Kerko: a
Skënder Hoxha: Toponime të krahinës së Dushkajës në dritën e kërkimeve etimologjike
E hene, 29.06.2020, 07:15 PM
TOPONIME TË KRAHINËS SË DUSHKAJËS NË DRITËN E KËRKIMEVE ETIMOLOGJIKE
-
Prej burimeve të moçme shkrimore e gojore
deri
te konstatime të reja -
(“Historia
e një gjuhe është njëkohësisht historia
e një populli”. – Fr. Kluge.)
EMRA
VENDBANIMESH - OJKONIMET
NGA
MR. SKËNDER R. HOXHA
1.
BARDHANIQ-i. - Emri
i katundit BARDHANIQ të Dushkajës është antroponim i toponimizuar dhe s’ka
dyshim se prejardhja e tij është nga baza ilire Bardus. Shih për këtë,
për antroponimin BARDH ka kohë që është pranuar mendimi i dijetarëve, si i P.
Kretschmerit, i F. Nopcses, i M. Lambertcit, i tumirur edhe nga linguisti
zëmadh shqiptar prof. E. Çabej, se kemi të bëjmë me antroponimin ilir “Bardus,
Barduli, mesap. Barzidili, shqip: Bardho, Bardhule, që ngjan
të përmbajnë të gjitha fjalën BARDHË”.1) Në Defterin e Regjistrimit
të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485 (më tej:DRSSH) gjetëm të shënuar Bardhonja,
mbase katundi i sotëm Bardhaniq; si antroponim: Bard (Bardi, i biri i
Nikçës), Bardash (Vuku, i biri i Bardashit), Bardo (Dobrashini i
biri i Bardos), Bardosh (Bardoshi Siromah – Fshati Tuz, timar i Hasan
Arnautit) etj.; si dhe si patronim: Bardh (Barz), shih, Petr Mija Bardhi
(Barzi) dhe Koshta Bardhi (Barzi),2) që dëshmojnë për përdorimin e
hershëm të fjalës Barz, - Bard, - Bardh (Bardhë), në
funksion të antroponimeve, patronimeve e toponimeve. Në bregdetin e Adriatikut
Jugosllav, në Mal të Zi, po përmendim katundin Barzanji (Bardhanji) në fund të
shek. XV .3), që padyshim ka prejardhje nga fjala ilire – shqipe e
cituar më lart.
Se
është i moçëm katundi Bardhaniq i Dushkajës flet edhe e dhëna se, katundi i
sotëm Bardhaniq (në afërsi të Gjakovës) në hartat e shekujve XVI, XVII dhe VIII
kryesisht shënohet BARDAGNI (Bardanji) e në më pak raste BARDAGE (Bardagi),
kurse gjatë shekullit XIX dhe në fillim të shek. XX BARDANIK4). Po
ashtu, në një burim të shek. XIV, ndeshim emrin vetjak Bardhi, në
trajtën Bardus, në këtë kontekst “(viti 1321) PROPTEREA CUM CHEFALIA NEPOTEM
SUMM PRESBYTEREM STEPHANUS ET FAMILIAREM SUMM BARDUM MITTIT” 5). Studiuesi
ynë L. Mulaku kishte vërejtur se: qysh në vitin1416, në Kadastrën venedikase të
Shkodrës, janë regjistruar toponimi dhe patronimi shqip Bardhanj. Në
raportet e relatorëve shqiptarë dhe të huaj (kryesisht italianë) të shek. XVII
e XVIII, përmenden shumë shpesh toponimet e patronimet: Bardhi (Gjergj Bardhi,
Mikel Bardhi, Frang Bardhi), Bardanj/Bardhanj (fshat në
Bregbunë), Bardhoku, Bardha/Barda (emër malesh), Bardhajt
(Familje nga Zadrima), Nikollë Bardhi, Pjetër Bardhi, Prend Bardhi
etj. Edhe në këto relacione të shkruara italisht dh-ja shqipe është
zëvendësuar me d.5-a)
Edhe
sot e gjithë ditën emrin BARDH e gjejmë të jetë i përdorshmëm nëpër tërë
Dushkajën dhe atë: si antroponim – emër njerëzish: Bardh, Bardhec, Bardhosh,
Bardhyl etj., si emër kafshësh shtëpiake: Bardhe, Bardhokë, Bardhece, Bardhukë
etj., por edhe të ngurosur në disa toponime, si: Kroni Bardhë, Malet e
Bardhaniqit, e ndonjë tjetër. Apelativat Bardh e Bardhë i gjejmë të kenë
shtrirje të gjerë edhe nëpër vise të tjera shqipfolëse në fushë të onomastikës.
