E diele, 28.04.2024, 12:09 AM (GMT+1)

Faleminderit

Urim Gjata: Njeriu që urrejtjen e ktheu në paqe dhe pajtim

E marte, 23.12.2008, 07:51 PM


Njeriu që urrejtjen e ktheu në paqe dhe pajtim

Nga Urim GJATA

Ai është një emigrant si gjithë shqiptarët e tjerë që kanë ardhur në Greqi. E gjen të pijë kafe me shokët e tij emigrantë dhe qajnë hallet e shumta. I heshtur me shenja vuajtjesh në fytyrë por krenar për jetën dhe fisin e tij me emër të madh të Mirakajve që u dënuan dhe u pushkatuan nga sistemin komunist. Ky persekutim numëron 12 vete, të gjithë atdhetare, shumica të diplomuar në shkollat perëndimore. Ky është Ded Nimani,  nipi i Kol Bib Mirakës nga Iballa e rrethit të Pukës.

Kjo familje e madhe njihet për emrin dhe trimëritë në shekuj kundër çdo pushtuesi të tokës Arbërore si turq, serbe etj. Por edhe kundërshtarë të ashpër e ndaj vendosjes së sistemit sllavo-komunist në Shqipëri. Për idealet e tyre demokratike diktatura komuniste i burgosi dhe pushkatoji burrat më të ditur, por kurrë nuk arriti ti mposhte. Ashtu krenare luftuan dhe po ashtu shkuan para litarit me bindjen e tyre se një ditë demokracia dhe liria e fjalës do të vijë dhe në Shqipëri. Deda ishte i ri kur bishat e sigurimit e ndiqnin kudo dhe prisnin rastin ta arrestonin dhe ta dënonin atë ose edhe pjesëtarët e tjerë të familjes së tij.Tashme nga ky fis dikur i madh dhe krenar, ishin  pak njerëz që thithnin ajrin jashtë dyerve të burgjeve sepse pjesa tjetër  ishin detyruar të largoheshin nëpër vendet e tjera. Duke lënë në shtëpi gratë dhe fëmijët jetim në mëshirën e fatit.

Sigurimsat e pushtetit komunist nuk ishin ngopur me varret dhe burgjet që kishin hapur për familjen e Dedës. Kudo përhapnin propagandë që dhe fëmijët e vegjël të urreheshin nga moshatarët e tyre me parullat. Kelyshet e bajraktarëve dhe të kulakëve. Kulla e burrave të bajrakut të madh ku historia ishte shkruar, ku ishin marrë shumë vendime të rëndësishme për fatin e Kombit kishte marrë rrugën e fundosjes.

Oxhaku ku trimat kishin lidh BESËNl për çlirimin e vendit ishte prerë në Besë nga komunistë. Atë që qindra vjet me radhë nuk e bënë pushtuesit turq e serbë, në pak muaj e bënë vëllezërit komunistë shqiptarë të cilët i merrnin urdhrat nga Beogradi dhe Moska. Hakmarrja e vjeter serbe po kryej mbi kullën e pamposhtur nga shërbëtorët e tyre komunistë të cilët e kishin izoluar Shqipërinë. 

Njëri prej pinjollëve të Kullës së Kol Bibe Mirakës ishte vënë në shënjestër, ai ishte Dede Nimani i cili fare i ri kur ndjeu mbi shpatulla torturat e diktaturës. Ishte natë kujton Deda kur në derën e kullës së madhe të Bajraktarëve dëgjohen trokitje të forta,

nëna e tmerruar shkul flokët.

 - Ku, ku për mu, erdhën me na marr djalin, djalin që nuk ju gëzova dot ta bëj dhëndër. O Zot o Krisht o Shën Mëri ku je ku je?!

Më ndihmoni!

-Por ajo nuk arriti të mbarojë fjalët e lutjes sepse dera u shkatërrua dhe disa njerëz me uniforma ushtarake dhe me armët drejtuar nga ne ja prenë lutjen në mes. Më tej u dëgjuan britmat e një fytyre dyllë e verdhë. Ishte operativi i zonës i cili udhëhiqte aksionin.Dede Nimani.

- Në emër të popullit jeni i arrestuar.

Mbi djalin e ri  hidhen disa syresh duke e lidhur këmbë e duar.  

Shpirtin i mëmës nuk duroj më dhe papritur hidhet mbi njerëzit me uniformë duke bërtitur.

 -Mos, mos djalin, atë kam, mos ma merrni, ja ku jam unë, merrmëni, vramëni, bëni çfarë të doni, vetëm djalin jo, jo. Njëri nga njerëzit me uniformë e goditi me kondak dhe e rrëzoji përtokë nënën e mjerë. Nga ulërimat e gruas  u çua i gjithë fshati në këmbë. Dhimja e nënës ishte thellë tek shikonte djalin saj që tërhiqej zvarë nëpër shtëpi për ta nxjerrë në rrugë më tej ku e priste makina e burgut.

Në hetuesi e torturuan rëndë për të pranuar akuzën , atë për agjitacion dhe propagandë kundër pushteti popullor.

Britmat e hetuesit i dëgjonte nga mëngjesi e në mbrëmje.-  Trego lidhjet e familjes tënde me jezuitet? Kush ju vjen në shtëpi, ku i keni fshehur diversantët, armët?

Por Deda nuk dinte asgjë nga këto, ai ishte një i ri me ëndrra rinie me plot dashuri. Mendonte të martohej, të bënte shumë fëmijë që oxhaku i shtëpisë të shumohej, të dëgjoheshin zërat e gëzueshëm të fëmijëve që aq shumë i dëshironte. Por ja, pushteti diktatorial ia ndali ëndrrat, por nuk ia zhduki.

            Ded Nimanin e dënuan me 15 vjet burg nën akuzën agjitacion dhe propagandë. Pas shumë muajsh torturash në hetuesi e dërguan në Kampin fame keq të Qaf Barit që drejtohet nga dy xhelatët e njohur për tortura çnjerzore Komandant Ludovik Cali dhe drejtor i pergjithshem  Edmon Caja. Kushtet tmerrësisht të vështira, me rrobat copë, copë e shume herë me barkun bosh ditë e natë, Deda punonte në galeri duke nxjerre mineral. Tashmë për Dedën kishte filluar një jetë skëterrë, dhe aty brenda e ndiqte nga pas hija e operativit të zonës.

Shpesh herë gardianët thyenin mbi trupin e tij të njomë kazmat e lopatat e punës. Njëri nga bashkëvuajtësit e tij Gjergj Stefan Velo nga Pogradeci i dënuar për motive politike tregon.

- E gjeta Dedën të shtrirë në dysheme i larë i tëri me gjak dhe kapter Myzaferin që qeshte me bishtin e kazmës të thyer mbi kurrizin e tij.

I fola- Dedë vëlla ç'të kanë bërë, Ded vëlla fole. Nga goja i dilte gjak, nuk përmendje.

Aty pran ishte shtrirë dhe një shoku tjetër i cili ishte nga jugu Stavro i thoshin. Thuhej se gruaja e tij kish varur veten për të mos rënë në duart e operativit mbasi i kishin arrestuar të shoqin, ish njeri pa njeri.

Pas pak vjen Lush Bushgjoka,me Dhimitër Zgurron dhe Sokol Progrin. Doktori i burgut dhe ky një njeri i dënuar politik Drago Bujasheviç mjekonte plagët e Dedës duke mërmëritur thotë – ç'të kanë bërë! Më mirë te ta kishin marrë shpirtin se sa të vuash kështu.

Ashtu të gjakosur i tërheqin zvarë gardianët Dedën me Stavrin dhe i çojnë për mjekim. Gjatë kalimit nëpër kapanon shokët i shikonin dhe vajtoni në heshtje, nga sytë u dilte lot nga dhimbjet e miqve të tyre që ishin torturuar barbarisht nga xhelatët.

.           Fatmirësisht Deda arriti të shpëtoje nga vdekja dhe me ardhjen e demokracisë në vitin 1990 filloji të thithte ajrin e pastër të lirisë. U nis në mërgim dhe ende jeton sot në Athinë me familjen e tij. Aty krijoi shoqëri të reja dhe të mira me emigrantët të ardhur nga Shqipëria të cilët bashkë themeluan edhe një shoqatë që tashmë e drejton Ded Nimani.. Shpirti human të cilën Deda e kishte treguar edhe në burg e tregon edhe sot për të ndihmuar vëllezërit emigrantë, njerëzit e halleve dhe të problemeve të mëdha. Deda dhe ish-bashkëvuajtësit e tjerë nuk kërkojnë hakmarrje ndaj atyre që i burgosën dhe ju shkatërruan jetët, por kërkojnë që ne institucionet demokratike të Shqipërisë të mos punësohen dhe të udhëhiqen nga ata që i vranë, i burgosën dhe i torturuan për lirinë e fjalës, për demokracinë. Prandaj siç thotë vetë Deda ata duhen të largohen përgjithmonë nga jeta publikë, duhet të dalin në pension.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora