Editorial
Aleks Kapllaj: Pa lëvizjen e 4 shkurtit, Edi Rama dhe Erion Veliaj do të çonin lule te shtatorja e Enver Hoxhës
E enjte, 03.02.2022, 08:59 PM
Pa lëvizjen e 4 shkurtit, Edi Rama dhe Erion Veliaj do të çonin lule te shtatorja e Enver Hoxhës
(Aty
ku filloi lëvizja për rrëzimin e shtatores së diktatorit 31 vite më parë)
Nga
Aleks Kapllaj
20
shkurti i vitit 1991, është dita e shembjes së shtatores së diktatorit dhe të
gjitha simboleve komuniste dhe enveriste që ekzistonin akoma në Shqipërinë pluraliste.
31
vite më parë, me 4 shkurt, pikërisht tek godinat e Ekonomikut dhe Veterinarisë
të Institutit Bujqësor të Tiranës, filloi lëvizja e shkurtit që do të çonte në
shëmbjen e shtatores të Enver Hoxhës.
Regjimi
i Nexhmije-Ramizit ishte ala i fortë dhe mbante pushtetin me terrorin e
sigurimit të shtetit.
Në
dhjetor të vitit 1990 monizmi, kishte pësuar një goditje të fortë, por jo
përfundimtare për largimin e tyre nga skena politike, që deri atëherë e kishin
përgjakur me jetën e shumë të pafajshmëve dhe kundërshtarëve politik në të
gjitha nivelet.
Pluripartitizmi
i pranuar nga Ramiz Alia, erdhi jo vetëm si pasojë e lëvizjes studentore, por
edhe si proçes i vdekjes fiziologjike të sistemit monist komunist, që ishte
dekompozuar nga brenda.
Nje
pjese e studentëve me prejardhje nga familjet komuniste (Edi Rama, Blendi
Gonxhe) e shihnin lëvizjen studentore, si nje rotacion të prindërve të tyre,
por duke qëndruar besnik asaj ideologjie ose të paktën të historisë së saj.
Thirrjet
e Ramës se "do t'i varim të gjithë komunistët", ishte sa hipokrite
edhe aq vëllavrasëse, që kishte vetëm si qëllim që të paraqitej si demokrat e
antikomunist e të konsiderohej "student i dhjetorit", duke ipotekuar
rotacionin e etërve të tyre.
Asnjë
student i lëvizjes së dhjetorit (përveç Ramës) nuk kishte qëllim varjen e
komunistëve të thjeshtë, por kërkonin një gjyq politik kundër antarëve të
byrosë politike të Partisë së Punës, që kishin kryer krime kundër shqiptarëve.
Por
më vonë, kur u bë kryeministër, do t'a hiqte maskën duke deklaruar se
"babai i tij ishte në krahun e historisë" edhe kur dënonte me varje
poetin Havzi Nela, vetëm se shkruante
poezi lirike.
Pa
harruar edhe efektin e jashtzakonshëm të ndryshimeve në Europën Lindore dhe të
ekzekutimit brenda pak orëve të diktatorit të Rumanisë, Çausceskut, që i
paralajmëroi të fundit e sistemit komunist në Shqipëri për fundin që i priste,
në rast se do të përdorej dhuna ndaj çdo lëvizjeje demokratike.
Por
fakti se e kaluara komuniste, antishqiptare e antikombëtare, të përfaqësuara me
figurat e Ramiz Alisë, Adil Çarçanit, Nexhmije Hoxhës, Hekuran Isait e Xhelil
Gjonit etj, vazhdonin të kishin rolin kryesor në politikën shqiptare edhe
pluraliste, ishte shprehje paralele simbiotike e ekzistencës deri në shkurt të
vitit 1991, e kultit të diktatorit dhe e ideatorit të regjimit diktatorial 50
vjeçar, që vazhdonte të elozhohej e të ruhej me fanatizëm nga pasardhësit e tij
në Tiranë dhe nëpër rrethe.
Me
qindra statuja e sllogane të formave, madhësive e ngjyrave të ndryshme
ekzistonin nëpër Institucione, Universitet, shkolla ushtarake, rrugë,
ndërmarrje e pothuajse në të gjitha katet e ministrive të qeverisë.
Shumica
e këtyre institucioneve mbanin edhe peshën e emrit të diktatorit, ku kulmin e
kultit e arrinte me shtatoren e diktatorit në qendër të Tiranës.
Burgjet
famëkeqe të Burrelit, Spaçit dhe shumë të tjerë, vazhdonin të ishin plot me të
burgosur politik të dënuar nga ligjet e mohimit të lirive më themeltare të
njeriut si ajo e shprehjes, organizimit, fesë, opinionit apo të lëvizjes së lirë.
Gjithë
kjo situatë e papranueshme vazhdonte të ekzistonte deri me 4 shkurt të vitit
1991, datë që shënon fillimin e protestave studentore kundër simboleve
komuniste, e cila mori karakterin e një lëvizje demostruese mbarëkombëtare
kundër qeverisë të asaj kohe.
Gjithçka
filloi në godinën e studentëve të fakulteteve të Ekonomikut dhe Veterinarisë të
Institutit Bujqësor të Tiranës, momente të cilat i kam përjetuar me shumë
emocione. Atë mbrëmje, si çdo natë, që kur kishin filluar lëvizjet demokratike,
ishim mbledhur të gjithë te salla e televizorit të godinës, për të ndjekur
lajmet e TVSH-së, sidomos lajmet me aktivitetet e Partisë Demokratike.
Salla
e televizorit në kohën e lajmeve ishte përherë e mbushur dhe të shumtën e
herëve nuk kishte vende as në këmbë. Nëpër ambientet e konviktit, në dhomat e
në sallën ku po ndiqnim lajmet, ishte shumë ftohtë. Pikërisht në momentin e
përqëndrimit të interesit për lajmet që po shikonim, u ba terr.
Vladimir
Malushi, student i ekonomikut arriti të digjte transfomatorin që furnizonte me
energji të gjitha godinat e konviktit.
Ky
ishte momenti i përshtatshëm. Kështu bashkë me studentët: Besnik Sula, Arben
Gjeka, Fatmir Çela, Gjon Miraj, Shefqet Hysa, Afrim Jakupi, Ardian Shurdhaqi,
Abdyl Matosha, Myslim Murrizi, Dritan Matraku, Ardjan Buçi, Pjerin Bujari etj,
në errësirë filluam të thërrasim slogane kundër qeverisë, në fillim me karakter
ekonomik e më vonë me karakter politik: poshtë Ramizi, poshtë Adil Çarçani,
Enver-Hitler, e duam Shqipërinë si gjithë Europa.
Filluan
të dalin të gjithë pa përjashtim, me një entuziazëm, që tregonte se kishin kohë
që e pritshin atë moment. Shkuam menjëherë tek godina e studentëve të
Fakultetit Ekonomik, të cilët u bashkuan menjëherë me ne dhe i dhanë një hov
dhe gjallëri më të madhe vërshimit të turmës nëpër rrugët e qytetit të
studentëve. Ishte e rëndësishme pjesmarrja sa më e madhe e studentëve. Për këtë kaluam tek të gjitha godinat e
djemve dhe vajzave të të gjitha degëve dhe u bëmë thirrje që të bashkoheshin me
të gjithë studentët. Pjesmarrja ishte pothuajse totale. Brenda një gjysëm ore
dolën të gjithë nga godinat dhe të gjithë thërrisnin slogane, në fillim me
karakter ekonomik e më vonë kundër qeverisë e kundër komunizmit.
Edhe
pse ishte shpallur pluralizmi, strukturat e shërbimit sekret vazhdonin të
vepronin më me gjallëri e intensitet. Kërkonin të evitonin çdo organizim që
ishte jasht kontrollit të tyre.
Sigurimi
i Shtetit, ato kohë, ishte shumë aktiv për tu futur në strukturat e ardhshme të
politikës dhe të ekonomisë, duke ndjekur shembullin e simotrës së madhe të
KGB-së, ku ish oficerët e saj i shndërroi në menaxher të ndërmarrjeve nën
kontrollin dhe influencën e shtetit ( sipas gazetës Herald Tribune të dhjetorit
2007). Në fillim policia nuk bëri rezistencë të madhe, përveç insistimit për të
bindur studentët për të mos prishur rendin dhe qetësinë në qytet. Më vonë
erdhën nga Tirana edhe forca të tjera të policisë dhe të repartit ushtarak, si
dhe një furgon i bardhë, që kishte xhamat e errët na ndiqte në çdo hap në të
gjitha lëvizjet tona.
