Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Humanizmit ia kemi dhanë bijën ma të madhe të kombit shqiptar
E premte, 26.08.2022, 08:01 PM
Blerim Latifi:
Gjatë
historisë së tij njerëzimi ka përpunu mënyra të ndryshme për ta përjetu
hyjnorën. Në mesin e tyre dallojmë dy mënyra themelore: fanatizmin dhe
humanizmin.
Fanatikët
e përjetojnë hyjnorën duke ua imponu të
tjerëve besimin e tyre, në të shumtën e rasteve me frikë e dhunë.
Humanistët, ndërkaq, e përjetojnë hyjnorën duke u ndihmu të tjerëve, duke ua
lehtësu vuajtjet e dhimbjet.
Fanatikët,
me metodën e tyre, kanë shkaktu lumenj gjaku e vuajtje të pafundme njerëzore.
Humanistët, me metodën e tyre, e kanë mbajtur gjallë shpresën njerëzore.
Ne
shqiptarët duhet të ndihemi krenarë me faktin se fanatizmi kurrë nuk ka zanë
rrënjë në shpirtin tonë, ndërsa humanizmit ia kemi dhanë bijën ma të madhe të
kombit shqiptar, Nanë Terezën.
Në
foto: Gonxhe Bojaxhiu, 28 vjeçare