Editorial
Skender Jashari: Krimet e nderit, të importuara nga vendet arabe dhe të nxitura, e arsyetuara nga predikimet fetare radikale
E premte, 07.01.2022, 10:41 PM
Krimet e nderit, të importuara nga vendet arabe dhe të nxitura, e arsyetuara nga predikimet fetare radikale
Nga
Skender Jashari
Krimet
zakonish kryhen nga personat që nuk janë në lidhje familjare me viktimën, tek
krimet e nderit, ku përfshihet edhe vrasja e nderit, janë pikërisht kryes të
krimit personat e afërt, e zakonisht ata që banojnë në të njejtën banesë.
Viktimë tek krimet e nderit mund të jenë si meshkujt edhe femrat anëtarë të
familjes, që në disa kultura kanë kode të nderit që dallojnë standardet për
meshkujt dhe për femrat, e që në të gjitha këto raste standardet për femra janë
shumë më ekstreme dhe strikte, e sidomos kërkohet dlirësia-virgjëria e tyre
sesa për meshkujt, kurse meshkujve i kërkohet të kryejnë veprime të dhunshme
nëse i kërkohet për nderin. Shoqëritë konservatore, patriarkale, fisnore,
fanatike dhe radikale, janë tejet mizogjenike karshi grave dhe pozitës së gruas
në shoqëri, e që kjo shpesh ndodhë të rezultoj edhe me krime nderi, përfshirë
edhe vrasje nderi. Mundësia që një femër të akuzohet, dyshohet a gjykohet për
çnderim është shumë me e madhe sesa për meshkujt, në të gjitha kulturat,
traditat, zakonet dhe religjionet nëpër periudha të ndryshme historike të
dominuara nga maskulizmi, madje diskriminimi ndaj gjinisë femrore është utopik,
sa që ende në kulturën, traditën dhe zakonet islamike edhe në mesin e
Shqipëtarëve të besimit islam, në lidhje me marrëdhënijet seksuale
paramartesore dhe marrëdhënijeve seksuale jashtëmartesore, janë tepër më të
ashpër ndaj femrave sesa ndaj meshkujve. Viktimizimi i anëtarëve meshkuj të
familjes bëhen në rastet e raportit a orientimit të tij seksual( është
homoseksual) apo kur mbështete viktimën e një krimi të nderit. Kjo e bënë shumë
më të vështirë edhe qasjen e institucioneve, për ta mbrojtur viktimën si dhe
për ta trajtuar edhe si rast. Mirëpo edhe krimet e nderit gjegjësisht vrasjet e
nderit, si krim më i rëndë, nuk vje përnjëherë dhe aty për aty, e që në të
shumtën e rasteve kalojnë nëpër disa faza dhe për një periudhë. Pra viktimat e
krimeve të nderit, kalojnë forma të ndryshme të krimeve të nderit, si: izolimi-kufizimi;
kërcënimi; tortura; sulmi, rrahja dhe dhuna në familje; për të përfunduar në
krimin më të rëndë të nderit në vrasje. Fatkeqësisht trajtohet vetëm vrasja e
nderit, derisa format tjera të krimeve të nderit, pothuajse kalohen heshtazi.
Në
Lindjen e Mesme, patriarkalizmi u kriju rreth viteve 3100 para Krishtit( dmth
edhe përpara pushtimeve të Aleksandrit të Madh), duke kufizu gratë në fuqinë
riprodhuese dhe i përjashtuan nga “procesi i përfaqësimit dhe krijimit të
historisë” e prej nga kjo ideologji patriarkaliste u fut edhe në ideologjitë
fetare antike, qoftë politeiste të asaj kohe, por edhe në fetë monoteiste që
ishte judaizmi, që “Zoti përjashtoi gratë nga besëlidhja me njerëzit”.
Supremacia mashkullore dhe pushteti në kontrollin seksual të femrave,
kontrollin e sjelljeve të femrave dhe kontrollin e fuqisë riprodhuese të
femrave, falë ideologjisë patriarkaliste, e cila më pas u përligj edhe me ligje
hyjnore dhe se segregacioni gjinor, diskriminimi gjinor, dhuna gjinore dhe
krimet e nderit, u bënë të pranueshme, të arsyetueshme për shoqëri, kultura,
tradita, zakone dhe praktika fetare. Filluar me Kodin e Hamurabit, në të cilin
thuhej që e kishin caktuar fuqitë hyjnore të Babilonisë ashtu edhe sanksionet
që parashiheshin në të, thuhet që ishin vënë nga hyjnitë, e që në të
rregulloheshin edhe çështjet martesore, përfshirë edhe aspektin e sjelljeve
seksuale të përshtatshme të nuses, pastaj çështja e sjelljeve seksuale, nderit dhe derdhjes së
gjakut-vrasja për nderë.
