Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Roli i diasporës shqiptaro-amerikane dhe Bashkimi i Kombit
E hene, 14.11.2022, 08:59 PM
ROLI I DIASPORËS SHQIPTARO-AMERIKANE DHE BASHKIMI I KOMBIT – ËNDËRRA QË NUK SHUHET
Në
muajin e Nëntorit – Nëntorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 100-vjetorit të
marrëdhënieve shqiptaro-amerikane
Nga
Frank Shkreli
Ribotim i një
fjalimi të mbajtur nga autori -- në darkën e shtruar nga Federata Pan-Shqiptare
Vatra me rastin e 28 Nëntorit, 2009, në Nju Jork. Po e ndaj me lexuesit 13 vjetë më vonë, në
frymën e Ditës së Pavarësisë të 28 Nëntorit, 2022. Tema ishte “Bashkimi”, realizimi i të cilit,
fatkeqësisht, mbetet ende një ëndërr e parealizuar në të gjitha nivelet
kombëtare për shqiptarët, por një ëndërr që nuk shuhet kurrë dhe nga e cila nuk
duhet hequr dorë.
-----------------
“…E ndjejë veten fatlum dhe pushtohem nga një ndjesi e vecantë tërheqëse që
gjëndem sonte këtu në mesin tuaj. Sonte, ne të gjithë
jemi pjesëmarrës në një aktivitet të bashkimit kombëtar, të lidhur
shpirtërisht me kryeqendrat më të mëdha shqiptare në Balkan, me Tiranën,
Prishtinën e Shkupin, për të celebruar festën e madhe pan-shqiptare, 28
Nentorin, Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë.
Jo se organizatave tjera u mungon pritja, por besoj se askund jashtë trojeve
tona nuk ndihet fryma e atdheut, si ndihet sonte në ketë mes. Është shumë
domethënës fakti që qendrat fetare dhe organizatat politike e kulturore të
komunitetit shqiptaro-amerikan bashkohen sonte këtu për të festuar Përvjetorin
e ngritjes së Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë.
Bashkimi është një ënderrë që na fton -- e nuk duhet të heqim dorë prej kësaj
endërre.
Vatra e Fan Nolit dhe e Faik Konicës vazhdon të jetë një pohim dhe simbol i
shqiptarizmës së vërtetë. Gjatë një shekull histori, ajo i tregoi botës se mbi
kufij arbitrarë politikë, mbi përpjekjet përdhunuese 50-vjeçare të komunizmit
shqiptar e ndërkombtar mbi kombin tonë – rreh fryma unjisuese e zanafillës së
njejtë, si edhe vetdija se në vlerat tradicionale arbërore të shqiptarit qëndron
fisnikëria e kombit tonë.
Më lejoni pra të propozoj që sonte -- në kete përvjetor të pavarësisë dhe
lirisë kombëtare -- të kujtojmë me respekt ata burra dhe gra që patën guximin,
karakterin, nderin e burrëninë të themelonin VATRËN --në mergim -- por në
shërbim të Atdheut. VATRËN dhe komunitetit shqiptaro-amerikan, e cila bëri që
emri shqiptar të gjëmonte nepër Kancelaritë, Kongreset dhe Parlamentet e botës,
ateherë kur dielli nuk bënte dritë për Kombin shqiptar, duke çuar më në fund në
njohjen e të drejtave të shqiptarëve; VATRËN e Nolit e cila ndezi zemrat
e gjithë shqiptarve për liri e demokraci -- në falënderim
ua dedikojmë ket natë.
