E diele, 28.04.2024, 11:45 AM (GMT+1)

Faleminderit

Anisa Haxhija, vullnetarja e vitit

E shtune, 27.12.2008, 03:04 PM


Anisa Haxhija
Anisa Haxhija
Nga Luljeta Ndoka

Eshte vetem 26 vjece e megjithate ka arritur te rreshtohet prane njerezve te medhenj te artit, kultures, dhe te gjithe atyre qe kane dhene kontribut ne fusha te ndryshme. Megjithate, te gjithe ishin te njohur. Te gjithe pervec Anises, e cila arriti te merrte trofeun "Personaliteti i vitit", qe i eshte dorezuar nga kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama.

Vullnetarizmi

Anisa punon ne nje zyre qe ofron sherbim ligjor falas per personat pa mbeshtetje, invalidet, te varfrit, femijet apo edhe kategori te tjera qe nuk kane mundesi ta perballojne nje avokat ne ceshtjet civile. "Prej vitit 2006 une punoj si vullnetare ne zyren qe ofron sherbim ligjor falas", tregon Anisa, e cila thote se ky sherbim konsiston ne ofrimin e nje avokati pa pagese per raste divorcesh, martesash, kujdestarie, etj, per kategorine qe nuk e perballon pagesen. Anisa Haxhija ka kryer studimet e larta ne Fakultetin e Drejtesise dhe ne profesion eshte avokate. Megjithate, sic u shpreh edhe kryebashkiaku i Tiranes Edi Rama "Anisa nuk zgjodhi te ushtronte profesionin fitimprures te avokatit si te gjithe koleget e saj, por ate jofitimprures te vullnetares".

Vleresimi

Eshte pikerisht vullnetarizmi si vlere si dhe perkushtimi i saj ndaj njerezve ne nevoje qe e rreshtoi Anisen krah emrave te medhenj si Margarita Xhepa, Maks Velo, Gudar Beqiraj, etj. Anisa rrefen edhe iniciativat ligjore, si per shembull per ofrimin e sherbimit ligjor falas per kategorite ne nevoje. Kesaj here, pritet qe te jete shtetit, per here te pare, qe ofron keshillim ligjor, apo edhe avokate kundrejt asnje pagese, edhe per ceshtjet civile. Nga ana tjeter, si rrjedhoje e perpjekjeve te Anises dhe kolegeve te saj, pritet qe te kete ndryshime edhe ne ligjin per ceshtjet penale. Avokatja 26-vjecare thote se nuk e dinte qe do te ishte nje nder personalitetet e vitit, madje telefonata qe i eshte bere asaj nga Bashkia e Tiranes ne mesditen e djeshme, ka qene nje surprize e vertete. Ajo falenderon drejtoreshen e saj si dhe te gjithe koleget per mbeshtetjen qe i kane dhene. Edhe pas disa vitesh, 26-vjecarja tregon se e sheh veten duke bere pikerisht ate qe ka bere deri tani. "Nuk ka gje me te mire sesa te nderhthuresh profesionin me humanizmin. Jam vertet shume e lumtur qe kam mundesi ta bej nje gje te tille", thote ajo. Ne fund, Anisa Haxhija ben thirrje per sa me shume mbeshtetje per kategorite ne nevoje qe kane nevoje per ndihme ligjore falas.

Cilet jane 10 personalitetet e vitit:

Margarita Xhepa

Per kontribut shumevjecar ne skenen e Teatrit shqiptar. Vecanerisht gjate vitit 2008 Xhepa mori vleresime te shkelqyera per interpretimin e saj ne vepren Trojanet, prezantim dinjitoz i artistes se madhe ne Festivalin e Teatrit Antik. Kjo eshte nje nga arsyet pse juria vendosi ta nderonte me cmim.

Dritan Hoxha

President i Top Media-s nderohet per aktin e revolucionarizimit te medias shqiptare. Nxites dhe krijues standardesh, inovator dhe frymezues. Tirana ka humbur kete vit nje nga personalitetet me te rendesishem te saj, por Dritani ka lene nje pasuri te pacmuar kombetare, sipas kryetarit Edi Rama.

Romela Begaj

Sportiste e klubit "Tirana", nderohet per rezultatet e arritura gjate vitit 2008. Nenkampione e Evropes ne sportin e peshengritjes, radhitet e 6-ta ne Olimpiaden e Pekinit. Romela, duke zgjedhur kete sport te veshtire, eshte kthyer ne shembull per te gjitha femrat, qe duan te thyejne tabute.

Qendra "Emanuel"

Kjo qender nderohet per kontribut te cmuar ne mbeshtetjen e njerezve qe vendosin te largohen nga perdorimi i substancave narkotike. Kjo qender, me punen e saj humanitare e profesionale ka arritur te shpetoje dhjetera jete nga kthetrat e shkaterrimit dhe vdekjes. Perfaqesuesja e saj falenderoi votuesit.

Maks Velo

Arkitekt dhe artist, vleresohet per kontributin e cmuar qe ka dhene e po jep ne perpilimin e serise se botimeve kushtuar Konkurseve Nderkombetare dhe arkitektures se te ardhmes ne Tirane. Velo eshte shquar si debatues dhe informues transparent i publikut, lidhur me ceshtjet e urbanistikes dhe te arkitektures.

Banka Kombetare Tregtare

Kjo banke eshte nderuar si institucioni, i cili ka dhuruar numrin me te madh te pemeve ne kryeqytet, duke iu pergjigjur menjehere nismes se Bashkise se Tiranes "Nje qytetar, nje Peme". Kjo nisme, sipas Rames eshte perqafuar nga shume institucione bankare dhe kompani te ndryshme, megjithate BKT mban vend nderi..

Gudar Beqiraj

Per funksionin humanitar te Fondacionit Rider, ku ai eshte president. Beqiraj, se bashku me grupin e mjekeve qe perbejne kete fondacion, i vjen ne ndihme pacienteve te semure rende nga kanceri, duke i lehtesuar vuajtjet e tyre. Pervec akteve konkrete, mbeshtetja psikologjike qe fondacioni u jep te semureve eshte vendimtar.

Shtepia Botuese Dudaj

Per kontributin e dhene gjate vitit 2008 ne botimin e disa veprave me vlere te madhe ne boten e letersise. Librat e shkrimtarit italian Saviano dhe Presidentit te ardhshem te SHBA, Barak Obama, te sjella nga kjo shtepi botuese ne gjuhen shqipe, pasurojne ndjeshem bibliotekat e cdo qytetari qe e do letersine.

Arber Cepani

Per akte e shembuj qytetarie. Ai, me burime financiare personale ka mbjelle 26 fidane ne zonen e Gerdecit. Gjithashtu, Arbri ka ngritur nje kend lojerash per femije. Veprimtaria e tij vullnetare permban festa bamiresie per femijet e Shtepise "Zyber Hallulli", si dhe shume aksione te tjera humanitare.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora