| E enjte, 25.12.2008, 09:36 PM |
Baki Ymeri është i njohur si poet, përkthyes, eseist dhe publicist. U lind në Shipkovicë të Tetovës (1 gusht 1949), nga një baba shqiptar (Ajvaz Voka), dhe nga një mama rumune (Aurelia Graur). Kreu gjuhën dhe letërsinë shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Kosovës në Prishtinë (1969-73). Duke qenë i ndjekur nga pushteti komunist i ish/Jugosllavisë, arratiset në Rumani (1973), vazhdon studimet e specializimit në Vjenë (1974) dhe në Bukuresht (1975). Ndërkohë shkruan, përkthen dhe boton artikuj e studime mbi lidhjet farefisnore rumuno-shqiptare, përhap literaturë shqipe në relacionin Bukuresht/Shipkovicë/Prishtinë, shpifet, ndiqet, arrestohet (1975) dhe dënohet nga Gjykata komuniste e Qarkut të Shkupit me gjashtë vjet burg të rëndë (1976). Arsyetimi i procesit të montuar politik ishte: Bashkim për veprimtari armiqësore kundër bashkësisë sonë socialiste.
Që nga viti 1971 përkthen letërsinë shqipe në gjuhën rumune dhe anasjelltas, jep provimet e doktoratës në Universitetin e Bukureshtit, polemizon, afirmon dhe mbron çështjen shqiptare të Kosovës në shtypin rumun dhe atë shqiptar, merr pjesë në simpoziume ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, afirmon diasporën shqiptare, bashkëpunon me një varg revistash e gazetash në veri dhe jug të Danubit, vepron në kuadrin e Këshillit Udhëheqës të Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, themelon Shoqatën e Miqësisë Rumuno/Shqiptare, afirmon dhe përkrah bijtë dhe bijat e rilindësve tanë. Të gjitha aktivitetet i kryen vullnetarisht, pa kurrfarë të ardhurash.
Gjatë këtyre viteve ka botuar në revista të ndryshme mijëra vargje nga vepra të dhjetëra shkrimtarëve rumunë klasikë e bashkëkohorë, në gjuhën shqipe, maqedonase dhe sllovene, si dhe disa vëllime që u përkasin poetëve: Nikita Stënesku,, Angjel Dumbrëveanu, Slavco Almajan, Marin Sorescu, Karolina Ilica, Sali Bashota, Ibrahim Kadriu, Mardena Kelmendi, Halil Haxhosaj, Merita Bajraktari, Miradije Ramiqi, Leom Kolmnela, Rizah Sheqiri, Jeton Kelmendi, Sarë Gjergji, Brahim Avdyli, Jusuf Zenunaj, Fatmir F. Salihu, tre antologji poetësh kosovarë në gjuhën rumune, dy antologji të poezisë rumune në gjuhën shqipe, tre antologji internacionale etj.
Bibliografi lirike: Kaltrina (botim dygjuhësh shqip-rumanisht, Bukuresht, 1994); Dardania (botim dygjuhësh, Bukuresht, 1999; Zjarr i Shenjtë (Tetovë, 2001; Lumina Dardaniei (Drita e Dardanisë, Muzeu i Letërisës Rumune, Bukuresht, 2004): Drumul Iadului spre Rai (Rruga e Ferrit për në Parajsë, Bukuresht, 2005), Vis de furat (Ëndërr për ta vjedhur, Bukuresht 2008). Për poezinë e tij kanë shkruar: Marin Soresku, Oktavian Soviany, Luan Topçiu, Radu Voinesku, Marin Kodreanu, Xhelku Maksuti etj. Baki Ymeri është autor i qindra artikujve për diasporën shqiptare dhe
![]() |
Certifikate nga OKB |