E premte, 01.11.2024, 12:17 AM (GMT)

Editorial

Ibrahim Kabili: Disa mendime për "Open Ballkanin"

E diele, 15.08.2021, 08:07 PM


Disa mendime për "Open Ballkanin"

Nga Ibrahim Kabili

Si mësues i historisë dhe si njohës modest i saj, nuk mund të bëj indiferentin për këtë nismë serbe me prapavijë ruse. Natyrisht çdo bashkëpunim do ishte i mirë por bazuar mbi principe dhe të ishte gjithëpërfshirës. Për sa kohë kjo nuk ndodhi, dhe historia serbo-shqiptare ka qenë tragjike për shqiptarët, unë jam mjaft skeptik, tepër pesimist, shumë dyshues dhe kritik ndaj tij. Qofsha i gabuar dhe dëshiroj që koha të vërtetoj të kundërtën! Por jo! Ai i shërben Serbisë dhe shumë më tepër asaj. Po të ishte një marrveshje e sinqertë i bie që serbët do të kthehet andej nga kanë ardhur... A mund të ndodhë kjo? Absolutisht jo! Po pse kaq zemërmirë dhe parimorë, ne shqiptarët? Dhe me kë, me shtetin serb? Gjithnjë inferior gjatë historisë drejtuesit e shtetit shqiptar, në lidhje me Serbinë. Përse kaq lirë e shesin vendin e tyre drejtuesit e shtetit? Si mund të anatemohet vëllai i gjakut Kosova, dhe të përkrahet Serbia? Përse nuk mësojmë nga historia në shekuj e marrdhënieve midis shtetit shqiptar dhe atij serb? Këtë "tollum" për pak, e hëngri dhe qeveria komuniste e Enver Hoxhës në vitet 1945 -48 dhe desh përfunduam si "Republikë e 7-të e Jugosllavisë". Konjuktura më e fuqishme e kohës në lindje, e prishi këtë plan ogurzi. Po përse? Për interesat e saj. Gjithësesi, ne shpëtuam! Shpëtuam  por ramë nga shiu në breshër, u lidhëm me BS dhe dihen përfundimet. Sot mbas 70 vjetësh nuk duhet të "biem" nën kthetrat e tyre.

Përse:

Historianët me emër, në shumicë, kanë rënë "squkë"! Po përse kaq idiferenë? Si duket interesat ekonomike të tyre i bëjnë memecë, sa keq! Jeni të vdekshëm o njerëz të mirë, folni hapur dhe në mënyrë objektive. A ju vret ndërgjegja?...

Akademia e Shkencave me Gjinushin në krye është inekzistente, ose "merret" me "teoremën Gjinushi", akoma? Këtë nuk e ka bërë edhe Akademia e Shkencave gjatë diktaturës, pavarësisht se ishte e politizuar dhe i shërbente sistemit në fuqi. Zgjohuni akademikë dhe na thoni anët pozitive dhe negative të "Minishengenit Ballkanik", alias Ballkani i Hapur... Ndriçoni  më shumë njerëzit, rininë studentore, masën e gjerë të shqiptarëve... Akademikë, historianë, intelektualë, bëni studime të mirfillta dhe paraqiteni ato, për reflektim Kuvendit, Qeverisë, Kryeministrit, lnstitucioneve përkatëse. Hesht presidenti, hesht parlamenti! Heshtin shumica e mediove! Po përse vallë! Koha është për reflektim! Ne si shoqëri nuk duhet të shpresojmë më nga Lindja, për vetë faktin se për afro 50 vjet, dështuam me Të. E vetmja alternativë sot është BE-ja dhe perëndimi e për këtë janë pajtuar të gjithë. Duke u nisur nga kjo mua më duket e parakohshme kjo nismë, sa kohë që Serbia nuk e njeh Kosovën. Perëndimi duhet ti vej fre' Serbisë.  Eshtë koha ti kthehemi Samitit të Berlinit dhe CEFTAS, hapjes, qarkullimit të katër lirive dhe ideve por me rregulla loje. Jo ombrellës Serbe! Kush do hetë "albitri" për mosmarrveshjet që do ndodhin më vonë tek "Open Ballkan"? Po kush tjetër, veçse konfrontimi! Historia nuk do na e fali këtë! Mbase unë jam i "vogël" në aspektin profesional ti trajtoj këto probleme delikate, ndaj kërkova më sipër mendimet dhe sygjerimet e kopetentëve të të gjjtha niveleve dhe fushave përkatëse... Mendoj se tani është koha për reflektim. Më pas mendoj se është vonë... Unë duke u nisur nga historia e marrdhënjeve me sllavët (kryesisht serbët dhe malazezët) dhe pozicionin e Kosovës në këtë nismë serbe me prapavijë të fuqishme, po jap disa mendime modeste, kështu mund:

1-Ti sygjerohet kryeministrit Rama, braktisja e kësaj nisme dhe rikthimi te pakti i Berlinit dhe CEFTA.

2-Ti vihet kusht Serbisë, njohja e Kosovës si shtet dhe më pas të ndërmerren iniciativa të tilla gjithpërfshirëse, me pjesmarrjen e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm tre prej tyre.

3-Të miratohet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë një Rezolutë ku të dënohet Gjenocidi Serb mbi shqiptarët e Kosovës.

4-Opozita shqiptare deri tani inekzistente, të mos bëj shurdh memecin, por të thotë fjalën e saj për të cilën e ka votuar populli...

5-Ti bëhet e qartë Serbisë dhe presidentit Vuçiç në lidhje me Kosovën, se për Shqipërinë dhe shtetin e saj:

??Eshtë e pa pranueshme ndarja e Kosovës dhe shkëmbimi i territoreve.

??Pavarësia e Kosovës dhe statusi i saj është i definuar.

??Serbia të pranoj gjenocidin, ti kërkoj falje Kosovës dhe bëjë dëmshpërblimet e luftës.

??Pa njohje të Kosovës prej Serbisë, të mos bëhet asnjë marrveshje nga shteti shqiptar me Serbinë.

Për "Ballkanin e Hapur", mendoj:

??Eshtë ide e vjetër serbe e ringjallur nga Vuçiçi.

??Serbia bëhet fuqia sunduese ekonomike e politike në Ballkan dhe do dominojë të gjitha ekonomitë e shteteve më pak të fuqishme për rrjedhojë edhe atë shqiptare.

??Do bëhet realitet ëndrra e Serbisë dhe  tutorit të saj, për të dalë në Adriatik, për të blerë prona e kapitale dhe për ta dominuar Atë, dhe për të treguar dhëmbët, në momentin më të përshtatshëm. Kjo është HISTORIA.

??Për ta evidentuar këtë mendoj tërheqjen nga kjo nismë e parakohshme, të Republikës  Shqipërisë, aq më tepër që Serbia, sipas deklarimeve,  nuk e ka njohur dhe nuk do ta njohë kurrë Kosovën...

??Pa Kosovën kjo nismë, që edhe ka anë pozitive, është krejtësisht e pa pranueshme.

??Në këto kushte për Kosovën është krejtësisht e papranueshme që ajo të bëhej pjesë e "Open Ballkan" dhe ta nënshkruante atë. Refuzimi nga Qeveria e Kosovës dhe Kryeministrit të saj Albin Kurti më duket një qëndrim dinjitoz dhe vepër atdhetare. Bravo, Albinit! Vlerësim pozitiv maksimal dhe për qëndrimin e presidentes Osmani për këtë problem! Sa qëndrim dinjitoz i saj!

Kosova ka një zgjidhje, Shengenin Evropian. Deri atëherë duhet të tregohet e matur dhe të forcojë institucionet e shtetit dhe ekonominë  duke u mbështetur fuqishëm nga SHBA-të dhe vendet kryesore të BE-së. Teoritë e tjera janë gjepura! Shpresoj se SHBA-të, Gjermania dhe disa shtete të fuqishme evropiane do e bëjnë "nul" këtë nismë të dyshimtë që është besoj, edhe në dëm të interesave të tyre.

Tiranë më 15.08.2021



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora