Editorial
Gjergj Kabashi: Shpopullimi!
E premte, 05.08.2022, 08:00 PM
Shpopullimi
Nga
Gjergj - B. Kabashi
Sipas
disa statistikave Kosova pas luftës kishte rreth 2.2 milionë banorë, ndërsa pas
20 vitesh mendohet se ka rreth 1.6 milionë banorë , e ndoshta edhe më pak.
As
shpërngulja e dhunshme brenda vendit nga serbët e pothuaj 30 mijë shqiptarëve
në pjesën veriore, nuk janë trajtuar asnjë herë në mënyrë zyrtare , e në anën
tjetër ende flitet për shpërnguljet e serbëve nga Kosova , por jo edhe të
shqiptarëve.
Askush
në vend deri në këto ?aste nuk e ka shtruar
problemin për diskutim publik në Kuvendin e Kosovës , ku flitet edhe për
politikën botërore e ku madje ka me dhjetëra deputet islamistë që mendojnë për
fatet e islamit në botë, por nuk u shtrua kurrë
problemi jetik i shpërngulejeve të rrezikshme që po e boshatisin vendin
, kur tashmë shumë fshatra pothuaj janë zbrazur dhe shumë shtëpi kanë mbetur të
shkreta e pa asnjë njeri.
Pushtetet
e pasluftës janë sjellë aq mospërfillëse për fatin e vendit, sa nuk ka shembull
tjetër për sjellje të tilla për një komb që NATO ia solli lirinë e munguar me
shekuj.
Punësimet
partiake dhe padrejtësia aq e pranishme gjithandej ndaj njeriut të pa krah e të
pa "parti", kanë sjellë situata dëshpëruese, duke nxitur shpërngulje
të paimagjinueshme prej vendit.
Aq
më keq asnjë prej fabrikave të njohura përpara luftës nuk u gjet mundësia për
tu aktivizuar pas qershorit 1999, por, përkundrazi, ato u tretën sikur të mos
kishin qenë kurrë, pavarësisht se në periudhën e autonomisë së Kosovës prej
tyre mbaheshin mijëra familje pasi kishte shumë të punësuar në to.
Ligësia
e "udhëheqësve tanë aristokrat" shkoj aq larg, sa që me një
indiferencë e gjakftoftësi të paimagjinueshme e lejuan Turqinë neootomane që ta
xhamizonte vendin tonë Shqiptar e të sillej në të si në një vilajet të saj të
dikurshëm osman, duke e përcjellë gjendjen e "umetit musliman" madje
edhe përmes TIKA-s agjenturore, kësaj organizate për përhapjen e islamit në botë,
sidomos në viset e dikurshme të pushtuara nga Perandoria Osmane.
As
njerëzit që mund të jenë pesimistë të mëdhenj prej natyrës nuk kanë mundur të
besonin se në vitin 2022, pra 23 vite nga koha kur vendi u lirua prej okupimit
pothuaj njëshekullor të Serbisë, do të ndodhte një islamizim aq i padurueshëm e
antishqiptar njëherësh, sa me ia bërë jetën e padurueshme secilit Shqiptar e
Shqiptare në kohën kur vendi ynë konsiderohet i lirë.
Nuk
është lehtë të kuptohet e thuhet publikisht , por lihet përshtypja sikur
"pushteti ynë" është duke i ndejtur përkrah dhe duke e përmbajtur
antishqiptarizmin.
Kështu
nuk vepron asnjë politikë kombëtare në asnjë shtet tjetër në botë.
Kjo
tragjedi kombëtare do të duhej të ndalej tash, por athua a ka Kosova kuadro për
ta ndalur më në fund këtë tragjedi kombëtare dhe islamizimin e palejueshëm dhe
të dënueshëm antishqiptar?