Mendime
Florim Zeqa: “Dita e Evropës”, jo ditë pushimi por reflektimi!
E marte, 10.05.2022, 07:17 PM
“Dita e Evropës”, jo ditë pushimi por reflektimi!
Shkruan:
Florim Zeqa
Edhe
pse jo ndjenjë festive, për qytetarët e Kosovës edhe këtë vit 9 Maji ishte ditë
pushimi, humbje e kotë dhe e paarsyeshme e orëve të mësimit nëpër shkolla dhe
universitetete, humbje e qindra mijëra orëve të punës në sektorin publik dhe
privat!
14 vjet festim i
pakuptimtë, 14 izolim për shqiptarët e Kosovës
Jemi
i vetmi vend në kontinent që e festojmë “Ditën e Evropës” pa qenë fare pjesë e
saj! Futja e “Ditës së Evropës” në vargun e gjatë të festave zyrtare, jo vetëm
që ishte hapë i ngutshëm i politikanëve tonë, na u kthye si bumerang i keq me
izolimin e gjatë dhe të pambarim nga zyrtarët e BE-së!
“Ditën
e Evropës” në Kosovë pa qenë fare pjesë e saj, është dashur kuptuar më tepër si
shenjë respekti dhe mirësjellje ndaj ndihmës së bashkësisë evropiane në
çlirimin dhe pavarësimin e vendit, shtetformimin dhe shtetndërtimin e Kosovës,
por jo si ditë festive (ditë pushimi), kur në të gjitha vendet e BE-së 9 Maji
është një ditë e zakonshme pune!
Nga
momenti se institucionalistët tonë e shpallën 9 majin ditë feste zyrtare,
zyrtarët evropian abuzuan me mirësjelljen tonë. Jo vetëm që nuk na respektuan
aspak për këtë mirënjohje, u sjellën me injorancë të skajshme ndaj kosovarëve,
thuajse ne jemi jashtëtokësorë në kontinentin evpropian.
Edhe
pse jemi ndër vendet e para në rajonin e Ballkanit që e pranuam pa asnjë
hezitim monetën e Bashkimit Evropina (Euro), edhe pse i respektuam dhe
përfillëm të gjitha rekomandimet e BE-së për liberalizim të vizave, paguam edhe
çmim tepër të lartë për këtë (iu falëm tokë fqinjëve tanë nën premtimin për
liberalizim), mirëpo kjo ishte e pamjaftueshme për BE-në, që qytetarët e Kosovës
të lëvizin të lirë!
Kompromisi me Serbinë,
pengesa kryesore për liberalizim të vizave
Edhe
pse nuk e thonë zyrtarisht zyrtarët e BE-së, dialogu me Serbinë, respektivisht
kompromisi (falje të tokës) që po kërkojnë nga ne për arritjen e marrëveshjes
përfundimtare me Serbinë, është i lidhur drejtëpërdrejt me liberalizimin e
vizave!
Ky
është kushti themeltarë pse qytetarët e Kosovës kanë mbetur të vetmit të
izoluar në rajonin e Ballkanit perëndimorë. Evropianëve nuk po u bën përshtypje
çasja jonë pro-evropiane, nuk po u bën përshtypje as festimi i “Ditës së
Evropës, pasi ata vetë nuk e festojnë.
Vërehet
qartë, se “Evropa Plakë” e ka vendosur ta shpërblejë edhe një herë Serbinë!
Prandaj,
festimin e kësaj dite nga “jashtëtokësorët” e kontinentit evropian janë duke e
përdorur si tallje dhe nënçmim ndaj nesh!
Kur
e themë këtë e kam parasysh faktin se, në vendet e rajonit ka më shumë
korrupsion dhe krim të organizuar sesa në Kosovë, ka më shumë kontrabandë me
njerëz dhe lëndë narkotike sesa në Kosovë, ka më shumë informalitet fiskal dhe
pasiguri qytetare sesa në Kosovë, por shtetasit e tyre lëvizin lirshëm drejtë
BE-së dhe vendeve tjera transatlantike!
BE-ja mosnjohëse dhe e
padrejtë ndaj shtetasve kosovarë
Përderisa
të vazhdojnë padrejtësitë dhe mosnjohja e Kosovës nga BE-ja, përveqse nuk ka
arsye, nuk ka as logjikë për festimin e mëtutjeshëm të 9 majit, të kësaj feste
inekzistente në vendet e Bashkimit Evropian!
Meqë
është kështu, ligjvënësit kosovarë (deputetët) e kanë për obligim qytetarë, që
sa më parë të inicojnë nxjerrjen e një projektligji që e largon “Ditën e
Evropës” nga festat zyrtare. Me largimin e 9 majit nga festat zyrtare ndihmohet
sektori publik dhe privat në Kosovë, gjegjësisht evitohen humbjet enorme të
ditëve të punës dhe orëve të mësimit nëpër shkolla, bashkë me këtë ngritet edhe
vetëdija qytetare për respekt të ndërsjellë me të tjerët!
Prandaj,
jo vetëm për deputetët, por për të gjithë politikanët pa dallim, pushtet dhe
opozitë, “Ditën e Evropës” duhet ta kuptojnë si ditë repflektimi për kërksesën
urgjente drejtuar Bashkimit Evropian për liberalizimin pa asnjë kusht të vizave
për qytetarët e Kosovës, pasi liria e shprehjes dhe lëvizja e lirë e qytetarëve
janë themel i demokracisë dhe vlerë e civilizimit evropian!
Në
fund shtrohet pyetja logjike, vazhdimi i festimit të 9 majit në Kosovë, kësaj
feste inekzistente në vendet e Bashkimit Evropian, a është largëpamësi apo
mangësi, injorancë apo mençuri e politikanëve tonë?!
09.05.2022