E enjte, 31.10.2024, 11:01 PM (GMT)

Kulturë

Nuhi Veselaj: Pse “po” paskajorja në standardin e shqipes së natyrshme (6)

E diele, 13.12.2020, 01:27 PM


VI. DISA Prova BINDËSE që Arsyetojnë riintegrimIn e paskajores Së mirëfilltë përmenjëhershmërisht

në standardin e shqipes sË natyrshme kombëtare

Kush mohon të vërtetën, poshtnon vetveten. (E popullit)

Nga Dr. Nuhi Veselaj

Sihyrje

Në këtë krye do të paraqiten disa prova bindëse, të cilat jo vetëm arsyetojnë kërkesën, por edhe  obligojnë rifutjen e menjëhershme praktikisht pa qortueshëm të paskajores së mirëfilltë në standardin e shqipes së natyrshme, andaj këtë që e thamë do të përpiqemi ta parashtrojmë në dy nëntituj me theks përmbajtjeje:

E para, kërkesë–propozimi ynë i ngahershëm, që nuk ishte vetëm yni, dhe sfidat rreth riintegrimit të paskajores së mirëfilltë në standardin e shqipes.

E dyta, argumenta që edhe disa rregulla nga Drejtshkrimi 1973, nuk kuptohen pa ndihmë nga paskajorja e mirëfilltë.

1. Kërkesë–propozimi ynë i ngahershëm me sfida mirëkuptimi e kundërshtimi për riintegrimin e paskajores në standard

Ne para se të bënim kërkesë-propozimin tonë për riintegrimin e paskajores së mirëfilltë në standardin aktual të shqipes, para viteve të 90-a të shekullit të kaluar, natyrisht mbështetur në gjuhën tonë popullore e historinë e saj, por jo aq i motivuar nga studimet e deriatëhershme të profesorëve të nderuar E. Çabej,  S. Riza, I. Ajeti, Sh. Demiraj, M. Domi, J. Kastrati e të tjerëve, deri edhe të Prof. A. Kostallarit, të cilët në shkrimet e tyre të para viteteve të ’70-a në raste kishin  manipuluar edhe me paskajoren e mirëfilltë, e cila tashti, afro 20 vjet pas Kongresit të Drejtshkrimit, kuptohet e anashkaluar, edhe me lëshimet, më pak ose më shumë të tyre, fakt ky  që kjo paskajore nuk kishte prani pothuaj fare në tri shtyllat kryesore të standardit aktual, siç janë: drejtshkrimi, gramatika dhe leksiku (fjalori leksikor standard), edhe pse shihej dritë me diell, se disa nënfusha semantike, qoftë në raport me gjuhët e huaja, qoftë brendapërbrenda shqipes kishin mbetur të pambuluara mirë ose fare, siç janë:

1) përfaqësimi i foljes në raport me infinitivin  e gjuhëve të huaja,

2) disa shprehje të veçanta frazeologjike të një absraksioni të lartë me paskajore, ku nuk cekeshin ose nuk përcaktoheshin qartë kategoritë  foljore: veta, numri, koha,  mënyra.

3) vlera të veçanta ideo-estetike, ku paskajorja e mirëfilltë, dukej si një “mollë e ndaluar”, por joshëse, qoftë për stilin letrar, qoftë edhe në atë politik-publicistik  etj. dhe

4)  disa funksione sinonimike jo të thjeshta ndërkëmbyese paskajore/forma të lidhores ose të paskajores së dytë e forma të mënyrave të tjera,  por me shprehësi nuancimesh të veçanta kuptimore, që ndërlidhen veç e veç, por edhe në tërësi me sistemin foljor, konkretisht nga dy numrat dhe tetë vetat e kategorisë foljore.

Kështu e pak më thjeshtë ia pata paraqitur me gojë prof. A. Kostallarit, i cili kërkoi që këtë ide ta paraqitja me shkrim sa më parë, ngase shihte diçka pozitive në të mirë të plotësimit, dhe mbrojtjes së standardit të shqipes kombëtare, duke e pasuruar edhe me këtë vlerë. standardin në fuqi, ku kishte hise të forcë autorësie edhe vetë prof. Androkliu.

Mjerisht kur prof. Kostallari sapo kishte ikur nga kjo jetë, kur këtë çështje në një konferencë shkencore më 1992 në Tiranë, ku këtë temë e preka me pak fjalë. Më kujtohet që në ato çaste nga foltorja vura re që prof. Dh. Shuteriqi, me pallto të vjetruar, jo me atë shkëlqim që i ndrinte kur e pati vizituar Prishtinën, luajti pak nga vendi dhe i shkoi buza në gaz, ndërsa prof. M. Domi, kur mbarova diskutimin më tha se nuk e kishin zhdukur paskajoren po e kishin anashkaluar. Ndërkaq, prof. Sh. Demiraj i skuqur më shumë se unë, ishte i detyruar të ma tërhiqte vërejtjen se paskajorja, siç më tha, ka mbetur jashtë standardit, andaj nuk duhej përmendur fare, por ajo, në popull, në krijimtari folklorike mund të përdoret, por gjithsesi duhet të studiohet. Si duket për të parën herë, prof. Demiraj  dëgjoi prej meje lidhur me detalin që paskajorja mbulon tetë veta (unë, ti...), ngase edhe i përësëriti nëpër dhëmbë... Po këtë fakt ma ka përsëritur në Shkodër në viin 2000.

Është e vërtetë, se mendimet e mia i kam shprehur me gojë edhe gjetiu si në Medresën e Prishitnës, ku m’u tërheq vërejtja nga kryesuesi prof. R. Qosja, por edhe nga  prof. I. Ajeti, i cili edhe diskutimin tim në Tiranë, nuk e kishte pritur mirë, ngase nxirrja punë pa punë, pasi paskajorja me marrëveshje(!), mbase edhe me pëlqimin e tij, kishte mbetur e përjashtuar nga standardi. Ndërkohë, disa nga trajtesat e mia nga fusha të tjera gjuhësore (dorëshkrim), siç paralajmëroja i përmblodha  në 8 vëllime, por ndër to, katër trajtesa  nën titullin Çështje të shqipes standarde...I. gjeta rastin t’ia ofroja për botim Fondit për shoqëri të hapur (Soros), zyra në Prishtinë. Akademik Besim Bokshi dhe prof. Mehmet Halimi si recensues, kishin dhënë mendim pozitiv për botimin e atij vëllimi. Mirëpo, me thënë të drejtën, pa lejen e recensuesve, botuesit Nazmi Rrahmani, nga dorëshkrimet e mia që kisha, kësaj përmbledhje ia parashtova edhe punimin që zuri vendin e parë: Përsosja e shqipes standarde faktor integrues në jetën tonë kombëtare, ku si pikë të veçantë të fundit, zinte vend edhe çështja e infinitivit, ku kërkoja rikthimin e paskajores së mirëfilltë në standard.