Në Jabllanicë të Dushkajës shënuam patronimin Bardhect, në Gllogjan të Lugut të
Baranit gjallon patronimi Gjonbardhect, ndërsa “Patronimi i toponimizuar Bardhaj
i katundit Kuçishtë të Rugovës është formim me morfemën -aj nga
antroponimi Bardh. (…) Po kështu në katundin Haxhaj patronimi Bardhec
ruhet edhe sot dhe në toponimi si Rrahi Bardhecit etj.”6)
Në
një shkrim të mëhershëm nuk kemi përjashtuar mundësinë se në emrin e katundit BARDHANIQ,
përveç emrit vetjak të mirëfilltë Bardh apo mbiemirit i (e) bardhë,
të jetë rrënjosur edhe një antroponim tjetër, p.sh.: Bardh + Nik(ë) = Bardhanik
– Bardhaniq, çka do të rezultonte toponim kompozitor të tipit emër +
emër apo emër + mbiemër.7)
2.
BEC-i. - Katundi
BEC është një prej katundeve më të mëdha të Dushkajës. Të dhënat në terren
thonë se ky katund gjithmonë është quajtur me këtë emër, por nuk dinë diçka
rreth prejardhjes së emrit Bec. Kemi vërejtur se gjakovarët Becit i thonë Byc.
Gjithashtu, në Gjakovë një familje mban patronimin Byci. Edhe nëpër vise të
tjera gjejmë patronimin familjar Beci (Bahri Beci etj.) që është llagap
sipas emrit të katundit prej të cilit janë shpërngulur të parët e tyre, në këtë
rast – Becit. Se a është emri i Becit të sotëm Ben?a, që e gjetëm në në De?anske hrisovulje të vitit 1330 (më tej: DH),
nuk e dimë; ndërkaq
në DRSSH është shënuar Beçi, për të cilin S. Pulaha thotë: sot Beci, në
veri të Gjakovës.8)
Profesor
Çabej thotë se patronimi Byci gjendet në Kosovë, dhe e kishte afruar atë me
fjalën bic, duke i dhënë më tej shpjegimin për byc “njeriu i
shkurtër e i trashë”9), fjalë këto nga të cilat, me plot arsze, mund
të kërkohet etimologjia e emrit të katundit Bec. Shih për këtë, edhe më e
drejtë na duket të jetë që emri i katundit Bec të ketë mbetur sipas
antroponimit të botës shtayore bec, që e ka edhe FGJSSH, - BEC-i për
“Qengj i vogël. Bec i bardhë. Kullosin
becat”10) etj., fjalë
kjo që ka afërsi më të madhe fonetike me trajtat e hershme Ben?a
e veçanërisht Beçi
që i gjetëm në defterët mesjetarë.
3.
CËRMJAN-i. - Edhe
pse i shkruar në trajta të ndryshme dhe me alfabete të ndryshme, ekzistimi i
hershëm i katundit të sotëm CËRMJAN, - dëgjohet edhe CËRMJEN (serbokr..
CRMLJANE), të Dushkajës, dëshmohet në dëfterët mesjetarë që u përmendën edhe më
sipër, si dhe në ndonjë shkrim tjetër të mëvonshëm. Në DH gjeta të shënuar ?rmnjem
11), kurse në DRSSH gjeta katundin Çërmil 11-a) dhe
kemi bindjen se në këto dz raste fjala është për katundin Cërmjan të sotëm të
Dushkajës. Jastrebovi kishte vërtetuar se edhe në krisobulën e dztë të St.
Dushanit përmenden disa katunde të Dukagjinit, “kështu, bie fjala, citohet
katundi më i madh i Dushkajës – Cërmjani me emrin e atëhershëm ?rmni apo
?ermen”12). Ndërkaq, Skënder Gashi në Krisobulën e Deçanit
kishte gjetur emërvendin Sremljani, për të cilin, me dyshim, mendon se është
(Cërmjeni i sotëm?), kurse Glisha Elezoviqi e kishte të shënuar në trajtë më të
përafërt me atë të sotmen: Crmnjan, - “ime sela u srezu Djakova?kom”12-a).