Origjina
e krimeve të nderit përfshirë edhe vrasjet e nderit dhe kontrolli i grave, janë
thellë të rrënjosura në histori, në kulturat dhe traditat e shumë regjioneve,
gjegjësisht në rrënjë është traditë fisnore, por që më pas është përfshirë edhe
në kultura, religjione dhe ligje madje edhe civile, e që praktika e vrasjeve të
nderit, përshkon kultura dhe religjione. Sipas studimeve të fundit, theksohet
që dhuna e bazuar në nder nuk është e lidhur vetëm me një religjion ose një
praktikë religjioze, por që është regjistruar si në: judaizëm, hinduizëm,
krishterizëm, islamizëm dhe sikhizëm, etj. Prandaj krimet e nderit në Lindje,
vijnë nga praktikat dhe besimet kulturore/fetare, e që asesi s’mund dhe s’duhet
të trajtohen vetëm siç shpesh shihet që
bëhet qëllimisht, që krimet e tilla etiketohen vetëm si fisnore, a edhe
kulturore, por shprehimisht eksludohen dhe ndahen nga çdo lidhje me praktikat
dhe besimet fetare. E kjo vërehet që qëllimisht bëhet edhe në Trojet tona, që
zakonisht çkapen nga roli dhe ndikimi i fesë islame në to, duke bërë njejtë si
liderët fetar islam që e dënoncojnë forcërisht çdo mundësi lidhjeje mes krimeve
të nderit dhe feve, e veçmas fesë islame. Në këtë frymë deklarojnë edhe
zyrtarët e shteteve islamike, p.sh: kryeministri i Pakistanit, që thotë se
krimet e nderit nuk kanë vend në islam.
Mirëpo
kohët e fundit duke qenë se krimet e nderit, janë bërë shqetësim, sipas
vlerësimit të OKB-së në vitin 2008, thuhet se për çdo vit në botë, vriten 5000
gra në emër të “nderit”, shumica e të cilave në Azinë jugore dhe Lindjen e
Mesme me Afrikë veriore, edhe pse numri real i vrasjeve në emër të ndërit nuk
dihet, derisa besohet që numri i rasteve të paraportuara është shumë i lartë,
kurse vetëm 5% raportohen, ndërsa edhe më i lartë numri i rasteve të padënuara.
Kurse në një ditë raportohen në total 47 raste vrasjesh të grave në botë-sipas
gjetjeve të gazetarëve të BBC-së, derisa mesatarisht ndodhin 137 vrasje të
grave nga partneri a familjarët e saj për çdo ditë. Grupet e avokimit të grave,
theksojnë që shifra çdo vjeçare e viktimave të krimeve të nderit, është afër
20.000, dhe se një numër i madh nuk raportohen dhe poashtu edhe fshehen.
“Vala
e krimeve të nderit, vinte nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut dhe
turpëronte botën”, ishte një shkrim i bërë në The Independent, më 7 shtator
2010. Më shumë se 90 % të rasteve të krimeve në bazë të nderit, janë raportuar
në vendet muslimane ose në mesin e komuniteteve muslimane që jetojnë në shtetet
joislame. Madje 91% të rasteve në nivel
global, janë musliman, që kanë kryer krimet e nderit, në Amerikën veriore janë
84% të rasteve, përqindja tjetër janë sikh dhe disa hindus. Sipas një studimi
të bërë nga psikologu Phyllis Chesler, të studiuara 67 vrasjet e nderit që kanë
ndodhur mes viteve 1989-2009, prej tyre 96% të vrasësve të nderit në Europë janë
musliman dhe 68% e viktimave janë torturuar para se të vdesin. Prandaj krimet e
nderit që shumica e rasteve të raportuara tashmë në Europë, kanë ndodhur mes
komunitetit musliman ose emigrantëve musliman, e që lidhen kryesisht me
kulturën arabe. Prandaj këto dekadat e fundit, shpesh kur flitet për vrasjet e
nderit, zakonisht asocohet me kontinentin e Azisë, më specifikisht me Azinë
jugore dhe me Lindjen e Mesme, edhe pse ndodhin raste në mbarë botën, por
veçmas në komunitetet e emigrantëve me origjinë nga këto regjione a vendet
arabe dhe me muslimanët. Ekspertët theksojnë që dukuria e vrasjeve të nderit,
në Indinë veriore nuk është aq e theksuar dhe e zakonshme sesa është në
Pakistan dhe në Afganistan.
Për
fat të keq, edhe në Trojet tona, pas viteve 1990, filloi importimi i qëllimshëm
dhe me porosi, i kulturës arabe, predikimeve radikale dhe ekstreme islamike, që
paraqiten gjoja për ruajtjen e moralit, nderit, familjes, femrës dhe për
dënimin e dukurive negative( zhveshjes, ndjekjes së modës perëndimore, etj). E
që sot, kemi rreth 100 gra të vrara, e edhe më shumë të tjera që janë viktimë e
krimeve të formave të ndryshme të kryera në bazë të nderit. Derisa shohim
shpjegime, arsyetime tendencioze, duke u përpjekur t’ia hedhin fajin
patriarkalizmit Shqipatar, duke amnestu importimet e kulturës arabe dhe
predikimeve radikale dhe ekstremiste islamike. Mirëpo çdo patriarkalist
shqiptar, e thekson që vrasja e gruas për çdo arsye tjetër, pos në rast të
kapjes në flagrancë në tradhëti bashkëshortore ku sipas Kanunit të Lekës, duhet
të vriten në vend të dy( gjegjësisht as në këtë rast s’do duhej arsyetuar
vrasjen), sjell turp për të.
Prandaj
vrasjet e grave dhe shumë forma të tjera të dhunës dhe krimeve të kryera në
bazë të nderit, edhe në Trojet tona, janë rezultat i “talebanizimit” të
shoqërisë tonë, nga importimet e kulturës arabe dhe predikimet radikale dhe
ekstremiste islamike.
Predikimet
radikale dhe ekstremiste, mizogjenike, femicide, diskriminuese, etj, janë tepër
të numërta edhe në Trojet tona. Janë të shumta metaforat, frazat, shembëllimet
e shembëlltyrat, tregimet ilustrative dhe hadithet, praktika të dijetarëve dhe
pushtetarëve islamik dhe referenca kuranore si: seksizmin dhe epërsinë seksuale
mashkullore ndaj asaj femërore; seksizmin me “hyri” edhe pas vdekjes;
marrëdhënijet seksuale paramartesore të femrave derisa virgjëria e meshkujve
nuk gjykohet fare, duke praktiku edhe praktika ekstreme si testin e virgjërisë
për femrat; privimi i kundërligjshëm i lirisë; mbyllja në shtëpi, pasi vajza ka
arritur moshën e pubertetit; ndasinë dhe diskriminimin gjinor; predominimin dhe
dominimin mashkullor; arsyetimin indirekt të abortimit selektiv gjinor(
abortimin e vajzave); vrasja e vajzave për çështje nderi; izolimin dhe
kufizimin e të drejtave edhe lirive më elementare të femrave; kufizimi në
vendim-marrje, në fjalë dhe sjellje; veshjen dhe çështjen e zbukurimit të
femrave, mbulimi me nikab-hixhab, veshja e veshjes kombtare arabe Abaja(
mbulimi i tërë trupit) dhe mos veshja e takeve; mos përdorimi i parfumeve;
mënyrën e sjelljes dhe të të folurit, mos përshëndetja për dore dhe të mos flas
me burra të huaj; të mos shikojë meshkuj; të mos qëndrojë në dhomë të burrave
në familje; arsyetimin dhe nxitjen e sanksioneve dhe ekzekutimeve ekstreme për
imoralitet në rastet kur bëjnë femrat dhe amnestimin dhe arsyetimin e
imoralitetit mashkullor; privimin nga e drejta për të zgjedhur partnerin apo martesa
të detyruara a shitja e tyre dhe privimi nga liritë seksuale; martesa me
dashuri anatemohet; nënshtrimin dhe bindja ndaj burrit, babës, djalit dhe
meshkujve të familjes; varësimi total i gruas ndaj burrit; kufizimi i lirisë së
lëvizjes-daljes jashtë shtëpisë pa shoqërues(mahram), a miratim të
meshkujve-burrit, e veçmas në rrugë lokale dhe periferike apo në kohë të
mbrëmjes; kufizimi i personave kujt i flet a shoqërohet jashtë familjes;
kufizimin e karrierës, punësimit dhe shkollimit, duke propagandu që ajo është
për kuzhinë, për lindje fëmijësh etj; punët e shtëpisë dhe kujdesi prindëror i
ngarkohen vetëm gruas; të drejtën e burrit për t’u martu me disa gra dhe jo
edhe gratë që të martohen me disa burra; diskriminimin e femrave në trashëgëmi;