Meqë ndërkohë mbi këtë temë, veç rasteve brenda artikujve e trajtesave të veçanta,  kërkesë-propozimin tonë për integrimin e paskajores në standard e kemi shprehur mjaft gjerësisht në tre libra të tjerë: Paskajorja çështje shqipes standarde (vështrim sinkronik) (2000), Paskajorja dhe Standardizimi (2006) dhe Drejt stadardizimit të gjuhës shqipe (2015). Ndërkaq, këtu,tash fill  në përputhje me temën, do të mjaftohem që për opinionin e sotëm me sjellë një fragment që edhe sot është aktual, nga vepra e parë e sapocekur, Çështje të  shqipes standarde ...I, PNB Rilindja, Prishtinë 1997, f. 24-26), ku veç tjerash  arsyetonim:

Për mendimin tim (ri)integrimi i formës së tillë me+pjesore, i paskajores së mirëfilltë, pra si rast i veçantë (kuptohet pa paradigmat shoqëruese dialektore) aspak nuk e dëmton strukturën bazë ekzistuese të gjuhës letrare kombëtare, përkundrazi e bën atë më të sforcueshme dhe më kombëtare. Fundja, me një veprim të tillë, nuk kërkohet ndryshimi i normës në fuqi, por kërkohet zbutja e qëndrimit apo vetëm përplotësimi me të, qoftë për ndonjë koncept a nuancim të ri, qoftë si sinonim konkurrues. Mbase, hëpërhë, te ndonjë adhurues "i përflakët" i normës së sotme dhe të bazës ekstreme të saj (ku mund të ndodhet ende i pashlyer edhe emri im), mund të shkaktojë ndonjë paqartësi të përkohshme?! Personi i tillë do të bindet lehtë posa t`i rikujtohet fakti se, fundi i fundit, tashti nuk kemi të bëjmë më me variantin letrar të toskërishtes, por kemi të bëjmë me një sistem krejt të ri, më të përpunuar, më të gjerë e më te niveluar, d.m.th. kemi të bëjmë me shqipen standarde kombëtare të njëzuar, e cila si pronë e gjithë shqippërdoruesve, pa marrë parasysh bazën dialektore të tyre, së andejmi merr tiparet më pozitive për të sajuar një gjuhë standarde të zhvilluar, e cila edhe e ka si detyrim jo vetëm të lejojë, por edhe të përfshijë, të shfrytëzojë e njëherazi edhe të ushqejë me gjirin e vet tërë thesarin pozitiv të trashëguar nga dialektet, sociolektet, idiolektet e variantet e caktuara të gjuhës, të cilën edhe e përfaqëson dhe vetëm pastaj në rast nevoje mund të bëjë risime dhe huazime të domosdoshme nga gjuhët e huaja për konceptet përkatëse. Sidoqoftë, kjo çështje e diskutueshme nuk është mirë të lihet zvarë. Fundja, nuk shtrohet pyetja tashti a bën pa të, po a mos është më mirë me të? Me fjalë të tjera, njeriu mjaft gjëra mund t’i shohë edhe me një sy, por kur i ka të dy pse mos t`i shfrytëzojë të dy. Dihet fakti se po të mohosh sinoniminë do të thotë të pranosh varfërimin e gjuhës?! Sigurisht kur kemi parasysh faktorët psikolinguistikë dhe sociolingustikë është më mirë të mos shikohen gjërat si kjo vetëm me syrin e toskërishtfolësit, por me të dytë, me të tretë e me të katërt, pra edhe me syrin e objektivitetit shkencor dhe me atë të politikës a të planifikimit gjuhësor, sidomos kur kemi parasysh faktin, siç po thuhet, se mëse 3/4 e bashkësisë folëse shqiptare e njohin apo e kanë të ravijëzuar në sistemin e tyre ligjërimor formën e tillë dhese në ish-shqipen letrare mbi bazë të gegërishtes, paskajorja e mirëfilltë, cilësohej, si me thënë, shtyllë kurrizore e sintaksës të asaj gjuhe (sot variant ende i gjallë jo vetëm dialektor), këtë e dëshmojnë, pos tjerash, edhe veprat e klasikëve të gjuhës sonë, madje kjo formë ishte e pranishme edhe në veprat e shkrimtarëve më të spikatur toskë: Naim Frashëri, F. Konica, Asdreni, M. Grameno etj. Me një përdorim të tillë ata nuk nderuan vetëm gegërinë, por nderuan në radhë të parë artin e vet gjuhësor e letrar, nderuan gjuhën e natyrshme shqipe.

Po përfundoj me konstatimin nga sa u tha më lartë për paskajoren. Gjithsesi me përsosjen e normës së shqipes letrare dhe me përplotësimin e formave të caktuara të bazës së saj, të të gjitha niveleve, me integrimin e saj (paskajores së mirëfilltë) standardi do të jetë ndërgjegjësisht edhe më i pranueshëm, politikisht më i përqafueshëm dhe kombëtarisht më i integrueshëm.

(Shih Çështje të shqipes stamdarde...I, Prishtinë 1997, f. 24-26)

Si duket situatat ishin të tilla që kjo kërkesë jona nuk bëri aq jehonë, edhe pse nuk mbeti pa vërejtje që kjo çështje nuk është dashur të hapej fare se nxirte punë pa punë(!), megjithatë ne punuam dhe ndërkohë u thelluam edhe më po në këtë temë, duke e formësur një libër tjetër në dorëshkrim, kushtuar vetëm paskajores së mirëfilltë me titull: Paskajorja çështje e shqipes standarde (vështrim sinkronik). Një kopje të dorëshkrimit ia pata dhënë prof. Idrizit, dhe nga një profesorëve standardpërqafues të dalluar, z. Isa Bajçinca dhe z. Ahmet Këlmendi. Ndërsa ata dy s’kishin fjalë, prof Idrizi e mbajti një kohë dhe ma ktheu dorëshkrimin, duke ma bërë me dije se e ka diskutuar me kolegë, por assesi nuk janë të mendimit me publikue. Ndërkohë Engjëll Sedaj, e botoi në vitin 2000 nën titullin e njëjtë: Paskajorja çështje e shqipes standarde (vështrim sinkronik). Dardania sacra, Shtufi, Prishtinë 2000. Ky botim pati jehonë. Madje u shprehen mendime se punimi si diskutim kishte përmbajtje konstruktive etj., por sa i përket sendërtimit, edhe pse në libër toleroheshin edhe trajtat e toskëzuara të paskajores d.m.th. integrimit të paskajores në standard, ishte i pamundur, ngase, sipas kundështuesve. prekte keq në sistemin e standardit aktual mbi bazë të toskërishtes.

Kjo që u tha kundër ishte propagandë, e cila u përsërit në Tiranë, më 2002, në një konferencë kushtuar përvjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit 1972, ku gjatë diskutimit, përkundër disa paraqitjeve pozitive mbisundoi mendimi se integrimi i paskajores e dëmtonte mbarëvajtjen e standardit. Unë pasi mora vesh këtë, isha i bindur për të kundërten, sepse paskajorja ndihmonte përvetësimin dhe njëherazi e pasuronte standardin e shqipes së natyrshme.  Ç’është e drejta, meqë isha i përjashtuar nga arsimi, si i leqitur nga takimet e gjuhëtarëve, nuk mund të isha në rrjedha të diskutimeve në raportin  paskajore/standard. Nuk e dija për cok se akademikët nga Tirana e Prishitna ishin marrë vesh, apo jo, që çështja e paskajores të heshtej, me një fjalë të vazhdojë pasivizimi i saj deri në zhdukje, pasi, sipas tyre, konceptet e saj i mbulonte plotësisht lidhorja. Për mendimin tim ky ishte gjykim shumë i padrejtë ndaj gjuhës shqipe. Kisha bindjen, siç e kam edhe sot se pa paskajore simbolikisht përgjysmohej gjuha shqipe. Edhe pse më kishin punësuar përkthyes në një ndërmarrje metalpërpunuese, nuk e ndërpreva interesimin për mbarëvajtjen e standardit të shqipes, sidomos rreth gjuhës teknike apo në domenin funksional në fushën tekniko-teknologjike, por pa e harruar paskajoren e hedhur, si thuhet, në pus pa fund, e cila vërtet i duhej gjuhës sonë, madje hynte në punë edhe në fushën e emërtimeve të proceseve tekniko-teknologjike.

