Editorial
Florim Zeqa: Natyralizimi i Albin Kurtit me shtetin e Kosovës!
E enjte, 17.02.2022, 08:33 PM
Në
14 vjetorin e pavarësisë
Natyralizimi i Albin
Kurtit me shtetin e Kosovës!
Nga
Florim Zeqa
Një
vit nuk është shumë, por edhe nuk është pak për një qeveri që të dëshmojë
aftësitë qeverisëse, menaxhimin e mirë të parasë publike dhe përformancën në
arenën ndërkombëtare. Edhe pse nuk është bërë një vit i plot i ‘Qeverisë Kurti
2”, ajo ende ndodhet në pikën zero sa i përket i përket mirëqenjes qytetare dhe
politikës së jashtme, pa asnjë njohje ndërkombëtare!
“Qeveria Kurti 2” largë
pritjeve të qytetarëve
Pra,
“Qeveria Kurti 2” as për së afërmi nuk i plotësoj pritshmëritë e qytetarëve.
Mosreformimi i sistemit të drejtësisë (Vetting-u), mosreformimi i sistemit
shëndetësorë dhe atij arsimor, mungesa e zhvillimit ekonomik dhe kriza
energjetike e gjunjëzuan Albin Kurtin përballë kërkesave të qytetarëve!
Qytetarët
rezultatet e para i kanë pritur në sistemin e drejtësisë, gjegjësisht të
trajtimit të barabartë para ligjit, kanë pritur përmirësim të sistemit
shëndetësor dhe atij arsimor, kanë pritur zhvillim ekonomik dhe rritje të
mirëqenjes ekonomike, qytetarët kanë pritur avancim të politikës së jashtme,
gjegjësisht konsolidim të shtetit në arenën ndërkombëtare, njohje të reja për
shtetin e Kosovës dhe liberalizim të vizave brenda një viti.
Çdo
tendencë e ikjes nga premtimet e qytetarëve dhe nga obligimet ndërkombëtare që
ka marrë Kosova nga qeverisjet e kaluara do të jetë me rreziqe të
paparashikuara për vendin, për shkak se bashkësia ndërkombëtare është e
vendosur që sa më parë ta përmbyllë konflikitin qindra vjeçar shqiptaro-serb,
gjegjësisht kapitullin e gjatë 11 vjeçar të bisedimeve dhe hapjen e një
kapitulli të ri të normalizimit të marrëdhënjeve i cili duhet të rezultoj me
njohje reciproke.
Çfarë po ndodhë me
kryeministrin Kurti?!
Shkelja
e parimeve dhe vënja në pazar e posteve politike (për president) për të ardhur
në pushtet, e ka nivelizuar Albin Kurtin me liderët e tjerë partiak. Shkelja e
parimeve dhe mosmbajtja e premtimeve elektorale paraqet rrëshqitjen skandaloze
nga kursi politik opozitar.
Dikur,
mosnjohës i simboleve shtetërore (himn dhe flamur) dhe as Deklaratës së
Pavarësisë së 17 shkurtit 2008, sot në krye të ekzekutivit shtetëror i njehë
dhe pranon të gjitha që i kishte mohuar në të kaluarën!
Nuk
janë të largëta vitet kur kryeministri Albin Kurti, e injoronte flamurin
“lara-lara” siq e quante flamurin e shtetit që e drejton, madje qëndronte ulur
kur të gjithë ngriheshin në këmbë kur ekzekutohej himni (pa tekst) i Kosovës,
ndërsa pas marrjes së postit të kryeministrit, jo vetëm që ngrihet në këmbë, i
qëndron gatitu të njëjtit himn e flamur pa ndjenja kombëtare!
Vargu
i premtimeve elektorale të Albin Kurtit është i gjatë dhe i pambarim, sikurse
që është e gjatë dhe e pambarim mosmbajtja e fjalëve të dhëna!
As
optimistët, por as pesimistët më të mëdhenjë nuk e kanë pritur një ndryshim kaq
radikal të Albin Kurtit! Nga një kundërshtues i çdo gjëje, është kthyer në
pranus të çdo gjëje, madje edhe të atyre që nuk i kërkohen nga ndërkombëtarët
(fusnota*).
Nga konsistenca e
qëndrimeve në liberalizim të veprimeve
Konsistenca
në mbajtjen e qëndrimeve dhe mbrojtja e parimeve politike, e kishin bërë Albin
Kurtin liderë opozitarë që veçohej dhe respektohej prej oponentëve politik.
Mirëpo me ardhjen në pushtet është duke ndodhur një ndryshim i papritur dhe i
paparë i tij si kryeministër i vendit!
Sikurse
Hashim Thaçi, ish udhëheqës politik i UÇK-së, me ardhjen e tij në pushtet që i
harroj vlerat e luftës çlirimtare duke ua sjellur “dhuratë” luftëtarëve të
lirisë Gjykatën Speciale nga Brukseli, edhe Albin Kurti, nga një lider radikal,
nga mbrojtës i të drejtave kombëtare, gradualisht është duke u shndërruar në
një lider të moderuar i cili po e vazhdon dialogun me Serbinë pa njohje
reciproke, me fusnotë* dhe pa emrin Republikë në takimet ndërkombëtare të
nivelit të lartë në BE dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së!
Ndalja e huliganizmit
dhe e rrënimit të institucioneve shtetërore
Askush
nuk e ka imagjinuar një natyralizim kaq të shpejtë të Albin Kurtit. Qytetarët e
Kosovës më shumë kanë besuar në liberalizimin e vizave sesa në natyralizimin e
Albin Kurtit me shtetin e Kosovës, më shumë kanë besuar në evropianizimin e
Kosovës sesa në moderimin e Albin Kurtit, më shumë kanë pritur uljën sesa në
ngritjen e çmimit të rrymës, më shumë kanë pritur hapje sesa mbyllje të vendeve
të punës!
Megjithatë,
gjëja më pozitive që i ka ndodhur Kosovës me ardhjen e LVV-së në pushtet është
ndalja e huliganizmit dhe e rrënimit të institucioneve shtetërore, ndalja e
gasit lotësjellës dhe piromanisë brenda institucioneve të shtetit.
Albin
Kurti nga një udhëheqës i organizatës që ka sulmuar çdo institucion, është
kthyer në mbrojtës besnik i tyre. Më nuk e ka guximin askush të sulmojë
Gjykatën Kushtetuese dhe Policinë, Kuvendin dhe Prokurorinë, as të kundërshtojë
prezencën ndërkombëtare në Kosovë siq kishte ndodhur në të kaluarën jo shumë të
largët, kur ambasadorja amerikane fyhej dhe sulmohej fizikisht nga aktivistët e
LVV-së.
Më
në fund po na gëzon fakti se po e dëgjojmë nga goja e Albin Kurtit se kemi
shtet, se kemi institucione, se kemi sundim të ligjit dhe barazi qytetare, etj.
Është pak më shumë se pozitive, do të thoja mrekulli pranimi 100 % i simboleve
të shtetit, të cilat deri dje refuzoheshin nga Albin Kurti. Na mbetët të
shpresojmë se ndryshimi substancial dhe çasja e Albin Kurtit ndaj shtetit të
Kosovës vazhdojë edhe kur ai nuk do të jetë në pushtet!
Urime
14 vjetori i pavarësisë të gjithë qytetarëve të vendit tim, e paçim për jetë e
mot Republikën e Kosovës shtet sovran dhe të pavarur!
Lavdi
të gjithë heronjëve, martirëve dhe dëshmorëve të lirisë!
Lavdi
themeltarit të shtetit të Kosovës, presidentit historik Ibrahim Rugova!
Zoti
i bekoftë miqtë e Kosovës!