Megjithse është natë festimi, nuk mund durohem pa venë në dukje se kohët e
fundit janë dëgjuar zëra nga Shqipëria që denigronin udheheqjen e Vatrës, dhe
të gjithë veprimtarinë e sajë dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan në
përgjithësi, komunitet ky që bëri aq shume për Shqipërinë e Kosovën, duke mos
kursyer asgjë për lirinë dhe demokracinë e shqiptarëve në trojet e veta. Vatra
dhe organizata të komunitetit shqiptaro-amerikan të pranishme sonte këtu -- në
të kaluarën dhe sot -- terrorit dhe vuajtjeve te bashk-kombasve në Shqipëri,
Kosovë e gjetiu, u janë përgjigjur gjithmonë, njëzëri:
“Mbahu nëno mos kijë frikë
Se ke djemt në Amerikë.”
Si çdo president i Amerikës në të kaluarën ashtu edhe sot, Presidenti amerikan
Barack Obama në deklaratën që ka berë ketë javë me rastin e 28 Nëntorit, i ben
homazh komunitetit shqiptaro-amerikan duke thenë se: “Këtu në Amerike, ata që
prejardhjen e kanë nga Shqipëria, përbejnë një pjesë të rëndësishme të këtij
Kombi.”
Në ketë ditë te shenjte, të gjithe ne kujtojmë me mall atdheun, trimeritë e
herojtë kombetarë, fuqinë, guximin dhe ndjenjat e atdheut. Siç vertetojnë
edhe kenget e arbereshve, qe ne kohet me te lashta,
Shqipenia formonte nje teresi ne mendje dhe në zemer e nuk
ndahej në fise, siç e paraqitnin armiqët e sajë. Sot, keto ndjenja jane
edhe me të thella ne radhet e shqiptarëve kudo, por posaçërisht për ne
shqiptaret e Amerikes. Sot, si asnjë ditë tjetër, ne jemi me afër Atdheut dhe
flamurit të Arbërit.
Në Ameriken e Washingtonit, Jeffersonit dhe Lincolnit, djepit të
demokracise dhe të drejtave te njeriut, ne e kujtojmë kete ditë kaq të shënuar
të kombit tonë, i cili për shekuj me radhë, “jetoi me armë në dorë dhe me dorë
në armë”, vetëm e vetëm per të qenë zot në truallin e vet.
Si për shqiptarët kudo, ashtu edhe për në ketu në Amerike, 28 Nentori ndeze një
zjarr dashurie, ngjallë shpresë dhe në jehonen e kesaje dite, secili shpalos
kujtimet e luftëtareve shqiptarë. Sot,
patriotët e vertetë, duke lenë menjanë bindjet e ndryshme dhe ndasitë politike,
të gjithe e ndjejmë veten se bejmë pjesë në një sofër kombetare -- duke festuar
28 Nentorin, Diten e Flamurit dhe të shpalljes së Pavaresise se Shqiperisë.
Pasi shpallja e pavaresise u be nga perfaqsues te te gjitha trevave shqiptare,
ajo u shpall per te gjithe shqiptaret, prandej sonte, ne kujtojme Gjergj
Kastriotin në Lezhe, Abdyl Frasherin në Prizren, bashke me zbrijtjen në Vlorë
te Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, Pandeli Cales, Isa Boletinit, e të
tjereve. Në veshët tonë, jehon sonte kushtrimi i Bajram Currit, Ded Gjo
Lulit, Mihal Gramenos e i Çerciz Topullit.
Ne, si shtetas amerikanë, kjo ditë na sjell gjithashtu ne mend, perpjekjet e
komunitetit shqiptaro-amerikan dhe udhëheqësve të tij në periudha të ndryshme,
në mbrojtje të interesave kombëtare. Por na kujton gjithashtu edhe
përpjekjet e ish-presidentit amerikan Woodrow Wilson, i cili kishte në zemer
fatin dhe interesin e kombeve të vegjel – në një kohe kur ato ishin në planet
perçarëse të fuqive te medha të asaje kohe.
