Kerko: a
Fritz Radovani: Bajame Hoxha Çeliku - At Gjergj Fishta
E merkure, 29.07.2020, 07:15 PM
Fritz
RADOVANI:
Kujtoj…Sot, mbas pak vjetësh:
Poeten tonë...
BAJAME
HOXHA ÇELIKU
Poezi
per...
AT GJERGJ FISHTA
At
Gjergj Fishta të kjofshim falë
Deri
atje ku zani yt asht ndi
Në
jetë t’jetve për mos me u ndalë
Je
kthye në kangë e në histori.
Ai
za’ i yt porsi i bylbylit
Nisi
me këndue qysh’ në rini.
Aty
ku çilë i bukur agimit
Atje
n’ shkrepa n’ atë Shqipni.
At
Gjergj Fishta kjofsh’ bekue
Mbi
kët’ tokë; përmbi njat’qiell.
Ku
t’parën herë ti ke ligjërue
Ka
shkrep n’ dritza bash njaj diell.
Atje
ku s’parit t’agoi drita
T’agoi
jeta mbi kodra e mal,
Atje
ku i deshte lul’e driza
T’ka
ngrit atdheu n’piedestal.
Sot
e nesër përmbi kët’ dhe
Përmbi
drit’ që s’ka me u shue.
Ti
je kthy nji fanar ndër ne
N’at
dritë t’anden jem bashkue.
S’ke
me kenë ma kurr i shkret
Në
ket vend ku je burrnue.
T’kanë
madhështu male e det
Tuj
t’prit ty, e tue t’ bekue.
At
Gjergj Fishta shkamb mbi gur
Rrezja
jote s‘ka me u shue.
Shkroj’
e zjarrta përkrah flamur
Portreti
yt qëndis plot yje.
“Lamtumirë!
Atdhe i bekue!”
S’ka
dasht kurr për me thanë.
“Kah
njai diell që asht flakue”
Ke
me kthye e me thirr: Nanë!
Ke
shtegtue nëpër dhe t’huej
Nga
trysnia mbarë mizore.
S’
t’ kanë përbuzë o i nderuem
T’kanë
nderu’ fjalën hyjnore!
Shpesh
ndër sy t’ asht pa dhe loti
Tuj
rrjedhë, mbi ftyrë tuj t’ra,
T’kem
kërkue dhe mot mbas moti
Ka
erdh nama ne me ty me na nda?
Kah
rrin besa në bjeshkë e male
Nëpër
troje t’nalta t’Shqiptarisë,
Atje
ku ndihen kreshnik’e valle
Asht
aty besa jote e burrnisë!
At
Gjergj Fishta kudo në krye
Për
t’madhin Zot ti ke rilindë,
Lahuta
jote ngrit kala mbi yje
E
ti parrizin je tash tuj ndritë
Për
atë hatër të këtij Atdheut
T’asht
ngrit’ zani mos me tretë,
Ti
ke qenë ajo drita’ e dheut
Për
ty brezat s’kan me heshtë.
At
Gjergj Fishtë t’këndoi ty fjala
Përmbi
lis e n’ fusha t’gjana,
N’maje
malesh e za’ mbi zana
Atje
s’pari ku t’leu Ty Nana.
Shenim F.Radovani: E Nderuemja Bajame
Çeliku kur ishte fëmijë 11 vjeç, udhtoi per Saver të Lushnjes… E interrnoi
tirani barbar Enver Hoxha…
Një
jetë nder vuejtje… 31 vjetë.., nder kampe shfarosjet...
E
pra, sot, Kjo asht Poetja e vjerrshës per At Fishten… Ju falnderoj!
Melbourne. 27 Korrik
2020…