Ndërkohë e përgatita edhe një vepër tjetër me titull: Paskajorja dhe standardizimi i gjuhës shqipe, përmbajtjen e së cilës pata rast ta kumtoja paraprakisht në një tubim gjuhëtarësh me titull Paskajorja në fokus rrugëzgjidhjeje (më 02.09.05). Ndaj kumtesës pati reagime ashtu e kështu. Por kur dorëshkrimin komplet ia paraqita për lektorim e botim z. prof. Fadil Raka, u paraqiten emisarë që kërkonin që assesi ai punim të mos botohej, sepse ishte kualifikuar si vepër pamflet kundër standardit të gjuhës letrare kombëtare të njësuar, përndryshe nëse nuk heq dorë nga publikimi do të kisha për pasojë: bojkotim më të rrebtë ndaj publikimeve të mia etj. Megjithatë, pasi isha i bindur se edhe kjo vepër për paskajoren në standard, nuk ishte kundër, por ishte në të mirë të përplotësimit të normëzimit të standardit të përbashkët kombëtar, ngase e ndihmonte dhe sforconte  gjuhën shqipe e standardin e saj, gjeta rastin dhe e botova (2006), por vërtet ndodhi bojkotimi i organizuar dhe më i ashpor seç e pata paramenduar. Që nga ky rast jehonëzimi dhe botimi i punimeve të mia nga institucionet e gjuhës dhe të kulturës nga Tirana, Prishtitna e më gjerë, u ndërprenë pothuaj, hermetikisht.

Po e përsëris, kjo ndodhi madje shumë më ashpër seç e kisha paramenduar. Për dikë mbase e pabesueshme, por bojkotimi apo mosbotimi, përkatësisht vlerësimi jo i duhur i veprave të mia, siinatçe, fatkeqësisht ende vazhdon?! Megjithatë unë diçka publikova në rrugë të tjera, sidomos te portali “Zemra shqiptare” dhe letërlibërtimin e bëra kryesisht jo me investime zyrtare, po familjare dhe nga kompensimi i kohës së qëndrimit në burg.

Mirëpo, pa hyrë në hollësira, për çudi, siç alarmon momentalisht Redaksia e Wikipedisë më 09.07.2020, tek emri im në rubrikat  Shënime dhe referenca në pikat 1. 7 dhe 18, nga parametri langage, munguakan apo qenkan tretur kopjet e arkivuara të mbi 10 veprave të mia shkencore të botuara nga fusha e gjuhësisisë, nga shtypshkronja Era Prishtinë. Prej tyre 7 më 2015, dhe 5 të tjera më 2017, të cilat nuk ndeshkan  si të evidentuara, prandaj alarmohet: Ndihmë!?!!!

Sidoqoftë, jo vetëm prej meje, por ndërkohë janë botuar e po botohen edhe nga të tjerë  trajtesa e libra për paskajoren në dobi të integrirmit të saj në standard, ku edhe unë edhe më qëndroj si  argat aktiv i zellshëm në atë drejtim. Për çka dëshmojnë përveç  artikujve e trajtesave në mbi 15 vëllime, por edhe artikuj e trajtesa në vazhdimësi, siç dëshmon edhe ky punim. Me këqyrë hollë e hollë paskajorja, edhe pse e pa përfshirë në standard, ka qëndruar dhe qëndron e gjallë në të gjitha poret e ligjërimit të shqipes, madje ndikimi i saj del i pranishëm vetvetiu edhe në disa rregulla nga Drejtshkrimi i gjuhës shqipe 1973, të cilat, pothuaj, nuk kuptohen pa paskajoren e mirëfilltë, fakt i pamohueshëm ky, të cilin konkretisht po e dëshmojmë tash fill.

2. Argumenta se disa rregulla nga Drejtshkrimit 1973 nuk kuptohen

pa ndihmën e paskajores së mirëfilltë

Tashti, me ringjalljen botërisht të paskajores si feniks në të mirë të standardit të shqipes së natyrshme, kur dolën e po dalin për fushë shklluqet e përjashtimit të saj allapartizançe, po shihen qartë vlerat e paskajores, të cilat, me dashtë e padashtë, nuk mund të heshten as të mohohen më, ngase me këqyrë hollë e hollë, qoftë drejtpërdrejt, qoftë tërthorazi, gjuha shqipe dhe standardi i saj i natyrshëm nuk mund të frymojë si duhet në anjë pore ligjërimi në të gjitha stilet funksionale pa materializimin e koncepteve të paskajores, edhe pse dikujt i duket se mjafton praktika e përdorimit të shqipes pa paskajore me shprehje të njohura të nkrehura e të lëmuara të standardit të shqipes mbi bazë toskërishte, të cilat vërtet të kënaqin.

Së këtejmi, tashti do të përmendim vetëm disa nga argumentat që dëshmojnë pa mëdyshje se as disa nga rregullat nga paragrafët e Drejtshkrimit të gjuhës shqipe 1973 nuk kuptohen dot

si duhet, pa ndihmën e paskajores së mirëfilltë, edhe pse paradoksalisht ende del e përjashtuar nga ky standard,  ndonëse prania e saj si mjet konkretizimi del e domosdoshme, apo jo?! Le të vlerësohet kjo që e thamë.

Pra, le të vlerësohet e vlerësuara se paskajorja ishte hedhur në pus pa fund allapartizançe dhe arsyeja  pse deri tash nga standardologët tanë nuk është nxjerrë nga ai pus mbetet e turbullt. Dikush arsyeton me prangat e mon izmit!

Sidoqë të ketë qenë, nuk dihet mirë pse nuk u rehabilitua kjo paskajore pas viteve të ’90-a dhe në fillim të këtij shekulli, pas mendimit të ak. B. Bokshi pas monizmit, i cili pohon se në Kongresin e Drejtshkrimit  nuk iu rikthye standardit paskajorja për mungesë të konceptit për rolin pozitiv të saj ndaj vetë standardit. Refuzimi i tillë kishte të bënte me trullavje apo hipnotizim patologjik mendjesh, apo me diçka tjetë, le të vlerësohet.

Sidoqoftë, ja faktet që në nëntë pika, ose në 10 paragrafë  e më shumë rregulla paskajorja e mirëfilltë, edhe pse e shpallur e paqenë për standardin, domosdo  del e implikuar në sqarimin  e  rregullave përkatëse të drejtshkrimit të standardit (!).

1) Paragrafi 5, pika a)

Te pagrafi 5,   “Ë-ja paratheksore”, shënohet si shembull folja dëlir (geg. me dëlirë) dhe në kllapa mbiemri i e dëlirë, ndërsa pjesorja e standardizuar e kësaj folje del dëlirur. Dihet se vetëm te foljet apofonike, si sjell (me sjellë) mbiemri si derivat formohet ngjashëm si presorja, ashtu si  shembulli ynë:  i dëlirË me Ë fundore, ngjashëm si  i e sjellË. Dihet se si folja dëlir me dëlirë që nuk i takon grupit apofonik sipas standardit sidomos ato me konsonant fundor e formojnë pjesoren me -UR fundoreashtu u del edhe mbiemri i paranyjëzuar: mat matur, kap kapur, lëkund lëkundur, së këndejmi edhe mbiemri e paranyjëzuar: i e matur, i e kapur, i e lëkundur. Për ne këtu del e domosdoshme të sqarohet se sikurse folja dëliR  me dëlirë  dhe të gjitha foljet me konsonant fundor si  mat me matË kap me kapË, lëkund me lëkundË, pra edhe dëlir me dëlirË në gegërishte (ish standardin mbi atë bazë), edhe tash si pjesore të paskajores me +pjesore jashtë standardit siç po dëshmojnë pjesoret e paskajores së mirëfilltë : matë, kapë, lëkundë, pra edhe dëlirë  (me dëlirë) e formojnë pejsoren me –Ë fundore. Pse standardi e futi këtë folje në grup me folje apofonike apo pse e trajtoi si foljet e ish standardit mbi bazë gegnishte me  konsonant fundor?.

Kështu për të arsyetuar trajtën e shembullit të tillë doli e domosdoshme që të sillet, prej jashtë standardit paskajorja me + pjesore, si mjet konkretizimi, apo jo?!

2) Paragrafi 6, pika a) dhe pika b)

Gjithashtu edhe te paragrafi 6  “Ë ja  pastheksore”, pika a), ndër të tjera thuhes se -Ë-ja shënohet tek emrat e mbiemrat mashkullorë  më –ËS , si ardhës, folës, shpikës etj. Gjithashtu ky rregull vlen edhe te pika b), për mbiemrat me –ËT, si i  e cekët, i  e kthjellët, përkatësisht edhe te ata  më –TË, tipi i e ftohtë, i e nxehtë  etj. dhe së këndejmi për lehtësi kuptimi imponohet doemos shpjegimi  me paskajoren e mirëfilltë, pjesoren e saj.

Siç dihet si emrat  ardhës, folës, shpikës ashtu edhe mbiemrat i cekët, i kthjellët, përkatësht i ftohtë, i nxehtë cilësohen prejpjesorë, janë formuar nga pjesorja. Po nga cila? Sigurisht jo nga pjesorja  e standardit: ardhur,  folur, shpikur, përkatësisht  cekur, kthjellur; ftohur, nxehur po nga pjesorja e paskajores së ish-standardit mbi bazë gegnishte me ardhë, me folë, me shpikë, përkatësisht me cekë, me kthjellë; me ftohë, me nxehë. Ng a pjesorja e paskajores që  kishte –Ë  fundore. Nuk kishte nevojë t‘i shtohej sipas rregullit. Nga krahasimi i pjesores me prejpjesorin përkatës: ardhë/ardhëS, folë/folëS, shpikë/shpikë/S, përkatësisht cekë/ i cekëT, kthjellë/ i kthjellëT; ftohë/ i ftohTË, nxehë/ i nxehTË, kuptohet qartë se këta emra e mbiemra qenkam formuar nga pjesorja e shkurtë e paskajores së ish- standardit të pajisur me paskajore, jo nga njëjësi i dlëftpres së foljes përkatëse, apo jo?! Nga kjo del se gjithsesi lypset një riformulim i rregullës, apo jo?!

Për ne ka rëndësi fakti se për të kuptuar këtë rregull si duhet shkencërisht, domosdo si mjet i vetëm konkretitzues jashtë standardit u ofrua paskajorja e ish standardit me pjesoren e vet, apo jo?!

3) Paragrafi 8, pika k

Te Paragrafi 8, pika k) në kryerreshtin e parë thuhet: Marrin Ë pjesoret e foljeve me temë më zanore a më –l, ll, -r e -rr  dhe mbiemrat e nyjshëm të formuar prej tyre:qarë, bërë, blerë, pirë,  fryrë; mjelë, vjelë, mbjellë, sjellë, marrë, nxjerrë, etj.

Lidhur me këtë imponohen tri sqarim-vëreja (të vëna re):

E para, te shembujt e parë: qaJ qarë, bëJ bërë, bleJ blerë, pi(j)  pirë, fryj  fryrë; në letrarishten e sotme, siç ceket në këtë rregull “pjesore me temë në zanore”, ajo nuk ekziston (!). Vërtet, nuk shihet se ka tema të pjesores me zanore, apo jo (?!), sepse as në njëjësin si trajtë përfaqësuese qaj, as në pjesoren e letrarishtes qarë, shembujt nuk kanë zanore fundore si prapashtesë, sepse trajta qarë zbërthehet nga pjesorja gege: qa (me qa) + -RË, qa+rë. Madje -RË-ja si formant shpjegohet si prapashtesë e toskërishtes me të cilën del e formuar pjesorja e asaj koineje.  Gjithsesi konteksti lyp tjetër logjikë formulimi, apo jo?!

Po, si shpjegohet “Tema në  zanore”nga teksti siç e përcakton rregulla? Ajo kishte dhe ka  kuptim vetëm sipas ish-standardit mbi bazë të gegnishtes me paskajore në themel, sepse në atë standard kishim të bënim: me pjesoren e shkurtë të paskajores, që si e tillë edhe ishte e normëzuar: me qa, me bë (ba), me ble, ku si po shihet pjesorja gege (e gjuhës shqipe) në ato raste, si pjesore e shkurtë e paskajores së mirëfilltë mbaronte me zanore: qa, ba, ble.. Atëherë, cilat janë ato derivate, sipas rregullës, nga këto folje që marrin –Ë? Cilat?!!! Sidoqoftë, vetëm sqarim-interpretimi me paskajoren me + pjesore e shkurtë me qa, me bë (ba), me ble, rregulla (nga teksti) ka kuptim. apo jo?!

Ndërkaq si duket për t’u kuptuar tërë logjika e rregullës, sepse formimi i pjesores së zgjeruar në toskërishtes del e formuar mbi bazë të pjesores së shkurtë të paskajores  që e kishin të përbashkët me të gegnishtes, apo jo?! Sido që të ketë qenë patjetër lypset ndryshuar rrënjësisht formulimi a mbarështrimi i tekstit të kësaj rregulle.

E dyta, madje edhe te foljet apofonike, edhe pse –Ë-ja nuk kontestohet, por si duket aty ka pasur veprim allapartizançe në qëndrueashmërinë në formulimin kuptimor lajthitës të kontekstit. Konkretisht, kjo lajthitje shihet te prania faktike e –R-së ?! Aty janë shënuar  shembujt:  vjel vjelë, mbjell mbjellë, sjell sjellë, marr marrë, nxjerr nxjerrë, pra me fundoret: -L/Ë, -LL/Ë dhe –RR/Ë dhe asnjë me –RË, atëherë pyesim ekzistojnë në shqipe, pjesore si folje apofonike me –R fundore, apo jo?! Në fjalorët tanë normativë nuk e ndeshim asnjë rast me –R+Ë (!!!!).

Në të vërtetë, kam vënë re se në Ortografinë e vitit 1948 ishte në alternativë njëjësi i foljes nxjerr e nxjer (mbase pse gjithkund nuk shqiptohej RR-ja) dhe si duket së andejmi, edhe pse R-ja faktikisht u hoq nga rregulla, ai tekst u kopjua dhe kështu si lajthitje damkë del e bartur shabllon në të gjitha ortografitë e më pastajme, pa u vërejtur nga askush?! Mund të quhet kjo pakujdesi veprim allapartizançe, apo jo?!

E treta, në kryerreshtin e tretë thuhet: Pjesoret me temë më togzanor të cilat theksin e kanë në rrokjen e parafundit shkruhen pa Ë në fund: përzier, kryer, lyer, mësuar, punuar, shkruar etj.

Edhe te këto raste, siç po shihet nga shembujt  “temë me togzanor”, nuk ka, as njëjësi as pjesorja e standardit, sepse nuk përfundojnë në temë me togzanor. Krahaso: përzieJ përzieR, kryeJ kryer, lyeJ lyer, mësoj mësuaR, punoj punuaR, shkruaJ shkruaR. Togzanorja e pjesores së tyre del qartë vetëm në pjesoren (temën) e shkurtë të paskajores së mirëfilltë të gegnishtes (ish standardit): me përzIE, me krYE, me lYE, me mësUE, (mësua?), me punUE (punua?), me shkrUE (shkrua?), dhe po mbi këtë bazë të pjesores së shkurtë të paskajores dilnin e dalin prejpjesorët e normëzuar: përzies, kryes, lyes të konkurruar, nga letrarishtja e sotme përzierës, kryerë kryerës, lyer lyerës. Emra këtatë fundit, pra si risi, të përftuar mbi bazë të pjesores së zgjeruar të toskërishtes, apo jo?!

Ndërkaq tri rastet e fundit mësuar, punuar, shkruar janë sishpifje apo emërformime paralele, ngase emrat e vepruesit dalin mbi bazë të pjesores së paskajores së gegnishtes: me mësue mësue - mësues, me punue punue -punues, me shkrue shkrue shkrues dhe konstatojmë se vetëm për rastet e gegnishtes plotësisht vlen rregulla e këtij paragrafi, apo jo?! Mirëpo, përkundër këtij fakti, për çudi, nuk shihet i regjistruar asnjë shembull nga realiteti me pjesore të gegnishtes?!!!

Pra, edhe këtu për me u sqarue rregulla konfuze e standardit pa paskajore doli e domosdoshme me u marrë si mjet konkretizimi paskajorja e mirëfilltë e gjuhës shqipe jashtë standardit, e cila (paskajorja) për disa autoritete të standardit të Kongresit 1972, ishte e paqenë, por gjithsesi siç po shihet qartë se ajo shërbente atëherë e po shërben edhe sot si mjet i vetëm konkretizimi, siç po tregon shembulli, për të sqaruar rregullën drejtshkrimore, apo jo?!!!

4) Paragrafi 13, pika b

Te grupe zanoresh e diftongjesh -ie/-je, paragrafi 13 pika b) thuhet: Shkruhen me  IE, foljet që ndiqen nga një J si ziej, përziej ndiej.

Meqë në letrarishte pjesorja e foljeve të tilla del e identifikuar jo me IE, po me –IER, atëherë s’do mend se rregulla është bazuar mbi trajtë-temën e pjesores së shkurtë të paskajores së ish standardit mbi bazë gegnishte: me zie me përzie. Dhe vertet mbi atë bazë plotësisht arsyetohet formulimi, sepse kështu saktësisht formohet e tashmja e dëftores së standardit, të cilës i shtohet –J-ja, e cekur në rregull: (me) zie +J ziej, (me) përzie+J përziej, (me) ndie+J ndiej,  apo jo?!

Gjithsesi, kuptimi i rregullës del i qartë vetëm nga pjesorja e paskajores së mirëfilltë me+pjesore e shkurtë si mjet konkretizimi, të cilën nuk e njihka standardi, por domosdo është detyruar me dalë e shprehur për me sqarue rregullën, apo jo?!!!

Krahaso edhe njëherë, grup diftongjesh: me zie  ndaj ziej zier, me përzie ndaj pëziej përzier, me ndie ndaj ndiej ndier?

5) Paragrafi 14

Te Paragrafi 14 thuhet: Shkruhen me  –JE- foljet me temë më  -l-, - ll-, -rr- si: mjel, shtjell, tjerr, njësoj si edhe te foljet e tjera të këtij tipi(!) me temë më bashkëtingëllore, si: rrjedh, djeg, pjek, rrjep etj.

Këtu lypset sqaruar shembujt e foljeve apofonike që marrin –JE- në temë me ato me bashkëtingëllore në temë që në gegnishte vërtet ishin të një tipi zgjedhor, sepse kishin zhvillim të njëjtë të pjesores së paskajores, por që tani në letrarishten e sotme nuk e kanë, ngase i ndan pjesorja e standardit. Krahaso: vjel vjelë (g. me vjelË) ndaj  pjek pjekUR (g. me pjekË) e kështu me radhë.

Pra në letrarishten e sotme ndahen për shkak të ndërtimit të pjesores -Ë/-UR vjel vjelË (me vjelë) folja apofonike ndaj pjekë pjekUR (me pjekë) folja jo apofonike konsonantike.

Pra edhe këtu doli paskajorja e mirëfilltë e ish standardit si mjet konkretizimi për të sqaruar rastin se si duhet kuptuar drejt rregulla e drejtshkrimit e pas Kongresit të Drejtshkrimit 1972, apo jo?!

6) Paragrafi 15

Te  Paragrafi 15 thuhet se grupi YE shkruhet i plotë.

Lidhur me këtë kemi dy vërejtje. Si vërejtje e parë, për mendimin tonë këtu janë ngatërruar pa nevojë emra e folje  me –YE-, krahaso emrat fyell (fyej!), krye (kryej!), pra me foljet me –ej e -yej: pëlqej, pëlqyer,  përkthej përkthyer kryej  kryer (me krye) etj., mirëpo kemi edhe një vërejtje të dytë më serioze.

Tek fundoret e foljeve më  –EJ –YER, si te shembulli pëlqej pëlqyer etj. nuk del qartë YE-ja e cekur si grup fundor dyzanoresh, siç e thotë rregulla, sepse aty po del një grup treshkronjash fundore –YER,  Dyzanoresh fundor nuk del as nga njëjësi i dëftores  lyeJ as nga pjesorja e letrarishtes lyeR,  ajo del qartë vetëm sipas trajtës së paskajores me+pjesore e shkurtë të ish standardit mbi bazë të gegnishtes. Krahaso: me lye lye, me pëlqye pëlqye etj., apo jo?

Edhe në këtë rast u imponua si mjet sqarues konkretizimi doemos paskajorja e mirëfilltë e ish-standardit, apo jo?!

7) Paragrafët 16, 17

Te Grupet  -UA/-UE  tek te dy pragrafët 16  dhe 17 vërejmë:

Së pari, edhe pse nënkuptohet se kemi të bëjmë me foljet që pjesoren e paskajores e bëjnë me –UE,  në paragrafin 16 nuk shënohet asnjë shembull i tillë më –UE(!). Madje, në pikën b) të paragrafit 16, asnjë temë e foljeve të shënuara në pjesore nuk përfundon me UA(!) pa –R fundore,  po përfundon me fundore të plotë –UAR si bluaj -bluar  (g. bluej me blue - blues), kruaj -  kruar (kruej me krue krues), rruaj – rruar (rruej me rrue rrues), shkruaj shkruar (shkruej me shkrue -shkrues), shuaj – shuar (shuej me shue -shues), ose  me  fundore tjetër në temë si  quaj – quajtur (quej me quejtë quejtës), ruaj – ruajtur (ruej me ruejtë ruejtës), druaj druajtur (druej me drue drojë).  Siç po shihet vetëm në paskajoren e gegenishtes (e pa njohur nga standardi!) pjesorja  del me –UE fundore.

Në tekst është shënuar edhe folja dua  -dashur (due me dashë, me dash(ë)/(t)un!, me dashtë) dhe në vijim sqarohet se kështu përdoret grupi –UA- në shumësin e së kryerës së thjeshtë, te habitorja si dhe te pjesoret e foljeve me temë më –O, si p.sh. nga  pjesorja: mësuar: mësuam mësuat mësuan. Lidhur me këtë kërkojmë nga lexuesi që për ta kuptuar kontekstin, patjetër, duhet  t’i ketë në dijeni trajtat e ish–standardit të gegnishtes që i shënuam më lart mes kllapash, sepse vetëm në atë mënyrë arsyetohet titulli: “Grupet -UA/-UE (me blue, me lue, me shkrue etj.)

Sidoqoftë, te pragrafi 16 dalluam: shembujt bluaj bluar (blue me blue), si dhe foljet me temë në –O: ruaj ruajtur (me *ro’ rue me rue me ruejtë),  kruaj kruar  (me *kro’ krue /me krue)  krues  kruese (vegël), raste këto ku reflektohen realitete të ndryshme dhe së këtejmë për ta kuptuar kontekstin, patjetër imponohen sqarimet e mëposhtme:

E para,  duhet kuptuar se shumësi i së kryerës së thjeshtë: punuam punuat punuan në ish-standardin gegnisht ishte: punuem, punuet, punuen, kurse pjesorja ishte punue (me punue). Së këndejmi u bë shpifja e pjesores në toskrishte pa –R fundore në biçim të trajtës së gegnishtes punue (punua???), ngase si trajtë përfaqësuese punua si pjesore nuk del gjëkundi në gramatikat e standardit, apo jo? Krahaso, letrarishtja e sotme: punoj punuar, fundorja -UAR.

Prandaj, nëse e kërkojmë ku është pjesorja temë fjalëforfmuese me –UA, sipas titullit të paragrafit, atë nuk mund ta gjejmë asgjëkundi ??? Zgjidhja qëndron te tema e pjesores së shkurtë të paskajores së gegnishtes të foljes  me  punue: punue, fundorja -UE përkatësisht trajtës së pjesores së shkurtë, jashtë standardit, të toskëzuar: punua, me punua, fundorja –UA, rast i reflektuar në disa të folme të Veriut, (Rugovë, Malësi) mbase apo gjithsesi mund të ndeshet edhe në të folme të Jugut, temë e paralajmëruar prej nesh që lypset trajtuar në gjerësi e hollësi, për ndryshe  grupi UA, sipas tekstit nuk ka kuptim fare, ndërsa  ai UE po.

E dyta, duhet të sqarohet e vërteta se te habitorja: mësuakam, mësuake, mësuaka (mësuekam, mësueke mësueka) pjesorja toske është përftim paralel i pjesores së shkurtë të gegnishtes nga lashtësia, apo është ndikim nga ish-standardi: mësue+kam  dhe së andejmi u reflektua në standardin mbi bazë toskërishte mësua+kam, apo jo?! dhe

E treta, të sqarohet gjithashtu që pjesoret e foljeve me temë më –O (!):  punoj punue me punue - punuar),  mësoj mësue me mësuemësuar nënkuptojmë se kemi të bëjmë me foljet  me  *On, me mbaresë-fundore primare *O, që refketohet te rastet: *mësokam  nga *mëso’ trajtë arkaike, por që letrarishtja e sotme nuk e pranoi paskajoren as më –*O, as me *On as me –UE e -UA fundore, apo jo, atëherë të konstatohet apo të sqarohet dilema: toskërishtja (standardi i sotëm) ka apo nuk ka pjesore të veten pa –R fundore, apo jo?!!! Vallë, e krijoi dhe e krijon atë nga halli, apo ajo është gjurmë që nga lashtësa, kur mbase edhe toskërishtja posedonte paskajore të shkurtër me –UA fundore?!

Së dyti, në paragrafin 17 thuhet: Shkruhen  me -UE- emrat dhe mbiemrat  foljorë të formuar me prapashtesat: -S  dhe –SHËM  nga folje me temë më –O / -UA(!!!); po kështu shkruhen edhe fjalët e formuara prej tyre(!!!!) dhe pasojnë shembujt, si; dëgjues, i dëgjueshëm etj.

Gjithsesi lypset sqarimi, -UA ishte më e vjetër  apo –UAR si mbaresë e foljes në toskrishte, kur dihet fakti se në gegnishte pjesorja e shkurtë ishte më parësore. Madje shtrohet edhe një pyetje tjetër, pse është lejuar “kodër pas bregu”,  pse nuk thuhet troç që emri e mbiemri si të tillë nuk janë formuar konkretisht as nga –O as nga -UA, por mbi temë të pjesores së shkurtë të paskajores së ish-shqipes letrare të gegnishtes më –UE fundore. Dhe kjo më së miri dëshmohet nga shembuj me +pjesore të shkurtë me dëgjue: dëgjue +s,  i dëgjue+shëm; me mësue: mësue+s; me lavdue i lavdue+shëm e kështu me radhë.

Siç po shihet në formimin e temave të tillë fjalëformuese nuk merr pjesë fare  pjesorja e letrarishtes së sotme as me -UA as me –UAR fundore, por vetëm ajo e shkurta e ish-shqipes letrare të gegërishtes më -UE fundore.

Së këtejmi duke e pranuar si mjet konkretizimi detyrimisht paskajorja e mirëfilltë me +pjesore, e cila me dashje e padashje, domosdo po imponohet, atëherë a mbetet farë arsyeje reale mos me pranue paskajoren në standardin e sotëm, ngase vetëm me një veprim të tillë                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                     kuptohen apo kanë me u kuptue  si duhet  edhe këto rregulla të Drejtshkrimit të Kongresit 1972, apo jo?!

8) Paragrafi 41

Në paragrafi 41,  në “Çështje gramatikore” nuk është i paqartë  kuptimi i rregullës ku thuhet  “Emrat mashkullorë më –ËS,  -UES e –YES e kanë trajtën e shumësit njësoj si të njëjësit” dhe ndër të tjerë jepen edhe këta shembuj për ilustrim: mbledhës, qitës; mësues, sulmues; përkthyes, udhërrëfyes, por del e nevojshme të sqarohet  tema prodhuese emërformuese e tyre në raport me prapashtesën përkatëse emërformuese.

Shpjegimi është i lehtë, kur dihet fakti se të gjithë këta emra të tipit veprues janë janë prejpjesorë dhe për ta bërë edhe më të lehtë sqarimin po i shënojmë sipas rregullës së fjalëformimit sipas skemës: temaprodhuese+prapashtesa - emri veprues dhe paskajorja e mirëfilltë  si shtesë sa për orientim në kllapa:

mbledhë+S  -mbledhës (me mbledhë), qitë+S -qitës (me qitë);

mësue +S -mësues (me mësue), sulmue+S -sulmues (me sulmue);

përkthye+S -përkthyes (me përkthye), udhërrëfye+S -udhërrëfyes (me udhërrëfye)

Siç po shihet këta emra janë formuar me prapashtesën –S mbi pjesoren e shkurtë të paskajores përkatëse gege të shfrytëzuar si temë prodhuese, të cilën nuk e njeh gramatikisht standardi, apo jo?!!!

Sigurisht hartuesit e drejtshkrimit e kanë ditur këtë rregull fjalëformuese, atëherë pse i quajtën dhe i shënuan  këta emra më -ËS, -UES e -YES pa qenë fare  këto formante fundore prapashtesa, pse bën një lajthitje të tillë?! Ata ndoshta u detyruan të vepronin kështu në mënyrë jo të rregullt, jo shkencore, sepse paskajoren e mirëfilltë me pjesoren e saj të shkurtë e kishin të përjashtuar nga standardi apo kishin ndonjë arsye tjetër (!), ku ta dimë?!. Gjithsesi një veprim i tillë ishte i gabuar.

Por sido që të ketë qenë shkaku, edhe ky fakt tregon se nga përjashtimi i paskajores allapartizançe standardologët gjatë monizmit ia mbyllën vetes rrugët për zgjidhjen e natyrshme të problemeve të tilla sipas kritereve shkencore. Mjerisht  këtë lajthitje  po e dëshmon edhe vetë fakti se sot për sqarimin e këtij rasti dhe të rasteve të tjera, jemi të detyruar me kërkue ndihmë  nga  paskajorja e mirëfilltë, përkatësisht  me manipulue me  pjesoren e shkurtë të saj, që ligjërisht nuk i njeh standardi i sotëm,  apo jo?!

9) Shembull: dy folje  ndenj (me ndejë)  dhe  shëtis (me shëtitë) si trajta përfaqësuese

standarde tç rregullta, por të paqëndrueshme në zgjedhim e fjalëformim

Ka edhe shumë argumenta të tjerë të diskutueshëm nga Drejtshkrimi që lypsen rishikuar, kuptuar e sqaruar, ndëkaq këtu po i trajtojmë kalimthi vetëm nja dy folje, si raste, trajta të rregulltas përfaqësuese të standardit, por të paqëndrueshme në zgjedhim e fjalëformim.

Së pari, që në paragrafin 1.Drejtshkrimit shënohet pjesorja e foljes ndenjur, si rast i vetmuar me -NJ arkaike, ngase siç dihet të gjitha foljet me NJ fundore norma i njeh me reduktimin e NJ-së në  J, prandaj do të duhej që edhe pjesorja e foljes rri  (edhe pse folje e parregullt) me dalë tosk. ndejur, geg ndejë me ndejë. Themi kështu, kur kemi për bazë rregullën rreth zgjjidhjes së foljeve me –NJ fundore si dhe procesin e fjalëformimi. Po si e ndeshim tani këtë folje  të regjistruar në Fjalorin e gjuhës shqipe 2006? Aty  në  realitet, jashtë kësaj rregulle këtë këtë folje e ndeshim me –J fundore. Madje nga kjo folje ndeshim  me ndejë ndeshim shembujt: ndejë ndeja, madje edhe prejpjesorë si: ndejës ndejse (mjet), ndejë-ndeja!, shprehja: Ndeja e mirë! etj.

Sidoqoftë, edhe këtë rast paskajorja e mirëfiltë është ajo që i jep kuptim trajtës ndejë me ndejë si trajtë tash letrare pa –NJ fundore, apo jo?!

Pse mos të jetë e lejuar paskajorja që të çlirojë kapjen e gjuhës me rregulla të tilla penguese të pa qarta, si ky rast i veçantë me –NJ fundore, apo jo?

Së dyti, edhe trajta shëtit nga folja me shëtitë, si vetë e parë e njëjësit të dëftores si trajtë përfaqësuese e standardit, mbeti, si të thuash faktikisht , jashtë norme, sepse norma e letrarishtes parapëlqeu trajtën shëtis, pjesorja shëtitur, trajta këto që s’di si mund të quhen trajta që përfaqësojnë realisht foljen në sistemin zgjedhor e përgjithësisht, ashtu si edhe në sistemin e fjalëformimit, e cila në ish standardin përfaqësohej me paskajore: me shëtitë, pjesorja shëtitë, njëjësi i dëftores shëtit. Kështu,edhe aktualisht pjesorja e shkurtë e së cilës në zgjedhim vepror e jovepror del në trajtën përfaqësuese shëtit- (jo shëtis) , e cila në të dyja koinetë përdorej 152 herë gjatë zgjedhimit (në veta), ndërsa si temë te pjesores toskërishte me –UR përdoret, 288 herë (veta). Po kjo në  ish shqipen standarde, ku paskajorja e mirëfilltë qëndronte si formë përfaqësuese, pjesorja e saj në zgjedhim merrte pjesë në  440 raste. Madje. jo vetëm në zgjedhim, por edhe në fjalëformim edhe në letrarishten e sotme nuk merr pjesë trajta shëtis po pjesorja e paskajores së mirëfilltë me shëtitë, shëtit/ë. Krahaso: prejpjesorët: shëtitës, shëtitje, shëtitshmëri, i shetitshëm, e shëtitshme, shetittore, e shëtitme, e shëtitne.- ndaj  trajtës së vetme në toskërisht (përjashtuese nga fjalëformimi) shëtitur, trajta përfaqësuese shëtis?!!!.

Pra, dalin pasive trajtat e standardit: shëtis e shëtitur, edhe në zgjedhim pjesërisht  edhe në fjalëformim (pothuaj plotësisht), sepse derivatet shpjegohen vetëm me pjesoren e shkurtë të paskajores së ish standardit të shqipes shëtit- (nga me shëtitë), si temë prodhuese fjalëformuese, apo jo?!

Edhe për këtë rast, pyesim, vallë, nga kush nuk kuptohet sot, se ishte mashtrim patologjik absurd veprimi allapartizançe për zhdukjen e paskajores së mirëfilltë nga standardi i gjuhës shqipe dhe përgjithësisht, apo jo?! Së këndejm, kemi të drejtë të pyesim standardologët e sotëm, cila ndërgjegje sot e lë jashtë standardit paskajoren, e cila, siç u pa zgjidh këto e shumë anomali të tjera.

E drejta dhe e vërteta flasin: Ajo (paskajorja e mirëfilltë) patjetër duhet afruar, shfrytëzuar e integruar në standard, sepse pa të, nëse mbetet e përjashtuar, askush nga studentët e studiuesit e rinj, qoftë i huaj, qoftë vendës (toskë e gegë), nuk mund t’i njohë e t’i kuptojë me lehtësi as disa nga rregullat më elementare  të drejtshkrimit të sotëm, siç u trajtuan në këtë krye punimi, apo jo?!

Është e vërtetë se rehabilitimi i paskajores ka pasur ithtarë të heshtur gjithandej e gjithëndej, por edhe numri i atyre që shprehen haptas me prejradhje jugore sot e po shenon rritje, të cilët  legalisht  po përkrahin dhe po e arsyetojnë riintegrimin e paskajores në standard, madje një numër i konsiderueshëm intelektualësh  e studiuesish, respektues të standardit të sotëm, siç u cek në kreun e mëparshëm, po e fusin në përdorim në shkrimet e tyre pikërisht paskajoren në trajtën e ish standardit mbi bazë gegnishte.

