Editorial
Xhemal Ahmeti: Gjergj Kastrioti do të varet dhe vritet publikisht më 17 janar të vitit 2022
E diele, 16.01.2022, 07:46 PM
Xhemal Ahmeti:
Skënderbeu
vdiq më 17 janar 1468. Gjergj Kastrioti do të varet dhe vritet publikisht nesër
më 17 janar të vitit 2022. Dorrasi: Edvin Kristaq Rama me urdhërin e Sulltanit
Erdogan. Kjo është simbolika që pjell dita e nesërme. Është i mundshëm ky
interpretim ngase Erdogan ka ideologjinë e rikthimit të lavdisë osmane atyre
viseve që i konsideron të veta. Madje këtë tek shqiptarët e bën në mënyrë
agresive: duke ua eksploatuar edhe dritën. Idolët konstitutiv identitar të
Erdoganit janë ata që i fshiu në fushëbetejë Skendërbeu. A nuk ishte e mundshme
një datë tjetër? Pse pikërisht në këtë ditë kur shqiptarët përkujtojnë
konstitutorin e tyre nacional? Vjen të hakmerret, së paku simbolikisht. Krahë
Edi Ramës. Mentaliteti që korrupton vlerat e identitetit të tij për një kosh
kashtë nuk ka pse të ketë mirëqenie, liri e dinjitet. E si i tillë vetëm
Erdoganin dhe të llojit mund t'i kesh aleancë jo ata që respektojnë veten.