E enjte, 01.05.2025, 11:44 AM (GMT+1)

Faleminderit

Muharrem Sfarqa: Per perparimin e vlerave te qyteterimit evropian

E diele, 07.12.2008, 05:42 PM


Themeluesi i bashkësisë së "Shën Egjidio" do të jetë fitues i çmimit "Karli i Madh" për vitin e ardhshëm

PER PERPARIMIN E VLERAVE TE QYTETERIMIT EVROPIAN 
 
Nga Muharrem Sfarqa
               

Zëdhënsi i drejtorisë së çmimit "Karli i Madh" ka njoftuar se Prof.Dr. Andrea Riccardi, themeluesi i bashkësisë së "Shën Egjidio" do të jetë laureati i ardhshëm i çmimit më prestigjioz të Evropës "Karli i Madhe" që e ndan qyteti i Aachenit të Gjermanisë, nje qytet që tani më ka marrë epitetin e Kryeqytetit të Paqës në zemër të Evropës, e i cili dy cepet e krahëve të vet i shtrin në Belgjikë e Holandë.
Prof. Dr. Andrea Riccardi është i lindur në Romë e i cili është profesor i historisë,letërsisë dhe filosofisë. Ka ligjeruar në Universitetin e Romës dhe të Barit të Italisë. Ai në vitin 1968 bëhet themelues i shoqatës "Shën Egjidio" që sot numron mbi 50.000 antar dhe shtrihet në mëse 70 shtete të Botës.

Prof. Dr. Andrea Riccardi
Shoqata "Shën Egjidio", për botën shqiptare ishte bërë e njohur sidomos pas përpjekjeve për të ndërmjetesuar për kthimin e nxënësve dhe studentëve Kosovar në objektet e tyre mësimore të cilat asokohe i kishte mbyllur regjimi diktatorial serb i Millosheviqit.
Edhe pse kësaj radhe ky asociacion nderohet për aktivitetin e vetë në Mozambik të Afrikës ku rezultoi me arritjen e paqës pas 18 vjet lufte qytetare,një numër laureatësh tjerë sic ishin: Presidenti i SHBA-ve Bill Klinton,Kryeministri i Anglisë Toni Bler dhe Kryediplomati i Evropës Solana.Çmimin në fjalë e fituan ekskluzivisht për aktivitetin e tyre politik për dhe rrethë Kosovës, që u kurorëzua me përfundimin e hegjemonisë serbe mbi Kosovën.
Prandaj edhe "Shën Egjidio" asocion diçka të tillë të përafërt.
Ky çmim fituesit do ti dhurohet më 21 maj të vitit 2009 në një solemnitet që tradicionalisht, shikuar nga historiku 58 vjeçarë i këtij çmimi pritet të jetë madheshtorë i cili do të tuboi si edhe viteve të mëparëshme burrshtetas e shpura të tëra diplomatësh si dhe laureatët e gjertanishëm të këtij çmimi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx