E enjte, 01.05.2025, 07:27 PM (GMT+1)

Kerko: aurel dasareti

Aurel Dasareti: Terrori rus në Ukrainë i neveritshëm, të vjen të vjellësh nga ligësia e terroristëve

E merkure, 03.05.2023, 08:03 PM


Terrori rus në Ukrainë i neveritshëm, të vjen të vjellësh nga ligësia e terroristëve

Nga Aurel Dasareti

Besoj gjithashtu se ofensiva e paralajmëruar pranverore ka nisur tashmë prej disa javësh. Unë besoj se një pjesë e këtij aktiviteti lidhet me një mashtrim ukrainas, si pjesë e zbulimit ukrainas me synimin për të gjetur se ku janë rusët më të fortë dhe më të dobët.

Blloqet e banesave me civil brenda janë objektiva strategjike për Rusinë. Rusia (dhe Serbia) është një shtet i gërditshëm që ngjall neveri në botën e civilizuar.

Bota e qytetëruar distancohet fort nga ky terror rus, një fuqi e madhe si Kina nuk e bën këtë, është jashtëzakonisht e trishtuar. Atëherë ne shpresojmë për një pastrim të drejtë pranveror ku Ukraina do të nxjerrë jashtë bajgën ruse.

Shpresoj se Ukraina do të ketë sukses me kundërsulmin e saj dhe hapin e parë në rrugën për të dëbuar pushtuesit nga Ukraina.

Rusët kanë në shënjestër civilët, rrëmbejnë fëmijë ukrainas dhe dërgojnë në Rusi për asimilimin dhe adoptimin (birësim) por edhe si skllevër seksi; pushtojnë për të mbajtur një vend tjetër.

E neveritshme, të vjen të vjellësh... Bombardimi i blloqeve të apartamenteve dhe mburrja se goditën të gjitha objektivat e synuara. Nuk ka fjalë për të përshkruar ligësinë, egërsinë, terrorizmin...

Sa keq që perëndimorët nuk shfaqën asnjë "kujdes" që ta dërgojnë Rusinë atje ku duhet menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Putin është i sëmurë mendor (problemi është se në mesin e tyre ndodhen me dhjetëra milion Putin-a nazistë-fashistë) dhe ai e di se nuk ka asnjë shans kundër NATO-s në një luftë konvencionale. Kjo është arsyeja pse ai kërcënon edhe armët bërthamore. Fatkeqësisht, mendoj se lufta do të duhet të bëhet më e madhe përpara se Perëndimi, që vazhdimisht puthë, lëmon dhe ledhaton brekët e palara të Rusisë në Ballkan, të cilët kërkojnë “Zajednica” në Dardaninë ilire-shqiptare - të kuptojë se me kë kanë të bëjnë.

Përveç ndihmës me armë që po marrin tani, Ukrainës duhet t'i jepet menjëherë gjithashtu një numër i konsiderueshëm avionësh luftarakë për të mbështetur kundër-ofensivën që mund të ketë filluar tashmë.

***

Shqiptarë! Armiku i Ukrainës, Rusia, përmes Serbisë, rrezikon edhe ekzistencën e Kombit tonë. Kthjelloni mendjet dhe bashkoni qëndrimet dhe veprimet. Kombi që ne i përkasim është para zhdukjes. Mos lejoni që e djeshmja të shpenzojë shumë nga e sotmja.

PS: Sa më shumë të kalojë koha, aq më shumë ndaheni në baza partiake, fise, klane. Sidomos në baza fetare. Ilustrim: Pronarët kokëmish gjysmë-analfabetë të shumicës së portaleve shqipfolëse, 100% do të botonin çdo shkarravinë të ndonjë shakaxhiu shqipfolës, apo arabi, turku (...) vetëm pse i përket komunitetit mysliman, sesa ndonjë letër të mirëfilltë të ndonjë intelektuali të mirëfilltë shqiptar-katolik...Pse? Sepse të paguar nga të huajt ustallarë, nuk duan mirëqenie dhe bashkim (unitet) kombëtar. Duan ikjen e rinisë shqiptare, zbrazjen e trojeve stërgjyshore (që do trashëgohen nga të huajt), kanë mbetur pothuajse vetëm pleqtë...

Shëndet, Aurel Dasareti



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Aurel Dasareti: Ofensiva e Ukrainës tashmë mund të jetë duke u zhvilluar Aurel Dasareti: Ofensiva e madhe e Ukrainës po afrohet Aurel Dasareti: Miu i kanalizimeve fyen flamurin më të bukur në botë Aurel Dasareti: Siguria dhe gatishmëria e popullit shqiptar për mbrojtje nga agresioni serb Aurel Dasareti: Dhuna në familje (vrasja e grave) shikohet nën dritën e ndërtimeve kulturore të gjinisë Aurel Dasareti: Ukraina duhet të marrë gjithë atë ndihmë që ata kërkojnë Aurel Dasareti: Ukraina është një betejë midis lirisë dhe tiranisë Aurel Dasareti: Ushtria ukrainase u kërkon ushtarëve rusë të mbetur në Kherson të dorëzohen Aurel Dasareti: Hipokrizia e BE-së në politikën e dështuar “paqësore” në Dardaninë ilire Aurel Dasareti: Nuk është traditë e jona që t`i largojmë prindërit e moshuar Aurel Dasareti: Mund të jetë gjyshi-gjyshja jote! Aurel Dasareti: Jam i tronditur nga mungesa e respektit për të moshuarit në atdheun e gjyshërve të mi Aurel Dasareti: Rusia feston vrasjen e fëmijëve ukrainas që janë duke fjetur Aurel Dasareti: Rusia përpiqet të mbulojë humbjet e saj në fushën e betejës me terror ndaj civilëve Aurel Dasareti: Rama është një ish qenie njerëzore që ka kaluar në shpërbërje totale Aurel Dasareti: Rusia dëshiron të fitojë, por Ukraina nuk dëshiron të humbasë Aurel Dasareti: Vetëvrasja e shqiptarëve, lehtësim nga çlirimi i vetvetes Aurel Dasareti: O shqiptar! Duaje të afërmin tënd, por mos lejo që ai të të mashtrojë! Aurel Dasareti: Koha është një elasticitet i lidhur me të dhënit përparësi Aurel Dasareti: Lajm i mirë nga ai front

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx