Kerko: a
Skënder Kapiti: Ja pse e mbështes Lulzim Bashën
E marte, 06.10.2020, 07:26 PM
Ja pse e mbështes Lulzim Bashën
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Me
Lulzim Bashën si kryetar i PD-së, së pari vetë Partisë Demokratike po i bëhet
VETING-u, dekriminalizimi, dekorruptimi dhe dekomunistifikimi politik.
Kjo
duket në mënyrën transparente dhe demokratike të përzgjedhjes së kandidatëve
për deputetë , ku për herë të parë në këto 30 vite tranzicion Kryetari Basha
dhe PD e ripërtërirë po japin shëmbull
emancipimi lirie e demokracie të brëndshme të një partie politike
shqiptare.
Demokracia
shqiptare së pari ka vuajtur nga cilësia, aftësia dhe përzgjedhja e keqe që
është bërë dhe nga kualiteti i dobët që arritën të jenë deputetë në parlamentin
shqiptar gjatë këtyre 30 viteve tranzicion.
Kjo
pasi parlamenti shqiptar gjatë këtyre viteve ishte i mbushur plot me individë
me të kaluar komuniste, me ishkomunistë
e ishfunksionarë të devotshëm të
regjimit komunist dhe me ishsigurimsa të shtetit, dhe që kurrë nuk u bë as
dekomunistifikimi dhe as lustracioni antikomunist.
Sikur
të mos mjaftonte vëtëm ky fakt , gjëndja
precipitoi akoma edhe më keq pasi
partitë politike shqiptare u kapën nga autokratët, nga mafia, hajnija e korrupsioni brënda tyre, që
i shndërroi ato në ndërmarrje politike intrigash, pazaresh e tarafesh klane e
klikash ku u asgjësua plotësisht
meritokracia, ndershmëria, transparenca, aftësia, profesionalizmi, talenti,
personaliteti, dinjiteti dhe përgjegjshmëria
e patriotizmi.
Unë
si antar i orëve të para të Partisë Demokratike mbështes plotësisht Lulzim
Bashën dhe PD e ripërtërirë, pasi jam
nga ata që e kam kundërshtuar gjithmonë
frymën autoritaritariste; kam qenë kundër survejimit dhe ndëshkimit të mendimit ndryshe, kundër jotransparencës dhe mungesën e
demokracisë së brëndshne brënda saj; kam kundërshtuar sidomos mënyrën apriori
dhe diktatin nga lart të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet, lidhjet e
shkurtëra korruptive e nepotike , lidhjet nepotike dhe të akraballëkut fisnor
si dhe kam kundershtuar edhe pronësimin e të drejtës për të qenë kandidat dhe
deputet i përjetshëm.
E
shoh këtë hapje, këtë liri ,transparencë dhe demokraci të brëndshme si gjënë më
të mirë dhe më të duhurën që po bën Lulzim Basha,si një risi politike dhe
emancipuese drejt zhvillimit dhe përsosjes së demokracisë.
Lulzim
Basha solli për herë të parë në politikën shqiptare, politikën demokratike
të zgjedhjes fillore të kandidatëve për
deputet, duke ia kthyer demokracinë antarësisë së Partisë Demokratike,
vullnetit dhe përzgjedhjes nga baza, nga antarësia.
Lulzim
Bashën e mbështes sepse me Bashën kryeministër do të ndryshojnë për nga më e
mira Shqipëria: progresi, zhvillimi, mirëqënia, kultura, arsimimi, shëndetsia,
drejtësia, akademia dhe universiteti,
demokracia dhe integrimi i Shqipërisë të cilat janë kapur e marrë peng
nga e ashtuquajtura mashtruese “rilindja”
socialiste.