Kerko: a
Eshref Ymeri: Dy fjalë për Marrëveshjen e Washingtonit
E diele, 06.09.2020, 10:56 AM
Dy fjalë për Marrëveshjen e Vashingtonit
Për
kujtesë lexuesve të nderuar me brumosje nacionaliste
Nga
Prof. Dr. Eshref Ymeri
Atë
që Serbia nuk e pati arritur dot me luftë që në vitet 1912-1913, edhe me
ndihmën e armikes së betuar të kombit shqiptar, Rusisë cariste, e cila, me
gojën e ministrit të jashtëm Sergej Sazonov (1860-1927), kërkonte që Serbia të
kishte një dalje në Adriatik nëpërmjet portit të Durrësit, e arriti përmes
tradhtisë brendashqiptare, të gatuar me shumë kujdes nga mercenarët tradhtarë,
me në krye Thaçin, Ramën, Mustafën, Haradinajn dhe plot të tjerë, me
mbështjetjen e fuqishme të shumicës së deputetëve tradhtarë të Kuvendit të
Kosovës. Tradhtia, të dashur lexues të nderuar nacionalistë, është në gjenin e
politikanëve shqiptarë, të cilët mercenarizmin, servilizmin para të huajve dhe
tradhtinë e kanë më të shtrenjtë se sa shtëpinë, bashkëshorten dhe fëmijën.
Prandaj është aq domethënëse përmbajtja e librit të nacionalistit të njohur Kol
Bibë Mirakaj, me titull “Vetëvrasja e një kombi”, të shkruar në vitin 1951 dhe
të botuar në vitin 2014.
Tradhtia
ndërshqiptare, lexues të nderuar nacionalistë, është trualli tragjik i
përgatitjes shkallëzore të shpërbërjes sonë kombëtare, çka do të përmbyllet me
mosekzistencën tonë të mëtejshme si komb. Sepse pikësynimi për mosekzistencën
tonë si komb, ka qenë, është dhe vazhdon të mbetet si taktikë dhe si strategji
e grekosllavizmit, me mbështetjen e nëndheshme të Perëndimit evropian. E
meritojmë mosekzistencën tonë për shkak të tradhtisë brendashqiptare, me
traditë të lashtë pellazgoiliriane.
Me
respekt të veçantë ndaj jush.
Eshref
Ymeri