Kulturë
Albert Zholi: Flet tenori, pedagogu, Mjeshtri i Madh, Kastriot Tusha
E merkure, 23.06.2021, 07:19 PM
Flet tenori, pedagogu, “Mjeshtri i Madh”, Kastriot Tusha:
Erdhi
koha për koncerte, Pandemia na ndau nga skena dhe suditoret
Nga
Albert Z. ZHOLI
Kastriot
Tusha lindi në Elbasan më 14 prill 1963. Mësimet fillestare për kanto i mori me
mësuesin F. Feçi në Shkollën e Mesme të Muzikës "Onufri" (1979-1983)
të qytetit. Në vitet ’84-’89 mësimet për kanto i vazhdoi në Institutin e Lartë
të Arteve (sot Akademia e Arteve të Bukura) në klasën e Gaqo Çakos. Mbasi kryen
studimet në vitet 1988-2002, rreshtohet prnë solistëve të Teatrit të Operas dhe
Baletit, njëherësh edhe si këngëtar, solist pranë Ansamblit të Këngëve e
Valleve Popullore, si interpretues i këngës popullore elbasanase dhe rrethinave
të tjera (kohë më parë ai e kishte kultivuar këngën popullore mbas një kursi
kualifikimi që kishte kryer në viet ’83-’84 pranë AKVP-së). Në Teatrin e Operas
dhe të Baletit, Tusha realizon një veprimtari të ngjeshur koncertore me
pjesëmarrje të gjerë në mjaft role në operat shqiptare dhe të huaja, me
koncerte të llojeve të ndryshme, me repertor të pasur, ashtu si në fushën e
muzikës së lehtë dhe asaj ppullore, si brenda vendit dhe jashtë tij, si në
Gjermani, Itali, ShBA, Zvicër, Turqi, Angli, Danimarkë, Kosovë, Maqedoni,
Kanada, Norvegji, Suedi, Irlandë e gjetiu.
Takimet
me të janë gjithmonë mbresëlënëse. E shikon gjithmonë të qeshur dhe miqësor.
Kur takon studentët e tij të thonë se është një pedagog që ta heq emocionin si
me magji. Pra, ai është jo vetëm një tenor i mrekullueshëm, por dhe një pedagog
korrekt dhe një njeri paqësor dhe modest.
-Situatë pandemie. Ju
gjithmonë jeni mësuar në lëvizje, jeni mësuar në aktivitete dhe në salla ku
gumëzhin spektatori. Si është ndjerë këtë periudhë Kastriot Tusha?
-(Qesh)
Ka qenë situata më e vështirë për artin,
muzikën, këngëtarët dhe instrumentistët. Një situatë që as nuk mund të
mendohej. Mbi një vit e gjysmë larg spektatorit, larg akrtiviteteve masive,
larg skenave por dhe auditorëve të
mësimdhënies. Kënëgtarit jeta pa skenën,
pa njerëzit, pa aktivitete dhe sheshet të mbushura plot jeta i duket e vakët,
pa temp, e përgjumur. Kemi qenë të
detyruar të punojmë dhe të bëjmë prova në salla të mbyllura, në vende larg
njerëzve dhe të punjomë individulisht për të ruajtur zërin, për të ruajtur
nivelin artistik. Na ka munguar bashkëpunimi me artistët e tjerë brenda dhe
jashtë Shqipërisë. Kjo periudhë ishte një periudhë meditimi, reflektimi.
Njëkohësisht jam munduar të shikoj dhe gjithë punën time në tërë vitet skenike. Bëra një bashkëbisedim me veten për
arritjet suskeset, mangësitë. Pra nuk
kam qënduar në vend, por sërish është ajo skena e madhe që na mungon dhe na jep
forcë, emocion, dhe na orienton drejt së
ardhmes së suksesshme. Janë studentët që na e bëjnë më të bukur ditëm Janë
pyetjet e tyre, kërkesat e tyre, dëshirat e tyre për të ecur në jetë. Në ëkto
kushte larg tyre jemi ndjerë si pa krahë, pa motiv ditor, pa dialogun e
përdistshëm. Studentët të venë në lëvizje, të detyrojnë të punosh më shumë.
Flitet shumë për
shkollën shiptare të muzikës. Aktualisht shkolla shqiptare e kantos, vazhdon të
jetë shkollë sipas modelit të shkollës ruse apo ka ndryshuar?
Çdo
gjë evoluon. Në vitet e demokracisë shkollës shqiptare të Kantos vazhdimisht i
është ndryshuar kursi, duke ju përshtatur shkollës italiane, që ka qenë
pararendësja e shkollave të tjera. Për çdo vit ne kemi rritur nivelin
pedagogjik të mësimdhënies duke i dhënë përparësi shkollës italiane dhe pa i
mohuar vlerat shkollës ruse. Mund të themi se sot është një kombinim pro me
përparësi shkollës italiane. Kjo për vetë arsyen se tashmë shumë pedagogë tanë
janë shkolluar, apo kanë marrë mësime suplementare, kanë marrë pjesë në
seminare apo kurse të ndryshme në shkollën italiane të kantos. Kjo për shumë
arsye por tashmë edhe për arsyen e thjeshtë se e kemi më afër gjeografikisht,
sikundër dihen rezultatet e shkollës italiane të kantos, aq më tepër që nga
këngëtaret dhe këngëtarët tonë lirik, janë me dhjetëra që këndojnë në skenat e operave
italiane, por edhe gjermane, austriake, etj…
-Ju keni qenë disa
herë Kryetar i Jurisë për studentët që
pranohen në kanto? Si ishte cilësia e konkurruesve dhe juria a ka vend për
hatëre, tarafe, ndërmjetësira, por edhe mitmarrje, etj ?
Tek
ne afrohen konkurrentë shumë dinjitoz, shumë të përgatitur, ku ne e kemi pasur
shumë të vështirë vlerësimin real. Kjo vjen pasi tashmë janë të gjitha
mundësitë që konkurruesit të parapërgatiten nga pedagogë apo mësues
profesionistë dhe të nxjerrin në pah paraprakisht aftësitë e tyre, pa ardhur
ende në konkurrim. Pra çdo konkurrent vjen në këtë ditë, i konsoliduar, i
parapërgatitur, i mirë informuar dhe me dije të vazhdueshme në këtë degë. Sot
nuk vijnë kurrë konkurrentë të rastësishëm, apo konkurrentë spontan. Asnjëherë.
Konkurrenti vjen pasi i kanë dhënë vlerësim paraprak specialistët, pasi kanë
bërë mësime parapërgatitore. Ndërsa përsa i përket pyetjeve a hyn miku, njohja,
apo e tjera mund të them me bindje se as nuk e çoj në mend. Ky profesion nuk do
mik. Skena nuk do mik. Skena është skenë, ajo të nxjerr blof. Të skarcon. Zërin
nuk ta fal askush, përveç zotit. Nqs ke zë, ti ke fituar. Nuk mund të mbulohet
dielli me shoshë, nqs ne bëjmë akrobatllëqe në dëm të cilësisë, në dëm të
talentit dhe aftësisë, pasi aftësitë e konkurruesit janë të dukshme, janë
konkrete. As e kam menduar ndonjëherë një vlerësim mbi këto baza, mbasi
dështimi do ishte i dukshëm, do ishte i pafalshëm.
-Kur është momenti më i
vështirë tek konkurruesit?
Momenti
më i vështirë është ai i fillimit, kur konkurrenti do fillojë të këndojë apo të
përgjigjet. Këtu del roli ynë si pedagog si drejtues. Kurrë nuk duhet të mbash
një qëndrim autoritarist, të ashpër. Pasi ka shumë konkurrues që nuk e kalojnë
këtë gjendje. Detyra jonë si juri është ti flasim bukur, ti flasim me qetësi,
ti flasim me dashuri, tu heqim emocionet se vetëm kështu ata heqin emocionet
dhe japin maksimumin. Këtë e kemi pasur parasysh në të gjithë punën tonë ën
vijimësi.
Pedagog dhe tenor,
këngëtar, ku ndiheni më mirë dhe ku më me përgjegjësi?
Unë
ndihem mirë në të dy profesionet por dhe ndihem keqpasi jam përpara një
përgjegjësie të dyfishtë. Kënga të jep popullaritet, të qenit pedagog të jep
seriozitet, të dyja bashkë përbëjnë një përgjegjësi të madhe që duhet ta
përballosh me çdo kusht. Një gabim në një profesion detyrimisht ndikon dhe në
prestigjin e profesionit tjetër, ndaj hapi duhet të jetë i kujdesshëm. Janë dy
profesione që kanë të përbashkëta por edhe veçantitë e tyre, ndaj them se në
këtë autostradë, përgjegjshmëria është e madhe, kujdesi ndaj vetes i madh,
maturia maksimale dhe ekuilibrat mes studentëve dhe fansave duhen ruajtur me
elasticitet.