Kulturë
Feti Tunuzliu: Gjurmëve të përmendores së pavdekshme
E diele, 08.05.2022, 04:32 PM
Feti TUNUZLIU
GJURMËVE TË PËRMENDORES
SË PAVDEKSHME
(PROFESORIT
TIM, BARDHYL ÇAUSHI I VRARË NGA BANDAT SERBE, MË 10 MAJ 1999, NË GJAKOVË)
U
ngrite kolos shtigjeve gjembor ndër t’vrazhda mote,
duke
lënë vragë të pashlyera kundër çdo lloj varësie
për
popullin tëndë që - si të tjerë popuj të kësaj bote,
të
stoliset deri n’palc me ngjyrë pavarësie, ...
Ndaje
drejtësi në kohë shtërgatash e t’egërsisë,
n’respekt
të simboleve të Justicia-s romake e Themis-it grek
dhe
postulateve të qytetërimit: t’paanshmërisë, korrektësisë, …
sikur
njeriu që mëton lartësitë e detyrës t’i prekë.
Këndimin
e këngëve të ndaluara - po po – të dala nga afshi i zemrës !
e
t’arratisura njëra pas tjetrës nën tingujt e ashpër t’sharkisë,
zëri
yt me timbër t’kulluar i çoi peshë përtej mureve të greminës,
ndaj,
armiku “t’zhvendosi” nga gjyqtari në pedagog t’rinisë !
Qëndroje
vullnetfortë para plebejve të gjakut t’ri,
teksa
gëlonin duke thithur dije t’drejtësisë romake
nga
ligjërimet Tua magjepse me gjuhë bilbili, veç zell e gjallëri,
për
t’depërtuar labirinteve juridike perandorake.
Ndërsa,
krenar kujtoje bujarinë e mikëpritjes malësore,
besën
e burrave pagëzoje: “vazhdimësi direkte iliro-shqiptare”,
këtë
trashëgimi të shenjtë të kanuneve malore -
ngjizur
ndër oda e kulla t’bekuara të trojeve tona amtare.
Le
fërkemë pajtimtari gjaqesh, plagësh, … lëndinave të lotëve rrush –
-
t’zemrave të gjakosura e të djersitura zjarrtë,
-
t’zemrave mes ngazëllimit t’heshtur si varri e lotëve të nxehtë prush,
-
t’zemrave me grishje legjendare: “Eja or mik, ta bëjmë krypën mjaltë” !
Por,
n’heshtjen e rëndë të ditës s’errësuar,
tufë
e zezë piromanësh ndërsyen harbueshëm pa u hetua,
me
gjak zemre n’shkrumb e hi për t’shndërruar,
çerdhen
familjare, … dhe Të drejtën romake - shkruar me duar tua !
N’majin
e trazuar t’shuan n’Çabrat – O Zot ! zemërzezat e tërbuara,
e
trupin t’a gllabëruan sakaq – hej ! prej mërisë, …
dhe
n’arkivol t’kthyen … pas pesë pranvera t’pikëlluara !
Tani,
pusho i qetë o martir, nën Dheun e Kosovës dhe Flamurin e Lirisë !