Mendime
Skënder Kapiti: 25 Prilli 2021 - Dita e provës së madhe për shqiptarët
E shtune, 06.03.2021, 03:42 PM
25 Prilli 2021 - Dita e provës së madhe për shqiptarët
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Me
25 Prill 2021 do mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Ky është shansi i
madh demokratik i shqiptarëve për t’u ndarë nga periudha 30 vjeçare e
tranzicionit të stërmundimshëm; dita kur
shqiptarët duhet ta ndëshkojnë dhe
ta çmontojnë “Republikën” e rilindjes të së keqes; si dita
e ndryshimit të madh për të cilën kanë nevojë shoqëria shqiptare, shteti
shqiptar , sistemi dhe si dita e shpresës për ndryshim edhe për të gjithë
shqiptarët e trojeve shqiptare dhe të diasporës.
Prandaj,
25 Prilli është dita e provës së madhe për shqiptarët për të ndëshkuar të
këqijat:
krimin,korrupsionin,hajninë,padrejtësinë, antikombëtarizmin dhe
tradhtinë e keqqeverisjes .
Kjo
është dita e madhe e shqiptarëve sepse
ata dëshirojnë ngritjen e një
sistemi demokratik e ligjor; duan që të
jenë të sigurtë e të prosperuar ekonomikisht,moralisht e shpirtërisht; duan intregrimin në BE; duan mireqënie e siguri juridike,ekonomike e
punësimi; duan që të mos u vidhen pronat e paraja publike; duan që të mos largohen nga atdheu, dhe duan që t’u kthehet besimi dhe shpresa se
Shqipëria bëhet.
Shteti
demokratik dhe republikan i Shqipërisë me qeverisjen 8 vjeçare të Edi Ramë dhe
të sektit të rilindjes socialiste de fakto e ka transformuar Republikën
demokratike të shtetit shqiptar nga një shtet i të gjithëve , nga një shtet
publik e kombëtar në një “republikë” të pakicës, në një autokraci të një
pakice, të asaj të rilindjes apo si një pronë e ekipit të rilindjes socialiste,
ose më saktë Shqipëria është kapur e pronësuar nga mafiooligarkia e rilindjes
socialiste.
Edi
Rama përdori hipokrizinë mashtruese duke përdorur termin apo konceptin
autoritativ të rilindjes, për të mashtruar se diçka do të lëviz dhe do të
rilind, duke ia veshur vetes së tij petkun e një rilindasi kombëtar e
demokratik, por reralisht ai aplikoi tërësisht të kundërtën, antikombëtarizmin
dhe autokracinë deri në arrogancë, rilindje
e cila nuk ka asgjë të përbashkët me rilindasit e mëdhenj kombëtarë, por
më shumë si një rilindje e tashëgimisë, praktikave poliike dhe të veseve të komunizmit aplikuar prej tij në demokraci.
Rilindja
socialiste dhe arroganca e papërgjegjshmëria e saj i ka dobësuar për të mos
thënë se i ka ndërprerë marrëdhëniet dhe
veprimet ndërshqiptare, ato Shqipëri-Kosovë
si kurrë ndonjëherë më parë.
Më
së shumti Edi Ramës që kur erdhi në pushtet në vitin 2013, atij i ka interesuar Serbia, Beogradi, Presidenti
serb dhe marrëdhëniet me ta se sa me
Kosovën dhe me politikanët kosovar.
Dhe
me dëbimin e Edi Ramës nga pushteti me 25 Prill 2021 do të hapet një epokë e re
marrëdhëniesh vëllazërore shqiptaro-shqiptare, pasi në Kosovë tashmë kanë
fituar zgjedhjet politika dhe politikanët që si vizion e mision kanë politikën
shqiptare të bashkëpunimit dhe të
integrimit brënda shqiptar drejt bashkimit kombëtar.
Me
të vërtetë, Shqipëria me Ramën kryeministër rilindi socializmin e pinjollëve të
nomenklaturës së ish Republikës Popullore Socialiste të regjimit komunist, ku Shqipëria e
byroistëve të Partisë Komuniste të Shqipërisë u kap nga pasuesit e tyre të
rinj, të rilindasve socialistë. Dhe me të vërtetë ashtu sikurse edhe që është,
Edi Rama edhe e quajti rilindja Socialiste ekipin qeverisës të pushtetit të tij.
Pra,
Rilindja socialiste duhet çmontuar nga sistemi, dhe republika, demokracia dhe
shteti republikan u duhen kthyer shqiptarëve. Gjatë këtyre viteve të
keqqeverisjes së rilindjes socialiste Shqipëria u etiketua nga ndërkombëtarët
edhe si narkoshtet e kanabistan, si një shtet të cilit për 8 vite nuk iu hapën
as negociatat e Antarësimit për në BE.
Republika
e rilindjes socialiste do të mbahet mend në histori si republika e
keqqeverisjes së krimit, hajdutërisë dhe korrupsionit; si qeverisja e cila bëri
shpopullimin dhe pastrimin e deshqiptarizimin e vëndit; si qeverisja e
grabitjes dhe e vjedhjes së parasë publike dhe të aseteve kombëtare; si
qeverisja e kontrabandimit të interesave publike e kombëtare për interesa
pushteti dhe përfitimi në favor të oligarkisë së rilindasve; si një qeverisje
serbofile e cila promovonte, propagandonte, lobonte e mbështeste coptimin e
Kosovës dhe minishengenin antishqiptar neojugosllav.
Partia
Demokratike me aleatët e saj do të
fitojnë bindshëm zgjedhjet me 15 Prill
2021, dhe referendumi popullor i kësaj date do të hyjë në histori si fitorja e
dytë e madhe për demokracinë shqiptare pas asaj të Marsit 1992. Kjo sepse besohet e shpresohet që qeveria e
drejtuar nga Lulzim Basha do të fillojë çmontimin e regjimit korruptiv, antikombëtar
dhe oligarko-mafioz të rilindjes socialiste dhe Shqipëria do të ndahet nga
tranzicioni politik traumatik 30 vjeçar.