Kulturë
Nuhi Veselaj: Injorimi dhe dëshmimi i gjuhës shqipe (1866/68)
E premte, 30.07.2021, 07:22 PM
Injorimi dhe dëshmimi i gjuhës shqipe (1866/68)
Injorimi dhe
dëshmimi me pahir i gjuhës shqipe si
kriter i së vërtetës, shkas vepra e z. M. S. Milojevi? (1866-1873) dhe
epranët e pasuesit e tij
(vështrim historiko-gjuhësor)
P a r a t h ë n i e
(e punimit të rishikuar)
Nga Dr.
Nuhi Veselaj
Në vështrimin tonë kritik historiko-gjuhësor
me titullin bosht: Injorimi
i gjuhës shqipe si kriter i së vërtetës, botuar në portalin zemrashqiptare.net, në
nëntë vazhdime, 10.09.2017 –
20.11.2018, kushtuar veprës së z.
Mir?eta Vemi?: ”Etni?ka karta dela Stare Srbije prema putopisa M. Milojevi?a”, botim i
jashtëzakonshëm, SANU, Beograd 2005,konsultuam mbi 1400 emërtime vendbanimesh
të Kosovës të shoqëruara me numrat përkatës të shtëpive (banorëve) sipas etnive
të nxjerra nga tri veprat e z. Miloš
Milojevi? me titull të përbashkët: Putopis dela Prave –stare Srbije (Kosovë)
shënuar në vitet 1866-1868, ndërsa botuar në vitet 1871-1877 (vëll. I 1871,
vëll. II 1872 dhe vëll. III, ofruar 1873, por botuar 1977), ndërsa tashti
me rastin e rishikimit, ia modifikuam titullin me shtojcën:... “dhe dëshmimi me pahir”. .. “dhe e
pranët e pasuesit e tij”
Në të vërtetë, gjatë shtjellimit të kësaj
teme, pos tjerash patëm konstatuar dukurinë që përësritej që në të dy
veprat e autorëve të përmendur, njëra shkruar në fillim të gjysmës së
dytë të shekullin XIX dhe e dyta, në fillim të shekullit XXI, që kishte
të bënte me manipulimin e numriave tëi shtëpive në favor të etnisë serbe, në
dëm të asaj shqiptare, e cila me një interpretim të drejtë jofals
përmbyste rezultatin në të mirë të së vërtetës. Me këtë fallsicitet apo
gënjeshtër-mashtrim të autorëve tehuduke enxjerr etnitetin serb shumicë ndaj
atij shqiptar pakicë, hanxhari programatik serbomadh prekte rëndë mbi kurriz të
fatit të shqiptarëve, të cilët, që në atë kohë siç do të shohim injoroheshin jo
vetëm si shumicë ekzistuese në Kosovë, por edhe si kombësi shqipfolëse
gjuhësisht që më parë e identifikuar qartë.
Po si ndodhi që nga ky injorim
apo nga kjo gënjeshtër mashtruese me dalë e vërteta si dëshmim me pahir, e cila
si sot edhe atëherë mbi bazë të kriterit të së vërtetës nuk mund të mohohet as
të dyshohet dot?
Së këndejmi, kjo dhuratë me
vlerë jetike e fshehur me sherr, pothuaj 150 vite, erdhi ose u zbulua si një
ogur i bardhë në saje të dëshmisë së të pashuarës gjuhës
shqipe si kriter i së vërtetës, argument ky që do të jetë objekt trajtimi
në këtë vepër, andaj po fillojmë tash fill me sqarue këtë të vërtetë të
pamohueshme të shënuar nga doravetë e z. MiIojevi? dhe e përsëritur nga z.
Vemi?, të cilët duke u përpjekur t’i bëjë gropën tjetrit (të fshehin të
vërtetën shqiptare) e hedhën me turp veten apo shkencën serbe në
gropën e gënjeshtrës.
Çështë e vërteta, z. Milojevi?
si etni kryesore, përveç atyre pakicë që i shënonte me inicialet: O (osmane), ?
(çerkeze) dhe C (cigane), por si më të dalluar që për ne ngjalli interes ishin:
etnia serbe (S) dhe
ajo shqiptare që
në realitet ishte shumicë, të cilën, këtë të fundit, nuk e shënon me këtë
emër por në trajtën shkip shkipët, të cilët në bazë
gjuhe të njëtë i ndan në tri etnitete: L
(latine), A (arnaute) dhe P
(poture), por këtë të fundit, e cila në tekst mbizotëron numerikisht.
ndonëse e pranon si shkipfolës,
i llogarit si etni serbe (serbë
të islamizuar). Kështu vepron edhe Vemiqi, i cili nga ato tri vepra të z.
Milojevic, duke përmbledhur emërtimet e vendbanimeve me numrin e shtëpive, të
shoqëruar edhe me një hartë demografike pa të drejtë i paraqet shumicë enorme
si etni serbe (!).
Ne, posa vumë
re këto të dhëna nga vepra e hartografit Mir?eta Vemi?, e cila rastësisht na u shfaq në
ekran televizori, nga faqe interneti, nga fundi i vitit 2017, ndërsa e
përgatitnim për botim veprën VI “Çështje
të shqipes standarde rreth vendbanimeve” e fotografuam dhe
veç tjerash:
së pari,
konsultuam fillimisht drejtshkrim-ndryshimin e emërtimeve të vendbanimeve të
atëhershme, të para 150 vitesh, në krahasim me këto të sotmet zyrtare shqip e
serbisht, që z. Vemi? i kishte shënuar paralelisht, kuptohet vetëm në gjuhën
serbe dhe
së dyti, krahasuam gjithashtu edhe numrin e përbërjes
etnike sipas emërtimit të vendbanimeve, ku më tepër ngrinte peshë dhe binte në sy
statistika e sistemuar mjaft pedenterisht nga z. Vemi? sipas zonave, qyteteve,
nahive, përkatësisht bajraqeve.
Gjithsesi nga ai sistemim binte
në sy etniteti i paturëve
shkipfolës që llogariteshin serbë
të islamizuar dhe kështu rritej enorm numri e paqenë i etnisë serbe,
në krahasaim me atë shqiptare, e cila minimizohej me qëllim vetëm me arnautë e latinë (pjesërisht), pasi paturët shkipfolës në total, siç u
tha, rritnin numrin në rubrikën S (serbe).
Këtë falsicitet të rritjes së
numrit enorm të etnisë serbe nuk e patëm vështirë me e konstatue. Konkretisht
morëm shembull fshatin tim të lindjes dhe fshatrat për-rreth qi njihnim, sepse
para 150 vitesh si tash dihej se nuk kishte pasur shpërngulje dhe se poturët, d.m.th muslimanët
e tillë nuk kishin qenë serbë po shqiptarë
që ishin islamizuar dhe kjo vërtetohej lehtë e sigurt, dukae u bazuar
në shqipen e folur si realitet, fakt ky që vlente pothuaj për të gjitha
vendbanimet pature të
të gjitha trevave të Serbisë së Vjetër (Kosovës) e më gjerë, banorë këta anas
që nga lashtësia, të cilët si tash si atëherë kishin qenë të njëjtë me histori,
gjuhë e zakone shqiptare. Ndërkaq sa i përket besimit para përqafimit të fesë
islame mund të kenë qenë ortodoksë apo mbase paganë apo
katolikë, por ata edhe pas rastit të konvertimit ruajtën vetqenien etnike,
ruajtën zakonet e gjuhën shqipe - ruajtën
kombësinë shqiptare. Kjo binte ndesh me konstatimin e z. Milojevi? që
gjoja këta qindpërqind kishin qenë ortodoksë të ritit serb, gjë që nuk
përjashtohet, por që turqit kinse i kishin detyruar (!) jo vetëm ta ndërronin
fenë, po ta ndërronin edhe gjuhën nga serbishte (sllavishte e vjetër sakrale)
në shkipe!, arsyetim ky
pa kurrfarë logjike, ngase shqipja nuk ishte gjuhë fetare as ortodokse as
muslimane,, po ishte gjuhë masive e trashëguar popullore.
Si po shihet z. Milojevic e
ngatërronte fenë me kombësinë, madje ngatërronte edhe gjuhën sakrale serbe me
gjuhën e re letrare kombëtare serbe. Pra, serbë sllavë me kuptim njënacional
quheshin sipas tij edhe poturët shqipfolës, vetëm pse supozohej se para
konvertimit i takonin ritit të besimit kristian ortodoks, dukuri kjo që tregon
se nacionalizmi serb në atë valë të rilindjes së tyre (preporod) e
kishin përvetësuar fenë ortodokse me emërtimin pravosllavlje (srpska vera ose ve?na slavna pravoslavna). Lidhur me këtë, siç e dimë nga realiteti te
ne në Kosovë një shumicë e ortodoksëve vendas, të ashtuquajtur shkie vendës (skizmaikë) të
fshatrave e qyteteve tona, si para e sidomos deri në moshën time 7-8 vjeçare,
pra, edhe gjatë kohës së Kralevinën Jugosllave të viteve të ’30-a,
por edhe në Jugosllavinë komuniste pas vitit 1944-1999 për shkak feje ortodokse
quheshin serbë, po shqipen e kishin gjuhë amtare.
Sido që të ketë qenë, këta
ortodoksë quheshin shkie apo serbë të vendit gjatë dhe pas misionit të z.
Milojeviç, shek XIX, kur këndej gjuha shtetërore ishte turqishja. Emri shkije të vendit nuk ka
qenë përbuzës nga shqiptarët, edhe pse feja islame e drejtuar nga hoxhallarë
fanatikë është munduar me përhapë urrejtje ndërfetare në raportin turq-shkie të
së njëjtës kombësi folëse. Së këndejmi, shqiptarët e të dy–tri feve te ne (turq
e shkie, arnaut e latinë) trashëgimisht flisnin shqip, sepse shqipen që nga
lashtësia e kishin gjuhë amtare veç atyre sakrale të veçanta(greke,
sllavo-serbe, turko-arabe e shqipo-latine). Këtë duhet ta dijnë jo vetëm serbët
e studiuesit e tyre, po edhe disa studiues e politikanë nga Shqipëria e Kosova
e më gjerë, por edhe disa fanatikofetarë katolikë e islamofundimentalistë tanë.
Së këtejmi konstatuam se z.
Milojevic në vitet 1866-1868 në Kosovë të gjithë ortodoksët edhe ata
shqipfolës i shënon serbë që nuk e kundërshtojmë, por meqë atij ai numër
statistikisht i dilte i vogël, ky duke vepruar makiavelisht e rriti numrin me poturët (me shqiptarë të
islamizuar) dhe kështu bëri zgjidhje me rrena, dhe kjo si të thuash ishte
normale në pazarin filoserb të asaj kohe, sidomos gjatë qindvjetshave XIX e XX,
gjë që po dëshmohet aksiomativisht deri edhe në shek.XXI me veprën z. Vemic: “Etni?ka kara dela stare Serbije
prema putopisa M. Milojevi?a, botim i jashtëzakonshëm nga SANU,
Beograd 2005, që ishte
shoqëruar me koment të akademik Vladimir Stojancevi?, ku gjithsesi u përdor
gënjeshtra si argument shkencor(!),
apo jo?!
Si duket, z. Vemi? këtë vepër e
botoi me vetëdije të plotë si të tillë me rrena, duke menduar se ashtu vihej në
shërbim të propagandës së politikës ditore të qeverisë e kishës rreth
çështje së Kosovës. Për mendimin tim, kjo ishte fatkeqësi për autorin si
edhe për autoritetin SANU-s, të shtetit dhe të kishës serbe, sepse tue i bë
gropën tjetrit rane vetë në të, ngase mbështetja në gënjeshtra edhe në
shekullin e ri XXI, në arënën ndërkombëtare aspak nuk u ndihmoi, po ua qiti
faqen e zezë, pra, jo vetëm autorit, por edhe atij treshi zyrtar serb
(SANU. shtet e kishë), ngase jep me kuptue se shkenca serbe ende u përpiqka me
mbajtë primatin me falsicitete, apo jo?!.
Pamëdyshje, z. Vemic e dinte se
fund e krye numri i shumësisë serbe nga z. Milojeviç ishte i pasaktë, por
megjithatë, përdori këto të dhëna, ashtu siç bënë edhe shumë burime të
tjera, të cilat mbase nuk e dinin paqëndrueshmëtinë e raportit të tillë, ashtu
siç e ndeshim këtë fals-konstatim të shënuar edhe në burime të tjera, si
te portali Krstarica, Wikipedia
etj., zakonisht si në jkëto dy pika:
1. Pre Srpsko-turskih ratova 1877-1878
god. na Kosovo i Metohiji Srbi bili etni?ka
ve?ina a Arbanasi manjina.
“Para luftës serbo-turke
1877-1878 në Kosovë e Metohi shumica etnike ishte serbe((!)
ndërsa ajo shqiptare pakicë”(!),
madje edhe më absurde del
pika tjetër:
2. U
gradskim naseljima Prizren, Priština, Pe?, ?akovica i Kuršumlija Srbi su ?inili
devedeset procenata stanovništva.
“Gjendja në qytete në Kosovë Prizren,
Prishtinë, Gjakov?, Kurshumli tregon se në atë kohë
90% e banorëve ishin serbë”(!!!).
Ndërkaq, në fakt e vërteta,
sipas verifikimit që bëmë ne, duke shfrytëzuar të dhënat nga z. Milojevic,
përkatësisht z. Vemi?, në total, si pasqyrë-përgjigje ndaj dy pikave të
mësiprme, sipas përqindjes rezultati del kështu:
1. Në Kosovë
numri i shtëpive sipas veprave të Milojeviçit në vitet 1866-1868, d.m.th para
luftës serbo-turke, në përqindje ishte: S 22% (ortodoksë), ndërsa JOS 78%” (shqiptarë
kryesisht),
ndërsa pika tjetër:
2. Numri total i etnive në qytetet Prizren,
Prishtinë, Gjakovë, Kurshumli, Vushtri,
rezultonte: S 14% (ortodoksë), ndërsa
JOS shqiptarë 86%.
Pra, ja si u zbulua me interepretim të
saktë e vërteta, që
dëshmohet me analizë-sajimin e 12 tabelave me rezultate të konfirmuara dhe
kështu ky gënjeshtër-mashtrim i
madh (velika
lazhzabluda) i lansuar aksiomativisht tash 150 vjet, e cila edhe ka
mashtruar kuptohet edhe popullin serb e shqiptarë naivë e të painformuar, por
edhe mbarë botën antiosmane dhe atë neutrale, doli sheshit.
Ne, me këtë provë të sforcuar
me 12 tabela demaskuam katërcipërisht për të parën herë me fakte të
parrëzueshme këtë gënjeshtër-mashtrim të lansuar si provë e pranuar
aksiomativisht si e saktë, por ne nuk u kënaqëm me kaq, ngase e dinim që
kjo ishte vetëm një hallkë e zinxhirit verigë të gënjeshtër-mashtrimeve
dhe të shpërfilljeve të tjera që serbët e lëvizjes nacional-shoviniste i
fabrikonin kundër popullit shqiptar, së pari ndaj atij të fesë ortodokse të
cilin e shfrytëzuan me lehtësi si karrem kundër sivëllezërve të një gjuhe
e gjaku, duke e asimiluar formalisht me yshtjen e fesë, sepse ai komunitet
përherë ishte i gatshëm me bashkëpunue me serbë pansllavistë, madje edhe u ka
prirë zhvillimeve njënacionale serbe, si këlmendasi Karagjorgje, Hodo Bimbashi
e shumë ortodoksë të tjerë të mohuar si shqiptarë. Prandaj punimin tonë e
zgjeruam me krerë të tjerë.dhe me fakte të reja plotësuese, sepse gënjeshtra si
dukuri në filozofinë shoqërore të Lëvizjes të
preporodit serb të shek. XIX është e njohur, por që fatkeqësisht
rutinisht del e pranishme në programet e çdo qeverie serbjane deri më sot, ku
si shumë të tjerë po i viktimizon njerëzit e vet, ashtu siç u
përbaltën edhe zotërinjtë Milojevi? e Vemi?, por edhe disa epranë e pasues të
tjerë, gjithsesi edhe anëtarë të SANU-s, siç është rasti me botimin e
jashtëzakonshëm të veprës së Vemiqit mbi bazë gënjeshtrash, prandaj vërtet ka
ardhur koha që të gjitha sklluqet e propagandës e të veprimeve të tilla
atishqiptare që u dolën serbëve për fushë, duhet të vlerësohen si të tilla në
veçanti edhe nga vetë intelektualët serbë, siç bënë disa apelistët për
disa teprime të tjera të MIlojeviqit që do të cekën më poshtë.
Për
mendimin tonë tash pas këputjes së kësaj hallke të zinxhirit të verigës së
gënjeshtër-mashtrimit se gjoja serbët njënacional paskan qenë shumicë në Kosovë
e gjithkëndej doli sheshit e vërteta se shqiptarët si anas përherë kanë qenë
shumicë, prandaj nuk e shoh naivitet me përsëritë kërkesën drejtuar
serbëve të mençur, të esëllohen edhe më tej, të ndërpresin injorimin ndaj gjuhës shqipe si
kriter i së vërtetës, t’i kthehen së mbares, ta pranojnë
realitetin, të kërkojnë falje për të këqijat bërë deri tash shqiptarëve
në emër të kastës elite serbe, që i shpalli shqiptarët armiq pa qenë,
vetëm pse kastat donin shtim territori në tokat e tyre, por që në të vërtetë
kjo shpallje ishte kundër së vërtetës, ishte armike edhe ndaj popullit
paqedashës serb, apo jo?!
Për z. Milojevic, biografinë,
implikimin dhe konstributin e tij me pahir në shqipe e për shqipen disa
hollësi i kemi shprehur në kreun VII, ndërkaq këtu e shohim të arsyeshme të
themi pak fjalë vetëm rreth formimit të tij si intelektual e krijues në kuadër
të kauzës së Lëvizjes nacional-romantike serbe dhe degradimit që pësoi
autoriteti i tij nga ngulshimi i sinqertë i tepërt që kishte për të
qëndruar me fanatizëm brenda atij shërbimi për të dhënë sa më shumë për
serbizëm dhe vetëm për serbizëm.
Milosh S. Milojeviç (1840-1897), si i ri, nxënës e
student i etshëm për dije pas kryerjes së liceut të Beogradit, si student në
Rusi (Kijevë e Moskë), tregon zell të madh për mësim e dituri multidisiplinare.
U dallua në drejtësi, histori, filozofi, gjuhë etj., por mbi të gjitha ishte
brumosur me substrate pansllaviste e në veçanti si serbofil fanatik. Kështu që
ai me përqafimin e kauzës së pansllavizmit serbofil me fantazinë e
tij të bujshme, pothuaj, tejkaloi kornizën e platformës së ashtuaquajtur Na?ertanie të I.
Garashaninit 1844, sepse u zhyt
e përshyt në kuadër të asaj lëvizjeje
nacional-romantike serbomadhe (preporod) të shekullit XIX deri sa e pëmbyti
talentin e tij krijues me fantazi të bujshme të jashtëzakonshme.Themi kështu
sepse aq shumë iu dha asaj kauze, sa që kur u kthye nga Rusia më 1865, në moshën 25 vjeçare nuk u kënaq me
pak, nuk u kënaq si nëpunës shteti, shkrues e deri sekretar gjykate në Valevë e
Beograd, ku qëndroi nga tre muaj, ngase ai kishte ambicie më të mëdha. Dhe si
duket më 1866 e gjeti veten më mirë në Bogosllavi, shkollën fetare të
Beogradit, ku atij iu hapën rrugë të kryente punë dukshëm më të dobishme
për vendin, qofte edhe me rreziqe, vetëm e vetëm me kontribue sa më shumë për
atdhe dhe fe (srbstvo i
pravosllavlje). Kështu në këtë kohë, si duket me sugjerim të epranëve
fetarë e në pajtim me organet e shtetit, vullnetarisht merr zotim të kryente
një mision fisnik atdhetarie si udhëpërshkrues të kalonte ilegalisht në viset e
ashtuquajtura “Stara Serbi” (Kosovë) që ishin nën okupim të
Turqisë, prej nga duhet të konstatonte, përkatësisht gjithsesi të
kontribuonte në ngritjen e vetëdijen pravosllave serbe tek ortodoksët
(kryesisht shqiptarë) disa edhe të ritit bullgaro-grek, madje edhe tek
muslimanët poturë të luhatshë dhe nga ky udhëpëshkrim të sillte sa më shumë
elemente të ekzistimit e gjallimit iluzionist të etnisë serbe që mendohej se
ishte në shtrirje të gjerë dhe numër të madh.
Mirëpo, as ai, as biografët e tij nuk e
shënojnë qartë, kur u nis në atë mision udhëpërshkrimi. Po sipas gjasave
këtë mision e filloi dhe përfundoi brenda viteve 1866 -1868. Dihet se kur niset
nga Beogradi për në Kosovë merr me vete një nga mërgimtarët e mbetur shqiptar
atje, mixhën Zymber dhe i maskuar si
mjeshtër moler, murator restaurues kishash, kalojnë kufirin serbo-turk
këndej Krushevcit, nga Zona e Kopaonikut, ku sipas studiuesit J. Bajoviq, nuk
kishte fshatra serbe (ortodoksë), po vetëm shqiptarë të islamizuar e çerkezë,
sepse, ajo zonë ishte e shpallur zonë
ushtarake turke. Së andejmi, gjatë rrugëtimit deri në Kurshumli dhe
Kurshumli-Prishtinë Milojeviqi mban shënime. Shënon vendbanimet me radhë
nga kalon, por, çuditërisht pa datime. Në Prishtinë e Graçanicë do të
ndërlidhej me aktivistë fetarë e të tjerë ortodoksë që vepronin legalisht pranë
kishave e manastireve të sapo riemërtuara pravosllave, ku ishin hapur deri edhe
shkolla serbe. Së këndejmë kalon në Pejë: Patrikanë e Kishë –Deçan,
pastaj nga Prizreni e vise të tjera kalon përtej Sharrit, Lumë e Tetovë,
arrin deri andej nga Berati (Beogradi)
dhe së andejmi qëndron edhe në Elbasan. Gjithkund pritet mirë si mik dhe mban
shënime, po për çudi, pa datime. Kthehet së andejmi nga Mirëdita dhe përsëri
përshëndet bazat e mëparshme e të reja dhe me një mal mbresash e të dhëna
udhëpërshkrimi, pa një ferrë në këmbë, kthehet në Beograd, ku përveç
mbarështrimit të shënimeve me të dhënat përkatëse e pret dhuratë e obligim
emërimi profesor në
atë shkollë bogosllavie. Sa ka zgjatur dhe si ka ndodhur mbarështrimi apo
libërtimi e të dhënave nga udhëpërshkrimi nën titullin Putopis dela Prave stare Srbije
(Udhëpëshkrimi nga një pjesë e Serbisë së Vërtetë të Vjetër
(Kosova) nuk dihet, por në vitin 1869 fillon publikimet, prin me një
artikull dhe pastaj po atë vit fillon me botue, si të thuash paralelisht,
këto tri vepra voluminoze:
1) Narodne
pesme i obe?aji naroda srpskog ..., në tre vëllime, 1869, 1870,
1875:
2) Putopis
dela Prave stare Srbije, në tri libra, 1811, 1812, ndërsa libri
i tretë ofruar për shtyp më 1813, por e botuar më 1877 dhe
3) Odlomci
istorije srba i srpskih jugoslovenskih zemalja, në dy vëllime 1872,
1873.
Botoi dhe vepra të tjera, por këto ishin më të
rëndësishmet, por edhe më problematiket, më të diskutueshmet.
Pjesë të këtyre tri veprave kemi lexuar
e konsultuar nga faqe interneti, nga të cilat kam nxjerrë
ndonjë fakt-vërejë me interes për shqiptarët e shqipen, që i kam trajtuar në
nënkreun I të kreut VI te këtij punimi.
/Thuhet se me 1871, me një kumarën e
tij, z. Kosta Šumenkovi?. edhe një herë kryen mision të tillë ilegal për 5 muaj
në Stara Serbi e Maqedoni, me ç’rast regruton për luftë kundër Turqisë, afro
150 të rinj kryesisht nga viset e Ohrit e të Dibrës./
Për përgatitjen e botimin e këtyre librave
fillimisht pati ndihmën e Shoqatës
së dijetarëve serbë, por jo për vëllimin III të Putopisit... Ndërkohë
u angazhua drejtpërdrejtë në luftën e ashtuquajtur serbo-turke 1876-1878 si
epror, komandant i vullnetarëve serbë e rusë, ku në formacion
kishte edhe nxënës-kadetët vartës nga Gjimnazi i Bogosllavisë.
Pa marrë parasysh të vërtetën
se ajo luftë frontale e
Milojeviqit nuk kishte kundështarë aq ushtrinë turke e cila tërhiqej, por ishte
aksion spastrimi kundër popullatës së pambrojtur shqiptare muslimane e
katolike, andaj nuk po themi me ironi, por po pyesim çfarë trimnie ishte ajo,
siç i thurin lavdi kronikanët se u dallua si
“junak” trimosh kreshnik –
që me ustashët e
tij vetëm për dy hera, spastroi mbi
400 fshatra, sigurisht
me populllësi të pastra shqiptare
ose të përziera, ku nuk kishte fare mundësi rezistence. Madje si mund të quhet çlirim, b.f., pushtimi i
qytetit të Kurshumlisë, ku sipas shënimeve të tij të para 10 vitesh, në
atë qytet nuk kishte pasur asnjë banor serb (!), ashtu si edhe në disa
qytete të tjera ku së paku gjysma e banorëve kishin qenë poshkipovani poturi(!). të
cilët u dëbuan me dhunë. Sidoqoftë, pikërisht për këto “heroizma”,
nga të gjitha bashkësitë e qyteteve
të çliruara të Serbisë (së re) Jugore, Krushevci, Nishi,
Kurshumlia etj.) dhuruar Serbisë nga Kongresi i Bërlinit, ku kishte qenë
pjesëmarrës edhe z. Milojeviç, ky u shpall qytetar
nderi. Mori medalje e lavdata edhe nga shteti, mirëpo si duket
vetëm kjo eufori
lavdie si trim-luftëtar, sa qe gjallë, i
mbeti sadisfakson në
biografinë e tij, sepse
ndërkohë pësoi degradim, poshtrim, sa i përket krijimtarisë kulturo-letrare e
historike, ngase veprat e tij u gjenden në tapeta kritike nga shokët militantë
të së njëjtës ideologji, Kështu humbi përkrahjen edhe nga Shoqata e dijetarëve serbë e
institucione të tjera shtetërore, por edhe nga qeveritarët e lartë.
Pse ndodhi kështu, po japim
mendimin tonë. Milojeviçi pësoi jo aq për disa qëndrime fikste të tij kundër
bullgarëve, prej të cilëve quhej “Miloshi
i marrë”, jo assesi as për qëndrimin injorues ndaj gjuhës
shqipe si kriter i së vërtetës, të cilën donte ta shkrinte në serbishte, por për disa
qëndrim-teprime të guximshme edhe në fushë të politikës së ditës. Sepse
temperamenti i tij: Što na
umu - to na drumu (Ç’kish në gushë bam për fushë),
nuk mund të duronte, disa përulje nga joluftëtarët, por kundërshtarët e tij
gjetën shkak ta sulmonin pos tjerash edhe për qendrime të guximshme vetjake, të
paqëndrueshme kulturo-shkencore, siç ishte oponenca ndaj shkollës historike
kryesisht gjermane (perëndimore), ku veç tjerash, serbët si sllavë
(skllavë), përkatësisht serbët si servë (sherbëtorë) konsideroheshin
ardhës në Ballkan nga shek VI, ndërsa shqiptarët e gjuha e tyre (Hahn, Bob
etj.) preknin, jo vetëm tek ilirët, por edhe tek pellazgët parahistorikë. Kjo
me gjasë e ngacmonte deri në mosdurim fantazinë e tij të bujshme si serbofil,
të ngjizur me euforizëm ndaj serbishtes e serbizmit, andaj këtë mosdurim e
kishte shprehur guximtarisht në librat e tij të parë. Kështru ai ngarkoi
veten si mbrojtës i autotoktonisë serbe para asaj shkipe, të cilën nuk e
mohonte, madje edhe maqedonishten e vjetër e quante shkipe, por gjithsesi para
etniteteve të tjera të lashta parahitorike e antike e konsoderobte serbishten e
serbët. Nga konsultimi i literaturës së mundshme gjeti ndonjë element
toponimastik ku mund të kapej rreth kësaj autoktonie mbështetur iluzionisht në
disa rrokje fjalësh e tingujsh, mirëpo në këtë kapje ishte i vetëm pa shokë e
përkrahje institucionale shtetërore, ngase si shteti, si shokët i mbanin krahun
shkollës së miqve, shteteve mike perëmdimore, të cilat i ndihmuan Serbisë që të
korrte një fitore të tillë të paimagjinueshme, madje shpresohej edhe në
vazhdimin e asaj ndihme, siç ndodhi me të vërtetë në dëm të shqiptarëve e
kundër gjuhës së tyre, pas vitit 1912, kur Milojeviqi nuk ishte më në jetë.
Po cilat ishin, në të vërtetë,
ato mendime të tepruara apo pjella fantastike të z. Milojeviç të prezentuara në
veprat e sapocekura të ti,j do t’i përmendim më poshtë, pasi të njihemi me një
apel sipeticion të paraqitur nga 142 studiues e intelektualë serbë
të publikuar nga fundi i vitit 2019, pra një vit paspërfundimit të publikimit
të punimit tonë te zemrashqiptare,
ku në të vërtetë edhe ne demaskonim po ato teprime e ne veçanti theksonim
gënjeshtër-mashtrimin rreth shumësisë serbe në Kosovë.
Apeli i
142 studiuesve dhe intelejktualëve nga Serbia ku Milojeviqi demaskohej
për teprime të tjera, në
masmedia e portale ektronike të Serbisë e më gjerë u publikua më 25.11.2019, me këtë titull: Apel protiv novog talasa
pseudoistorije i mitomanije stvaralaštva Milojevi?a /Apel kundër valës së re mitomanike
e pseudohistorike të krijimtarisë së M.S. Milojeviçit/.
Në atë tekst apeli, ndër të tjera theksohen
disa nga teprimet nga veprat e Milojeviçit. të cilave momentalisht po u jepte
jehonë shumë të madhe Shoqata
e historianëve me të njëjtin emër “Milos
S. Milojeviç” nga vendlindja e tij Crna Bara (Ma?va), e cila e
përkrahur nga shteti, ministria përkatëse, gjithsesi edhe nga SANU, u
ringjallen ide nga veprimtaria krijuese të moshës relativisht të re të tij, të
publikuara para luftës serbo-turke .1877-1878 të cilat me pompozitet nga ajo
Shoqatë u popullarizuan vetëm pas shpëtimit
të Serbisë nga Federata jugosllave, pra, tash në fillim të shekulliu XXI.
Edhe pse SANU nuk implikohet si argate e
apelistëve, ajo qëndron e heshtur, po nuk ishte edhe aq neutrale, sepse më parë
dha shenja rehabilitimi të personalitetit: Milosh
Milojeviq, duke konfirmuar anëtarësinë e tij si akademik, lejoi ribotimin e
veprave, por aq më tepër mori pjesë aktive në botimin e veprës së Vemiqit. Por
njëherazi nuk ishte as kundër kërkesës së apelistëve, në mënyrë që veprat
e Milojeviqit mos të idealizohen e shfrytëzohen si shkencë e vërtetë, dhe në
këtë frymë apelistët me të drejtë i tërheqin vërejtjen kësaj Shoqate dhe
opinionit e kompetentëve përgjegjës në mënyrë energjike:
“Odlu?no ukažemo na
izre?ito negativne i duguro?ne veoma štetne posledice novoromanti?kog
talasa stvaralšstva Miloša Milojev?a XIX veka”.
/Vendosmërisht tërhiqim
vërejtje kundër rrjedhojave tejet të dëmshme afatgjata
që po shkakton vala e re e krjimeve romantike të M. S. Milojevic
nga shekulli XIX:
Kështu, në të vërtetë patëm
vërejtur si këta apelistë edhe ne teprime te tilla te vepra Odlomci... ku z. Milojeviç
kundërshtonte shkollën gjermane rreth kohës së dyndjes së serb(V)ëve
(s(K)llavëve) në Ballkan në shek. VI pas. Kr., të cilët serbët sipas tij
gjithkëndej shumë më përpara ishin të pranishëm si autoktonë, madje, sipas tij:
Serbët janë popull hyjnor... Të gjithë sllavët e tjerë
(edhe rusët) janë pasardhës të serbëve antikë. Epiqendra panslaviste nuk është
Rusia e gjuha ruse, po Serbia e gjuha serbe, Gjuha serbe është amë e të gjitha
gjuhëve sllave dhe të botës, ishte gjuhë e njohur paralatine e paragreke, para
shkipes e maqedonishtes në Ballkan. Serbishtja kishte pasur ndikim në
Italinë para romake, deri në gjuhën haramide biblike. Serbët (Sarbët) e lashtë
prej këndej (Mesdheut) qarkulluan në Afrikë(në luftë me Faraonin), në Azi,
Indi gjithandej deri sa patën kontakte me kinezët. Madje në të kthyer nga Irani
(Persia) sipas autorit, implikimi i Serbëve dëshmohet edhe nga vetë
emri SRB (serb/sarb) sepse në persisht SAR do të thotë kokë,
krye, kurse sarb ose serb ,
përkatësisht srB do
të thotë luftëtar kokëprerës (!).
Lexuesi mund të vërejë
ngjashmëri metodologjie me pellazgologët, që sapo thamë që në atë kohë para tij
(Han, Bob etj.) kishin tërhequr interesimin e studiuesve seriozë të kohës
ndërlidhur me shqiptarët që sot pellazgologjia tashmë ka bë emër bindës
pikërisht rreth ndërlidhjes së prejardhjes shqiptare, apo jo, kurse reagimi
imagjinativ i Milojeviçit i asokohshëm për mendimin tim, s’ka asnjë të keqe të
vlerësohet jo veç si vesela
kniga (libër argtues) pa vlera, por edhe pse jo si dëshirë që cyt
oponencë ndaj shkollës gjermane (perëndimore), madje edhe pse vërtet kanë
ndodhur implikime përzierja popujsh... Prandaj, për
mendimin tim vetë fjalët e shqipes shklavë
(shklavë shkjavë shkavë shkau) në krahasim me sclav/us
të latinishtes sklavos të
greqishtes, përkatësisht sherb/yes
/sherbë/tor në krahasim
me me lat. serv/vus
e gr/ serb/os(shih ndërndikimin s/sh), flasin mjaft për
përzierjen konkretisht të protoshqiptarëve që pas Tetrakisë së lashtë të
Dioklicianit me sllavë si skllavë e shërbyes që sidomos pas Shkizmës së
Madhe u implikaun Kështu një pjesë e atij vendi quhej Shkiavoni (F. Bardhi),
përkatësisht Serbi (P.
Bogdani), prandaj shqiptari skizmatik që jetonte në Shkiavoni ishte
krejt normale të quhej shkja, me
kuptim jopejorativ, gjithashtu ishte krejt normale që skizmatiku
shqipfolës që jetonte në Serbi
të quhej serb, apo
jo?!
Natyrisht kjo dukuri e shoprehur
në në veprat e Milojeviqit meriton qasje serioze, ndërsa teprimet e
Milojeviçit gjithsesi kërkojnë sqarime:
Së pari, ajo që u shpreh
në veprën Odlomci... e në veçanti fenomeni i asimilimi gjuhësor e
kombëtar i shkipëve, i
cili ka ndodhur edhe më përpara, por edhe më vonë, sidomos në
mënyrë të organizuar shtetërore pasi Serbia fitoi autononmisë shtetërore
në shekullin XIX dhe po vazhdo edhe pas luftës së fundit 1999, apo jo?!
Së dyti, te vepra Putopis... siç
patëm hetuar edhe ne autori kishte shtuar në shënime jo vetëm kisha e
manastire të paqena, p.sh. në fshatin tim dy kisha të paqena, por ngulmonte se
gjoja kishte ndeshur edhe mbishkrime në gjuhën e lashtë sllave. që nga
antika e sidomos nga mesjeta, nga periudha mesjetare nemanjide
etj. Për këto po në atë kohë u kritikua nga studiuesi rus Jastrebov, që
ishte konsul, në Shkodër e Prizren, i cili pasi bëri verifikime u shpreh se z.
Milojeviç ishte sharlatan e
gënjeshtar.
Së treti, te Këngë
popullore ... kishte shtuar vargje qe gjoja kishte hasur nga goja e
serbëve si këngë folklorike, me të cilat kinse dokumentohej
deri qarkullimi i protoserbëve anë e mbanë botës deri në Indi e Kinë.
Edhe për këto teprime ishte kritikua edhe nga shokët e tij si edhe të
tjerë, madje njeri nga shoku i tij Ilarion Ruvarac, i cili duke i cilësuar ato
këngë si trillime të dobëta të vetë z. MiIlojevic shprehet: (Milojevi?) Šarlatan, koji nije ?ak umeo ni krivotvorinu da
napravi vešto./ M. sharlatani, i cili nuk qe i zoti as trillimet e veta
me i thurë mjeshtrisht!/
Po shtojmë edhe këtë se përveç
këtyre teprimeve ne kemi vërejtur edhe ato ndaj gjuhës shqipe, ku ndër të tjera
kemi cekur raste të tilla konkrete në punimin tonë, prandaj këtu nuk po
zgjatem, por po ndërlidhem me konstatimin e z. Ilarian Ruvarac, nga i
cili kuptojmë se edhe studiues të tjerët serbë si makiavelistë përdorimin e
gënjeshtra- mashtrimeve e kishin bërë rutinë (siç e pohon edhe D. Cosic), por
ato i bënin më me shkathtësi e mjeshtri se Milojeviçi, ngase ai për shkak
temperamenti: Što na umu -
to na drumu /Ç’kish në
kry’bam nër sy, ishte më i drejtpërdrejtë nuk kishte nerva aq të
stërholluara dhe vërtet nuk e kishte atë
aftësi fshehjeje për shkak të temperamentit të tij. Këtë e kemi vërejtur
që jo pak gjera të politikës së fshehtë serbe i demantonte haptazi, siç ishte
çështja e rrezikimit të manastireve e kishave serbe nga shqiptarët, shpërngulja
inekzistuese e ashtuquajtur e madhe serbe, nuk e mohonte ekzistimin e shkipëve (shqiptarëve) të
lashtë të tashëm, të cilët kërkonte jo t’i zhdukte po t’i asimilonte
gjuhësisht, pranonte variantizimi i emrit serv, sarb, serb srp etj. por
për mendimin tim si e veçantë pozitive nga z. Milojevic mbi të gjitha është vet
emërtimi i fjalës shkip,
me të cilën ashtu quhej edhe gjuha edhe folësi i kësaj gjuhe. Kështu:
e para, këtë gjuhë e flisnin disa komunitete
etnish të së njëtës gjuhë pa dalim feje e territori: arnautët, albanolatinët,
poturët, serbë të shqiptarizuar, turqit shqipfolës, përkatësisht edhe ata të
papërcaktuarit etnikisht që z, Milojevic i radhiti si: ili -ili,/ose-ose,
të cilët nuk pranonin se ishin latinokatolik apo arnautë goranë malësorë
ardhacakë, as serbë të poturëruar, pranonin se ishin fetarisht turq, po
turqisht nuk dinin, por e flisnin dhe trashëgonin me fanatizëm vetëm shkipen,
dhe për këtë qëllim forcërisht vepronin në shqiptarizimin e grave serbe(!);
e dyta, me apelativin shkip
shkipi shkipjani, kuptohej secili nga këta që fliste shqip pa marrë
parasysh zonën gjegrafike, kështu shkipë quheshin albanesët në Albani,
arbanët a arbanasit në Arbeni (Dardani//Serbi//, Maqedoni), epirotët në
Epir (Greqi), shkitë shqipfolës si edhe serbopoturët në Serbi, pikërisht ashtu
siç ndërkohë mori shtrirje kuptimore emri shqiptar, apo
jo? Vërtet interesant, por për këto më në hollësi në kreun III të këtij punimi.
Po sido që të ketë qenë, ndoshta jo për shkipët e gjuhën shkipe, po
edhe për arsye se z. Milojevic “Ç’kishte
në kry’ ua përplaste në sy” pati kritika e poshtrime dhe aq më keq për
të, pasi edhe shteti nuk i doli mbrojtje dhe pikërisht si duket këto
gjera, mbase edhe spastrimet barbare monstruoze jo vetëm kundër 400 fshatrave
të shkipëve paqësor por
edhe më terrorëzime të tjera sfarësëse Serbia
e Re e Çliruar, ndikuan si rëndesë në thyerjen e tij shpirtërore, e si
rezultat u shfaq topitje në punën e tij të mëtejshme krijuese, prandaj
edhe e pensionuan në moshën 53 vjeçare, supozohet
apo dyshohet që në vitet më vitale të pjekurisë jetësore të tij në moshën 57
vjeçare, e helmuan me moh.
Sa ishte i bindur në qëndrimet
e tij tregon kumbara i z. Milojevic,
Kosta Shumenkoviq se fjalë të fundit kur i doli shpirti si amanet la: “Cuvajte mi SrBstvo” (Ruamnani srB-ënë), ku vetëm B-ja e sforcuar
brenda fjalës ka domethënien e tezës së tij.
Sigurisht kundërshtarëve nuk iu
dhimbs shuarja e jetës së këtij punëtori të madh serbomadh, ngase kishte
qëndrimet ndryshe që e konfrontonin haptas me interesat e përkohshëm të
shtetit, me fjalë të tjera, humbi pse nuk dinte me gënjye mjeshtërisht si të
tjerët. Sigurisht kundërshtarët kundër autoritetit të tij futen në përdorim
edhe ndjenjat instiktive primitive si xhelozi, intriga dhe kjo armiqësi
ndaj tij u pa, jo pse nuk u përkrahën për së gjalli idetë e tij, por pse me
rastin e varrimit në Beograd asnjë anëtar i Shoqatës
së serbëve të ditur, madje anjë zyrtar instutucional apo pushtetar, jo
vetëm nuk organizoi ceremoni përmortore, por nuk ishte i pranishëm t’i thotë dy
fjalë për të, për kontributin e tij dhënë serbizmit (siç e thekson z. Jovo
Bajic). Por aq më keq, askush nuk u përkujdes nga kolegët apo ndonjë instituticion
me ia ruejtë pjesën e pabotuar të Putopisit për
Prava Stara Serbinë që siç pati pohuar vetë kishte edhe 9 vëllime në
dorëshkrim. Madje thuhet se kishte lënë dorëshkrime e dokumenta 17 arka plot,
të cilat s’dihet nga u tretën.
Sidoqë të ketë qenë, mbase këto
mbetje 9 vëllimëshe apo në ato 17 arka dokumentash mund të ketë pasur teprime,
por përveç bykut trille panserbosllave mund të ketë pasur edhe ndonjë kokërr
drithi me vlerë historike e gjuhësore për serbishten,
mbase edhe në e për shkipen
e shqiptarët, siç pati bërë me pahir, kryesisht në
librin e tretë të Putopisit, të
cilin Shoqata e dijetarëve serbë, ndoshta për atë arsye, nuk ia botoi,
andaj u detyrua me botue me shpenzime të veta, vëllim ky, i cili as tash
nuk po ribotohet i plotë(!!!). E kam në spikamë, ndër të tjera,
edhe sifjalorthin e
tij shqip-serbisht mbi 350 fjalësh.
Veprat e Milojeviçit që në
kohën e tij, mbeten të izoluara, ato u lanë po nën atë hije izolimi
edhe pas vitit 1918, d.m.th., nuk u çizoluan as në kohë të Kralevinës Jugosllave 1918-1941, madje as
gjatë Jugosllavisë komuniste 1945-1999, por ato përveç në arkiva, u
ruajtën dhe u shfrytëzuan më fort pjesërisht si nënrogoz nga Bogosllavia,
shkolla fetare pravosllave, vepra këto, të cilat “u zbuluan” vetëm
pas “shpëtimit“ të
Serbisë e të Bogosllavisë nga Federata Jugosllave dhe në veçanti u rililindën, pasi Serbia e
humbi Kosovën në luftë më 1999, siç dëshmon edhe botimi i veprave të Vemiqit
dhe ribotimi ndërkohë i veprave me idealizimin i ideve të tij nga adhuruesit,
jo vetëm nga Shoqata e sipërcekur.
Sido që të jetë, ne
përshëndesim kërkesën e apelistëve, por sugjerojmë se një kërkesë e
tillë, është e udhës, të zgjerohet, përveç kundër teprimeve romantike të
Milojeviçit të cekura duhen shtuar edhe qëndrimet jo të drejtë dias
emrave të tjerë, madje më mekatarë e rrenca se Milojeviçi ndaj shqiptarëve,, të
cilët ishin po pjesëtarë vazhdues të Lëvizjes nacional-romantike shoviniste
serbomadhe të shek XIX e në vazhdimësi përgjithësisht në pjesën e parë të
shekullit XX, prandaj kur është fjala te mitomania e pseudohistoria, për
mendimin tim apeli duhet të përfshinte mendimet asurde kundërshkencore të
ashtuquajturive shtetarë e mendimtarë serbë si: Stojan Proti?,Vladan
?or?evi?, Jovan Cviji?, Ivo Andri?, Vasa ?ubrilovi? e të tjerë të vjetër por
edhe të disa të rinj të sotëm, të cilët me gënjeshtra-mashhtrime mohuan vlerat
etnike e historike të kombit shqiptar, të vetë gjuhës shqipe si kriter i të së
vërtetës, dhe kështu mashtruan e po mashtrojnë jo vetëm popullin serb me ide
hegjemoniste e ekspansioniste, të cilin e gjakosën me mikun më të shtrenjtë që
kishin në rrugëtimin historik, siç ishin shqiptarët, të cilët duke i mashtruar
e tradhëtuar mashtruan e tradhëtuan edhe vetveten. Kauzën njerëzore të popullit
të vet, Europën e tërë botën, se gjoja shqiptarët qenkan erdhacakë të vonshëm,
se gjoja Kosova ka qenë e banuar përherë me shumicë serbe, se gjoja vetëm
serbët ndërtuan kisha e manastire, duke mohuar ortodoksinë shqiptare vendase
autoktone të hershme e në vazhdimësi. Me fjalë të tjera, sido që ta marrësh, u
përpoqën me mohue të vërtetën e pamohueshme që shqiptarët përherë kanë qenë
shumicë në Kosovë e më gjerë dhe se kishat e manastiret i ndërtuan vet, prandaj
edhe i kanë ruajtur dhe i ruajnë e respektojnë edhe sot e mot bashkë me
sivëllezërit, shkiet e vendit, ortodoksët e vet, edhe pse për shkaqe politike,
taktike, por edhe me dashje e kanë pëlqyer ndërrimin e fesë, apo sistemin
e doktrinës ideologjike, por assesi nuk e harrojnë të kaluarën e vet
kulturo-historike.
Sidoqoftë, një gjë dihet dhe
kuptohet qartë se propaganda e qeverisë dhe e kishës serbe tani gjithnjë më
inerte dhe e degraduar që po vazhdon të shërbehet me gënjeshtra e mashtrime të
tilla nuk e ka hallin e fesë, po ka për qëllim që ta rikthejë dhe ta mbajë edhe
më Kosovën të pushtuar si koloni.
Së këtejmi apelohet që brezi i
ri ideologjik i studiuesve dhe politikanëve serbë duhet të jetë i vetëdijshëm
që për hir të së vërtetës e paqes duhet të punojë në demaskimin e mitomanisë
dhe pseudohistorisë jo vetëm të teprimeve të sapocekura të Milojeviqit sipas
Apelit të intelektualëve rreth prejardhjes hyjnore të serbëve e
serbishtes etj., por edhe lidhur me pseudohistorinë rreth miteve të tjera, si
miti i Luftës së Kosovës pa shqiptarë e të tjerë, miti rreth shenjtërimit të
Lazarit e Kopiliqit, miti mbi shtetin jo ekzistues mesjetar të tribalëve
Nemanja, miti mbi kishat dhe manastiret e krishtera (ortodokse e katolike) të
aneksuara pa të padrejtë nga pala serbe, me ç’rast përjashtohet
qëllimshëm prania historike e shqiptarëve, përherë shumicë absolute në këto
troje e më gjerë, apo jo?!
Gjithsesi nga ajo mitomani e
pseudohistori duhet hequr urrejtja ndaj popullit shqiptar që pa të drejtë për
arsye zaptuese hegjemoniste është shpallur armik nga kastat politike kishtare e
shtetërore serbe, sidomos që nga shek. XIX që faktikisht shqiptarët kurrë nuk
kanë qenë të tillë, po bashkëpunues të sinqertë.
Sidoqoftë, ne, në të vërtetë
ende pa u njohur me veprat e Milojeviqit e biografinë e tij nga zbërthimi i të
dhënave nga vepra e Vemiqit bëmë gjetjen e lëshimit të qëllimshëm dhe
konstatuam realisht përqindjen etnike serbe
–joserbe në Serbinë e Vjetër (Kosovë) dhe rezultatin ashtu si ditëm e mundëm e publikuam më
10.09.2017 në portalin
zemrashqiptare. net nën titullin bosht: Injorimi i gjuhës shqipe si kriter
i së vërtetës, ku lidhur me këtë dukuri: gënjejshtër-mashtrim të
madh (veliku laz-zabludu), në ballinë të punimit si paranjoftim përshëndetës bëmë me dije opinionin e gjerë lexues se në këtë vështrim kritik me
titull
Injorimi i gjuhs shqipe si kriter i së vërtetës nga
Miloš S. Milojevi? (1866-1873 dhe epranët e pasuesit e tij, zbërthyer
nga vepra e hartografit Mir?eta
Vemi?, “Harta etnike e
një pjese të Serbisë së Vjetër sipas udhëpëshkrimit të M. Milojeviçit veç tjerash, mund të ndeshni:
Së pari, kur te ne poturët (shqipfolës) me
dhjetra mijë llogariteshin serbë,
në të njëjtën periudhë nga
Principata serbe me qindra mijë të tillë,
edhe pse shqipfolës, dëboheshin
barbarisht nga trojet e veta si turq?!
Së dyti, si është e mundur që një
gënjeshtër e tillë, me bisht më të madh se trupi,
rreth shumësisë gjoja serbe në
Kosovë, t’i ketë këmbët false të gjata mbi 150 vjet dhe faktikisht të mos
vërehej e përgënjeshtrohej nga askush dhe si e tillë si një verigë zinxhirore
ende vazhdon me i ngërdhucë e helmue paskrupullisht marrëdhëniet serbo-shqiptare?!
Së treti, është
e mundur, apo jo, që sot dhe në të ardhmen mendjet e esëlluara
serbe, në saje të së vërtetës,
t’i gjykojnë gafet e tilla urrejtjembjellëse nga veprat si këto për gjoja
ekzistuesen Serbia e Vërtetë e Vjetër, me shumicë serbe në Kosovë dhe t’i
kthejnë ato në kërkimfalje, shans i mirë ky për t’u arritur paqetimi i sinqertë
ndëretnik shqiptaro-serb për sot e nesër?!
Me këtë kam dashtë me paratregue se veprat e
Milojeviçit e ajo e Vemiqit në temën tonë janë vetëm si shkas konsultimi e
trajtimi, sepse tema jonë bosht është Injorimi
i gjuhës shqipe si kriter i së vërtetës, temë kjo e cila e tëra rrah
dukurinë pothuaj dyshekullore të shpërfilljes
së gjuhës shqipe si kriter i së vërtetës nga Lëvizja nacional
romantike serbomadhe (preporod) aktive që nga shekulli XIX, e cila
fatkeqësisht ende po vazhdon, çka dëshmojnë ribotimi e komentimi
tendencioz jo vetëm i veprave të Milojeviqit, po edhe kjo e Vemiqit e të tjera.
Sido që të ketë qenë, ne e
felenderojmë makiavelistin Miloš Milojevi? si dhe hartografin Mir?eta Vemi?, që
ndoshta me pahir në veprat e tyre na i ofruan të dhënat me të cilat
argumentohet bindshëm në të mirë të shumicës etnike autoktone joserbe shqiptare
në Kosovë para Kongresit të Berlinit. e vërtetë kjo që njëherazi u kthehet sot
grushtakreje atyre dhe studiuesve keqiterpretues si dhe të gjitha mbeturinave
të nacional-shovinizmit serbomadh, por njëherazi i bie në mend të gjithë
fanatikët fetarë (shqiptarë, serbë, turq e të tjerë), të cilët injoruan gjuhën shqipe si kriter të
së vërtetës.
Ne, pasi konstatuam që kjo gënjeshtër-mashtruese nga vepra e
z. Milojevi? ndërkohë e prezantuar nga z. Vemi?, pothuaj tash
mbi 150 vite kishte qenë në shërbim hasmërie ndaj popullit shqiptar, gjithsesi
ishte dhe është rezultat i oreksit të kastës së Lëvizjes nacioal-romantike
hegjemoniste serbomadhe ndaj gllabërimit të qenies shqiptare, e shishmuar dhe e
ndihmuar edhe nag Turqia që me njohen autonomisë serbe
me kryeqyte Srmederevën e ndërkohë Beogradin, kur nga ai territor me pëlqimin e
dypalëve u dëbuan të gjithë joserbët, përkatësisht ata që nuk e pranonin
asimilimin, prandaj ajo kërkesë e zgjerimit dhe e spastrimit të terrenit mbeti
pjesë e programit të çdo qeverie serbe, sidurisht e bekuar nga kisha serbe
(pravosllave), andaj ne jo për kundërvënei, por për të zbadhur të të vërtetën iu
përveshëm punës dhe nga interepretimi i rregullt real i shifrave saktësuam se
shumica e popullsisë në Kosovë atëkohë që nuk ishte nuk ishte em shumicë serbe
po shqiptare, shqipfolëse. Por njëherazi shprehëm dëshirën që kjo gafë e rëndë
të shërbejë si pretekst për esëllimin e kastës përgjegjëse të sotme serbe
për të kërkuar falje për të gjitha të pamirat bërë në të kaluarën në kurriz të
popullit shqiptar, shans e shkas shumë i mirë ky për me u arritë me mirëkuptim
paqja e dëshiruar.
Pra, kasta e palës serbe,
qeveria e kisha serbe, duhet të kërkojnë falje për gjenocidin ose për dëmet e
luftës dhe gjithsesi jo edhe më ta pengojnë, por ta ndihmojnë pavarësinë e
Kosovës. Dhe këtë ta bëjnë për hir të paqes së popullit të vet, për hir të
fëmijë dhe brezave të adhshëm, për hir të mësimeve të Perëndisë dhe jo vetëm
deklarativisht po me zemër e shpirt, madje, madje-madje kisha serbe të ndihmojë
në bashkëpunim me autoqefalinë kishtare të Shqipërisë që në shenjë respekti
ndaj këtij populli liridashës, të shenjtëreshës Angjelinë, në kishat e Kosovës
të fillojë të praktikojë edhe meshën në gjuhën shqipe, përkatësisht të
përgatise lutjet në të dyja gjuhët dhe këtë ta bëjë pa hezitim, ngase siç dihet
të gjithë ortodoksët apo shkitë e vendit e dinë shqipen dhe kanë
bashkëjetuar e bashkpunuardhe kështu f plotësohet kushti shpirtëror për kthimin
e tyre në gjirin e sivëllezërve shqipfolës.
Sido që të ketë qenë, siç
mendojmë ne, kërkimfalja është rruga më e mirë për arritjen e një paqeje e
bashkëpunimi të vërtetë e të qëndrueshëm mes dy popujve: shqiptarë e serbë. Ky
ishte dhe është në të vërtetë edhe mesazhi i këtij punimi.
Ç’është e vërteta, që nga
publikimi ynë në “zsh” (2017-2018), ku doli sheshit sklluqi i këtij
rrenë-mashtrimi plasuar nga Milojeviqi, përsëritur nga Vemiqi e të tjerë,
gëzon fakti se nga pala serbe nuk pati reagime, po më tepër shihet nga ajo palë
një sipranim i realitetit në heshtje, ndërkaq, nga institucionet
shqiptare në Kosovë e Shqipëri, edhe pse nga punimi ynë dalin risime me vlera
të pamohueshme që nuk njiheshin më parë, pothuaj nuk u vërejt ndonjë reagim i
fortë pozitiv, prandaj nuk pati sa duhet as jehonë mirëkuptimi për libërtimin e
këtij punimi. Kjo amulli apo mosnjohje punë është pasojë e pandemisë së virusit
famkeq, i cili fatkeqësisht paska prekur edhe disa nga studiuesit përgjegjës në
institucionet tona, apo jo, le të vlersohet.
Sidoqoftë, kjo negligjencë mua
nuk më ka befasuar, ngase jam mësuar me komplote të tilla për shkak të
përdorimit të paskajores së mirëfilltë. Sidoqoftë, e quaj më vend një këshillë mësuesi që punimi
para se të libërtohet gjithsesi duhet rishikuar, sepse është e vërtetë se nuk
ka vepër njerëzore individuale pa ndonjë lëshim, por edhe pesha e vërejës së të
metave varet nga qasja e vlerësuesit, megjithatë nuk thuhet kot se kush punon gabon, por më shumë
gabon ai ose ata që nuk punojnë dhe punën që nuk e njohin ose nuk përpiqen me
njohtë e vlerësojnë kuturu.
Gjithsesi, pajtohemi, pra, që
ky punim, para libërtimit duhet t’i shtrohet një rishikimi serioz, qoftë nga
pikëpamja përmbajtësore historike, qoftë nga ajo gjuhësore normëzuese, sepse
nga koha e botimit të dorëshkrimit në portalin “zsh” 2017-2018 kanë ndodhur
gjëra të reja rreth dukurisë që rrah kjo temë, të cilat patjetër nëse
vlejnë duhen përfshirë brenda kornizave të nëntemave sipas krerëve të
tekstit integral, apo jo?!
Sido që të ketë qenë, kjo temë
komplekse kërkon qasje e studime më të hollësishme e më të sofistifikuara, ku
lypset angazhim i ekspertëve të institucioneve profesionale, të cilët
mendojmë se duhet vlerësuar përpjekjen tonë modeste dhe duhet
përplotësduar më tej etmën bosht: Injorimi dhe dëshmimi me pahir i
gjuhës shqipe si kriter i së vërtetës, tani
i sistemuar edhe aps rishkimit po në këta shtatë krerë:
1 Zbërthimi
i përqindjes etnike serbe-joserbe në Serbinë e Vjetër (Kosovë) në vitet
1866-1867, nga vepra e z. Mirceta Vemiq, hartuar sipas Udhëpërshkrimit të
z. Milosh S. Milojeviç;
II.“Injorimi,
por edhe dëshmimi me pahir i shqiptarëve dhe gjuhës shqipe dhe e vërteta
jetësore shqiptaro-serbe në Kosovë e më gjerë;
III. Reflektimi
kontaminues i koncepteve të fjalë-termave ndërkombëtarë: s(k)llavë e serbë (si
etni) dhe s(h)kizma (si dukuri) në gjuhën shqipe;
IV. Arbëria
gjatë periudhës së sundimit osman, raporti turkoshqiptar/sllavoshka dhe pasojat
fatale mbi shqipfolësit nga shkiezimi apo shkizmat
e reja;
V. Rreth
injorimit të gjuhës shqipe për shkak të fesë ortodokse në përcaktimin e
kombësisë të shkive të vendit në përgjithësi dhe të atyre të fshatit Reçan të Therandës
në veçanti;
VI. Shqipja
si promotor i zgjimit dhe e rritës së shqiptarisë dhe injorimi nga vatra e
nacional shivinizmit serbomadh dhe vatrat e tjera penguese dhe
VII. Kontributi me pahir
i z. Miloš Milojevi? në e për gjuhën shqipe.
Natyrisht pasojnë përfundimi e rezymeja e
vlerësimit kritik historiko-gjuhësor i veprës.
Së këndejmi, jemi përpjekur, pra, që syzheja
me kokluzionet përkatëse e këtij punimi të jetë vërtet sa më në nivel, vlera e
së cilës duke u mbështetur në të drejtën dhe të vërtetën objektive si e tillë
të ndikojë pozitivisht su pikë në përmirësimin e marrëdhënieve serbo-shqiptare.
Raporti të jetë në përputhje dhe me disa deklarata të pushtetarëve (që do të
dëshironim të mos jenë vetëm formale politike), që plaohen, qoftë nga
drejtuesit aktual të shtetit të Serbisë, qoftë të Kosovës apo të Shqiprisë dhe
nën atmosferën që po sugjerohet me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe
BE-së.
Kështu gjatë shtjellimit të lëndës në krerët
përkatës të këtij punimi, që secili në vete mëtohet të jetë një simonografi do
të sjellim në kujtesë argumenta që përplotësojnë temën me ndonjë të vërtetë
historike rreth qeniesisë shqiptare që karakterizohej me gjuhë e virtyte si
komb i vjetër i këtyre trojeve, gjuhë kjo që pothuaj del në njëfarë
mënyre si e konsoliduar para ardhjes së sllavëse këndej, fakte këto disa të padiskutueshme të cilat duhen njohur e jo injoruar, sidomos
nga studiuesit e politikanët përgjegjës serbë e anasjelltas, pjesëmarrës në
negociata, në mënyrë që këto marrëdhënie serbo-shqiptare tash e në vijim të ecin drejt
normalizimit të plotë e të vërtetë, që njëherazi po përsërisim edhe është
mesazhi kryesor i këtij shkrimi, të cilin para se ta përfundojmë po e
përforcojmë me një profil të konstatimit të shprehur në pjesën IV të
kreut VI të dorëshkrimit, me ç’rast ritheksojmë faktin se nuk mund të mohohet
bashkëjetesa shekullore e shqiptarëve me serbë, grekë e të tjerë por edhe me
turq dhe kontributi që dhanë shqiptarët ndërkohë, sidomos nga fundshekullit
XVIII dhe gjatë tërë shek. XIX, në shtetëzimin dhe nacionalizmin ose
zgjimin nacional-romantik kombëtar të tyre. Kështu, pa u zgjatur në sqarime
dihet se shqiptarët të identifikuat në katër vilejete që ishin nën
sundimin e asaj perandorie karktanaivë rizoheshin me tri fe kryesore muslimane,
ortodokse dhe katolike dhe me shumë sekte. Ortodoksët e jugut të
Shqiprisë së identifikuar me katër vilejete të Arnasutistanit turk u përshinë
masivisht në kuadër të nacioanlzmit grek në luftën për liri e pavarësi,
gjithashtu ndodhi edhe me naconalzmin serb ku komuniteti ortodoks
shqipfolës autonominë politike e shtetërore të Serbisë, ndërkohë edhe pse ishin
më të vonuar edhe turqit sajuan nacionaëizmin e vet osmanlli, ku u përfshi një
masë e gjer muslimanësh shqipfolës. Së këndejmi ndërsa rilindësit shqiptarë pa
dallim feje propagandonin zgjimin kombëtar kryesisht mbi bazë gjuhe dhe me
tolernacë fetare pa prekur asnjë interes normal të fqinjve , nacionalizmat e
tyre përfshirjen masive të shqifolësve naivë e “shpërblyen”
jo vetëm me mospërfillje drastike ndaj gjuhës shqipe dhe aspiratave të rilindjes
kombëtare shqiptare, por duke shfrytëzuar tolerancën fetare të shqiptarët, kjo
ndihmë të sinqertë e4 tyre u keqpësdor deri në asimilimin dhe zhdukjen e
gjuhës e popullit shqiptar. Kështu grekët në mënyrë të organizuar
fetarisht përvetësuan çam e arvanitas shqipfolës, të cilët iu nënshtruan
pothuaj vullnetarisht nacionalizmit grek. Në të njëtën mënyrë edhe serbët
këndej nga veriu me nacionalizmin pansllavisht idealizuan mitomanisht
pravosllavën, më saktë liturgjinë ortodokser dhe kështu, pothuaj nga gjithë territori
këndej nga veriu përthithën në gjirin e vet masë të ortodoksësh shqipfolës
(shkitë tanë), të cilët me naivitetin e tyre pranuan jo vetëm bashkëpunimin,
por edhe asimilimin, edhe pse në disa zona gjuhësisht nuk ia arritën plotësisht
atë asimilim. Edhe më keq turqit duke e shfrytëzuar fenë muslimane dhe shtetin
përthithen masë të të gjerë shqifolësj, sidomso ata që jetonin e vepronin
në tokat aziatike e afrikane të asaj perandorie.
Kështu këto efekte që nuk i them me nostalgji,
por po i theksoj si fakte reale ndikuan në vonimin dhe moskonsolidimin si
duhet të nacionalizmit shqiptar, nacionalizëm ky i vetmi në Ballkan pa kërkesa
hegjemeoniste sikurse ai grek, e serb e të tjerë, ngase nacionalizmi shqiptar u
sajua vetëm në mbrojtje të trojeve të veta aty ku mbizotëronte gjuha
shqipe. Megjithatë edhe si i tillë u pengua nga shtetit turk për mosdhënie
autonomie me kohë, u sabotua pandërprerë nga shtetet fqinje, të cilat në vend
që të ndihmonin pabesisht pusgtuan tokat shqiptare , duke i shndërruar
shqiptarët në robë me synim dëbimi apo zhdukjeje synim zhdukjeje .Fati tragjik
i popullit shqiptar dihet, megjithatëpërpjekja e rilindësve tanë të tri feve e
në veçanti tintelektualëve dhe kelrikëve patriotë (katolikë, ortodoksë e
muslimanë) më 1912 u shpall Shqipëri
e pavarur një pjesë e atij Arnautistani.
Sidoqë të ketë qenë. efektet e tilla
asimiluese të shekulli XIX vazhduar edhe në shekullin XX ndihen edhe sot si në
Shqipëri edhe në Kosovë, e cila u themelua si shtet në vititn 1999 dhe kështu
shpëtoi nga kolonizimi nën Serbi.
Është e vërtetë se prejardhjen shqiptare e
pranojnë lirshëm me miljona frymë në Turqi e anembanë shteve islame, tashmë të
asimiluar, por edhefamuilje të rëra katolike e unite në Perëndim, në
Greqi perejardhje shqiptare intimisht në masë shtresa të gjera
ortodoksësh arvanitësh e ëamësh e të tjerë nuk e kanë të shuar, por nga
shteti e kleri hezitojnë ta shprehin, sepse mund të ken ë pasoja. Ky
konsatim vlen edhe për Malin e ZI e somod Serbinë e Maqe4donuinë , porka,
bindjen se me arritjen e paqes së vërtetë, një deklarim i tillë do të hjetë
fqre mormaë dhe e mira vjen pas se nuk do të ketë më urrejtje ndaj shqiptaroev
apo anasjelltas sepse as shteti, as feja as madej as nacionalizmat
ekstrem nuk do të kenë arsye për armiqësi e mëni të tilla në shqorinë ,
pasi do të jrtë model shoqëria e Europs Perëndimore.
Sa i përket shtetësisë së Kosovës vetëm për
Serbinë çështja është e brishtë,edhe pse prandaj Kosova pavarësia e
saj duhet ndihmuar edhe nga Sebia (sa shteti aq më shumë kisha). Themi kështu
ngase siç doli në masmedia më 27.07.2021gëzon fakti “se në Serbi sipas një
hulumtimi rezulton se rreth 70% e serbëve duan paqe të
përhershme me shqiptarët në Kosovën e Pavarur”.
Së këtejmi, si duket ka ardhur koha që
serbët të jenë të shëruar nga mitomania dhe pseudohistoria, fakt ky që sot
studiuesit e esëlluar serbë atë lëvizje nacional-romantike serbomadhe vetë ta
kthejnë mbarë, ta shndërrojnë në Lëvizje paqesore dhe kështu ta kthejnë atë në
lëvizje mirëkuptimi në kërkim falje ndaj padrejtësive deri monstruoze bërë
shqiptarëve, pasi gjithkush duhet të ketë bindje se vetëm bashkëmirëkuptimit
mes popullit shqiptar e atij serb është e domosdoshme, rrugëzgjidhje tjetër nuk
ka. Nuk do të shiten më gënjeshtrat si më parë. Ato nuk i qas as popullit serb,
vendet perëndimore jo se jo, po as Rusia, e cila e di se me shqiptarët duhet të
këtë politikë tjetër, gjithsesi jo politikë të vjetër pansllaviste poshtëruese
pushtuese asimiluese.
Punimi ynë mund të cilësohet edhe me elemente
të një sipamfleti kundër mbeturinave të atij nacional-shovinizmi romantik
serbomadh, përkatësisht kundër të gjithë nacionalshovinizmave naivë
fetarofundemantalistë që po pengojnë paqetimin ndërfqinjësor shqiptaro-serb, ku
fatkeqësisht po shfaqen aktivë në veprime grupe të caktuara të shtetit e
sidomos të kishës serbe që po manifestohet duke mospranuar realitetin që
Kosova tashmë është shtet i mëvetësishëm dhe si të tillë duhet njohur, por edhe
ndihmuar, gjithsesi jo injoruar e sabotuar. Këtë detyrë paqetimi duhet ta dijë
e kuptojë si ilaçin më të mirë vetë populli serb, qeveria,
shkrimtarët e studiuesit e SANU-së dhe kishanacionale serbe, faktorë këta
që për ta lehtësuar mëkatin të pandërprerë tashmë dy shekullorë ndaj
shqiptarëve, i cili, veç tjerash, u shfaq edhe në përmasa gjenocidale që nuk
mund të mohohen as të harrohen dot:
Së pari më 1877/78, kur veç
qyteteve nga katër krahinëza të okupuara (Nish, Pirot, Vrajë, Toplicë) u
spastruan shkipët me
terror nga afro 1000 fshatra (998, sipas nënkosulit anglez z. Gould);
Së dyti, më 1912/13 kur u
pushtua Kosovë e Maqedoni, fillimisht siç raportohej nga repoterët përkatës
afër Shkupit, për kursim plumbash, u therën 2000 arnautë paqesorë, ndërsa në
Ferizaj 3.500 e afër Prizrenit 5000 etj. Pati aq shumë vrasje e terror, konfiskime,
shpërngulje e zhdukje deri ndërkohë edhe ligje shtetërore që arsyetonin
montruime të tilla;
Së treti, më 1944/45 me rastin
e ripushtimit të Kosovës pati represalje e terrorizma në masë deri vrasje
ushtarësh shqiptarë të mobilizuar, siç ishte Ploja e Tivarit etj. dhe
Së katërti, më 1998/99 pati
gjithashtu vrasje masive barbare të popullsisë, saqë për fshehje krimi kufomat
e viktimave u bartën si
trofe e kamufluar në Beograd, saqë disa nga ato kufoma, ku
përgjithësisht ndër viktima ishin edhe mbi 1000 (1.133) fëmijë i zbuluan valët
e Savës që edhe ato i patën rëndë me tretë, apo jo?!
Së këndejmi për gjitha këto
faktorët, shteti, kisha, SANU dhe grupe e individë. duhet me dhënë përgjigje,
në veçanti edhe kisha serbe e cila e bekoi këto dhuna si dhe luftën e fundit,
andaj duhet duhet vepruar, sipas asaj si na mëson Bibla, përkatësisht siç ka
porositur vetë Jezu Krishti:
Prano, rrëfehu, mos e fsheh mëkatin,
trego të vërtetën se e verteta do të të lehtësojë!
(Gjoni 8.32)
Gjithsesi nga të gjitha palët
duhet të pranohet parimisht e faktikisht realiteti, duhet pastruar
shpirti me demaskim të së keqes. Të mos mbetet as një shibël urrejtjeje e
shkaktuar nga politika e deritashme e trashëguar serbe antishqiptare, madje
edhe ajo sporadike si reaksion dhe tërë ajo e pamirë të shndërrohet në
mirësi dhe mirëkuptim. Të pranohet e vërteta, rreth shumësisë shqiptare, së
paku siç e ka shënuar në fakt mbase me pahir edhe Milojeviqi se ortodoksët në
Kosovë edhe para Kongresit të Berlinit pra edhe në vitet e 1866-1868 ishin
pakicë, ndaj joserbëve shqiptarëve shumicë.
Për t’u realizuar kjo Serbia e sotme, qeveria e kisha e saj, patjetër duhet të distancohen nga e kaluara e përgjakshme e asimiluese ndaj popullit shqiptar e Kosovës si koloni.