E diele, 10.11.2024, 06:02 PM (GMT)

Kulturë

Fran Ukcama: Emrin, Kolë Progni ia thonë!

E marte, 17.08.2021, 06:44 PM


EMRIN, KOLE PREL PROGNI IA THONE!

-PROFESOR KOLË PROGNI, U LIDH SI PROMETHEU POR U NGJIT KRESHTAVE TE DIJES DHE SHKENCËS SI ANTEU!

KUMTIM NË AKADEMINË KUJTIMORE- 14 GUSHT 2021- SHKODËR-

-...O zot, kur vlersohen me tituj, llamarina, kartona, medokritete e lihen në harresë korifej si Kolë Progni, më vjen të qes kushtrimin me vikamë qiejve të maskaradës pushtetore:

-O internacionalistë demo-komunist, te te gjithë ngjyrave, bashki, kryeministri, presidencë, u plaçin sytë, ja ku është profeti, ja ku është mjeshtri, i ndrituri, profesori, akademiku, ja ku është. Emrin Kolë Prel Progni ia thonë!?-

-Profesori i gjimnazit ``Ose Kuka`` Shkoder, studiuesi shembullor Kole Progni

Nga Fran Ukcama

Dhimbje dhe krenari ndjej  në shpirt sot për mikun tim të madh, të shquar, Kolë Progni, i cili në dy kapërcyej epokash la trashëgimi një pasuri kolosale shkrimesh, studimesh dhe botimesh si kjo Enciklopedi për Trojën e shpirtit, “Nikaj- Merturin”..

Ka monumente, lapidar, harqe triumfi, muzeale, që ngrihen në mermer, gurë, hekur, por që i bjerr koha, i mbulon bloza, hini i harresës, por ka monumente që shkruhen me frymë, shpirt, fjalë, vepra monumentale që kurrë nuk zbehen, jetojnë në breza, shkëlqejnë në kalim motesh..

E tillë është dhe mbetet jeta e mikut tim, të shkollës, të jetës të udhës dijes, shkencës, artit, Kolë Progni.Sot ai pushon në Parajsë pranë fronit Perendisë, na buzëqesh si metor, ne i ngremë nderin, lavdinë maje kreshtash, atje ku e meriton.

Kola u mbërthye nga pushtetet si Prometheu, këputi zingjirët u ngrit si Anteu. Ëndërrat i bëri realitet duke u kacavjerrë me thonj shpirti në kreshtat e pëngesave burokratike, politike, me sakrifica arriti në maja të shkënces së mirëfilltë, si gjeograf, historian, biolog, etnograf, artin kulinar, gjithë njohuritë, u vetpërqëndrua duke u kthyer në Akademi. Një Ershell legjëndar!!

Aq skrupuloz, studiues serioz sa një rast të dytë nuk kam pa as degjuar, mikut tim i`a firmosnin librezën me nota maksimale te porta e Universitetit, dy raste i kam parë me sytë e mi, në Gjeografinë e Shqiperisë nga i madhi profesor Pandi Geço, dhe ne Gjegrafine Ekonomike Botërore nga professor Vasil Naço. Ky ishte Kolë Progni, që pushteti i kohës e përplasi skutave për të nënshtruar shpirtin krijues.

Ky botim i sotëm ka vlera monumentale njohëse , studimore por dhe rrezatues model si ndërtohet, si shkruhet, si artikulohet me një gjuhë shqipe brilante një botim shkëncor..

O zot, kur vlersohen me tituj, llamarina, kartona, medokritete e lihen në harresë korifej si Kolë Progni, më vjen të qes kushtrimin me vikamë qiejve të maskaradës pushtetore:

-O internacionalistë demo-komunist, te gjithë ngjyrave, bashki, kryeministri, presidencë, u plaçin sytë, ja ku është profeti, ja ku është mjeshtri, i ndrituri, profesori, akademiku, ja ku është, emrin Kolë Prel Progni ia thonë!?

Titujt, gradat, nderin ia dhanë me pash malsorët, nxënesit, kolegët, profesorët, shkenctarët.

Ai lavdinë e firmosi me mbi treqind botime, qindra referime me dy enciklopedi brilante, dhjetra fletore shkrime e shenime, mijëra fotografi.

Ai hyri vrullshëm e mbeti mriz në histori..

Nder dhe lavdi veprës së Kolë Prognit, shpirti i tij pushoftë në Prajsë në krevetin e artë diellor..

(Fotot ilustruese te komentit: - nga Zeqir Lushaj)

-Ekskluzivisht per ZemraShqiptare ne Londer, nga Shkodra, Gusht 2021-



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora