Editorial
Arbana Xharra: Ideologjia qe po na shkaterron te ardhmen!
E marte, 03.11.2020, 10:59 PM
Arbana Xharra:
Ka
qene viti 2012, kur une nisa hulumtimin mbi rritjen e ekstremizmit islamist ne
trojet shqiptare dhe ne diaspore. Pas me shume se 8 muajve hulumtim ne Kosove,
Shqiperi, Maqedoni dhe Angli, e realizimin e mbi 80 intervistave nxorra te
dhena mbi shtrirjen e nje rrjeti te madh te ekstremizimit qe kishte leshuar
rrenje te thella tek shqiptaret. U shpalla islamifobe bashke me koleget e mi qe
raportonim dhe ende mbajne kete epitet. Me vite te tera, derisa une beja
perpjekje per te rritur vetedijen mbi rrezikun e madh nga ky kancer, behej
propagande ndaj meje me shpifje sikur; (video e nje plaku qe lavderon
Millosheviqin- gjeja eshte gjyshi im), per te me humbur kredibilitetin kur flas
per ekstremistet islamist. Per te mos ri-numeruar faktet kur une personalisht
dhe familja ime kemi pesuar nga puna ime. Une per keto tete vite kam pare se
shqiptaret jane duke plotesuar agjenden e Serbise, ate qe per 100 vjet beri
perpjekje ky regjim te na portretizojne para botes, “Shqiptaret terroriste
islamiste- Lindje e Mesme e Ballkanit”. Cfare beme ne nga 1999ta e ketej;
nxorrem nje nga 10 terroristet me te rrezikshem ne bote, Lavdrim Muhaxherin,
derguam me se shumti pjestare te ISIS-it per koke banori ne Siri dhe Irak,
vritem ne aeroportin e Frankfurtit dy ushtare amerikan, i mbushem xhamite e
Evropes me shqiptare qe benin thirrje per xhihad, morrem pjese ne sulme
terroriste si ky i fundite ne Vjene, dite me pare kerkuam largimin e
ambasadorit te Kosoves ne France pse kritikoj nje terrorist islamist qe i hoqi
koken nje mesuesi...Shume pak zera kemi fole per kete rrezik, sot jo vetem
neper xhami por ne politike, Universitet te Prishtines, institucione publike e
private njerez me ndikim jane duke bere fushate pro erdoganiste e kunder zerave
qe kritikojne agjendat islamiste. Sot Serbia po i rikujton botes se ne jemi
terroriste, e kete ia mundesuam vet ne. Politikan te korruptuar bashke me
perfaqesues nderkombetare qe lejuan futjen e organizatave pas luftes ne Kosove
te shtrijne kete ideologji qe po na shkaterron te ardhmen.
Shqiptaret
sikur ky i Tetoves ne diaspore qe mbushi sot ballinat e mediave jane rekrutuar edhe nga hoxhallaret
e Kosoves, Maqedonise dhe Shqiperise. Ne emer te “fese se paqes”, sot me shume
se kurre shqiptaret jane ne listen e zeze te ekstremisteve islamist ne bote. Ky
eshte vetem fillimi, kemi me pa cka ka me ndodhe edhe pak vite!