E premte, 01.11.2024, 12:02 AM (GMT)

Mendime

Klajd Kapinova: Komunistët leninistë nolistë në New York

E merkure, 20.01.2021, 06:56 PM


Komunistët leninistë nolistë në New York

Nga Klajd Kapinova

Viktimë e ndërgjegjshme si vegël qorre e mediave ultra të majta në SHBA, janë bërë edhe të ashtëquajturat gazetat papagale private të “komunitetit” shqiptaro amerikane “Illyria”, “Diellli”, “Liria” dhe e ashtëquajtura radio “Voice of America” (VOA) në Washington D.C., të cilat fatkeqsisht drejtohen nga “gazetarë” të mirefilltë propagandistik, me bindje të thekshme liberale globaliste komuniste, kur dikur në vendlindje, prinderit e tyre kanë shërbyer në mediat e makinës së madhe komuniste të diktatorit Enver Hoxha.

Kjo nuk është rastësi. Faktet kokëforte historike, tregojnë se kjo ishte traditë e hershme prej disa dekadash e komunitetit shqiptaro amerikanë. Shumë prej antarëve të kounitetit shqiptaro amerikanë (sot shiten si “antikomunistë”), duke shfrytëzuar diversitetin e mendimeve në këtë shtet të lirë, kanë shitur vazhdimisht në komunitetin tonë librat anti-amerikane propagandistikë të diktaturës dhe diktatorit Enver Hoxha.

Ndërsa në kampin burg ateist në Shqipëri, me porosi të diktatorit Enver Hoxha ishin hapur 65 burgje dhe qindra kampe internimi (në një popullsi të vogël me 2 milion banorë, aq sa janë sot në qytetin Bronx, New York), për të denuarit politikë, që kishin mbaruar universitetet në Europën Perëndimore dhe SHBA si në New York, Boston, Detroit etj., të ashtëquajturit “patriotët” dhe “nacionalistët” (sot të dekoruar me titullin më të lartë në Shqipëri: Nderi i Kombit), shitnin me krenari dhe ndërgjegje të lartë, ditën për diell librat me përralla të diktatorit antishqiptar otomano arab Enver Hoxha.

Historikisht, ata kanë qenë dhe janë të lidhur edhe në ditët tona, me disa senatorë dhe kongresistë të majtë. Ata si liberalë socialistë, për disa dekada me radhë, mbasi bënë para për vete (fondmbledhje) nga komuniteti ynë naiv dhe dorëlëshuar, ia zgjaten edhe me shumë lakun në fyt popullit shqiptar në vendlindje, që vuante nën kthetrat e natës së gjatë të kolonizatorëve të komunizmit të zi leninist të otomanit Enver Hoxha.

Largimi i Organizatës Panshqiptare “Vatra” nga vendlindja e saj Bostoni, është bërë me qëllim dashakeq, për ta përdorur emrin e saj nga elemente komuniste, që penetruan mjeshtërisht në brendsi të saj dhe arriten me manipulime alla turke e alla komuniste, fatkeqsisht të marrin drejtimin e organizatës dhe shtypit të saj në zemër të New York-ut në Amerikë.

Aty hartonin listat me komunistë dhe “patriotë”, se kush do të bëhet Mjeshtër i Madh i Punës apo Nderi i Kombit nga presidentët e vendlindjes, shumica e të cilëve janë ish komunistë të kohës së Enver Hoxha.

Në gazetën “Dielli” tjerren artikuj jarga e levdata pervese kilometrike dhe botohet në sasi lesh arapi apo artikuj të gatshëm në masën 80% nga “gazetarë” apo “opinionistë”, të marrë të gatshëm nga interneti, që nuk kanë të bejnë me komunitetin tonë shqiptaro amerikanë, ndonëse “Dielli” i pushtuar nga propaganduesit komunistët vetëquhet organ veteran i komunitetit të shqiptarëve të Amerikës.

Kjo fletushkë propagandistike dhe aspak informuese e komunitetit tonë, që nga viti 1909, vjen edhe në kishën katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës”, në Hartsdale New York, ku, askush nuk e merr edhe pse jepet falas, për të gjithë besimtarët katolikë dhe miqët muslimanë, që vijnë shpesh këtu.

Aty nuk respektohet diversiteti i mendimeve, por editori si vetë ligji dhe vetë Maliqi, vendos se kush është shkrim që e kalon klasën e kush mbetet për vjeshtë apo humb përfundimisht vitin shkollor. Censura në këtë “gazetë” tashmë të katandisur në online, është një kulturë e re neo-komuniste, larg standarte demokratike në SHBA, ku kanë jetuar dhe jetojnë me qindra dhe mijëra bashkatdhetarë shqiptaro amerikanë nga trojet entike.

Dikur “Dielli” dhe “Liria” të komunistit të kuq imzot Nolit, që botoheshin asokohe në Boston, ishin simotra të “Zërit të Popullit”, “Bashkimi”, Puna”, “Hosteni” etj., (Shqipëri) me ide dhe qellime të mirëfillta komuniste, leniniste, noliniste të diktatorit Enver Hoxha, kurse sot po ky websit (sepse Liria nuk i mbijetoi kohës) për websit, ka si motër të saj fletushken private online “Illyria”, që “botohet” për mendje të madhe në Manhattan, New York.

Aty sheh nënshkrimin e artikujve me autorë gjoja “intelektualë” socialistë, që sot bëjnë zhurmë në media, dhe mbahen si ish të burgosur dhe përndjekur politikë të kohës së regjimit komunist në Shqipëri. Këto individë të “pësekutuar”, janë kampionë të propagandës dhe mbrojtjes së ideve dhe politikave komuniste nga senator apo kongresist “demokratë” admirues të Che Guevares, Leninit, Stalinit, Moduros, Kabiles, Pol Potit, Mao Ce Dunit, Enver Hoxhës, vëllezërve Fidel dhe Raul Kastros etj.

“Dielli”, për inerci riprodhohet vetëm nga interneti, për tu lexuar nga pensionistët miop apo kalimarët e rastësishëm në internet. Edhe ajo nuk i mbijetoi kohës dhe tregut. “Illyria”, fatmirësisht nuk tregtohet më në kioska cigaresh apo limonatash, sepse është online dhe komuniteti ynë nuk do t’ia dijë për atë.

Po japim vetëm një shembull klasik në ditët tona. Sot në vitin 2020, profesori i universiteteve amerikane, desidenti dhe antikomunisti stoik Prof. Arshi Pipa nuk ka marrë nga presidentët komuniste titull Nderi i Kombit, të cilin Shkodra ia ka dhënë me kohë.

Prof. Pipa nuk vleresohet, sepse komunistët e Enver Hoxhës në organizatën noliste të majtë globaliste Vatra, nuk duan të bëjnë autogol në portën e tyre komuniste, të grisur në mijëra copa… Historikisht, dihet se disidenti shkodran prof. Pipa, ishte për pak kohë kryetar i Federatës Panshqiptare “Vatra” (1912) dhe editor i gazetës “Dielli” (1909)…

Shpirti, fryma apo tafti pro komunist i shqiptaro amerikanëve në “vatër”, bëri që Professor Emeritus Arshi Pipa të largohet i zhgënjyer nga drejtimi i organizatës dhe organit të shtypit saj, e cila fatkeqsisht edhe sot vijon të drejtohet si marionetë nga leninistët dhe rasputinët socialkomunistë në pushtet dhe “opozitë” të Tiranës së kuqe, nga ish enveristët e vjetër dhe të rinj në SHBA...

Duke pare foto të arkivave private këtu në New York, kudo në manifestime apo dasma shohim shpesh se flamuri kuq e zi ishte me yllin komunist të diktatorit Enver Hoxha.

Kjo për faktin se deshtoi media e majtë FAKE News, në Poll (para popullit të zgjuar amerikanë), në parashikimin epokal të vendosjes si presidente të SHBA të “mikes” së shqiptarëve majtistë, zonjës së korruptuar Hilary Clinton, një marionetë e lehte, për t’u kontrolluar nga lobet e fuqishme mediatike dhe megakompanitë globaliste anti amerikane, me bindje të theksuara ekstreme komuniste të majta.

Media e majtë marramendse, sot janë shpirti i mbështetjes morale dhe financiare, të lëvizjeve raciste shkatërrimtare dhe anti-amerikane të anarkistëve në SHBA, sikurse janë organizata Antifa dhe BLM si vegla robotike pa ndergjegje dhe të verbëra të PD-së së Obamës, Biden, Pelosi, Eliot Engel (ky i fundit, pak ditë më ra nga fiku), Nadler, Schiff, Schumer, etj.

Në vitet ’30 të shekullit XX asokohe në SHBA, në rrugë dhe sheshe kudo ishin fotot Marxit, Englesit, Leninit, Stalimit etj., dhe parudhat e mëdha, me flamur draper e çekan, me përmbatje 100% bolshevike. Nga ky ndikim negativ nuk shpëtoi as komuniteti shqiptar në SHBA, që kryesisht ishte i vendosur në Boston. Komunisti i kuq Noli si sherratan që ishte, ua shpërlau trurin atyre me idetë boshe leniniste dhe komuniste, që fatkeqsisht mbijetuan si modele deri në ditët tona në New York të SHBA-së.

Shqiptarët naiv dhe pa shkollë e nivel kulturorë këtu në New York dhe atje në Boston, krenoheshin me pionierin e përhapjes së komunizmit bolshevik dyshes Lenin-Stalin, imzot dr. Fan Stilian Nolin, i cili, kur ishte në Shqipëri, bëri që në Parlamentin e vendit, të mbahej një minut zi, në nderim të ngordhjen së idhullit të tij V.I.Leninit…

Burime historike, tregojnë se dyshja bolshevike siameze Lenin-Stalin, barbarisht kanë vrarë me masakra kolektive apo Genocide mbi 62,000.000 njerëz të pafajshëm.

Ata bashkë kanë urdhëruar të vriten publikisht në sheshet bolshevike me qindra bashkvëllezër të tij (imzot Nolit) Krishtit të fesë ortodokse dhe katolike në ish Bashkimin Sovjetik.

Komunisti i kuq Noli, ruajti brenda komunitetit ortodoks të madh në Boston e gjetkë, shpirtin leninist dhe dashurinë histerike për komunistët e tipit anti-shqiptarë Enver Hoxha, të cilin me telegrame urimi të njëpasnjëshme e krahasonte atë me Shën Gjergjin, emrin e kishës së tij private, që themeloi në Boston në vitin 1908…

Kjo është njësoj sikur 6,000.000 ebrej, të vrarë nga Genocide nazist, t’a krahasojnë kriminelin Adolf Hitlerin me Yllin e Davidit ebrej…



(Vota: 6 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora