Udhëpërshkrim
Bardhyl Maliqi: Kur Fosforina flakëron Pilurin
E diele, 25.07.2021, 11:24 AM
KUR FOSFORINA FLAKËRON PILURIN
Nga
Dr. Bardhyl Maliqi
Fosforina!
Kështu e quante i madhi Lefter Çipa këngën iso polifonike. Edhe ne, tre poetë
nga Saranda erdhëm në Pilur me ftesën e organizatorëve të Festivalit të Dytë
Folklorik të Pilurit, Festival i emërtuar “Netët e Bejkës së Bardhë” për nder
të këngës së parë të famëshme “Bejka e Bardhë”.. Erdhëm, sepse ky Festival ka
një risi. Kënga polifonike lundron në detin
e isos, por ajo është e lidhur me artin poetik gojor dhe poetët vërtet të
tillë. Për këtë arsye substanciale, drejtuesit e isopolifonisë piluriote kanë
qenë edhe poetë në breza. Ka qënë arti i tyre poetik që i parapriu ngritjes së
nivelit të vijës melodike të këngës, rrugë që e ndoqën edhe grupet e tjera
folklorike, aq sa mund të themi se pas çdo kënge të suksesëshme qëndron një
poet i spikatur. Po cila është risia e Festivalit të Dytë Folklorik në Pilur?
Në Pilur është kthyer në traditë, që krahas konkurimit të grupeve folklorike,
në kohëpushimet e konkurimit promovohet edhe krijimtaria letrare e krijuesve të
Bashkisë Himarë. Kështu, në se vitin e kaluar u prezantua krijimtaria e Timo
Mërkurit dhe Kleo Lati, këtë vit ishte në fokus poezia e Kristo Çipës, Avni Varfit dhe Foto Menikos.
Diskutimet u
fokusuan në krijimtarinë e të tre autorëve dhe kishin në qendër të veçantat e
krijimeve të tyre poetike, të procesit krijues dhe psikologjisë së krijimit, si
dhe lidhjen e tyre me këngën isopolifonike. Kjo, pasi autorët vinin nga fusha
të ndryshme jetësore dhe dihet se vendlindja, fëmijëria, punët që ke bërë në
jetë dhe leximet e ndryshme ndikojë në krijimtari më shumë se profesioni. Ka me
qindra mësues letërsie sot në shkolla, por sa prej tyre shkruajnë poezi, prozë,
ese, kritikë letrare apo diç tjetër? Unë kam qenë inspektor arsimor për shumë
vite dhe ju them se janë vërtet shumë pak.
Shumë nga
diskutantët e përfshirë në diskutime janë
njohës të artit dhe folën mirë,
duke parë të veçantat e krijuesve. Diskutimet e Profesor Shaban Sinanit,
Bardhosh Gaçes apo të Kostandin Voglit, Timo Mërkurit dhe Sejmen Gjokolit
paraqesnin vërtet interes, pasi vunë theksin te problematika reale e
krijimtarisë poetike të tre poetëve dhe sidomos te impakti i tyre poetik në
isopolifoninë. Krijimet poetike të tre
autorëve dhe në veçanti të Kristo Çipës
dhe Avni Varfit janë tekste këngësh të suksesëshme isopolifonike, madje edhe
pjesmarëse në konkurimin e këtij Festivali.
Në natën e dytë të Festivalit
Folklorik " Netët e Bejkës së Bardhë" u ngjitën në skenë grupet polifonikë
nga Gjirokastra, Vlora, Tepelena e Himara. Ishte vërtet një mbrëmje polifonike
që "ndezi" sheshin në qendër të Pilurit, të kthyer në një amfiteatër
natyror.
“Një dëshmi e qartë e vitalitetit dhe
fuqisë së këngës polifonike, këngës që këtu në Pilur u kthye në një institucion
të pa zvëndësueshëm shpirtëror dhe që Lefter Çipa me grupin e famshëm të tij e
ktheu në një magji botërore folku” shkruan në rrjetet sociale Sejmen Gjokoli.
ÇMIMET,
"NETËT E BEJKËS SË BARDHË"-2021
Për dy ditë me
radhë, në datat 05, 06 qershor 2021, në Pilur u mbajt Edicioni i Dytë i
Festivalit Folklorik "Netët e Bejkës së Bardhë".
Morën pjesë grupe
polifonike nga tetë bashkime një pjesmarje prej 140 artistë popullorë mes të
cilëve 50 ishin të rinj dhe 9 ishin fëmijë të grupit të Pilurit. Këtë vit
Festivali ishte si një homazh edhe për ideatorin dhe njeriun që e ktheu Pilurin
në një pikë të rëndësishme të identitetit të polifonisë shqiptare, poetin e
rapsodin e madh, birin e këtij fshati ballkon të Bregut, Lefter Çipa "Nder
i Kombit", ndaj Grupi i Pilurit në nderim të tij këndoi këngën
epiko-elegjike “Shkoni breza merrni dritë” e cila u prit me ovacione massive.
Në mbyllje të
Festivalit juria ndau këto vlerësime:
ÇMIME TË MËDHA
1. Çmimi i parë
" Lefter Çipa" , grupi i Pilurit, Himarë
2. Çmimi i dytë
" Kujtim Mici", grupi i Bënçës, Tepelenë
3. Çmimi i Tretë
" Koço Çakalli", grupi " Argjiro", Gjirokastër
ÇMIME KARIERE
4. Çmimi "
Maliq Lila", grupi "10 Shqiponjat", Tërbaç, Vlorë
5. Çmimi "
Haxhi Dalipi", grupi Zagoria, Gjitokastër
6. Çmimi "
Feti Brahimi", grupi " Miqësia", Gramsh
DIPLOMA
7. Marrësi/a më
i/2 mirë e festivalit: Bejushe Bajramaj, grupi Velçë
8. Kthyesi më i
mirë, Syrja Brahimaj, grupi Dukat
9. Hedhësi më i
mirë, Agron Selimi, grupi Bënçë
10. Instrumentisti
më i mirë: Milto Gjiçali
ÇMIME INKURAJUSE
10. Joana Baraj,
grupi Kuçit
11. Fjorelo
Bajramaj, Tërbaç
12. Polikron
Mërkuri, Pilur
JURIA E FESTIVALIT
Akademik, Shaban
Sinani
Profesor, Bardhosh
Gaçe
Sejmen Gjokoli
"Mjeshtër i Madh"
Pilur; 06. 06.
2021
Teksti i këngës
për Lefter Çipën
Shkoni breza merrni dritë
(Këngë
epiko-elegjike)
Teksti: Kristo
Çipa “Mjeshtër i Madh”
Marrëse: Ermioni
Mërkuri “Mjeshtër i Madh”
Kthyes: Dhimitraq
Bala
Hedhës:. Leni.
Mërkuri
Ulet flamuri në
gjunjë
Lutet: Poet hape
dheun
Mbi supe do ta
marr unë
Siç më mbajte
sipër kreut
Poet i këngës së
re.
Shtyje dheun dil
më këmbë
Qëllo vdekjen me
pëllëmbë
Bëje ashtu siç ke
thënë
Eja të na gjesh në
këngë!
-Mos lotoni o të
gjallë!
Na thua me
përmallim
Se unë roj tek
kënga e bardhë
Në zemër të kombit
tim
Kur flakë e
zjarrit mbërdhinte
I kish ikë Zeusi
Çikës
Gjaku i luleve zu
shkrinte
Nga vargjet e
Lefter Çipës
Poet i këngës së
re
I ndizej flaka mbi
penë
E mbushi jetën me
zëra
Engjëjt të gjithë
sa qenë
Erdhën kënduan tek
kënga
Djem e vajza
polifonë
Këngën që e njohu
bota
Lefter Çipës në
çdo kohë
Do ja këndojmë tek
koka
Nga ylli i
dëshirës linde
Për merak të
Laberisë
Bijtë e këngës
perëndive
Në Pilur e kanë
selinë
Bilbilat e këngës
re
O ju male, lule,
gurë
Lisa që nuk flini
kurrë
Na mungon mes nesh
një burrë
Ka vajtur e puth
flamurë
Nënë e kokës
Shqipëria
Të thotë poet:
falma lotin
Do nga djepi djem
si tya
Lefter Çipa “Nderi
i kombit”
Shkoni breza
merrni dritë
Nga dheu ku fle
poeti
Këngën ta doni si
sytë
Atdheu është
amaneti.