14
vjet më vonë në një bisedë me një punonjës të SHISH të Tiranës, do të
konfirmonte dyshimin tonë, se sigurimi i shtetit komunist i kishte regjistruar
të gjitha protestat e studentëve të Institutit Bujqësor e të gjitha këto
filmime vazhdojnë të ekzistojnë në arkivat e Shërbimit Informativ.
Rreth
orës 22.00 protestat u spostuan nga dalja e Institutit, me qëllim ikjen në
Tiranë për tu bashkuar edhe me studentat e Qytetit Studenti të Tiranës. Aty
hasëm në rezistencën e policisë, e cila ishte gati të ushtronte edhe dhunën për
të na ndaluar. Me gjithë insistimin tonë për të vazhduar protestat nëpër rrugë
të Tiranës, policia e armatosur dhe me kërcënime fizike, me shkopinj gomet
arriti ta ndalonte për atë natë. Por ne u ndamë me qëllimin që të nesërmen do të
mblidheshim përsëri tek amfiteatri i Institutit.
Të
nesërmen protestat spontane të një nate më parë morën formën e një lëvizje të
organizuar, që do të merrte karakter politik, kundër ideologjisë staliniste,
kultit dhe simboleve të pavlera, falë maturisë politike që tregoi Osman Stafa,
ideatori dhe organizatori i lëvizjes studentore të shkurtit.
Lëvizjen
e 4 shkurtit e mbështeti menjëherë sindakata e minierës së Valiasit, të cilët
merrnin pjesë edhe në protestat e amfiteatrit. Ata i dhanë lëvizjes, karakter
kombëtar.
Më
vonë lëvizja u përshendet dhe u mbështet edhe nga Azem Hajdari dhe Arben Imami,
si dhe përfaqësues të sindakatave, në veçanti ajo e minatorëve të Valiasit që
ishin përherë të pranishëm.
Skënder
Gjinushi (si kryetar i bandave të 97 që i vunë zjarrin Shqipërisë u shpërblye
nga Rama si kryetar i akademisë ku mblidhen shërbëtorët e regjimit kriminal të
Hoxhës), atëherë ministër i arsimit, erdhi bashkë me Lisien Bashkurtin, për të
shuar protestën, por studentët i larguan, duke i gjuajtur me monella, si
shërbëtor të Adil Çarçanit dhe Ramiz Alisë. Lisien Bashkurti, një ditë më vonë
dorëzoi teseren e Partisë se Punës, në shenjë mohimi dhe përbuzje, të asaj që
kishte mbetur prej saj.
Mbas
disa ditë protestash, Ministria e Arsimit e mbylli Universitetin kështu,
studentët e Qytetit Studenti, mbas dështimit të bisedimeve me Rektoratin dhe
përfaqësuesit e qeverisë , vendosën që të futen në grevën e urisë, e cila
shkaktoi edhe revoltën e qytetarëve të Tiranës, të cilët me kurajo mbështeten
kauzën e studentëve dhe hodhën poshtë statujën e Enverit, duke goditur simbolet
e ideologjisë.
20
shkurti i vitit 1991 i dogji ( ose ashtu mendonim) të gjitha planet e ish
komunistëve dhe veglës të saj, Sigurimit të Shtetit, të cilët kërkonin të
mbanin përsëri pushtetin politik dhe atë ekonomik (dukuri që u vu re me dhënien
e 300 kredive të para, me interes gati zero, njerezve të regjimit ose që kishin
lidhje të padukshme me të). Pa atë ditë, 31 marsi i 1991 dhe 22 marsi i 1992,
nuk do të kishin patur atë rezultat të fitores të forcave demokratike dhe
ekonominë e tregut të lirë, do ta kishin në dorë vetëm njerëzit anonim që
qëndronin në hije, në pritje të urdhërave të eprorëve, duke alternuar pushtetin
e politikës me atë të ekonomisë, që vendos edhe fatin e të parës.
Por
më ardhjen e Ramës në pushtet në 2013, rikthimi i kriminelëve të regjimit dhe
bijve të tyre u bë në të gjitha strukturat, sidomos në drejtësinë e kapur nga
mafia e rilindjes që bashkpunon me narkotrafikantët.