E shtune, 27.04.2024, 08:16 PM (GMT+1)

Faleminderit

Dom Shtjefën Kurti - 110 vjetori i lindjes, 24.12.1898 - 24.12.2008

E enjte, 25.12.2008, 04:09 PM


Dom Shtjefen Kurti
Dom Shtjefen Kurti
“Pushkatohet nga rregjimi komunist prifti katolik Dom Shtjefën Kurti me 1971 ne moshen 74 vjeç, sepse u shqiptonte pagezimin femijeve te vegjel, kur per ne shqiptaret “Formula e Pagezimit” eshte dy here e shenjtë”. Ismail Kadare (nga parathënia e librit “Vilsoni dhe Genci”).

Jetëshkrim - Dom Shtjefen Kurti ka lindur ne Prizren me 24.12.1898 ne naten e Krishtlindjes nga nje familje kosovare e cila ne vitet e pare te 1900 u zhvendos ne Ferizaj. Qe nga koha e Turqise dhe deri ne kohen e Serbise se Pare, i ati ka qene marre me tregtine e drithrave dhe artikujve ushqimore duke siguruar nje pasuri te mire. Shkollen fillore e kreu ne Ferizaj ndersa gjimnazin ne shkollen e Jezuiteve ne Shkoder . Ne vjeshten e v.1918 eshte regjistruar ne Universitetin Shteteror të Insbruckut - Austri per teologji. Pas nje viti me mbarimin e luftes se pare boterore shkon ne Itali per te vazhduar atje studimet e e tjera te larta. Mbasi ne vitin 1921 shugurohet prift kthehet ne Mbreterine Jugosllavise dhe fillon pune si sekretar i Kryepeshkopit ne Shkup per 6 muaj dhe meqenese Kryepeshkopi u transferua ne Shkoder caktohet famullitar ne katundin Novoselle te nenprefektures se Gjakoves . Kerecnuar nga organizata  serbe “Crna Puka” me dt.2 janar 1930 kalon kufirin ilegalisht per ne Shqiperi . Po ate vit merr nenshtetesine shqiptare duke mbajtur dhe nenshtetesine jugosllave pasi nuk kishte bere shperngulje civile. Fillimisht vendoset ne Shenaprende te Krujes dhe ne v. 1933 emerohet famullitar ne fshatin Gurez. Ne prill 1938 emerohet famullitar i Famullise Katolike te Tiranes deri ne tetor 1947 kur ndodh arrestimi i pare dhe denohet nga nje Gjykate Ushtarake me 20 vjet burg. Denimin e kryen ne burgun e Burrelit deri ne maj 1963. Mbas refuzimit per te punuar si famullitar ne Jube te Durresit nga organet komuniste te atij qyteti rikthehet ne kishen e Gurezit. Pas mbylljes se dhunshme te objekteve fetare dhe ndalimit te ushtrimit te fese punon si kooperativist ne kooperativen bujqesore te Gurrezit deri me 11 qershor 1970 kur ndodh arrestimi i dyte. Ne 22 korrik te v.1971 denohet me vdekje me pushkatim dhe ekzekutohet ne moshen 74 vjec ne menyre shume te fshehte me 29 shtator 1971. Akoma deri me sot nuk i eshte gjendur varri i tij.
Veprimtaria fetare/Mbasi mbaron me nota te shkelqyera universitetin teologjik te “Propaganda Fide” në Rome, ftohet te punoje ne Shtetin e Vatikanit por ai refuzon, duke e motivuar “fatin tim e kam te lidhur me fatin e popullit tim shqiptar dhe prandaj dua te gjendem prane tij”. Por gjendja popullsise shqiptare ne Kosove ishte e mjerueshme nen sundimin dhe genocidin e vazhdueshem serb ndaj tyre. I edukuar dhe shkolluar me parimet e te drejtes se patjetersueshme universale te jetes, te lirise, te prones, gjuhes amtare, te shprehjes se mendimit etj. nuk mund ta pranonte realitetin shtypes dhe vrases qe shteti i Mbreterise se Dyte te Jugosllavise ushtronte mbi popullsine e pambrojtur shqiptare ne trevat e saj. Per kete qellim ai, se bashku me dy prifterinj te tjere, Dom Gjon Bisaku dhe Dom Luigj Gashi mbledhin fakte, deshmi etj.dhe pergatisin nje material te fuqishem denoncues te emertuar “Memoire”, ku ne 50 faqet e saj ne menyre te shkelqyer denoncohet dhuna dhe gjenocidi i shtetit te jugosllavise mbi popullsine shqiptare qe jetonte ne ate kohe ne hapsirat e Mbreterise se Jugosllavise. Ky material iu dorezua Eric Drumond, Sekretar i Pergjithshem i Lidhjes se Kombeve, ne ate kohe me qender ne Gjeneve. Aty ne Gjeneve te Zvicres ai deklaronte: “Zoti Sekretar i Pergjithshem, ne nuk jemi te derguarit e pare te popullsise shqiptare qe jetojne ne Mbreterine e Jugosllavise e qe po paraqesin perpara Lidhjes se Kombeve gjendjen aq te trishtuar qe i eshte krijuar kesaj popullsie nga thundra serbe. Ne me siguri, nuk do te jemi as te fundit qe po protestojme perpara ketij forumi te larte per te kerkuar drejtesi nderkombetare, po qe se politika e pushtetareve te Beogradit nuk do te ndryshoje rrenjesisht ne qendrimet e tij kunder popullsise shqiptare… Denuar nga nje fat  i zi dhe duke kaluar nga nje verdikt ne tjetrin, kjo pjese e kombit shqiptar jo me e paket ne numer se sa ajo qe perben Shtetin e Pavarur Shqiptar, asnjehere e per asnje çast, pas kaq shekujsh, nuk e ka shijuar miresine e lirise. E drejta e vetëvendosjes se popujve, e shpallur me aq solemnitet nga themeluesit e Lidhjes se Kombeve, apostuj te paqes nderkombetare mbetet per ne vetem nje deshire e shenjte”. Ky fjalim dhe materiali denoncues “Memoire” beri qe Lidhja e Kombeve te hapte nje hetim nderkombetar duke ngrritur nje komision te perbere nga perfaqesues diplomate nga Spanja, Kina dhe Norvegjia. Mbreteria e Jugosllavise menjehere per te amortizuar situaten e krijuar ne kete organizem nderkombetar te larte emeron menjehere si ambasador prane Lidhjes se Kombeve shkrimtarin e madh serb, fitues i çmimit Nobel Ivo Andriç. Ky ambasador me reputacion te madh europian duke perfituar nga diplomacia e dobet e shtetit ame dhe duke shfrytezuar lidhjet e forta qe Serbia kishte me kancelarite perendimore arriti pas tre vitesh te bindte Komisionn ntri palesh Spanje-Kine-Norvegji qe ky dokument te konservohesh. Kjo veprimtari e madhe patriotike rriti akoma me shume reputacionin e tij qe nuk ishte gje tjeter veçse vazhdim i angazhimeve fetare dhe patriotike qe gjithmone kane kryer kleriket tane.
Martirizimi/Ardhja e regjimit komunist ne 28 nentor 1944 Dom Shtjefen Kurtin e gjen ne krye te Kishes Katolike te Tiranes te cilen e drejtonte prej vitit 1938. Reputacioni i tij ishte shume i larte, reputacion i ngritur jo vetem si meshtar i kishës katolike autoritare mbi 100-vjeçare te ndertuar nga Perandori Austriak Franc Jozef ne qender te kryeqytetit por dhe se per nje vit deri ne prill 1939 ai ishte Kapelani i Mbretereshes Gjeraldine te ciles i kishte ndertuar nje kapele ne pallatin mbreteror per nevojat e saj shpirterore te lutjes. Nderkohe gjate periudhes se pushtimit italian dhe gjerman ay shpetoi mbi 10 hebrej nga persekutimi, shpetoi me dhjetra familie tiranase duke i strehuar ne kishe gjate bombardimeve, duke shperndare e dhene ndihma, mbeshtetje, solidaritet njerezve ne nevoje, antar i komisionit qytetar te Tiranes per mbrojtjen e qytetit nga djegia qe mund te pesonte nga projekti i futjes se partizaneve ne kryeqytet pas largimit te pushtueseve italiane shtator 1943 etj, nga influenca absolute qe ay kishte ne Kupolen e Arqipeshkvise se Durres-Tirane. Per kete arsye ai qe ne ditet e para te vendosjes se qeverisjes komuniste shenjestrohet per izolim dhe likujdim. Ne tetor 1946 arrestohet dhe ne prill 1947 denohet nga Gjykata Ushtarake e Tiranes. Ne vendimin e saj nr.s’ka dt.17.4.1947 thuhet: “Me akuzen: ka qene antar i udheheqjes dhe organizator i Organizates Fashiste Terroriste te Sami Qeribashit dhe ne baze te neneve 3,7 paragrafi 8,9,10 te Ligjes nr. 372 e denon me 20 (njezet) vjet burgim pune te detyruar, humbjen e te drejtave civile dhe politike  per 5 (pese) vjet kohe”. Gazeta “Bashkimi” e dt.18.prill 1947 do te shkruante nen nje titullin pompoz se “Dje Gjykata Ushtarake e Garnizonit te Tiranes dha vendimin e saj kundrra nje grupi klerikesh armiq te popullit shqiptar qe te veshur me petkun fetar, kane punuar per rrezimin e Pushtetit Popullor duke qene ne lidhje me agjente te huaj prej te cileve kane marre te holla dhe udhezime. Ne kete grup ben pjese Dom Shtjefen Kurti, Dom Pjeter Meshkalla. Rrok Abati dhe peshkopi Irine Banushi…. Te pandehurit Dom Shtjefen Kurti dhe Pjeter Meshkalla kane bashkepunuar ngushte me okupatorin dhe kane kontribuar ne stabilizimin e regjimit te tyre. I pandehuri Don Shtjefen Kurti ne kohen e okupacionit italian ka qene Kapelan i Viles se Jakomonit ku ka kryer sherbime informative ne favor te fashizmit…Dom Shtjefen Kurti ka bashkepunuar me agjente te huaj si Gjeneralin Hodgson, Kolonelin Palmer, Majorin Smith …ka patur lidhje me misionet ushtarake angleze dhe amerikane, si dhe me Majorin ushtarak francez Nisdrov …Dom Shtjefen Kurti ka pergatitur nje memorandum derguar ketyre misioneve ku eshte i gatshem te krijoje nje detashment pre 4.000 njerezish per te shkaktuar crregullime ne vend dhe kerkoje ndihma ushtarake anglo-amerikane per te rrezuar Pushtetin Popullor”. Me 11 qershor 1970 ne moshen 72 vjeç ai arrestohet per se dyti tanime ne Gurrez ne magazine si puntor kooperative duke shkoqur miser. Pas nje viti hetuesi te pashembullt per te vertetuar akuzat e rrejshme  politike, propagandistike dhe deshmite false ne korrik te 1971 ay denohet nga Gjykata e Rrethit Kruje pas nje gjyqi popullor tre ditor me denim maksimal. Ne vendimin nr.54, dt.31.7.1971 te trupit gjykues thuhet: “Me akuzen per Agjitacion e Propagande e Sabotim te Pushtetit Popullor dhe ne baze te neneve 72 e ne lidhje me nenin 42, germa a, te Kodit Penal e denon me vdekje me pushkatim. Ne baze te nenit 73 te Kodit Penal me 10 (dhjete) vjet heqje lirije dhe sipas neneve 27 dhe 28 me heqjen e te drejtave elektorale per 5 (pese) vjet kohe. Perfundimisht ne baze te nenit 48 te Kodit Penal e ka denuar me Vdekje me Pushkatim, me konfiskimin  e pasurise dhe heqjes e te drejtave elektorale per 5 (pese)vjet. Gjykata e Larte Ushtarake e ka aprovuar denimin me vdekje te Dom Shtjefen Kurtit”. Keshilli Gjyqesor i Kolegjit Penal te Gjykates se Larte e miraton vendimin e shkalles se pare pa marre as mundimin per rishqyrtim te ketij vendimi por e miraton nje zeri relacionin duke kerkuar zbatimin e vendimit te Gjykates se Krujes. Ne kete relacion thuhet: - Shtojce ne piken e 7 , Rendi i dites se mbledhjes dt.23.9.1971, ora 11, “Relacion mbi te denuarin me vdekje Shtjefen Jak Kurti”. “I mbrujtur me armiqesi te thelle kunder pushtetit, menjehere mbas masave revolucionare te marra kunder fese , ay perseri eshte hedhur ne nje veprimtari armiqesore te tille. Ne biseda me te gjykuarit dhe me deshmitaret e pyetur nga gjykata ai ka erresuar realitetin socialist dhe ka bere fjale per nivelin e ulet te jeteses tek ne, veçanerisht per gjendjen e varferuar te fshatit duke konsideruar si shkaktar te saj sistemin kooperativist bujqesor. Ai thoshte se ne vendin tone nuk ka liri, se masat e marra kunder fese jane nje “mohim i grimces se fundit te lirise” dhe njekohesisht ka mburrur jeten ne vendet kapiatliste. Duke deshiruar rrezimin e pushtetit popullor , ay ka pershendetur te ashtuquajturen “Pranvera e Prages” dhe ka uruar qe ajo te pershendeste sa me pare dhe vendin tone …
Ne materialin perfundimtar te parashtruar ne Gjykaten e Larte te RPSSH thuhet se: “Keshilli Gjyqesor i Kolegjit Penal te Gjykates se Larte, mbasi degjoi relacionin e anetarit dhe prokurorit per lenien ne fuqi te vendimit dhe mbasi shqyrtoi e analizoi ceshtjen ne teresi: Vëren “Vendimi i Gjykates eshte i drejte dhe si i tille duhet lene ne fuqi.
Ne bisedat qe kane zhvilluar ne kete rast te gjykuarit e kane paraqitur gjendjen ekonomike dhe nivelin e jetese ne vendin tone si shume te ulet dhe me pasoja te demshme per popullin,. Ata kane bere krahasime me vendet kapitaliste e revizioniste dhe kane mburrur  “ epersine e prones private “. Ne menyre te vecante ata kane goditur sistemin kooperativist bujqesor dhe e kane konsideruar ate si shkakun nga i cili populli vuajtka nga mungesa e prodhimeve bujqesore. Kane degjuar emisione te radiove te huaja dhe i kane komentuar ato sipas shijeve te tyre. Eshte vertetuar se ne v.1965 , ka filluar agjiatcion e propagande kunder pushtetit popullor dhe i gjykuari Shtjefen Kurti, pervec sa u tha me siper, ka propoganduar sikur gjendja ekonomike e politike e vendit tone qenka ne buze te gremines dhe se shpejti kjo situate do te ndryshonte me nderhyrjen nga jashte. Nga materialet e ceshtjes ka rezultuar se ne v.1967 eshte shfaqur hapatazi aktiviteti armiqesor i te gjykuarit Shtjefen Kurti, i cili para nje viti ka qene klerik ne fshat. I mbrojtur me armiqesi te thelle kunder pushtetit popullor duke marre shkas nga masat revolucionare te marre kunder fese ai ka vene te gjitha aftesite e tij ne sherbim te qellimit te tij kunderrevolucionar. Fillimisht ne bisede me te gjykuarit si dhe me deshmiataret e pyetur nga gjykata , ai ka derdhur vrer kunder pushtetit popullor duke filluar nga e ashtuquajtura gjendje e varferuar e fshatit , tek mohimi i grimces se fundit te lirise personale, sic i quante ai masat e marra kunder fese, ose deshira e tij e flaket qe e ashtuquajtuara “Pranvera e Prages” ta pershendeste sa me shpejt vendin tone. Ay duke komentuar lajmet e emisioneve te huaja reaksionare, bente fjale per gjoja ne menyre te argumentuar per epersine e sitemit kapitalist, per te ashtuquajturen garantim te lirise personale e per nivelin e larte te jetese ne keto vende. Te gjendur ne pozita te tilla armiqesore keta te gjykuar nuk kane munguar qe te bisedojne edhe ceshtjen e arratisjes se tyre jashte shtetit. Ne kete menyre i gjykuari Shtjefen po behej gradualisht nje frymezues dhe nje nxites kryesor i kesaj veprimtarie armiqesore dhe njekohesisht nje drejtues me pervoje i tyre. Lidhur me kete fakt i gjykuari... ka thene se Shtjefni e nxiste qe te luftonin pushtetin mbasi keshtu do te kishin merita ne te ardhmen… Me qellim organizimi te metejshem te kesaj veprimtarie armiqesore nga fundi i vitit 1969 , ne shtepine e te gjykuarit Shtjefen eshte organizuar nje darke ku kane marre pjese i gjykuari Shtjefen etj. Mbas bisedave te tjera me karakter armiqesor i gjykuari Shtjefen u ka perseritur te pranishmeve qe te vidhnin sa me shume kooperativen qe ajo te shkaterrohej. Ne vazhdim te bisedave te tyre ay u argumentonte atyre se kjo nuk eshte gjynah mbasi ne kete menyre merrnin djersen e tyre dhe sipas fese gjynah ishte ne rast se do te vidhnin njeri-tjetrin. Keshtu sic ka pranuar edhe vete i gjykuari pervetimin ay e ka filluar ne v.1968 ndersa gjate vitit 1969, vete dhe ne bashkepunim me persona te tjere ka pervehtesuar drithera dhe te holla me nje vlefte prej 6.658 leke. Ne keto rrethana, gjykata me vend, kete veprimtari e ka cilesaur jo sipas nenit 80 te KP por sipas nenit 72 te ketij kodi. Duke pervetuar ne menyre sistematike ne dem te kooperatives bujqesore, para se gjithash ata kane dashur te realizojne qellimin  etyre kunderevolucionar per te shkaterruar ose demtuar kooperativen bujqesore, d.m.th. per te minuar bazen ekonomike te pushtetit popullor. Pra ne veprimtarine e tyre kriminale ata jane shtyre nga motive kunderevolucionare dhe kete fakt i gjykuari Shtjefen Kurti e ka pohuar ne hetuesi dhe ne gjykate. Pervec kesaj perpjestimet e medha te demit te shkaktuar kooperatives bujqesore jane nje prove tjeter e qellimit te tyre per te minuar bazen ekonomike te pushtetit popullor. Veprimtaria sabotonjese kunder pushtetit eshte zhvilluar edhe nga persona te tjere. Ne zbatim te orientimeve te dhena prej te gjykuarit Shtjefen Kurti ka rene ne marreveshje me te gjykuarit e tjere dhe te tre se bashku kane kryer veprimtari tjeter sabotonjese. Keshtu gjate prashitjes se misrit ata e kane demtuar ate duke hequr bimet e shendosha e duke lene ato me te keqijat. Ne nje rast tjeter me qellim qe traktori te mbetej pa pune per nje kohe sa me te gjate kane lene pa perhapur plehun kimik ne nje pjese te parcelles ku punonin. Keta te gjykuar nuk kane munguar te shkembejne mendime per te demtuar kooperativen bujqesore nepermjet djegies se stallave, kavaletave te kashtes ose te prodhimeve te tjera bujqesore …”. Keto vendime juridike nga Gjykata e Rrethit Kruje deri ne Gjykaten e Larte te Shqiperise komuniste te shokojne ne vend kur mendon se me cfare lloj gjuhe juridike, prova dhe fakte eshte vertetuar dhe justifikuar denimi me vdekje me pushkatim i nje prifti, i nje qytetari , i nje te moshuari 74 vjeç. Nuk mund te besh dot asnje lloj komenti me idiotesirat, budallalleqet, çmendurinat e perversitetet e ketij vendimi te pershkruar neper keto dokumenta qe morren jeten e nje plaku 74 vjeç. Ne se keto do t’ju jepen keto dokumenta te perkthyera juristeve te huaj  per interpretim do te kapnin kryet e kokes dhe nuk do ta besonin qe keto krime keshtu kane ndodhur realisht ne rregjimin komunist shqiptar.
Reagimi nderkombetar/Pushkatimi i Dom Shtjefen Kurti u be ne menyre jashtezakonisht te mistershme per te cilen ay rregjim e kishte pervojen me te mire. Varrimi u krye ne nje vend te fshehte dhe nuk eshte gjendur asnje dokument ne te cilen te pershkruhesh veprimi i pushkatimi dhe  vendi varrimit sic behej per raste te tilla. Kjo vrasje u mbajt e mbyllur dhe vetem ne pranvere te v.1973 ay u be e ditur nepermjet agjensive italiane e austriake te cilet morren te parat infrormacion e ketij rasti. Reagimi nderkombetar mbi kete krim ishte i menjehershem dhe rregjimi komunist u vendos nen kritika dhe akuza mjaft te renda. Pothuajse te gjitha agjensite e lajmeve , gazetat prestigjioze europiane, televizionet kryesore me me ze e denoncuan kete fakt dhe denuan rregjimin e Enver Hoxhes si regjimin me te eger e kriminal te botes lindore. Ne Amerike diaspora shqiptare u trondit thelle nga ky akt dhe organizoi tubime te fuqishme prane pallatit te xhamte te OKB ne NewJork. Ato me parrulla dhe slogane antikomuniste u ngjiten deri ne katin e 20 ku ndodhesh misioni yne diplomatik dhe vetem nderhyrja e policise zmrapsi nje shperthim dhe nje ndeshkim inati mbi kete mision. Radio Vatikani zyrtarisht konfirmoi si barbare vrasjen e Dom Shtjefen Kurti.
Reagimi i regjimit komunist/Zbardhja e krimit te vrasje se meshtarit katolik Dom Shtjefen Kurti nga bota perendimore e vuri ne nje pozite jashtezakonisht te rende rregjimin komunist perpara vendeve dhe shteteve perendimore . Menjehere ky rregjim pasi ju zbulua krimi i bere filloi sulmet e tij paranojake mbi te gjithe armiqte e tij te jashtem dhe te brendshem. Keshtu gazetat “Zeri i Popullit”, “Bashkimi”, “Zeri i Rinise”, etj. Radio e TVSH, Ministria e Jashtme e qeverise se Mehmet Shehut dhe te gjtha perfaqesite diplomatike te atij rregjimi ne bote. kongreset e PPSh ne Tirane, ajo e gruas ne Shkoder, Frontit Demokratik Shqiptar e BRPSH, qindra letra dhe telegrame te organizatave te partise, gruas e rinise etj. shpallen kryqezaten me te eger ndaj figures dhe vepres se Dom Shtjefen Kurtit dhe njekohesisht te gjithe botes kapitaliste dhe revizioniste te botes. Vatikani u lut per shpirtin e tij dhe per pupullin martir shqiptar nen vuajtjen  e diktatures enveriane.
Vlerësimi/Fitorja e demokracise ne v.1991 solli jo vetem permbysjen e rregjimit komunist ne Shqiperi por dhe ndricimin e shkelqimin e figurave karizmatike shqiptare te mbuluara e te arkivuara nga ay rregjim shtypes. Me hapjen e Kishes Katolike te Tiranes “ Zoja e Keshillit te Mire “ ne rrugen e Kavajes populli katolik i Tiranes  menjehere vendosi nje pllakat mermeri ne respekt te meshtareve te saj martire Dom Shtjefen Kurti, Dom Zef Bici dhe Dom Mark Dushi. Ne prani te personaliteteve te larta te Selise Shenjte , At Virginio Bussanelli, At Trifone Laberlarte, At Umberto Chiarrello dhe deputetit Pal Dajci ne muajin qershor 2002, ne oborrin e Kishes Katolike te Gurezit vendoset busti i Dom Shtjefen Kurti dhurate e familiareve te tij. Me propozim te shoqatave “Dom Shtjefen Kurti”, “Intelektualeve Katolike Shqiptare “ dhe asaj “Dukagjini “Keshilli i Komunes Fushekuqe me unanimitet te plote miratoi propozimin e ketyre shoqatave per vendosjen e emrit te gjimnazit te kesaj komune “At Shtjefen Kurti”. Ne Republiken e Kosoves shkolla tetevjecare e fshatit Novoselë te Komunes Gjakove mban emrin e nderuar “Shtjefen Kurti”. Shtjefen Kurti mban medaljen “Martir i Demokracise” dhe urdhrin “Per Veprimtari Patriotike” i klasit I. Ne v.1993-1994 jane botuar dy vol. me titull “Dom Shtjefen Kurti, Kronike e nje jete ne amshim” me autor Vlash Prendin dhe vol. III “Dom Shtjefen Kurti mes Krishtit dhe Kosoves” me autor Ndue Malajn. Bashkia e Qytetit Berat ka nderuar me “Medalje Mirenjohje” per kontributin e Dom Shtjefen Kurti  ne shpetimin e jetes se shume qytetareve hebrej te strehuar ne Shqiperi nga perndjekja naziste. Oborri Mbreteror dhe personalisht Mbreti Leka Zogu i ka dorezuar families Kurti nje “Mirenjohje” te Families Mbreterore per Kapelanin e Mbretereshes Gjeraldine, Dom Shtjefen Kurti. Selia e Shenjte duke e vleresuar vepren baritore dhe sakrificen e jetes se famullitarit te saj Dom Shtjefen Kurti , me dekret te Papa Gjon Palit ne Shkoder me 2 nentor 2002 , lexuar nga i derguari i tij i posacem Kardinali Creshenze Seppe , u konfirmua fillimi i procesit  te kanonizimit te Dom Shtjefen Kurti se bashku me 40 kandidate te tjere proces , qe eshte perfunduar ne Shqiperi dhe priten procedurat e fundit kompetence e Selise se Shenjte per deklarim zyrtar te ketij kanonizimi.

Shoqata HJQ “Dom Shtjefen Kurti”.
Nikolin Kurti (Kryetar)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora