Mendime
Enver Bytyçi: Edi Rama ka nis fushaten e mashtrimeve ndaj nderkombetareve
E shtune, 04.09.2021, 03:07 PM
Enver Bytyçi:
Ne
Bled te Sllovenise u be nje debat. Kryeministri i Shqiperise i beri nje coke te
mire Zoran Zaevit dhe kritikoi ashper presidentin e Bullgarise per qendrimin
bullgar ndaj integrimit te Maqedonise se Veriut.
Por
presidenti bullgar iu pergjigj po ashtu ashper Edi Rames. I kujtoi atij se
integrimi nuk eshte dhurate, por eshte realizim standardesh. Cka do te thote se
topi u kthye te kryeministri i Shqiperise, i cili nuk le rast pa anashkaluar detyrimet
e tij per integrimin, duke kritikuar Bashkimin Europian.
Nderkaq
Emmanuel Macron nxori ne shesh nje genjeshter tjeter te Edi Rames. Tha se
kryeministri yne ka marre para nga SHBA per strehimin e afganeve. Kjo deklarate
ishte dekonspirim i Edi Rames, sepse ai kritikoi shtetet e NATO-s pse nuk
paguajne per afganet.
Tani
qe shqiptaret u familjarizuan me genjeshtrat e Edi Rames, ky i fundit ka nis
fushaten e mashtrimeve ndaj nderkombetareve. Por ata nuk te falin kur eshte
fjala per integritetin e tyre!