E diele, 28.04.2024, 05:13 AM (GMT+1)

Faleminderit

Bibliografi e një emri që do të mbahet mend?

E enjte, 25.12.2008, 09:36 PM


Baki Ymeri është i njohur si poet, përkthyes, eseist dhe publicist. U lind në Shipkovicë të Tetovës (1 gusht 1949), nga një baba shqiptar (Ajvaz Voka), dhe nga një mama rumune (Aurelia Graur). Kreu gjuhën dhe letërsinë shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Kosovës në Prishtinë (1969-73). Duke qenë i ndjekur nga pushteti komunist i ish/Jugosllavisë, arratiset në Rumani (1973), vazhdon studimet e specializimit në Vjenë (1974) dhe në Bukuresht (1975). Ndërkohë shkruan, përkthen dhe boton artikuj e studime mbi lidhjet farefisnore rumuno-shqiptare, përhap literaturë shqipe në relacionin Bukuresht/Shipkovicë/Prishtinë, shpifet, ndiqet, arrestohet (1975) dhe dënohet nga Gjykata komuniste e Qarkut të Shkupit me gjashtë vjet burg të rëndë (1976). Arsyetimi i procesit të montuar politik ishte: Bashkim për veprimtari armiqësore kundër bashkësisë sonë socialiste.

Që nga viti 1971 përkthen letërsinë shqipe në gjuhën rumune dhe anasjelltas, jep provimet e doktoratës në Universitetin e Bukureshtit, polemizon, afirmon dhe mbron çështjen shqiptare të Kosovës në shtypin rumun dhe atë shqiptar, merr pjesë në simpoziume ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, afirmon diasporën shqiptare, bashkëpunon me një varg revistash e gazetash në veri dhe jug të Danubit, vepron në kuadrin e Këshillit Udhëheqës të Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, themelon Shoqatën e Miqësisë Rumuno/Shqiptare, afirmon dhe përkrah bijtë dhe bijat e rilindësve tanë. Të gjitha aktivitetet i kryen vullnetarisht, pa kurrfarë të ardhurash.

Gjatë këtyre viteve ka botuar në revista të ndryshme mijëra vargje nga vepra të dhjetëra shkrimtarëve rumunë klasikë e bashkëkohorë, në gjuhën shqipe, maqedonase dhe sllovene, si dhe disa vëllime që u përkasin poetëve: Nikita Stënesku,, Angjel Dumbrëveanu, Slavco Almajan, Marin Sorescu, Karolina Ilica, Sali Bashota, Ibrahim Kadriu, Mardena Kelmendi, Halil Haxhosaj, Merita Bajraktari, Miradije Ramiqi, Leom Kolmnela, Rizah Sheqiri, Jeton Kelmendi, Sarë Gjergji, Brahim Avdyli, Jusuf Zenunaj, Fatmir F. Salihu, tre antologji poetësh kosovarë në gjuhën rumune, dy antologji të poezisë rumune në gjuhën shqipe, tre antologji internacionale etj.

Bibliografi lirike: Kaltrina (botim dygjuhësh shqip-rumanisht, Bukuresht, 1994); Dardania (botim dygjuhësh, Bukuresht, 1999; Zjarr i Shenjtë (Tetovë, 2001; Lumina Dardaniei (Drita e Dardanisë, Muzeu i Letërisës Rumune, Bukuresht, 2004): Drumul Iadului spre Rai (Rruga e Ferrit për në Parajsë, Bukuresht, 2005), Vis de furat (Ëndërr për ta vjedhur, Bukuresht 2008). Për poezinë e tij kanë shkruar: Marin Soresku, Oktavian Soviany, Luan Topçiu, Radu Voinesku, Marin Kodreanu, Xhelku Maksuti etj. Baki Ymeri është autor i qindra artikujve për diasporën shqiptare dhe

Certifikate nga OKB
bashkautor i dy monografive mbi sivëllezërit tanë në veri të Danubit:  Shqiptarët e Rumanisë (Tetovë, 1994), Emigracioni nga Maqedonia Perëndimore në Rumani (Shkup, 2004), Vitore Stefa Leka - Mbretëresha e Diasporës Shqiptare. Ai është njëherësh  njohës i një numri të konsideruar gjuhësh të huaja, autor i qindra artikujve mbi diasporën shqiptare, zbulues thesaresh të shoqërisë Drita, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, prezent në disa antologji poetike, laureat mirënjohjesh të ndryshme, i nominalizuar nga Instituti Biografik Amerikan (ABI): Njeriu i Vitit 2001. Jeton dhe krijon në Bukuresht, udhëheq dhe shpërndan revistën Albanezul / Shqiptari.  Sipas dr. Luan Topçiut, Baki Ymeri është njeriu që shkriu jetën për historinë e shqiptarëve të Rumanisë dhe, mbi të gjitha, për poezinë, këtë dhuratë hyjnore, që e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë të frytshme. Mirënjohje: Çertifikatë nga Kombet e Bashkuara (Qendra për të Drejtat e Njeriut), e nënshkruar nga Ibrahima Fall (Bukuresht, 21 tetor 1994), Laureat i Urdhërit Kavalier i Mioricës në Fokshan të Rumanisë (2006), Mirënjohjes për Kritikë letrare nga ana e Klubit të Shkrimtarëve “Drita” dhe Drejtoria e Revistës letrare “Pelegrin” në Athinë (2006), Mirënjohje (për donacion dhe bashkëveprim) nga Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës (2007), Diplomë Falënderimi nga Fundacioni Kulturor Dimitrie Bolintineanu etj.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora