si famullitarë në Karthpulë. Në vitin 1872 ai bëhet Kapelan dhe sekretar i Abatit të Oroshit Gaspër Krasniqi deri në vitit 1875.

Gjatë kryengritjeve të vitit 1876-1877 ai braktisi gjithcka dhe u bashkua me forcat krengritëse antiturke. Ishte ky shkaku që Ipeshkëvi i Dioçezës së Lëzhës, Francesko Malcini, shtetas austriak, me kombësi ukrainase e shkishëron Dom Preng Doçin nga shërbimi kishtarë.

Në vitin 1877, Dom Preng Doci u nis me shumë shokë për të shkuar në Cetinë, por nuk mundën të mbërrinin, pasi në Vuthaj të Gucisë, u zunë nga ushtarët turq dhe prej andej u dërguan në Pejë dhe më pas në Stamboll të Turqisë. Këtu 31 vjecari Preng Doçi fillonë një jetë plot sprovë e cila zgjat jo pak por 11 vjet. Pas njëmbëdhjet vjetësh ai dënohet për tu kthyer në Shqipëri dhe endet në shumë vende të botës.

Në vititn 1883-1884 u dërgua në Athinë me detyrën e sekretarit të Arqipeshkëvit Katolik të Athinës Marango. Gjatë rrugës Tivar- Pirae Preng Doçi u ndal në Korfuz ku pati takim me anëtarët e Komitetit Shqiptar të atjeshëm dhe me atëdhetarë nga Çamëria. Në Athinë ai vijon lidhjet me shqiptarëte dhe me patriotët shqiptarë në Greqi. Shërbimet në Tivarë dhe në Athinë i shërben si urë lidhje me Shëipërinë.

Mbërrinë në Shqipëri në vititn 1888 me 6 nëntor dhe i shoqëruar nga djemt e Mirditës shkel katund më katund për të mbëritur në Orosh si Abat i Abacisë Nillius të Oroshit.

Papa Leon i XII me dekret “Supra montenum Mirditarum” dt 25 tetor 1888, e kishte përtërirë Abacinë e Shën Llezhdrit, duke e shkëputur nga juridiksioni i Ipeshkëvis së Lezhës, dhe duke e shpallur këtë Ipeshkëvi drejtpërdrejt të varur nga Selia e Shenjtë në Romë. Kongregacioni i shenjtë i propogandës Fide me drekret S.Smus D: N: Leo” dt 27 tetor 1888, lajmëronte se Dom Preng Doçin Papa e kishte zgjedhur si Abat të Mirditës.

Duke qënë një njohës i thellë i qështjes shqiptare në të katër vilajetet dhe sidomos njohës i thellë i gjendjas fetare dhe kombëtare në Epir, ai i drejtohet selis së shenjtë me një “promemorje” të cilën po e japim të plotë më poshtë (botohet për herë të parë në shqip)

Doci propozon që; Misioni Katolik në Epir të ketë sukses ai propozon që në epir të caktohen klerik Arbëresh, të ardhur shekuj më parë prej Epiri prej Votrës amtare. Njëherësh synon që të caktohen dhe ato në përbërje të misionit, pra, të kthehen në Shqipëri. Nuk kemi akoma të dhënë se jejonë pati praën Selis së Shenjtë kjo promemorje.

  Perveqse diplomat i shquar, Abat Doçi nderohej edhe si poet dhe letrar. Poezinë dhe prozën e shkroi me nje gjuhë të rrjedheshme dhe të përdorur mirë, duke i botuar në Kalendarin Vepra Pijore, të vitit1916 dhe Kalendar për të gjithë, të vitit1925.

Ai në vitin 1898 hap të parën shkkollë laike në Mirditë në Orosh dhe një vitë më vonë sëbashku me Fishtën, Gurakuqin, Dom Dod Kolecin etj. themeloj shoqërinë “Bashkimi në Shkodër” e cila  ka publikuar rreth 32 vepra, ndër të tjera edhe fjalorin e dom Dodë Kolesit të botuar për nëntë vjet nga shoqeria “Bashkimi” në vitin 1899 dhe të ortografisë shqipe me gërma latine, zë vend të merituar në literaturën shqiptare.

Përveç librave të botuar të prej kësaj shoqërie, kemi edhe Alfabetin që Kongresi i Manastirit, i mbajtur në nëntor të 1908-ës, që u miratua më pak ndryshime.Abati cilësohet edhe si mbrojtës dhe nismëtar i hapjes së shkollave shqipe në Mirditë e rrethina.

Vdiç më 22 shkurt 1917, në orën 14.30, ndërsa në 17 shkurt, duke dalë nga dhoma e nxehtë për të shetitur në mes të murlanit, në oborrin të Abacisë ndjeu dobësi dhe u rrëzua. E vizituan dy mjek austriak që ndodheshin në Orosh me ushtrinë dhe e diagnostikuan me bronkopolmoni e dobsim zemre. 

 
Promemorje drejtuar Papës

“Epirjotët – adhurues  të se vërtetës”

Hirësi e nderuar,

Ndërsa Hirësia Juaj përciell mendimin e çmuar dhe në krahinat më të lashta të hemisferit, diku për të mbështetur e përforcuar misionet e vjetra, diku për të krijuar të reja nuk do të jetë pa vend në qoftë se unë do t’ju flas për një pjesë të madhe të vendit tim. Për Epirin, ku po të krijohet një mision, zelli juaj do të kurorzohet, me siguri, me një sukses të lumtur. E para; është mjaft afër. Ai shtrihet gjatë bregut të deit Jon nga Gjiri i Artës deri në portin e Vlorës, duke përfshirë Manastirin në Kufi me Maqedoninë dhe Mecovën në shpatet e Pindit; E dyta; sepse rrethanat e kohëve të tashme dhe qëndrimi i mirë i këtyre popujve të ushqejnë besimin që tani ka ardhur koha edhe për ta rikthyer në gjirin e kësaj kishe prej të cilës janë gjetur larg jo se ata janë rebeluar por për një rast të vajtueshëm.

Duke vijuar ende sundimi i Portës së Lartë në Epir, nuk e teproj po të them se është e lehtë që kjo pjesë e shqiptarëve të kthehet (në fenë katolike) – shërbimi ynë, P. D.  e cila, pas pushtimit osman  qe shtërnguar  të ndërroj fenë dhe të përqafojë kultin e Muhamedit. Flas, pra, për ata që do të thosha, se pa e ditur, u gjendën anëtar të kishës greke shizmatike.

1. Si ortodoksërt dhe myslimanët, në shekullin e XV, ishin të gjithë katolik., por në kohën e Perendorisë Bizantine u gjendën nënë varësinë e Patriarkut të Kostandinopolit… Populli që ju qep maleve të Epirit për të mos ndryshuar fenë, me kalimin e kohës pa të kthehen midis tyre priftër, murgjër e peshkopë si nga Greqia ashtu edhe nga Kostandinopoli. Por këto sollën midis tyre shizmën (fenë ortodokse) që për shkak të urrejtjes ndaj papëve dhe të popujve të Europës perendimore Qeveria Osmane kishte filluar ti toloroj në perendorinë e vet.

Me kohë filluan të vinë në Epir edhe Grekët, dhe vlahet. Por popullsia shqiptare epirjote është shumë më e madhe përderisa gjithë ortodoksët e Epirit arrinë në 600 000 banorë. Katolik nuk ka në këto anë vec disa qindra të shumtën tregtarë e punëtorë të përhapur në qytetet kryesore të cilët kanë ardhur nga Shqipëria e Epërme, nga Italia ose vendet e tjera dhe i përkasin ritit latin. Këto kanë në Prevezë një misionarë italjanë, në Vlorë një tjetër, pra në dy skajet e këtij vendi shumë të gjërë. Janina qyteti i parë dhe qëndrorë është vaçant prej kohësh. Kryepeshkopi i Durrësit ushtron juridiksionin mbi qytete. Kisha Ortodokse që është nënë juridiksionin e Patriarkut të Kostandinopolit ka seli të ndryshme peshkopësh në Epir, si në Janinë ku është orakulli antik i Dodonës, në Berat ose Belgradin Shqiptarë, në Përmet, në Delvinënë Paramithi ose kështjella e shën Donatit etje. Ka një numër të madh klerikësh dhe manastire të ndryshme. Ato janë shpërndarë në qytete dhe krahina. Qytete të njohura si Preveza, Pargu, Himara, Delvina, Argjirokastra. Tepelena ku ortodoksët janë të shumtë dhe kanë shkolla e klerin përkatës. Durrësi i shtrirë në shqipërinë e mesme (me Tiranë dhe Elabasan), ka shumë ortodoks, të cilët nëpërmjet shkollave dhe mjeteve të tjera kishat ortodokse kërkojnë t’i fusin nënë ndikimin dhe mbështetjen me para të Greqisë.

Duke vënnë në dukje në mënyrë të veçantë se ka disa kohë që mirëkuptimi midis vetë epirjotëve (shqiparëve-P.D.) dhe epirjotëve grek ka pushuar të jetë e përzemërt. Ky symptom vihet re edhe te kleri. Edhe antipatia ëshë shkaktuar nga vetë Patriarku i Kostandinopolit, i cili ka shtyrë Qeverinë Osmane të mos lejojë literaturën shqipe në Epir. Greqia ka mbështetur këtë patriark në synimet e tij, duke ndaluar gjuhën shqipe në shkollat e tyre në Epir. Pra, si njeri si tjetri janë ngritur haptazi si armiq të kombit shqiptar. Greqia, ka dhënë edhe prova që do të shkëpusë lidhjet midis Shqipërisësë Epërme dhe Epirit, duke pushtuar ose duke e bërë të vetin këtë të fundit. Dhe Epirotët duke kuptuar se qëllimi i Greqisë nuk është emancipimi i Atdheut të tyre, por nevoja që ka Greqia për të formuar një ushtri të vetën me djemtë e shqipërisë dhe përtë paguar borxhet më pasuritë e këtij vendi shumë pjellor.

Forca lëvizës e çdo shqiptari, qoftë mysliman qoftë i krishterë (ortodoks) është dashuri për ATDHEUN, ndjenja e ruajtjes së kombësisë dhe e gjuhës së vet. Në qoftë se ata do të arrijnë të kuptojnë se bashkimi në një fe është një mjet për të ruajtur të paprekur gjuhën dhe kombësinë e tyre, pa ngurrim përqafonin atë.

Grekët dhe sidomos shqiptarët janë tepër konservator të traditave të tyre të lashta, sidomos në punëne gjuhës dhe kultit. Në Greqi janë rreth 500.000 shqiptarë, të cilët recitojnë ende lutjen në gjuhën e vet dhe në greqisht.

Madje në Epir, sapo të hiçet pengesa e ritit dhe e misionarëve latin, vështërsitë e kthimit në fenë katolike do të jenë shumë më të vogla. Meqë ato nuk janë shklëputur nga kasha romake për shkak të ndonjë rebelimi, në zemrn e epirjotët janë ende katolik. Ata janë nga natyra krenarë, të nderëshëm e fisnik dhe e duan të vërtetën…Madje në këtë kohë kur ata dëshirojnë të shkëputen plotësisht nga Greqia dhe Kostandinopoli kujdesin dhe mbështetjen e Selis së Shënjtë do ta shikonin si një shenjë  paralajmëriuese të çlirimit  të afërt e të përparimit të tyre …Ata e dinë se Selia e shenjtë  nuk ka asnjë interes për të shkatërruar Kombin e tyre dhe për ta zevendësuar me një  tjetër gjuhën e stërgjyshërve të tyre të lashtë, pellazgëve.

Pastaj është e sigurtë që myslimanët e Epirit, me një ndërrim të administrratës fetare bahen të krishterë, meqë në zemër janë të tillë me kohë. Është gjithashtu e sigurtë se ato nuk do të bëheshin ortodoks vetëm sepse urejnë Grecinë. S’ka dyshim se ato do të përçafonin fenë tonë, në qoftë se kjo, në këto ndryshime, do të kishte zënë rrënjë në këtë vend se vetëm kjo duke thënë të vërtetën, ka qënë feja e gjyshërve të tyre Myslimanët e Epirit arrinë në afro 700.000(2)

Ndërkaq, me që hirësia juaj me urtësi e quan opurtune të krijoj misione në Epir, shpresoj se nuk do ta ketë të vështirë të gjej misionarë shqiptar të ritit grek e të gjuhës së epirit, që është e njejtë me atë të shqiptarëve të Kalabrisë dhe të Sicilisë Peshkopët dhe kleri i këtyre kolonive shqiptare mund të japë edhe mjetet e nevojëshme që ndërmarrja e tyre  bëmirëse  të dalë me sukses , duke formuar shoqata  dhe duke mbledhue  fonde  ndër bashkëatdhetar e tyre në Itali të cilët nuk janë të pakët. Këto shqiptarë, të cilët kanë emigruar fill nga Epiri në shekullin e XV e duan me shpirt atëdheun e tyre të lashtë dhe kanë besim se me një shenjë të Selis së Shenjtë do ti përvishen punës për të kthyer vëllezërit e vet me gëzim dhe shpejtësi Ata me siguri do të mirëpriten në Epir ku ende vajtohet largimi i tyre. Ata janë të ditur dhe kanë mësuar në Itali për ti përdoruur mjetet e qytetërimnit të krishterë me oportunitet sipas vendit dhe kohës. Ndoshta edhe Qeveria Osmane do ta shohë ardhjen dhe veprën e tyre në Epir, me më pak dyshim se atë të Greqisë.

Ju lutem Hirësi të më falni për lirinë me të cilën e parashtrova këtë promemoprje lidhur me misionet në Epir

Me ndjenjë të nderimit të thellë Ju puth unazën shpirtërore i urtë dhe i bindur i Hirësis suaj.

 

Romë. 20 tetor 1886

Preng Doci

Nxjerr nga libri;

F . Gordignano. L’Albania a traversol’ operare… vol. 3f 299-301



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora