| E merkure, 03.05.2023, 07:03 PM |
Terrori rus në Ukrainë i neveritshëm, të vjen të vjellësh nga ligësia e terroristëve
Nga
Aurel Dasareti
Besoj gjithashtu se ofensiva e paralajmëruar
pranverore ka nisur tashmë prej disa javësh. Unë besoj se një pjesë e këtij
aktiviteti lidhet me një mashtrim ukrainas, si pjesë e zbulimit ukrainas me
synimin për të gjetur se ku janë rusët më të fortë dhe më të dobët.
Blloqet e banesave me civil brenda janë objektiva
strategjike për Rusinë. Rusia (dhe Serbia) është një shtet i gërditshëm që
ngjall neveri në botën e civilizuar.
Bota e qytetëruar distancohet fort nga ky terror
rus, një fuqi e madhe si Kina nuk e bën këtë, është jashtëzakonisht e
trishtuar. Atëherë ne shpresojmë për një pastrim të drejtë pranveror ku Ukraina
do të nxjerrë jashtë bajgën ruse.
Shpresoj se Ukraina do të ketë sukses me
kundërsulmin e saj dhe hapin e parë në rrugën për të dëbuar pushtuesit nga
Ukraina.
Rusët kanë në shënjestër civilët, rrëmbejnë
fëmijë ukrainas dhe dërgojnë në Rusi për asimilimin dhe adoptimin (birësim) por
edhe si skllevër seksi; pushtojnë për të mbajtur një vend tjetër.
E neveritshme, të vjen të vjellësh... Bombardimi
i blloqeve të apartamenteve dhe mburrja se goditën të gjitha objektivat e
synuara. Nuk ka fjalë për të përshkruar ligësinë, egërsinë, terrorizmin...
Sa keq që perëndimorët nuk shfaqën asnjë "kujdes"
që ta dërgojnë Rusinë atje ku duhet menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.
Putin është i sëmurë mendor (problemi është se në mesin e tyre ndodhen me
dhjetëra milion Putin-a nazistë-fashistë) dhe ai e di se nuk ka asnjë shans
kundër NATO-s në një luftë konvencionale. Kjo është arsyeja pse ai
kërcënon edhe armët bërthamore. Fatkeqësisht,
mendoj se lufta do të duhet të bëhet më e madhe përpara se Perëndimi, që
vazhdimisht puthë, lëmon dhe ledhaton brekët e palara të Rusisë në Ballkan, të
cilët kërkojnë “Zajednica” në Dardaninë ilire-shqiptare - të kuptojë se me kë kanë
të bëjnë.
Përveç ndihmës me armë që po marrin tani,
Ukrainës duhet t'i jepet menjëherë gjithashtu një numër i konsiderueshëm
avionësh luftarakë për të mbështetur kundër-ofensivën që mund të ketë filluar
tashmë.
***
Shqiptarë! Armiku i Ukrainës, Rusia, përmes Serbisë, rrezikon edhe
ekzistencën e Kombit tonë. Kthjelloni mendjet dhe bashkoni qëndrimet dhe
veprimet. Kombi që ne i përkasim është para zhdukjes. Mos lejoni që e
djeshmja të shpenzojë shumë nga e sotmja.
PS: Sa më shumë të kalojë
koha, aq më shumë ndaheni në baza partiake, fise, klane. Sidomos në baza fetare.
Ilustrim: Pronarët kokëmish gjysmë-analfabetë të shumicës së portaleve
shqipfolëse, 100% do të botonin çdo shkarravinë të ndonjë shakaxhiu shqipfolës,
apo arabi, turku (...) vetëm pse i përket komunitetit mysliman, sesa ndonjë
letër të mirëfilltë të ndonjë intelektuali të mirëfilltë
shqiptar-katolik...Pse? Sepse të paguar nga të huajt ustallarë, nuk duan
mirëqenie dhe bashkim (unitet) kombëtar. Duan ikjen e rinisë shqiptare,
zbrazjen e trojeve stërgjyshore (që do trashëgohen nga të huajt), kanë mbetur
pothuajse vetëm pleqtë...
Shëndet, Aurel Dasareti