Sido që të ketë qenë e ka me qenë mund të konstatohet se rehabilitimi i paskajores edhe më, nuk mund të ketë ngecje, prandaj është mirë që një këmbë e më parë, pa pritur ndonjë direktivë a vendim të ndonjë forumi qendror, secili që e ndjen të nevojshme paskajoren e mirëfilltë duhet ta përdorë, për koncepte përforcuese apo sinonimike,. Po më së mirë është që këtë problem  ta zgjidhin fare lehtë përgjegjësit e sotëm kompetentë përmennjëhershmërisht duke deklaruar që përsdorimi me vend i paskajores së mirëfilltë nuk është i qortueshëm. Vetëm kaq mjafton. Kjo njëherazi nënkupton edhe futjn e saj në libra shkollorë, por njëherazi nën  kupton  edhe obligimin tjetër që assesi mos të përdoret vend e pa vend kjo paskajore, ngase të gjitha rekomandimet e mëparshme për forma të tjera mbesin në fuqi.

Përmbyllje

Në përmbyllje të këtij kreu: së pari, rikujtoj rrjedhojat që pësova nga këmbëngulja ime për rikthimin e paskajores në standard, së dyti, konstatoj vuajtjen që ndjen standardi i sotëm për mungesë të paskajores së mirëfilltë dhe së treti, jepet mesazhi përmbyllës i  përmbylljes.

1. Rrjedhojat  nga këmbëngulja  për  paskajoren në standard

Në fillim të këtij kreu kemi bërë të ditur se jam një ndër të parët që pas Konsultës gjuhësore të Prishtinës dhe Kongresit të Drejtshkrimit 1972 nga militant i parezervë i standardit pa paskajore të dhuruar nga Tirana, ndërkohë i esëlluar nga realiteti pa u rrasë telasheve rreth gegnishtes  veçmas vura re se ishte bërë padrejtësi e madhe ndaj paskajores së mirëfilltë dhe pas studimit në logjikë meditimi përjetova metamorfozim, por edhe pësim. Njëri ndër të parët te ne fillova me folë e me shkrue, bile edhe me publikue libra në të mirë të riintegrimit të paskajores në standardin e përbashkët të shqipes letrare. Ky veprim këmbëngulës i guximshëm imi nuk u përkrah nga Qendra, as nga filialat e saj në Prishtinë e më gjerë, ngase së andejmi arsyetohej propagandisht se rikthimi i paskajopres gjoja prishte nga themeli standardin mbi bazë toskërishte. Megjithatë unë si me thënë, kryenvete nuk hiqja dorë nga ai veprim, prandaj edhe pësova. Së këndejmi jo vetëm humba jehonëzimin veprave të mia të botuara, 11 nga fusha e letërsisë dhe 4 e disa artikuj e trajtesa nga fusha e gjuhësisë shqiptare  të përmbledhra  në 8 vëllime, por institucionalisht m’u bojkotua publikimi i atyre dorëshkrimeve dhe të tjerave deri edhe në masmedia që ishin nën ndikimin e tyre. Madje aq më keq m’u shkëput bashkëpunimi me kolegët e institucioneve profesionale të  gjuhësi-standardologjisë. Me ç‘rast më shumë ndjej që pësova pse nuk mund të isha në korrent me shokë bashkëpunëtorë, me forumet përkatëse ku do t’i gëzoja disa privilegje, ku do të kisha kushte ta mësoja dhe ushtroja shqipen edhe më mirë në komunikim profesional, do të kisha kontakt më të lehtë me burime, biblioteka, dhe gjatë bashkëpunimit të  drejtpërdrejtë  me  kolegët, veç tjerash edhe do të përfitoja sepse dorëshkrimet e mia para se të publikoheshin do të survejoheshin, e rëndësishme kjo që sigurisht nuk do të më përvidheshin kaq shumë gabime daktilografike e të tjera. Madje  ndryshe vlerësohet një punim që delilejuar në emër të një instituti se të një individi pa përkrahje institucionale. Për krejt këto nuk fajsoj askë, sepse me qëndrimet e mia pak a shumë u kam pri dështimeve e sukseseve në rrugën time jetësore. Por sidoqoftë, unë i vetëdishëm për këto që thash, ngase e dija se nuk kisha kompetencë për zgjidhje çështjesh gjuhësore, megjithatë jam përpjekur pa kursyer që temat përkatëse të ndjeshme që më kanë interesuar t’i trajtoja sa më me kompetente, pra edhe lidhur me paskajoren, në mënyrë që kontributi im t’u lehtësojë punën kompetentëve në të mirë të konsolidimit të shqipes  së natyrshme kombëtare dhe standardit të saj.

Për të gjitha që jam shprehur në më të mirë të rikthimit të paskajores së mirëfilltë në standard në standard kërkoj mirëkuptim. Mirëkuptim kërkoj edhe për kërkesën e fundit që paskajorja përmenjëhershmërisht të pranohet në gjirin e shqipes së natyrshme dhe standardit të saj dhe kjo, siç e mendoj unë, është punë shumë e lehtë të realizohet nga kompetentët. Nevojitet, siç u cek më lartë, që standologët e sotëm vetëm të pohojnë se përdorimi i paskajores për nënfusha të caktuara semantike nuk është i qortueshëm, deri edhe në libra shkollorë, ndërsa është krejt tjetër gjë nëse kërkohet që për këtë si edhe për shumë çështje të të tjera gjuhësore të standardit të organizohen konferenca, simpoziume, mbase edhe  kongrese e ku ta dimë e deri atëherë paskajorja të mbesë në pus pa fund, apo jo?!

2. Argumentat flasin se standardi i sotëm vuan për mungesë

të paskajores së mirëfilltë

Në pjesën e dytë, doli sheshit paradoksi absurd që Drejtshkrimi i gjuhës shqipe 1973 i miratuar një vit pas Kongresit 1972 nuk e njeh paskajoren e mirëfilltë me + pjesore,  e cila faktikisht ishte hequr nga standardi si e panevojshme mbi 20 vjet më parë, ndërsa këtu në 9 paragrafë argumentuam se në përkufizimet përkatëse si mjet i domosdoshën konkretizimi shfaqej po ajo paskajore dhe vetëm me ndihmën e saj kuptoheshin mesazhet e mbi 10 rregullave, apo jo?!

Së këndejmi, nuk është lehtë të kuptohet ky paradoks absurd, kur dihet se hartuesit e rregullave njihnin anashkalimin apo zhdukjen e paskajores, e në anën tjetër e dinin se pa paskajore nuk ka standard të shqipes së natyrshme, prandaj as drejtshkrim të natyrshëm të shqipes, por ishin disi të detyruar të vepronin sipas direktivave politike të ditës të aktivistëve partiakë, pa profesion standardologu, andaj kemi aq shumë lëshime e paqartësi brenda atij Drejtshkrm, siç u argumnetua edhe në këtë krye të punimit tonë. Po shtoj edhe këtë se në një vend tjetër gjatë trajtimit kritik të këtij Drejstshkrimi, në 64 paragrafë ndeshëm mbi 200 lëshime të lehta e të rënda (Shih edhe te Drejt standardizimit... 2015, f.191-236), prandaj shikuar nga ky aspekt del e drejtë kërkesa që ky Drejtshkrim duhet t’i shtrohet në korrektimi të thellë, dhe në këtë kontekst si preventivë  paskajorja e mirëfilltë për të ndreqë punë, përmenjëhrshmërisht, duhet t’i kthehet standardit, apo jo?!

3. Mesazhi përmbyllës i përmbylljes

Sidoqoftë, paskajorja e mirëfilltë tashemenjëherë duhet rikthyer në standardin e shqipes së natyshme kombëtare dhe njëherazi domosdo duhet të rizotërojë kompetencë dhe ta rigëzojë hisen e vet të merituar në kuadër të morfologjisë dhe të sintaksës shqipe.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora