Kulturë
Gjon Keka: Heroizmi hyjnor i Gjergj Kastriotit arbëror
E diele, 15.05.2022, 07:57 PM
Heroizmi hyjnor i Gjergj Kastriotit arbëror
Nga
Gjon Keka
Historia
e jetës dhe veprës së heroit, burrështetasit dhe vizionarit tonë Gjergj Kastriotit është mbushur me
vlerësime të larta, me hyjnizimin e natyrshëm të tij jo vetëm nga studiues,
historian e autor tanë që nga Barleti,
Bardhi, Bogdani e deri më sot,
por edhe nga studiues, historian e autor të popujve të ndryshmë
europian. Sikur që dihet Gjergj Kastrioti ishte bërë për kombet dhe popujt e Europës
si gjatë jetës së tij ashtu edhe pas vdekjes së tij simbol i frymëzimit të
madhë, simbol që e dëbon të keqen dhe
armikun, simbol i dritës kundër
errësirës, simbol i lirisë dhe pavarësisë etj.
Për
ta parë me fakte këtë, unë do të sjellë këtu disa fjalë të vlerësimit nga një
autor e studiues europian (1899) i cili shkruan kështu për figurën dhe
heroizmin e Gjergj Kastriotit:
Me
këtë hero Gjergj Kastriotin - Skënderbeun merrem qe një kohë të gjatë, “sepse historia e këtij njeriu të fuqishëm
përfshin lulëzimin e popullit të tij.
Pamja
e këtij princi arbëror shkëlqen si një yll i shndritshëm nga kohët e errësirës
otomane( turke) të shekullit të XV-të dhe na tërheq në mënyrë të papërmbajtshme
drejt saj. Nëse ndiqni biografinë e tij,
mendoni se po lexoni një sagë të vjetër heroike, e cila nuk pushon së mahnituri.
Është
e vështirë të kuptosh sesi ky princ, me
forcat e tij të vogla dhe kryesisht të patrajnuara, arriti të ndalojë furinë e kalifëve otoman
dhe të mbajë terren fitimtar kundër tyre për njëzet e katër vjet, ndërkohë që e gjithë Europa qëndronte në
heshtje dhe e kërcënuar.
Por
ai ishte vetëm një nga ato figura të mëdha heroike që ndonjëherë prodhon natyra
e njerëzimi, në të cilat shprehet
plotësisht e gjithë fuqia elementare e kombit të tyre dhe i lejon ata të
arrijnë gjëra mbinjerëzore.
Ashtu
si Aleksandri dhe Hanibali, Skënderbeu
zotëronte një vullnet të hekurt dhe, si
ata, ai ishte jashtëzakonisht strategjik
dhe burrështetas.”
Më
pak fjalë nga kjo që u nënvizua më larët shihet se rreth Gjergj Kastriotit
është mbështjell kurora e historisë së Arbërisë, sepse me të është arritë kulmi, është
plotësuar dhe vulosur historia e lavdisë së kombit tonë arbëror europian.
Sot,
e shihni jemi në shekullin XXI dhe nuk ka lind asnjë udhëheqës që t'ia vendos
në kurorën e Gjergj Kastriotit edhe një diamant për të treguar në atë mënyrë se
jemi bijtë e bijat e Gjergj Kastriotit dhe Nënë Terezës.
Ndërsa
hyjnizimi i Gjergj Kastriotit është i natyrshëm, sepse e lidhë atë me epokat e figuirave
mbikohire të lavdisë së historisë e kombit tonë, e lidhë atë me epokën e heroizmit hyjnor të
Akilit, të Aleksandrit (Lekës) Madh, të Pirros,
të Konstantinit të Madh etj.
Edhe
kur hyjnizohet Gjergj Kastrioti si për nga jeta, veprat e jashtëzakonshme të
tij ai sërish, delë i natyrshëm dhe i besueshëm, sepse kishte lind për të qenë
i lavdishëm dhe në qendër të Olimpit arbëror.