E enjte, 02.05.2024, 05:49 PM (GMT+1)

Faleminderit

Elmira Muja: Eva Burnazi, shqiptarja në Maratonën e New York-ut

E hene, 24.11.2008, 03:11 PM


Eva Burnazi
EVA BURNAZI, SHQIPTARJA NË MARATONËN E NEW YORKUT

 

Nga Elmira Muja

 

Mundësitë e mëdha për të ndihmuar të tjerët vijnë rrallë, por rastet e vogla  na rrethojnë çdo ditë. Jo çdo njëri ka arritur sukses pa e ditur  se çfarë do të thotë të ofrosh realisht ndihmën tënde.

 

Kanë kaluar mëse dy javë dhe unë ende e kam të freskët ditën kur u mbajt Maratona e New Yorkut. Aty pashë çfarë do të thoshte solidarizim, ky lloj solidarizimi që vjen bashkë me mirësinë, dhe që jep shpresë për ditë më të mira.

 

Por çfarë e bën NYC Marathon të jetë kaq unike?

 

Nga modestia e fillimit të saj,  New York City Marathon është bërë gara më prestigjioze në botë. Më 1970, ishte Gary Muhrcke që nga  55 garues të tjerë pjesëmarrës përfundoi i pari maratonën e parë, në një rreth e qark Central Park. Që nga viti 1976 kur Fred Leboë bashkëthemelues i New York City Marathon, realizoi ëndrrën e tij duke përfshirë të pesë zonat e New Yorkut, e cila më pas u shndërrua në një ngjarje botërore me mbi 2 milion spektatorë në rrugët e NYC. Në vitin 2001, për të parën herë Neë York City Marathon u zhvillua për burra dhe gra. Ashtu sikurse dhe atletët profesionistë që mahnitën publikun me aftësitë e tyre të mrekullueshme, amatorët dhe ata me aftesi fizike të kufizuara inspirojnë me kurajon dhe vendosmërinë e tyre.

 

Në vitin 2000, për herë të parë u deklarua pjesëmarrja e paraplegjikëve( atletëve me karroca). Ne vitin 2001 maratona bëri një hap para duke ofruar para për atletë të tillë. I pari paraplegjik atlet (me karrocë) që përfundoi garën ishte Dick Traum.

 

Në shpirtin e New York City, New York City Marathon vlen për tu përmendur nga diversiteti i pjesëmarrësve të saj. 30 mijë pjesëmarrësit e saj, burra dhe gra nga e gjithë bota dhe nga aftesitë e tyre të ndryshme janë inkurajuar nga New York-ezët. Të gjithë ata që e ndoqën maratonën përjetouan shpirtin e New Yorkut dhe diversititin e përbërjes së tij. NYC Marathon është me të vërtetë një festë e miqësisë, sportit dhe e potencialit njerëzor.

 

Për të dytën herë në këtë garë kaq të madhe të humanizmit shpirtëror merr pjesë dhe shqiptarja Eva Burnazi.

 

                                                     *************

 

Eva është lindur dhe rritur në  qytetin e Pogradecit, në një familje ku mikpritja dhe bujaria janë virtytet më të larta njerëzore  dhe nga gjyshja e mënçur mësoi se, bamirësia është virtyti i zemrës dhe jo i dorës.

 

Pas përfundimit të shkollës së mesme në qytetin e lindjes, Eva filloi studimiet universitare për kimi të përgjithëshme në Universitetin e Tiranës.

 

Në qeshor të vitit 1994 emigroi në Shtetet e Bashkuara me prindërit motrën dhe vëllain. Fillimisht, bashkë me familjen vendoset në Cleveland, Ohio.

 

Fillon studimet për kimi në Cleveland State University në shtator 1996 dhe më 1998 ( pas dy vjetësh) graduohet me Bachelor of Science in Chemistry. Pas diplomimit punon si Radio-Chemist në Case Western University. Në nëntor të vitit 2003, transferohet me punë në New York City Memorial Sloan-Kettering Cancer Center me të njejtin profesion.

 

Duke qenë larg familjes dhe rrethit të saj shoqëror, Eva shumë shpejt  futet në komunitetitn shqiptar dhe do të japë kopntributin e saj në shumë mënyra. Një femër me vision të gjërë, me shpirtin e sakrificës është një emër që di të mbrojë dhe të kontribuojë me zemrën dhe zërin e shqiptares.

 

New Yorku është krejt tjetër nga ajo çfarë la pas në Cleveland, Ohio.

 

Në mjedisin ku punon Eva, mësoi më shumë se çfarë do të thotë të japësh diçka, të paktën dashuri, ajo që nuk i mungon asnjërit, . Dashuria është gjithë çfarë kemi, e vetmja pasuri që secili mund të ndihmojë dike.