Interesimi dhe përkrahja e Presidentit Wilson për pavaresinë e Shqiperisë eshtë
venë ne dukje shpesheherë dhe tashti eshtë berë pjesë e historisë. Por
dua të permend vetem përvojen e një shqiptaro-amerikani të dalluar, dmth. te
Fan Nolit, sipas te cilit gjate nje takimi me të, ai i beri thirrje
Presidentit Wilson qe te shpetonte racen heroike shqiptare. Sipas Nolit,
Wilsoni iu pergjigj: “Nje ze do te keme ne Konferencen e Paqes dhe kete ze do
ta perdor per te miren e Shqiperise”.
Sa herë eshtë perseritur kejo skene takimesh midis perfaqsuesve te komunitetit
shqiptaro-amerikan me presidente dhe kongresiste amerikane gjate shekullit te
kaluar e deri me sot. Ne kohet moderne, ishte Presidenti Bill Clinton --
ai qe ne fund te shekullit te kaluar bindi dhe udhehoqi boten që te vërsulej
kundër forcave armike serbe -- duke shpëtuar kështu shqiptaret e Kosoves nga
mizoritë me të egra dhe nga shfarosja, duke u siguruar atyre lirinë e mohuar
për nje kohe aqe të gjate.
Me kujtohet mire takimi i perfaqsuesve te komunitetit shqiptaro-amerikan me
Presidentin demokrat Bill Clinton dhe keshilltaret e tij te sigurimit kombetar,
me 31 Mars, 1999. Ne kete takim, ne te cilin merrnin pjese antare te
dalluar te komunitetit shqiptaro-amerikan, nder ta edhe kryetari i
Vatres Zoti Agim Karagjozi -- iu bë thirrje qeverise amerikane qe bombardimet kunder
Serbise te vazhdonin derisa forcat e Millosheviqit të terhiqeshin nga Kosova
dhe që qindra mijëra shqiqptarë të Kosovës të ketheheshin ne shtepitë e tyre.
Dhe pak vite
me vonë, ishte nje president tjeter amerikan, Presidenti republikan George W.
Bush, ai i cili nga Tirana i beri thirrje botes, qe me ne fund, te njihej
pavaresia e Kosoves. “Mjaft eshte Mjaft, tha Zoti Bush dhe vazhdoi duke
thene se “Kosova do te jetë e pavarur. Ky eshte qendrimi im – Kosova duhet ta
dije se ky eshte nje qendrim i prere dhe i forte”, ka thenë presidenti
Bush. Dhe keshtu u bë. Sot, Kosova eshte shteti me i ri i botes,
fale perkrahjes së patundur të Shteteve te Bashkuara të Amerikes.
Komuniteti shqiptaro-amerikan duhet te jete shume krenar per arritjet ne favor
te kombit dhe, ne te njejten kohe, mos te harrojme se ishte flamuri amerikan,
perkrah atij kombëtar i cili solli lirinë per shqiptarët. Ishte flamuri
amerikan ai qe u beri te mundur shqiptarëve qe perseri te jetojne te lire e me
dinjitet ne trojet e tyre mijevjëçare.
Dhe mos te harrojme se perkrahja e Shteteve te Bashkuara per shqiptaret gjatë
historisë -- me perjashtim të periudhes së zezë komuniste -- ishte dhe eshte
percaktuese per arritjen e sukseseve tona kombëtare.
Ishte i ndjeri President Ibrahim Rugova, ai i cili e kishte kuptuar kete me
mirë se çdo kush tjeter. Më kujtohet se ne çdo takim e bisede zyrtare dhe jo
zyrtare me amerikanë, gjithmonë, bente thirrje -- e jo më kot -- “per
miqesi te perhershme të shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Vete Presidenti Bill Clinton gjate vizitës se tij muajin e kaluar ne Kosove, ku
mori pjese ne per-urimin e statujes se tij ne Prishtine, tha se e ndiente veten
krenar se kishte pasur nje mik te posacem dhe shume te çmueshëm:
Presidentin historik te Kosoves, Ibrahim Rugoven, i cili sipas Zotit Clinton,
ia kishte shpjeguar atij, si askush me parë, realitetin e shqiptarëve në
Ballkan.
Ky 28 Nentor eshte gjithashtu nje dite per te festuar, nder te tjera, arritjet
e permasave kombetare: pavaresine e Kosoves sigurisht, por edhe antaresimin e
Shqiperise në NATO, gje qe realizoi enderrën euroatlantike të
shqiptareve, si dhe ndertimin e autostrades kombëtare. Jam i sigurt
se te gjithe ne jemi krenarë per keto fitore, ndërsa pergezojme qeverinë e
Kryeministrit Sali Berisha per këto arritje historike te kombit.
Shpresojme qe ne 28 Nentorin e ardheshem, ketyre sukseseve tu shtohet edhe
festimi i antaresimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. 28
Nentori eshte gjithashtu nje rast i mire per te reflektuar se si kemi ardhur
deri ketu dhe cila duhet te jete e ardhmja e Shqiperise, e Kosoves dhe e gjithe
shqiptareve ne Balkan.
Brezi i sotem i
politikaneve shqiptare ka nje rast si kurr me pare, por edhe pergjegjesi
te larte para kombit dhe historise qe te jete i vetdijshem se situata e soteme
e favorshme e shqiptareve ne Ballkan ka kushtuar shume sakrifica dhe
sakrifikime si familja e Adem Jasharit, e të tjera anë e mbanë Kosovës -- mundime të
papërshkrueshme, djersë e gjak të breznive c’prej Gjergj Kastriotit Skenderbe e
deri me sot.
Per te shtuar dhe fuqizuar ndjenjat e atdhedashurise dhe t[ mires se perbashket
kombetare, politikanet e sotem shqiptarë kudo, por sidomos ne Shqiperi e Kosove,
duhet te kene gjithmone parasysh perpjekjet e atyre qe me urtesi te mendjes dhe
me trimeri luftarake, siguruan emrin e ndershem qe kombi yne gezon sot ne
radhët e kombeve perendimore – e tu kushtojne me pak vemendje interesave te
perkoheshme personale e partiake.
Ështe pra, nje gje e denje dhe e drejte qe ne kete dite, te perkujtojme
deshmoret te cilet me sakrificen, virtytin dhe meriten e tyre shpetuan
kombin dhe na sollen si kurr me pare ne histori, ne prak te realizimit te
enderrave tona shekullore, per te ndertuar -- të lirë -- të ardhmen e
Kombit shqiptar, të bashkuar ne trojet arbërore mijëvjecare, ku të parët tanë
kanë jetuar gjataë gjithë historisë.
Dua te perfundoj duke bere thirrje qe sot, institucionet shteterore ne Shqiperi
e Kosove, partitë politike dhe shoqëria shqiptare, ne pergjithesi si dhe
te gjithe shqiptarët kudo qe jetojne, te zotohen dhe të angazhohen që të
jetojne ne lartesite e flamurit kombetar, per konsolidimin e shtetit modern,
per bashkpunim te te gjitha forcave politike per te miren e kombit, per dialog
– dhe jo bojkotim – ne reformat madhore qe do te bejne te mundur arritje edhe
me te medha te kombit, ne vitet e ardheshem.
“Të lidhim besa besen, të lëftojmë për të drejtat e për nderin e Shqiperisë
dhe t’u rrefejmë te huajve se rrojme e duam të rrojme me nder ne vendin tonë.”
Keshtu porosiste Faik Konica. Dhe një
bashk-kohas i Konices, At Pjetër Mëshkalla ka thene: “Prej të Parëve, pritëm
nji Shqipëni te lirë—Nipat tonë presin prej nesh nji Shqipëni të lumtun”.
Gjithmonë me besimin dhe shpresën se drita e agimeve të reja po shendritë mbi
bashkimin e shqiptarëve dhe bashke me te edhe rrezja e bekimit te Madhit Zot.
Urime mbarëkombetare per kete dite te shenjte.
Ju falem nderit.
Frank
Shkreli
New York
11/28/09