diskriminimin e femrave në lidhje me shkurorëzimin; besnikëria bashkëshortore i
kërkohet grave, lidhjet e dashurisë dhe marrëdhënijet seksuale jashtëmartesore,
derisa nuk kërkohet besnikëria bashkëshortore e meshkujve; diskriminimin e
femrave në lidhje me fëmijët, kufizimi i qasjes tek fëmijët e saj; mënyrat dhe
mjetet për rrahjen e gruas, arsyetimi i sulmit, rrahjes dhe dhunës në familje(
ndaj gruas); përdhunimin e gruas në martesë; në lidhje me caktimin e mbiemrit
të gruas pasi martohet; në lidhje me vendosjen për vendbanimin të
bashkëshortëve dhe udhëheqjen e ekonomisë së përbashkët familjare i mohohet
gruas të bashkëvendosë; arsyetimin i përdhunimit dhe ngacmimeve seksuale nga
meshkujt; pedofilinë( lejimin dhe propagandimin e martesave me minorene) dhe
incestin( martesën me vajzat e axhës, tezes, hallës etj) dhe arsyetimi e
propagandimi i martesës me të afërm; ndalimin e qëndrimit në vende të vetmuara
me meshkuj me të cilët e ka të lejuar të martohet sipas Islamit; arsyetimin e
instikteve të ulta mashkullore, me arsyetimin se janë provoku nga veshja,
fjalët a sjelljet e femrave; kufizimi i qasjes në sende të caktuara, sidomos në
mjetet e telekomunikimit, në celularë, a posedimi i rrjeteve sociale, apo
kontrollimi i tyre nga meshkujt e familjes; kufizimi në mjete financiare dhe në
dokumentet e veta të identifikimit; mbajtja fshehtë e problemeve familjare dhe
mos publikimi i tyre tek fqinjët, rrethi a në publik; fyerjet, bërtitjet dhe
kërcënimet me rrahje, divorc, lëndim a vrasje; kanosje dhe shtrëngim ndaj
femrave të familjes, gjoja për edukim të gruas, si ruajtje të nderit dhe si
ndëshkim në rast të shkeljes së nderit; tortura dhe akte skllavërie, si dhe
trajtim mizor, çnjerëzor dhe poshtërues ndaj femrave qoftë në familje a në
publik; arysetimi i skllaveve të seksit dhe shndërrimi i femrave të popullatës
armike si skllave seksi; dënimi ekstrem edhe siç theksonin “më mirë të vdes”
sesa vajza muslimane të martohet me të krishter, kurse propagandojnë lejimin e
martesës me të kombeve të huaja që janë musliman; dënimi i kulturës europiane(
ku bënë pjesë edhe kultura jonë Shqiptare), në lidhje me propozimin për martesë
dhe aspektet të celebrimit të martesës, ku gjykojnë përzierjen e gjinive,
muzikën dhe aspektet formale të saj; ndalimin e shprehjes së dashurisë dhe puthjes
së bashkëshortes në publik a publikimi në video a foto; mbajtja sa më larg nga
publiku e gruas dhe familjarëve femra, duke ndalu publikimin e fotografive,
videove qoftë edhe në rrjetet sociale; gjykimi i ashpër për ikjen e vajzës pas
të dashurit të saj, kur familja nuk e miraton lidhjen e saj; mos miratim i
lidhjes a martesës së vajzës, kur ajo përzgjedh partinerin e saj; gjykimi i
ashpër ndaj jetës me stil perëndimor; stigmatizimin dhe gjykimin e femrave që
ndjekin kulturën Europiane( dhe kulturën tonë Shqiptare), si të përdala;
arsyetimi i poligamisë dhe bigamisë; gjykimi dhe nxitje e dhunës edhe kundër
LGBT-i; arsyetimi i dënimeve sheriatike barbare, si prerja e hundës, prerja e
veshit, prerja e gjuhës, nxjerrja e syrit, verbimi, prerja e flokëve, prerja e
dorës, nxjerrja në rrugë pambulesë me flokë të prera, por edhe praktika të
tjera që mund të jenë më të rralla të praktikuara, etj.
Prandaj
krimet e nderit, janë importuar nga vendet arabe, duke u nxitur, arsyetuar nga
predikimet fetare.
Më:07.01.2022
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX,
për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë
së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale
ushtarake.