Kulturë
Gjekë Gjonaj: Për Teatrin e Fëmijëve të Ulqinit nuk është pengesë as virusi
E premte, 18.02.2022, 06:21 PM

Për
Teatrin e Fëmijëve  të  Ulqinit 
nuk është pengesë as  virusi
korona
 Nga
Gjekë Gjonaj
Nga
Gjekë Gjonaj
Këto
dy vite   me pandemi të paparë deri më
tani,  kanë  ndryshuar shumë gjëra, e anash nuk është lënë
as teatri e instuticionet e tjera kulturore. 
Qysh nga marsi i vitit 2020, atëherë edhe kur  u shfaq virusi Covid-19,  i  cili
tashmë  ka përfshirë  gjithë universin,  organizimet kulturore-artistike morën një
goditje të madhe.
Në
përgjithësi institucionet kulturore në 
Mal të Zi,  e sidomos ato që
aplikojnë artet skenike, kishin një varg problemesh e sfidash. Shumë prej
ngjarjeve u pezulluan, ndërsa kishte edhe artistë të shumtë që  përdorën
alternativa tjera për të qenë sa më afër publikut. Pra, ishte periudhë  pandemie 
me të papritura, kishte dhe situata të frikshme, fakti që nuk dinim si
të vepronim në një rrethanë që nuk kishte shpjegime të mjaftueshme. Ishte po
kaq enigmatike, një mister që akoma po vazhdon, me të cilin  të gjitha teatrot  po vazhdojnë të sfidohen.  Por, pavarësisht situatës, kultura  filloi të ringjallet  gradualisht duke zhvilluar aktivitetin e saj
me një numër më të vogël audience se zakonisht. E njëjta vlen  edhe për Teatrin për Fëmijë  të 
Qendrës për Kulturë të  Ulqinit ,
që pavarësisht kushteve jo të favorshme, sidomos  për shkak të pamndemisë ,  kishin dhe vazhdojnë të kenë një sërë
paraqitjesh skenike.
Regjisorja
e Teatrit për Fëmijë  të Ulqinit,
Edina  Mustafiq       në një 
bashkëkomunikim    tregon  për sfidat ( vështirësitë)  në të cilat po kalon Teatri  për Fëmijë 
i Qendrës për Kulturë të Ulqinit , i cili për herë të parë filloi punën
me të  rinjtë e këtij qyteti në shkurt të
vitit 2019, gjatë  kësaj  periudhe, 
për sukseset e arritura  në kohë
pandemie dhe për realizimin e shfaqjeve të 
reja.
“Fillimi
i punës së këtij teatri ishte  një sfidë
në vete, duke  pasur parasysh që të
rinjtë e qytetit  të Ulqinit nuk ishin
mësuar me termin - teatër.  U regjistruan
rreth 35 anëtarë, duke përfshirë kështu mosha të ndryshme, nxënës të shkollës
fillore dhe të mesme, grupi i nxënësve në gjuhë shqipe dhe grupi i nxënësve ne
gjuhë malazeze. Të rinjtë, përveç se të talentuar, treguan disiplinë dhe
bashkëpunim te frytshëm në grup. 
Premiera e parë, shfaqja “E bukura dhe bisha” u dha në qershor të vitit
2019, e cila u mirëprit nga publiku ynë, duke vazhduar ne muajin korrik me
shfaqjen “Ëndrra e Sarës”.
Këto
shfaqje patën mundësinë të ripërsëriten 
edhe në  Festivalin “Skena verore
2019”. Sa do kohë kalonin, interesimi i të rinjve ishte edhe më i madh, ku
kështu edhe rezultatet ishin më të mira, për një qytet i cili është rritur pa
teatër.
Gjatë
fillimit të vitit 2020, për shkak të masave mbrojtëse kundër Covid-19, teatri i
fëmijëve realizoi “Natë poezie”, në një performancë   oleinë, 
me poezi të autorëve më të njohur botërorë, duke vazhduar në fillimin e
vitit 2021 me po të njëjtin aktivitet, por kësaj radhe me autorë vendas (të
Ulqinit.)
Suksesi
i radhës ishin shfaqjet “Hirushja” dhe “Pepeljuga”, shfaqje këto të cilat u
dhanë ne korrik dhe tetor të vitit 2021, ku kënaqësia më e madhe ishte po ashtu
pjesëmarrja në  kino-sallën  në Katërkollë ( Anë të Malit) e cila pas
shumë viteve u rikthye ne funksion. Po ashtu teatri i fëmijëve udhëtoi edhe ne
qytetin e Tuzit. Teatri i fëmijëve tani është në përgatitje të dy shfaqjeve, me
dy grupmosha, ku para sezonit turistik do kemi premierën e shfaqjeve:
“Borëbardha dhe shtatë xhuxhët” dhe “Bukuroshja e fjetur”, thotë  Edina.
Ajo
si regjisore e re profesioniste  që
premton shumë në të ardhmen, plot vullnet e entuziazëm  për punë profesionale,   jo pa qëllim, siç shprehet ajo,  fokusin 
me teatrin e fëmijëve e ka tek përrallat, duke e pasur parasysh se
pikërisht ato  janë më të dashura për
fëmijët,  se ato kanë personazhe me të
cilat ne jemi rritur dhe e kemi më lehtë t’i ringjallim në skenë, mbasi që jemi
ende në hapat e para me këta artistë të rinj.
Më
tutje  regjisorja Edina  vazhdon 
se peshë të madhe dhe rol të veçantë mban skenografia dhe kostumografia,
ku njëherë është edhe kontakti i parë i publikut me shfaqjen, pas hapjes së
perdeve. “Kur janë në pyetje shfaqjet dhe përrallat për fëmijë,
skenografja  dhe kostumografja,  Jetmira Hoxha, ka hapësirë edhe më shumë për
imagjinatë dhe realizim të punës së sajë, që shfaqja të jetë sa me e bukur dhe
përrallore për fëmijët dhe publikun. Fëmijët janë krijesa më e dashur, më e
sinqertë dhe përkushtimi që gjendet tek ata, rrallë mund të gjendet edhe tek ne
të rriturit, meqë ata kur të rriten  do
të jenë  kolegët tanë”, pohon Edina.
Gjithë
kjo  punë e bërë nga drejtuesit dhe
artistët e këtij teatri në periudhë pandemie ,  
përballë vështirësive të mëdha në të gjitha sferat, me ç’rast  provat janë 
mbajtur   më ndryshe  se zakonisht 
e me kujdes  më të shtuar që
ndokush prej tyre mos të  infektohet nga
ky virus,  dëshmon  se ata me vullnetin dhe përkushtimin  e tyre 
të  madh   nuk e ndalën punën.

Edina
Mustafiq, regjisore

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










