Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: E keqja nganjëherë fiton - Sometimes evil wins!
E enjte, 01.12.2022, 09:19 PM
E KEQJA NGANJËHERË FITON – SOMETIMES EVIL WINS!
Nga
Frank Shkreli
"E keqja
triumfon kur njerëzit e mirë nuk bëjnë asgjë". "Gara nuk është
ndërmjet nesh dhe atyre, por ndërmjet të mirës dhe të keqes, e nëse ata që do
duhej të luftonin të keqen, i përvetësojnë rrugët e së keqes, atëherë fiton e
keqja". Thomas Xheferson
Ja edhe sivjet,
për herë të dytë, (There she goes again), Juri Kim e ambasadës amerikane në
Tiranë uron “Ditën e Çilirimit të Shqipërisë me data 1944-2022. I bie 78-vjet
Shqipëri e “çliruar”, e lirë, sipas saj, përfshir periudhën prej pothuaj
50-vjetësh nën regjimin e diktatorit komunist, Enver Hoxha. Të lumtë, zonja Kim
po e tregon lëkurën e vërtetë se kush je.
Dua ta bëjë të qartë
prej fillimit se nuk kam ndër mend të kapem me Yuri Kim dhe interpretimin e saj
të historisë së Shqipërisë, as me “diplomatët”, majtisto-liberalo-bolshevikë
evropianë që e shoqëruan atë sot në Varrezat e Kombit në Tiranë. Dëshiroj të
theksoj edhe njëherë ashtu siç kam reaguar edhe vitin që kaloi, me këtë rast,
ndaj deklaratës së saj dhe misionit të saj diplomatik në Tiranë për të
paraqitur regjimin barbar komunist të Enver Hoxhës, në një dritë më të
paranueshme se si e njeh historia. ‘Shpërthen’ Frank
Shkreli: Zonja Kim, prej sot nuk je më ambasadorja ime! | Gazeta Telegraf
– “Më duhet të sqaroj
që në fillim se këtu nuk bëhet fjalë për ata që luftuan për katër vjetë dhe që
vdiqën në luftë për çlirimin e atdheut nga nazizmi e fashizmi, por për “çlirimin”,
siç e quan përfaqsuesja Kim, që solli në pushtet një regjim komunist gjakatar,
me në krye qoftëlargun, Enver Hoxhën. Regjim i cili, përveç mijëra
kundërshtarëve të tij ideologjikë, përfshirë familje të tëra, gra e fëmij e
pleq — zhduku pa mëshirë edhe bashkpuntorët e vet më të ngushtë, për pothuaj
një gjysëm shekulli. Ky “Çlirim”, në të vërtetë e këtheu Shqipërinë, për
pothuaj 50-vjet, në një skenë krimi. E gjithë Shqipëria ishte një burg telash
me gjemba. Respekt për të renët e luftës! Ata luftuan për lirinë e atdheut por
jo për robërimin e shqiptarëve nga komunizmi ndërkombëtar sllavo-aziatik”, për
pothuaj 50-vjetë.
Më thenë të
drejtën unë kisha menduar se deklarata e Yuri Kim vitin që kalaoi, në këtë
datë, mund të kishte qenë një gafë diplomatike nga ana e saj dhe se nuk do e
përsëriste më, “përfaqsuesja e vlerave amerikane”, në Shqipëri. Edhe mund t’i
falej, se edhe diplomatët gabojnë. Gabojnë rëndë, madje, si në këtë rast. Por
kjo nuk ka të ndalur. Sivjet siç mund të shikohet nga fotot më poshtë – Zonja
Kim, përveç urimit në facebook, ajo i prinë një delegacioni “diplomatësh” të
huaj të pa identifikuar për ata që nuk i njohin, tek Varrezat e Dëshmorëve të
Kombit. Ja deklarata e Yuri Kim:
“US
Embassy 5h ·
| 1944-2022 | Shqipëria feston
78-vjetorin e çlirimit nga pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky
rast shërben si kujtesë për sakrificat e popullit shqiptar dhe si një mundësi
për të kremtuar një moment të lavdishëm të historisë shqiptare. Gëzuar Festën e
Çlirimit, Shqipëri!
| 1944-2022 | Albania celebrates 78
years of liberation from the Nazi occupation during World War II. This occasion
is a reminder of the sacrifices of the Albanian people and an opportunity to
celebrate a glorious moment in Albanian history. Happy Liberation,
Albania! “
Deklarata e botuar
në facebukun e Ambasadës amerikane në Tiranë
Me fol të drejtën
edhe vajtja e këtyre “diplomatëve” tek Varrezat e “Nëna Shqipëri”, me Juri Kim
në krye të paradës – përball e krah për krah me nostalgjikët e Enver Hoxhës aty
pranë -- nuk do më shqetësonte aq shumë sikur “diplomatët e çlirimit” të
Shqipërisë, t’a kishin balancuar atë vizitë duke shpjeguar për publikun -- të
pakën me një deklaratë të shkurtër -- se
pas vitit 1944, Shqipëria e çliruar”, dhe nën regjimin komunist për pothuaj një
gjysëm shekulli, nuk kishte as liri as demokraci, as të drejta të njeriut – por
ishte këthyer për pothuaj 50-vjet në një mjedis krimesh të para në Evropë dhe
në botë. Dhe të thonin, mos tjetër, se ne po nderojmë dëshmorët e çlirimit të
Shqipërisë nga nazi-fashizmi dhe jo regjimin e Enbver Hoxhës që erdhi më pas
dhe që robëroi Shqipërinë.
Kjo histori duket
se nuk u intereson diplomatëve të “vlerave perëndimore” në Tiranë. Megjithëse
Presidenti i Shtateve të Bashkuara Xho Biden dhe Sekretari Amerikan i Shtetit,
Antony Blinken, uruan Shqipërinë dhe shqiptarët për 28 Nentorin , Ditën e
Pavarësisë – ashtu siç kanë bërë udhdëheqsit më të lartë amerikanë për pothuaj
një shekull tani pa iu referuar “çlirimit”. Po, Ambasada amerikane, për të
dytin vit, uron atë që ajo quan “çlirim” i Shquipërisë 1944-2022. Në emër të
kujt e bën kjo, këtë deklaratë, unë nuk e di.
Fatkeqsisht, në
Shqipëri po triumfon e keqja, e mbështetur nga përfaqsuesit e vendeve
perëndimore, të cilat do duhej të denonconin
krimet e
komunizmit barbar në Shqipëri dhe të mos e cilësonin vendosjen e komunizmit në atë vend si një “çlirim”,
sepse i tillë nuk ishte për shqiptarët – sidoqë ta cilësojnë sot diplomatët,
përfshir Juri Kim.
"E keqja
triumfon kur njerëzit e mirë nuk bëjnë asgjë". "Gara nuk është
ndërmjet nesh dhe atyre, por ndërmjet të mirës dhe të keqes, e nëse ata që do
duhej të luftonin të keqen, i përvetësojnë rrugët e së keqes, atëherë fiton e
keqja."
Ambasada amerikane
në Tiranë përfaqëson vendin më të dashur që kemi për zemër ne shqiptarët kudo
që jemi, sidomos ne shqiptaro-amerikanët
-- vendin e bekuar tonin – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kemi
gjetur lirinë, demokracinë, paqën dhe të drejtat tona të mohuara nga regjimi
“çlirimtar” që ju glorifikoni në këtë ditë.
Asnjë interes kombëtar i Shteteve të Bashkuara as i Evropës Perëndimore,
sado i rëndësishëm të jetë përkohësisht, nuk justifikon glorifikimin e një
regjimi barbar anti-njerëzor dhe mbështetsit e tij, një ish-regjimi ndër më të egrit në botë. Edhe njëherë, turp
për ju!
Ju jeni diplomatë perëndimorë, gjoja përfaqsues dhe mbrojtës të vlerave perëndimore dhe jo të anti-vlerave shtypëse të një regjimi të vdekur: Mbrojtës të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, pa dallim dhe përjetësisht, të pakën me sa dijmë deri më sot. Na njoftoni, ju lutemi, nëqoftse bota perëndimore ka vendosur të heqi dorë nga këto vlera, përfshir Shqipërinë.
Me sjelljet tuaja,
vizita dhe deklarata në këtë ditë të “çlirimit” sipas jush, doni a s’doni, ju
po mbështetni historinë dhe krimet e një tiranie ç’njerzore,
sllavo-komunisto-aziatike 50-vjeçare -- që iu imponua një populli të vogël
–Kombit shqiptar dikur krenar. Ju po përkujtoni dhe nderoni – qoftë edhe
përfaqësisht, një tirani që për 50-vjet iu imponua shqiptarëve me dhunë e
gnjeshtra. Kjo tirani vazhdon të sillet rrugëve të Tiranës me mbështetjen
tuaj! Diçka diktohet në ajër!
Ç’prej kohës së
Gjergj Kastriotit Skenderbe, shqiptarët kurrë nuk kanë dashur të jenë të ndarë
nga bota perëndimore, as nuk pranuan kurrë vullnetarisht komunizmin. A e dijnë diplomatët perëndimorë në Tiranë se
Shqipëria menjëherë pas atij që ata quajnë “çlirim” (1944-2022)në krahasim me
vendet e tjera evropoiane – per capita -- ka patur numrin më të madh të martive
të tre feve të shqiptarëve – sidomos në radhët e Kishës Katolike -- por edhe më
shumë martirë të demokracisë së vërtetë perëndimore – asaj demokracie – sidmos
asaj amerikane -- që ju do duhej të glorifikonit dhe të përhapnit ndër
shqiptarë, në vend që të historiografisë komuniste. I kini kujtuar ndonjëherë këta martirë e
dëshmorë anti-komunistë që dhanë jetën në mbështetje të demokracisë së vërtetë
perëndimore në Shqipëri!?
Me këto sjellje
tuaja – pa ndjenja balance e bashkimi për shqiptarët nga ana e juaj – ju
vazhdoni të turbulloni mendjen dhe ndërgjegjën e këtij populli shumë të vuajtur
nga një regjim barbar, që ju sikur e cilësoni si “çlirimtar”. Fatkeqsisht, jeni bërë palë me interpretimin
e njëanshëm të pseudo-historianëve shqiptarë, të gnjeshtrave dhe të dhunës –
për një histori të tmershme masakrash nga viti 1944 e deri në prill të vitit
1991 -- që as vet shqiptarët ende nuk e kanë zgjidhur midis vetes. Ju po I
mshoni një teze që shumica e shqiptarëve nuk e pranojnë.
Jeni bërë palë e së keqës. Fatkqesisht, e
keqja po fiton në Shqipëri edhe me mbështetjen ose të pakën me heshtjen e
diplomatëve perëndimorë, sot dhe 30-vjet më parë, që nga fillimi i të
ashtuquajturit tranzicion “demokratik” që nuk ndodhi kurrë. Kjo shpjegon edhe
aktualitetin politik të Shqipërisë “pjesërisht të lirë”, si anëtare e NATO-s.
Merreni me mendë!
Fatkqesisht, e
keqja nganjiherë fiton, qoftë edhe përkohësisht, sidomos kur mbështet nga të
fortit! Kjo po ndodh edhe në Shqipëri
sot. Por, unë besoj se e mira ringjallet dhe përtërihet mbi të keqën, me kohë.
Besoj në thënjen latine: “Victi, Vincimus!” Edhe të mundur (nga e keqja) tani
për tani, atë e kemi mundur, edhe pa ndihmën e ambasadorëve!
Mons. Gaspër Thaçi
(1882-1946) Mons. Frano Gjini
(1886-1947)
Mons Vinçenc
Prenushi(1885-1948) Mons Gjergj
Volaj(1904-1947)
Ndër viktimat e para të komunizmit “çlirimtar” të Enver Hoxhës, me urdhër të Stalinit:Për të shpëtuar komunizmim, zhdukeni Kishën Katolike Shqiptare – një porosi kjo dhe fushatë që është ritheksuar në atë kohë edhe nga jugosllavët – themeluesit e Partisë Komuniste të Shqipërisë.