Faleminderit
Luan Kalana: Aristidh Kola - Heroi shqiptar
E hene, 27.07.2020, 05:00 PM
ARITIDH KOLA-Heroi shqiptar, arvanitas (1944-2000)
“Gjuha Shqipe-Gjuha e Perendive”-flet shqip,
deshmi dokumentare studjuese, historike-gjuhesore
Jeta dhe vepra e tij gjeniale e pavdekshme,
monumentale per Kombin Shqiptar
Shqiptqtari, arvanitas i pavdkeshem..vepra e tij
studimore gjeniale, ”Gjuha shqipe gjuha e perendive”…
Nga Luan Kalana
Aristidh
Kola ishte studjues historian,
gjuhetar, publicist, dhe jurist dhe patriot luftar i pa mposhturi
Kombit Shqiptar, ishte kryetar i Lidhjes
së Arvanitëve.
Aristidh
Kola studioi për jurisprudencë në Athinë dhe pas mbarimit të
universitetit, për shumë kohë iu
përkushtua traditave kombëtare të arvanitasve në Greqi. Vepra e tij kryesore madhore
“Gjuha e Perendive”dhe “Arvanitasit dhe
origjina e grekëve”, bëri një jehonë të
gjerë në botën arvanitase; njohu 9 botime brenda dhjetë vjetëve.
Nje
studim me te plote, per jete dhe vlerat epavdekshke historike -gjuhesore
kombetare te vepres se tij, shkroi Libra-ese, bashkekombesi e dashkepuntori i
tij i ngushte ne Greqi, poeti patriot Kolec Traboni, i cili botoi gazeten e
pare shqipe, ne Greqi “Egnatia”
Ai
lindi në Kaskaveli të Thivës ne Greqinë Qendrore, zonë e cila banohet kryesisht nga arvanitas.
Aristidhi, si edhe mijëra e mijëra
bashkëkombas të tij, u edukuan me frymën
e dashurisë për traditat e të parëve, që
trashëgoi kjo pjesë e popullatës shumëkombëshe e Greqisë së sotme.
Aristidhi
bashkëpunoi me të gjitha rrethet e diasporës shqiptare në Botë. Ai mbante
lidhje dhe bashkëpunoi me arbëreshët e Italisë,
me shqiptarët e Amerikës, me
intelektualë të Kosovës, të Turqisë dhe
atyre të Shqipërisë. Ai ishte lidhur edhe me arbëreshët e Korsikës. A. Kola u
bë i njohur në Greqi sidomos për përkrahjen morale që i dha luftës së UÇK-së
duke u shfaqur në disa emisione televizive. Kjo shkaktoi reagimin e disa
grupeve proserbe, me të cilat u ndesh në
rrugë gjyqësore.Ai ishte President i Lidhjes shqiptarve te Arvanitas ne Greqi.
I
qeshur dhe i dashur, Aristidhi [2] ishte
mik i të gjithë emigrantëve shqiptarë në Greqi. Në zyrat e shoqatës arvanitase
“Marko Boçari”, organizoheshin
aktivitete politiko-kulturore për Shqipërinë,
si dhe për personalitete të rëndësishme arvanitase të Greqisë.
Aristidh
Kola ka bërë një punë këmbëngulëse për afirmimin e identitetit arvanitas në
Greqi. Ai nisi hartimin e fjalorit arvanitas,
vepër të cilën nuk arriti ta përfundonte. A. Kola vdiq në vitin 2000 pas
një sëmundjeje të rëndë (leucemi në gjak).
Prolog
per Librin ‘Gjuha e Perndive”-nga Aristidh Kola.
Intelektuali
Arvanitas prej Italisë së poshtme,
Dhimitrios Kamaradas ishte i pari që i entuziasmuar nga afrimi i fjalëve
arvanitase me ato homerike e parahomerike,
tha se: "Gjuha Arvanitase është gjuha e perëndive", është pikërisht ajo gjuhë që përmend
Homeri, dhe si të tillë ai nënkuptonte
gjuhën shumë të vjetër pellazgjike,
gjuhën e atyre njerëzve që u dhanë emra perëndive dhe mënyrave të
adhurimit.
Ky
konstatim i Kamarades, i dha titullin
ketij libri. Aristidh Kola hedh poshte tezën e indoevropianizmit dhe
këmbëngul, duke u mbështetur në fakte se
gjuha rrënjë nga e cila kanë rrjedhur të tjerat është pellazgjishtja, gjuha e popullit që themeloi qytetërimin
botëror.
Ndër
të tjera autori përmend se: "Pavarësisht se jam në kundërshtim, ndoshta absolut, me mendimin sundues lidhur me indoevropianët
unë mund të jap një sqarim, gjithmonë në
lidhje me këtë çështje. Dëshmi,
legjenda, tradita, fjalë,
monumente për pellazgët kemi që nga Gadishulli Iberik deri në Indi, kurse jo për Indoevropianët.
Teoria
Indoevropiane është pjellë e fantazisë shkencore, që u mbështet në bashkësinë e rrënjëve
gjuhësore që nga Evropa e gjer në Indi. Ndërkohë që kjo bashkësi shpjegohet
fare mirë me teorinë pellazgjike. Pse ateherë kjo nuk u quajt teori
pellazgjike? Pse atëherë kjo nuk u quajt "bashkëgjuhësi
pellazgjke", por Indoevropiane ose
Indogjermane?
Djepi
i Indoevropianëve përcaktohej me bindje të plotë në brigjet e lumenjve Gang e
Indhos gjatë shekullit të kaluar. Më vonë u transferua në Kauakaz, në Pamir dhe tani së fundmi ndërroi vend në
Evropë, gjithnjë me po të njëjtën bindje
fanatike.
Përmenden
fakte për spostimin e indoevropianëve me pretendimin që ata të pranoheshin nga
historia, përmendeshin hollësira dmth.
vogëlsira hipotetike dhe fantastike,
madje dhe data, me bindjen se
ishte fjala për dokumenta historike të pakundërshtueshme që shkencëtarët e
katedrave riprodhojnë me mentalitetin e tyre prej dhaskali, pikërisht ashtu siç mbjellin në mentalitetin
e fëmijëve tanë mësuesit se mitologjia hebraike është frymëzuar nga perëndia
dhe është e pakundërshtueshme, kurse
mitologjia greke është diçka si përrallat arabe.
Në
një kohë kur duhet thënë se gjithë përmbajtja dhe substanca e botës së Greqisë
së Vjetër fshihet ne mitologjinë greke! Gjuhetaret, te paret që mbrojtën këtë teori, përmendin fjalorë të plotë rrënjësh
indoevropiane, që ndërsa në fillim me të
drejtë u konsiderua si hipotetike, tani
ekzistojnë tendenca të konsiderohen si të pakundërshtueshme. Veç kësaj nuk janë
pak "ligjet" gjuhësore që janë nisur mbi bazë të kësaj hipoteze.
Për
këto arsye dhe për pikëpamjen që kam formuar për Pellazgët, e konsideroj si krejt të gabuar nxjerrjen e
konkluzioneve nga hipotezat indoevropiane. Fakti që nga Evropa e deri në
Indi, ndoshta edhe më gjerë, ekziston një bashkësi elementesh
gjuhësore, shpjegohet me faktin se ato
kishin për djep Ballkanin veri - perëndimor,
ku ekzistonin edhe qenda shumë të lashta të kulturës Pellazgjike e të
kultit të Dodonës.
Dhe
Dodonët dhe mali Tomorr përmenden që nga Epiri e gjer në Shqipërinë qendrore.
Ndërkohë që një degë pellazgjike (iliriane),
Dardanët, kanë lënë gjurmë të
forta të kalimit të tyre që nga Ballkani veri - perëndimor gjer në Indi e Tibet.
Gjithsesi, të gjitha këto analizohen më mirë në këtë
studim për pellazgët. Aq më tepër që të njëjtën rrugë do të ndjekë pas shumë
shekujsh edhe Aleksandri i Madh, kur në
Indi priftërinjtë do t'i kallzojnë atij për fushata të mëparshme të bashkatdhetarëve
të vet ne atë vend.
Historianet
do t'i vënë në dyshim këto (sipas supozimeve të historianëve, priftërinjtë kërkonin t'i bënin qejfin
Aleksandrit, por nëse kanë dashur që të
bëjnë një gjë të tillë do t'i thoshin që ishte i pari që po pushtonte Indinë e
jo i treti), por tashmë përkrahësit e
teorive indoevropiane duket se janë gati të bindur se populli hipotetik
indoevropian nuk erdhi nga India në Evropë,
por ndodhi e kundërta.
Kështu
filloi "çorientimi" i hipotezës indoevropiane alegorikisht, metaforikisht e realisht. Në hapësirën malore
të Ballkanit veriperëndimor e të Arkadisë,
lindën (autoktonë nga Toka e jo nga perënditë) Pellazgët dhe që këtu ata
mbërriten në të katër anët e botës, aq
sa mund t'i quash edhe "popull i zgjedhur i racës njerëzore" që
krijoi qytetërimin këtu e 10.000 vjet më parë.
Kjo
veper shkencore historike -gjuhesore, eshte nje deshmi e gjalle dokumentare, e
prejardhjes dhe origjines te Gjuhes Shipe, me vlera te pacmura kombetare por
dhe nje thesar boteror per gjenezen e gjuheve te botes .
Ajo
meriton nje studim e vleresim maksimal, nga shkencetaret, studjuesit historiane
e gjuhetare, per te hedhur poshte “tezat apo hipoteazat”denigruese armiqesore
ndaj historise dhe gjuhes shqipe, dhe per te deklaruar me dokumeta shkecore te
verteten e madhe, se Bota ka folur e flet gjuhen e sotme pellazgjike-shqipe.
Aristidh
Kola-flet shqip, Gjuhen e Perendive.!
Mblodhi dhe shkroi
Luan Kalana, SHBA.