Mendime
Blendi Fevziu: Xhungel!
E marte, 02.08.2022, 07:38 PM
Blendi Fevziu:
Nje
familje nuk do ta shohe me kurre vajzen 7 vjecare. Nuk do zgjohet ne mengjes me
buzeqeshjen e saj. Nuk do ti thote “Naten e mire shpirt”. Nuk do ulen as bashke
ne tavolinen e drekes dhe as do shohin TV. Nje familje eshte gjymtuar sot duke
humbur engjellin e saj 7 vjecar. Cdo njeri qe eshte prind, por edhe cdo qenie
njerezore qe funksionon realisht si e tille e di se cfare dhimbje eshte kjo.
Femija iku nga kjo bote, ate moment kur familja besonte se po i jepte asaj
gezim. Po pushonin ne Shqiperi, ne atdhe, kthyer me gjase nga emigracioni. Po i
tregonin bukurite e vendlindjes se saj dhe me siguri ishin te lumtur qe po e
benin kete. Deri ate moment kur vajza mori goditjen fatale e me siguri,
prinderit e saj do mallkojne veten gjithe jeten qe zgjodhen ti bejne pushimet
ne atdhe.
Nuk
i di rrethanat e aksidentit dhe nuk merrem dot me to pa pasur me shume detaje.
Por e di shume mire qe kjo eshte nje nga historite e paralajmeruar cdo dite. Qe
prej me shume se 15 vitesh flas cdo sezon personalisht me Ministrat e Brendshem
dhe Drejtorat e policise i trembur nga kjo barbari. Si notar dhe zhytes i
perditshem jam i tmerruar nga imazhet qe shoh. Deti shqiptar eshte nje xhungel
ku ligjin nuk e ben as policia, as pushteti lokal as ministria e turizmit, as marina dhe askush
tjeter. E bejne bandite dhe trafikante qe pasi parkojne makinat luksoze dhe te
pajustfikuara terbojne plazhet me performancen e jet skive dhe jane bere tmerri
i pushuesve. E bejne femijet e biznesmeneve te papergjegjshem qe nuk e kuptojne
se me parate e tyre mund t’ju blejne femijeve te mira materiale por jo te
drejten per te neperkembur dinjitetin e pushuesve te tjere. E bejne laca me
zinxhire floriri qe ngrene zerin ne kupe te qiellit nga gomonet e shtrenjta dhe
derdhin shampanje, duke mos lene askend te qete pak metra me tutje ne breg. E
bejne ata qe sot bllokohen nga policia e neser nxirren nga gjykata duke i lene
policet qe kane zbatuar ligjin si guake. E Bejne skafistet qe mbushin skafet
plot me pushues dhe fluturojne pa asnje mase sigurie, madje pa veshur edhe
femijet e vegjel me jeleke sigurimi. Ka vite qe jet skite jane tmerr ne gjithe
bregdetin shqiptar. Nuk jane atraksion turistik fitimprures, por rrezik
permanent. Dhe nuk ndalohen si ne gjysmen e Europes sepse i prishin rehatin 15
banditeve dhe femijeve te llastuar. Vetem kaq. Ka me dhjetra detaje te tilla,
por skane asnje vlere te permenden sot. Sepse sot, nje vajze 7 vjecare nuk
jeton me. Sot iku nga kjo bote per fajin tone. Te gjitheve bashke. Sot jemi te
gjithe me te. Neser do dale nje histori tjeter. Sic ka ndodhur me cdo gje. Dhe
ne do merremi me historine e re. Por dy prinderit e saj, do jetojne gjithe
jeten me dhimbjen dhe pengun qe e deshen kaq shume Shqiperine. Sa i dhane edhe
vajzen. U prehsh ne paqe shpirt i bardhe!
https://www.facebook.com/blendifevziu