 

Vetëm një shpirt i madh e di, se fisnikëria dhe dinjiteti qëndron në aktin e të dhuruarit.

 

Ka plot mënyra për të dhënë një kontribut,  i vogël apo i madh qoftë ai, dhe Eva zgjodhi një mënyrë që sigurisht bashkë me sakrificën i rriti asaj edhe dinjitetin. Pjesëmarrja në maratonën e New Yorkut, kësaj radhe pati një qëllim të caktuar :Të rrisë fonde për AAWO “Motrat Qiriazi”.

 

Duke punuar në një nga institucionet shëndetësore më prestigjiozet në botë, Eva aty mësoi se sa i rëndësishëm është një donacion kur bëhet në emër të humazmit. Ajo iu bashkua kolegëve të vet, të cilët kanë gjetur një mënyrë për të kontribuar në grumbullimin e fondeve me një destinacion të caktuar.

 

Tre vjet më parë Eva Burnazi u bë anëtare e New York Road Runner Club.

 

Një nga rregullat për të marrë pjesë në NYC Marathon është ajo e konkursit, që për tu kualifikuar duhet që brënda vitit të kryesh 8 gara sipas normave të caktuara.

 

Ishte, ndoshta një mënyrë që unë gjeta, më thotë Eva gjatë bisedës, që të jap kontributin tim në një qëllim të caktuar.

 

Vjet, unë mora pjesë në ING NYC Marathon me dedikimin tim “Fonde për fëmijët e sëmurë me kancer”. Njerëzit, duke qenë të ndjeshëm ndaj këtij realiteti, ofruan ndihmën e tyre, keshtu që u bë e mundur që vetëm në emrin tim të grumbulloheshin 40 milion dollarë. Ky donacion erdhi si nga filantropistët amerikanë dhe botërorë, por edhe nga njerëzit e thjeshtë.

 

Sivjet qëllimi im ishte krejt tjetër. Duke qene anëtare e AAWO “Motrat Qiriazi”, duke parë që kjo organizatë bën aq shumë jo vetëm për gratë shqiptare por për të gjithë komunitetin shqiptar, ju jep dorën fëmijëve, vëllezërve dhe motrave tona,  që sapo vijnë në SHBA, mendova se diçka do të jap. Nëse ndihmojmë dikë, ne ndihmojmë vetveten, për çdo të mirë që ne japim, kalon në një qark, që vjen sërish tek ne.Unë jam e bindur se nëse ndez një dritë për dikë, kjo do të ndriçojë rrugën tënde gjithashtu

 

Ndërsa më tregon për pjesëmarrjen e saj në këtë garë, ajo veçon momentet më domethënëse të saj.

 

Është kënaqësi të vraposh, sidomos në New York City, mes njerëzve nga të gjitha anët e botës, me një dëshirë të përbashkët. Të dy maratonat kanë patur nga një të veçantë për mua. Në maratonën e vjetëshme , kur jam futur në Brooklyn, në bluzë kisha të pikturuar shqiponjën e  flamurit shqiptar dhe të shkruar Albania. Ma kishte pikturuar djali i komshiut, Françesko. Isha në anë të rugës afër spektatorëve, në një pjesë kur dëgjoj që më flet një burrë shqip. Më zgjati një gjysëm banane që kishte në dorë dhe më tha të të jap një të përqafuar dhe më pas shtoi, jam krenar që jam shqiptar.

 

Ne maratonën e dytë, kur arrita afër ndërtesës së punës time ishin ca nga kolegët e mi jashtë, Ata nuk po e besonin kur më panë që isha një orë përpara se maratonën e kaluar. Gjithashtu, nga fundi i maratonës ishte një vajzë që mu drejtua me fjalët : Kurrë nuk e mendova se do të shihja një shqiptare në këtë garë të gjatë.

 

A nuk është kënaqësi kur dëgjon : Go Eva, Go Albania. Të mbushen sytë me lot, të bën të qeshësh, të bën krenare, të kujton rrënjët e forta nga ke ardhur, dhe më e rëndësishmja për mua familjen time. 

 

Kur je larg atdheut e kupton dhe më shumë sa e rëndësishme është familja. Kurbeti gjithmonë ka qenë pjesë e familjes sime. Gjyshi ka emmigruar në Amerikë që kur ishte 12 vjeç.

 

Këto ishin fjalët e Evës, që më shumë më zgjuan ndjenjën e respektit për aktin e saj, duke bërë të ditur atë që  i pasur është ai që jep dhe jo ai që ka shumë.

 

Të gjithë ata që dhuruan për Evën në emrin e AAWO “Motrat Qiriazi”, treguan atë që ajo që u nxor nga arritja e qëllimit nuk është aq e rëndësishme sa ajo që u bë nga arritja e tij.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora