Kerko: a
Skënder Kapiti: Partia e Vjosa Osmanit do ishte e mirëpritur edhe në Shqipëri
E shtune, 05.09.2020, 04:33 PM
Partia e Vjosa Osmanit do ishte e mirëpritur edhe në Shqipëri
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Formimi
i LDK-së së Ibrahim Rugovës pati një rëndësi të madhe edhe për Shqipërinë, pasi
nën shëmbullin e saj edhe në Shqipëri u inkurajua pluralizmi shqiptar, formimi
i partive të reja politike në Shqipëri.
Populli
opozitar në Shqipëri ,kundër diktaturës komuniste në Shqipëri, ishte me LDK-në dhe me Rugovën. E Djathta
shqiptare dhe nacionalizmi shqiptar të përndjekur dhe të persekutuar në Shqipëri ishte me LDK-në e
Rugovës.
Mirëpo
pas Rugovës LDK-ja devijoi dhe u largua nga programi, demokracia dhe nga
vizioni i LDK-së historike, dhe LDK u kap nga klanet e korrupsionit dhe të pazareve e
matrapazllëqeve të ulta për interesa personale, duke bashkëpunur me gjithcka e
gjithkënd vetëm per interesa personale, familjare e klanore të cilat tashmë
dihen dhe prej të cilave LDK vetëm sa erdhi , u diskreditua, u tkurr dhe u
ndëshkua ashpër nga votuesit në Kosovë.
Në
zgjedhjet e fundit parlamentare LDK-ja arriti që të marrë një rezultat të mirë
në ato zgjedhje vetëm falë asaj se Vjosa Osmani ishte kandidaturë e LDK-së për
kryeministre.
Vjosa
i qëndroi besnike vetvetes së saj,vizionit të saj , angazhimeve e premtimeve të
saj për të cilat ajo mori votat e votuesve të LDK-së. Kjo sepse ato
përputheshin me aspiratat e votuesve të LDK-së dhe të popullit opozitar kundër
politikës së keqe që ka keqqeverisur Kosovën në këto vite që nga Shpallja e
Pavarësisë.
Ajo
nuk ka parë interesin personal dhe nuk ishte pjesë e lojes, as patericë e
Partisë Demokratike të Kosovës dhe as e Presidentit Thaci, sic u treguan jo
vetëm në një rast Isa Mustafa, Agim Veliu e kompani të LDK-së, të cilët arritën deri atje sa që
më mirë për ta ishte një bashkëqeverisje edhe me Listën Serbe se sa me
VETËVENDOSJEN. Prandaj edhe shpresohet e pritet shumë nga Vjosa Osmani. Dhe meqenëse
është i pamundur dhe jashtë mase e
vështirë që të reformohet nga brënda LDK-ja, pasi uzurpatorët e saj janë dakord
që edhe të shkrihet LDK-ja se sa të lejojnë demokratizimin e saj, dhe jo më që te largohen vetë nga drejtimi dhe nga
kapja që ata i kanë bërë asaj.
Këto
të vërteta tashmë i dinë të gjithë , jo
vetëm nga antarët e simpatizanët e LDK-së, por edhe kundërshtarët dhe
inkuizitorët e lidershipit të LDK-së që e përjashtuan Vjosën nga postet e larta
të LDK-së pikërisht për këto arsye;këtë
e dimë edhe ne këtu në Shqipëri që e ndjekim politikën në Kosovë;këtë e
dinë edhe diaspora dhe kudo ku ka shqiptarë.
Dhe
pra, meqenëse është i pamundur reformimi i LDK-së, meqenëse është i pamundur
demokratizimi i saj dhe clirimi i saj nga autokracia dhe nga kapja që është bërë asaj nga uzurpatorët që nuk kanë
asgjë as nga trashëgimia e vyer e LDK-së , dhe nuk kanë as vizion dhe as
intersim për ndryshim e progres, në këto kushte gjykoj se formimi i një Lëvizje
apo i një LDK-je të re të drejtuar nga Vjosa Osmani do t’i shërbente shumë
demokracisë, shtetit modern, sundimit të ligjit, crrenjosjes së korrupsionit,
integrimit të Kosovës, zhvillimit dhe perspektivës së saj, të cilat mbahen peng
nga kjo elitë politike aktuale dështake dhe kundër interesave publike e
kombëtare. Kundër Vjosës dhe forcës së re politike të formuar nën drejtimin e
saj do të jenë elita politike aktuale në
Kosovë, LDK-istë që do të mbesin në LDK-në e privatizuar nga Mustafa me
kompani, disa mediatikë e letraxhinj , ndonjë opinionistë e analist servilë dhe intelektualët mercenar.
Këta
do të ishin opozitarët e Partisë së Re të Vjosa Osmanit, dhe këta do të mbesin
të humbur përballë verdiktik dhe vullnetit të popullit të Kosovës i cili kërkon
ndryshimin.
Edhe
Shqipëria po vuan dhe e ka pësuuar rëndë nga establishmenti apo nga elita
aktuale politike e saj. Dhe në biseda që kam me shumë qytetarë dhe intelektualë nga Durrësi ,edhe ata janë të
mendimit se opinioni publik dhe mediat
në Kosovë janë më të avancuara politikisht se sa opinioni dhe
mediat në Shqipëri, dhe janë më të ndjeshëm. Populli i Kosovës ka
intuitën politike dhe mëncurimin politik e intelektual për të bërë ndryshimin dhe për të ndëshkuar
politikën dhe politikanët e këqij me votë. Prandaj edhe në Shqipëri një Lëvizje
e re politike në Kosovë mirëpritet dhe do të inkurajonte edhe në Shqipëri një
lëvizje reformatore nga opozita apo një pol të tretë politik
antiestablishmentit politik aktual në Shqipëri.