Na duket me interes të përmendim të dhënën se në katundin Ade janë gjetur
banorë të ardhur nga Cërmjani i Gjakovës, ku sipas A. Urosheviqit, ata ishin
vendosur në atë vendbanim kah fundi i shekullit 18.13)
Këto
trajta, me të cilat gjendet i shënuar emri i katundit Cërmjan, sipas
dokumenteve shkrimore të sipërpërmendura, mund të thuhet se në mënyrë të
bindshme dëshmojnë ekzstimin e këtij katundi që nga mesjeta e këtej. Mirëpo,
çështja e etimologjisë së emëtimit në shqyrtim, me sa dimë ne, deri më tashti është
e pandriçuar. Burimet e terrenit se gjoja emri i Cërmjanit ka mbetur sipas
qerpiçëve (tjegullave), që dikur kanë mbaruar këtu, na duket se mund të merret
vetëm si rrethanë e tërthortë ndihmëse për të hulumtuar prejardhjen e këtij
emërtimi. Në këtë plan, pandehim se që në krye të herës në emrin e vendbanimit
CËRMJAN,-i, të jetë strukur ndonjëra prej fjalëve shqipe: CERMË, CERMOK, apo QERM.
Të shohim se sa kemi të drejtë për këtë. Profesor Çabej, duke i analizuar dhe
krahasuar edhe shqyrtimet e albanistëve të tjerë rreth këtyre fjalëve,
shpjegon: Cermë f. “përdhés, artrit”. G. Meyeri
440 e shënon prej Hahnit për gegërishten, po e lë pa shpjegim etimologjik.
Fjala është e shqipes mbarë, në toskërishten dëgjohet Cermë e Cërmmë.
(…), ku më tej thotë Çabej se kjo fjalë shqipe ka shkuar në greqishten e re,
por edhe në Bosnje si tijerma. Ndërkaq, për fjalën CERMOK, nga shpjegimi
i profesor Çabejt, po shkëpusim: Cermók, m. “shtuf”. Mungon te G.
Meyeri, e ka Bashkimi me kuptimin “tufo; terreno impietrito”, dhe Lukaj si
mbiemër cërmok “i ngurtë” Jokli (JJ XXI VIII 128) e shkon me verbin carb
“çaj”, për të cilin sh. Te carbë. Ky bashkim është në analizë të fundit
i drejtë. Po fjala pikësëpari afrohet me thërmoj, thërrime, thërmokëla
“thërmiqe”, me ndërrimin e njohur c: th; në këtë mënzrë cermok = thërmok-ëla.
Në pikëpamje materiale shtufi është një gur vullkanik thërmaq. (…)
Morfologjikisht cermok paraqitet si një ygjerim me –ok i cermës, si thërmokëla
i therm-it.14) Shih për këtë, fjalën Cërmok, pra me –ë- në
rrokjen e parë, e ka edhe Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe (më tej – FGJSSH),
me kuptimin “tokë shtuf, thërmok. Tokë me cërmokë; si dhe Shtuf,-i
m. Gur i lehtë, i thërrmueshëm e me shumë pore, i formuar nga lidhja e
çimentimi i grimcave të hirit dhe pluhurit vullkanik, që përdoret për ndërtim
etj., Gurshtufi, 2. Shkëmb ranor i butë e i thërmueshëm, që përdoret në
në ndërtim në vend të rërës. Shtuf gëlqeror (ranor).15)
Fjala
QERM, të cilën jorastësisht e morëm në rrethin e fjalëve nga të cilat do
nxjerrë etimologjia e emrit të toponimit Cërmjan, kuptimisht dallon nga dz të
parat. Këtë fjalë e ka edhe FGJSSH si Qerm,-i m., me kuptimet: 1. Buya pak e
ngritur anës arës; rrip toke i papunuar rreth jë are; qenar. Qermi i arës;
2. Pjesa e ngritur e vatrës nga ana e oxhakut, ku mbështeten drutë e zjarrit, -
Qermi i vatrës, etj.; e të cilën profesor Çabej e kishte shqzrtuar dhe
nxjerrë si fjalë të përdorshme në shumë anë dialektore shqipfolëse: qerm, m.
“anë, buzë, qenar”; sidomos qermi arës (Tirana “ana disi e ngritur e arës, që e
ndan atë prej arës tjetër”, në Shkodër shko qermit e jo mesit (scil të
arës); në Peqin qermi i votrës “pjesa e ngritur e vatrës anëve, mbi të
cilën vihen drutë” (Illyria I Nr. 22, f. 8); Sipas Xhuvanit (Kritikë për
fjalorë të shqipes 15) edhe qermi i rrugës e qermi i pusit “goja e
sipërme e grykës së pusit”. Fjalë e gegërishtes që mungon te G. Meyeri.
Logoreci e ka për “kufi, cak skâj”, mos i bje arës për mjedis, por qermit,
Leka VII 482 për “një rryp i ngushtë djerri që lêhet anës së një are i mbushun
me ferra, shkurra, bashnje, sidomos ndërmjet arës e një rruge”. Cordignano jep qerm
“fossato, hendek” me verbin me çermue “far solco, scavre (delle ruote dei
carri)”, këtë me ç- të gabuar.16)
Bindjes
sonë se etimologjia e emrit të toponimit Cërmjan duhet nxjerrë nga rrethi i
fjalëve CERMË, CERMOK (CËRMOK) e QERM, i kontribuojnë edhe këto të dhëna: a) se
në të gjitha trajtat që e gjetëm të shënuar në defterët mesjetarë të
administratës sllave e osmane, si ?rmnje, ?rmni, ?ermen, Çërmil, etj., e
shohim të strukur fjalën shqipe Cerm(ë) apo Qerm, të ngurosur në krye të herës
në këtë emërvend, me ndërrime të mundshme të ç-së a q-së në –c, dhe zgjerim
trajtash e ndërrimesh fonetike sipas rrugës: ?erm, ?rm, Çërm (a Qerm)
– Qermen, Çërm-il, Cerm-ok (cërmok), - deri në trajtën e mirëfilltë Cerm-jën
dhe Cërm-jan. Kjo njëherësh dëshmon
se në këtë toponim, edhe përkundër administrimeve të pushtuesve të ndrzshëm,
është ruajtur fjala shqipe, “sepse toponimet
- madje toponimet në kuptimin më të gjerë të fjalës, pra emrat e
lumenjve, liqejve, maleve, viseve dhe vendbanimeve – ruhen me ngulm edhe pas
asimilimit të popullsisë së hershme”17); b) Se toka e territorit të
Cërmjanit në përbërjen e saj ka gurë gëlqeror dhe të materjes tjetër, pastaj e
ka një lloj dheu karakteristik (të njohur tradicionalisht për punimin e
çerepëve), që mbase mund të lidhet edhe me atë që thotë populli se këtu dikur janë
mbaruar qeremine (qeramidhe – tjegulla) dhe qerpiçë cilësorë, e që ky dhe, siç
thonë, është i thërrmueshëm, edhe në krye të herës të jetë quajtur çermok
apo cermok (cërmok), prej kah edhe emri i katundit - Cermjën – Cërmjan;
dhe c) Se konfiguracioni i territorit të Cërmjanit është kodrinor, me kodra e
brigje, të mbulluara me drunj, ferra e shkurre që mbizotërojnë rrafshin, gjë që
i përgjigjet kuptimit të fjalës shqipe qerm, prej kah është e mundur të
ketë mbetur emri i vendbanimit Cërmjan i sotëm.
Ndaj,
në këtë rrafsh, qoftë të ketë mbetur emri i Cërmjanit nga ndonjëra prej
fjalëve: cermë a cermok-u (Cërmok-u),
që janë të sajuara nga cilësia e përbërja e tokës (dheut) të këtushëm, apo nga qerm,-i,
e sajuar sipas konfiguracionit të terrenit, fjalë këto që i shpjeguam më lart,
janë të pranueshme, sepse kjo dukuri është jo rrallë e shprehur në emërtime
onomastike.
4.
DASHINOC-i. – Nga rrënjorët ilire das-, dax – (dash-) kemi bindjen se
duhet kërkuar etimologjia e katundit DASHINOC (Dashinovac) të Dushkajës, komuna
e Deçanit. Sipas burimeve të shkruara del se rrënjori i njëjtë qëndron në
antroponimet shqiptare Dashi për meshkuj dhe Dasheja për femra;
në patronimet Dashaj e Dashefci dhe Dashiq (tek serbët dhe
malazeztë), në hidronimin Deshtica (emri i një lumi të krahinës së
Hasit, kah Gjakova), si dhe në emrin e katundit Dashinoc; që kanë
prejardhje nga emrat e botës shtazore,18) d.m.th. nga dash-i.
Për emrin e Dashinocit, në traditë popullore, po u rujatka legjenda: “paska
qenë dikur njëfarë Noci, banor i hershëm, i cili ishte i pasur, mbante shumë
desh dhe se mysafirëve ua therrte nga nje dash”, e që sipas tyre nga DASHI I
NOCIT i mbeti edhe emri i katundit.19) Sidoqoftë, nga burime të shkruara dhe ato
gojore, forcohet bindja se emri i vendbanimit Dashinoc është toponim kompozitor
i formuar nga antroponimet Dash dhe Noc. Përkrah faktit se format Dashi
e Dashanini përmenden më 1485 në fshatrat Balozi (Balvezi – të
Shqipërisë Veriore), Lopovaça dhe Jednosh (diku kah Peja)20);
antroponimi Noc dhe sot është i përdorshëm si emër mashkulli ndër shqiptarë,
kryesisht të konfesionit katolik, gjë që afron mundësinë e ngurosjes edhe të
këtij antrop. në ndërtimin e trajtës së sotme të emrit të këtij vendbanimi nga:
Dash + Noc = Dashinoc, apo Dash Noci, e Dashi i Nocit,
prej kah konsideroj se më vonë ka dalë trajta në serbokr. Dashinovac.
5.
GËRGOC-i. – Për
katundin GËRGOC thuhet se është i vjetër. Nga literatura që pata në duar deri
tashti, vërejta se shumë pak është shkruar për këtë vendbanim. Në Fjalorin e G.
Elezoviqit është i shënuar Grkovce, e më tej citohet edhe në trajtën Grgoc
21). Etimologjinë e emrit të katundit Gërgoc s’dimë se sa është
drejt ta kërkojmë nga rrënja ilire ger,
për të cilën rrënjë V. Putaneci kishte konstatuar se rrënja ilire ger-, guer,
kanë kuptimin “mal, pyll, dru”, ku më tej thotë se kjo “është dokumentuar fare
mirë në gjuhët indoeuropiane: hindishte e vjetër gurih m. “Berg”, av. Gaire
“id”., sllavishte e vjetër gora “Berg”, lit. nugarà “Rücken (eines Menschen, áber auch eines
Berges”, shqip. gur “stein”…” 22) . E ofruam këtë mundësi
duke u bazuar në faktin se territory i katundit Gërgoc është kryesisht vend
kodrinor me male e pyje të pasura me drunj, por, se do të ketë mbetur emri
Gërgocit sipas rrënjës ilire ger, jemi të dyshimtë.
Rreth
etimologjisë së katundit Gërgoc parapëlqej burimin nga terreni se emri i këtij
katundi kishte mbetur sipas emrit të një banori të lashtë, këtu, të quajtur Gerga
(Gërga). Antroponimin Gerga (Gërga) të dikurshëm të Gërgocit nuk mund ta
kuptojmë jashtë rrethit të antroponimeve të hershme që i kishte vështruar P.
Skoku, si trajtave që i jep ky autor: “Gergi, (shek.14), Gergo
(shek. 13), Grgur”23) etj., prej kah edhe Gërgur. “Këtë
antroponim, pra Gërgur, i cili shfaqet në trajta të nduarduarta, si nëpër
dokumentë ashtu edhe sot në patronimet e shqiptarëve, P. Skoku e shëh të
burimit latin”23-a). Andaj, mendojmë se toponimi Gergoc (Gërgoc)
ka prejardhje nga antroponimi Gerg, Gergi, apo Gergo, me
prapashtesën -oc apo -c, prej kah Gergoc - Gërgoc.
6. JABLLANIC:Ë –a. – Prej
disa të dhënave të mësipërme shihet se fjala Jabllanicë, si emër
vendbanimi, ishte e përdorshme edhe në mesjetë. Emrin Jabllanicë, përveç kësaj
të Dushkajës, sot në Kosovë e mbajnë edhe disa fshatra, si: Jabllanica (e
Leshanit), Jabllanica e Madhe, Jabllanbica e Vogël (të komunës së Pejës), Jabllanica e komunës
së Prizrenit, po Jabllanica ka edhe në troje të tjera shqiptare. Deri më tash,
nuk kemi parë ndonjë shkrim që është marrë me çështjen e prejardhjes (etimologjisë) së fjalës Jabllanicë, por ne
mendojmë se për të gjitha rastet duhet të jetë një etimon i njëjtë. Kujtojmë se
vjetërsia e toponimit Jabllanicë duhet të lidhet me kohën e depërtimit të
sllavëve në Ballkan, dhe si e tillë fjala të jetë fjalë e sllavizuar. Deri në
trajtën e sotme fjala do të ketë kaluar nga
jablan-i (për plep) në jablanik (pl. –ici) =
Jabllanica. Ne kemi bindjen se trajta e sotme sllave e emrit të katundit Jabllanicë
është përkthim i drejtpërdrejtë (i
imponuar) nga administrata kishtare apo politike sllave i trajtës së
kryehershme plep-i (Populus
pyramidalis), shumësi PLEPINË apo PLEPISHTË,
që shqip do të jetë quajtur ky katund, para
ardhjes së sllavëve në trojet tona. Këtij mendimi i bëhen krah edhe këto
rrethana: a) Në traditë të Jabllanicës ruhet kujtimi se në këtë territor “dikur
ka pasur shumë plepa” dhe b) Në territorin e Jabllanicës sot gjallojnë
toponimet LUGI PLEPAV, që emërton një mal të madh në lindje të katundit, ndërsa
në perëndim është po ashtu emërvendi LUGI
PLEPAV tjetër – emër lugu e mali. Këto toponime, si dhe ndonjë mikrotoponim
tjetër, dëshmojnë se dikur në territorin e Jabllanicës ka qenë shumë e përhapur
bima drunore – plepi. Ndërkaq, se a mund të lidhet me prejardhjen e
emrit të katundit Jabllanicë edhe toponimi Abllan-i (kompleks: ara, livadhe, mal
– në perëndim të katundit), ku fjala do të mund të kërkohej nga dy burime
etimologjike: e para, se abllani
të jetë nga ( j ) abllan, me rënie të j-së nistore dhe e dyta, të
kërkohet nga fjala turke ablla, nuk jemi fort të sigurt.24)
7.
JANOSH-i. - Në
toponimin Jednosh të Defterit osman mesjetar, të vitit 1485 (shih, e
kemi cituar edhe më herët), shohim emrin e katundit të sotëm Janosh të
Dushkajës. Na thotë mendja se ky toponim ka prejardhje antroponimike nga
antroponime të lashta: Jan, Jana, Jano. Këtë e tumir edhe një legjendë
që ruhet në traditën popullore të banorëve të këtushëm, sipas së cilës emri i
katundit JANOSH kishte mbetur sipas emrit të moçëm Jana.25)
Edhe Elezoviqi e ka në trajtën Janoš, si duket për emër njeriu.25-a)
8.
KRALAN-i. - Burimet
në terren për katundin KRALAN (serbok. Kraljane) të Dushkajës thonë se
është i moçëm dhe emri i ka mbetur sipas Krajlit që paska pas jetuar dikur
këtu.26) Nuk jemi të sigurt se Kralupi i Krisobulës të jetë
emri i Kralanit të sotëm. Në DRSSH e kemi gjetur fjalën Kral, por këtë
edhe si antroponim: Bezhani, i biri i Kralit; Krali, i biri i
Vojkos; Jovani, i biri i Kralit,27) etj.
Në
një shkrim tjetër, që ka të bëjë me emrin e Kralanit që e kemi në shqyrtim, veç
të tjerash, thuhet: “Në anën e djathtë të Bistricës së Deçanit, e cila derdhet
në Dri të Bardhë në fshatin me të njëjtin emër (është fjala për Kralanin –SRH.),
në një sipërfaqe prej disa qindra metra katrorë janë mbeturinat e kështjellës –“Kraljev
grad” – në bazë të së cilës edhe fshati e ka marrë emrin. Gërmadhat e
kështjellës gjenden në një plato, e cila dominon mbi rrethinën. Kështjella nuk
është e studiuar aspak dhe është gati e panjohur për shkencë, megjithëse në
popull jeton tradita për kështjellën dikur të madhe e të rëndësishme”.28)
Edhe sipas këtij shkrimi dëshmohet ekzistimi i një vendbanimi të hershëm të
fortifikuar, të tipit të gradinave, të zhdukur.
Ndërkaq,
sa i përket prejardhjes së emrit të katundit Kralan, mendoj se kemi të bëjmë me
një toponim i cili ka për bazë etimologjike antroponimin e kryehershëm Kral, që
paska qenë i përdorshëm në kohën mesjetare apo edhe më herët, me zgjerim prapashtesor
Kral + an = Kralan.29)
Në
Krisobulat e Deçanit të vitit 1330 gjetëm të shënuara edhe disa toponime, të
cilat pothuaj me të njëjtit emra gjallojnë edhe sot, si Muha (sot Muha
toponim dhe emri i lagjes së Cërmjanit, e banuar me kolonistë malazez): Vardišane
(sot Vardishtë, toponim në territorin e Kralanit, që një kohë po ashishte e
banuar me kolonistë); Sušica (Sushica, në Gërgoc e Kralan); dhe Jordan
30)(Jordani e Jordanet, toponime në territor të Radoniqit), për të
cilat nuk dimë se në mesjetë do të kenë qenë vendbanime, apo edhe atëherë vetëm
si prona (?).31)
9.
MAZNIK –u. – Emri
i toponimit – katundit MAZNIK të Dushkajës, sipas dritës së disa shkrimeve,
kujtojmë së për bazë etimologjike duhet të ketë antroponimin Maz, që në
trajtën e hershme kishte kuptim pagan. Shih për këtë, antroponimi Maz
gjithashtu i përket botës shtazore, i cili gjallëron sot në rrënjët e
patronimeve dhe toponimeve të Kosovës e më gjerë, si dhe në vitin 1485 shfaqet
në variante të ndryshme;32) porse varianti më karakteristik dhe më
bindës është ai në fshatin Kokariq (rrethina e Shkodrës) – Gjoni i biri i
Mazit.32-a) Ndërkaq, Çabej ishte i mendimit se kuptimi i mirëfilltë
i këtij antroponimi buron nga emri i ngjashëm i perëndisë se ilirëve mesap Juppiter
Menzana, ku gjuhëtarët e shohin fjalën shqipe, toskërishte –mëz e
gegërishte –mâz (mëzet, mëzore) dhe fjalën rumune miuz – mëz.32-b)
Duke
pasur parasysh faktin se materiali onomastik (i hershëm) është shënuar
kryesisht nga dora e huaj, e cila nuk i njihte evolucionet fonetike të gjuhës
shqipe dhe të cilat nuk i jepte me mjete grafike adekuate, ai në të shumtën e
herave është shënuar gabimisht. Mirëpo, prapëseprapë, ndriçon gjendjen e gjuhës
sonë në shekujt XIII – XVI e njëherësh edhe shtrirjen e shqipes dhe të shqiptarëve
në trojet e tyre historike. Në onomastikën mesjetare shembuj të kësaj natyre ka
përplot, por këtë po e dëshmojmë vetëm me konstruktin toponimik kompozitor
BURMAZI e BURMAZI?I (viti 1300), nga burrë + madh, me Z në vend të
Dh-së, për mungesë të këtij tingulli në gjuhët sllave.33) Duke
hedhur dritë mbi këtë emërtim mesjetar dhe për të dëshmuar se është i përhapur
si patronim dhe si toponim nëpër shumë vise të Jugosllavisë, Trifun Pavloviq
thotë: “Mbiemri Burmaz është me origjinë shqiptare dhe, kur përkthehet,
domethënë VELIKI ?OVEK (Burrë – ?ovek + i madh – veliki). Serbë
Burmazë ka edhe jashtë Jugosllavisë. Ka në Rumani, në Banat, rreth Temishvarit.
Në Jugosllavi Burmazët jetojnë në Hercegovinë. Një fshat afër Stolacit
mban emrin Burmaz, sipas emrit të banorëve që jetojnë në të. Burmazë ka jo
vetëm në Hercegovinë, po edhe nëpër tërë Dalmacinë.34)
Burimet
shkrimore dëshmojnë se kjo temë emërore me të tjera shtresime e formime
prapashtesore del ndër vise të Dalmacisë, si: Mazucat Johannes filus (…)
Mazurana Gaspera filia Jacobsi et Mathie dhe në trajtën Masnik: Masnich
Joannes filius Nicolai et Helene.35) Së këndejmi, etimologjinë e
emrit të toponimit MAZNIK të Dushkajës (komuna e Deçanit), përveç nga
antroponimi i botës shtazore –maz, pandeh se edhe kuptimisht, edhe gjuhësisht,
mund ta afrojmë edhe me rrugën zhvillimore të trajtave të sipërpërmendura Burmazi,
Burmazi?i e Masnich-i, por me zgjerim prapashtesor, pra ta nxjerrim
me prejardhje nga mbiemri (i) MADH (i maz) + prapashtesa NIK (Madhnik a Madhanik).
Në këtë rrafsh po përmendim se prapashtesa –nik ka shtrirje bukur të
gjerë në fjalëformim të gjuhës shqipe, si p.sh. ato të tipit: bes-nik, fis-nik,
soj-nik, Dush-nik, Uja-nik etj. Për prapashtesën -nik, profesor Çabej thotë se është
karakteristike e gjuhëve sllave, me të cilën në këto gjuhë janë formuar një
varg emrash e mbiemrash; p.sh. në serbokroatishtet: çetnik (çeta) = njeri i
çetës, naçelnik (çelo, kryetar), pomoçnik (pomoç) = ndihmës; në bulgarishtet:
ribnik (riba) = gjellë me peshk, Zbornik (zbor, mbledhje) etj.36)
Në
traditën popullore të maznikasve gjetëm të ruhet një legjendë, por që nuk hedh
dritë në prejardhjen e emrit të katundit; Elezoviqi e ka Maznik, me
kuptim atributi (nofke) për njerëz.37)
10.
MEQ-E –ja. - Meqja
katund
i Dushkajës, afër Cërmjanit. Burimet e terrenit thonë se ky katund është shumë
i vjetër dhe se dikur ka qenë shumë i madh e i rrethuar me mur, 38)
gjë që ofron dëshmi për ekzistimin e një vendbanimi të fortifikuar e të zhdukur
?. Nuk dimë se sa mund të afrohet fjala me?ina e Krisobulës me trajtat
Me?are, Meqari dhe Meqare, të cilat i gjetëm në Fjalorin e
G. Elezoviqit, fjalë të gjuhës arabe e turke. Shih për këtë: arab. Meqari,
turq. Meqare, të gjitha me kuptim “kali për ngarkesë”; “kali që mirret
me qira për bartjen e gjësendeve”; “malli i ngarkuar në kuaj të qiraxhinjve”.
Elezoviqi e ka edhe Mê?ê ž. (“napoj ili meko zamešana hrana za svinje”;
“napoj stoci i psima”).38-a) Fjalori Serbokroatisht – Shqip e ka mè?a
f. (napoj za blago) këlli-a f. pl. – “miell e krunde përzier me ujë e me
kripë, që u japim bagëtisë e derrave”.38-b) Në këtë kontekst,
kujtojmë se emrin e katundit të sotëm Meqe (Meqja) do afruar me fjalët
arab. meqari dhe turq. meqare, pasi që, sipas legjendës, ky
vendbanim dikur paska qenë i madh, mbase qytet apo qytezë?, e këtu sigurisht do
të ketë qenë e zhvilluar tregtia, do të ketë qenë pikë lidhëse dhe se për
bartjen e mallrave të jenë përdorur kuajt (me qira) të qiraxhinjve, atëherë, si
mjet më i përshtatshëm për këtë veprimtari.39)
Kështu,
sipas trajtave të sipërpërmendura, ka mundësi të jetë përdorur nga shqipfolësit
dhe sintagma me qira, pastaj të ketë përjetuar shkëmbimin r-së në
n – trajta me?ina e mesjetës, si dhë rënien e kësaj n-je
në rrokjen e fundit, prej kah Meqia, - Meqja (në shqiptim lokal
dëgjohet edhe Meqa).
11.
PALABARDH-i. - Numër
i madh emërvendesh, toponime e mikrotoponime, jovetëm në krahinën e Dushkajës
por edhe nëpër vise të tjera shqiptare, kanë prejardhje mbi bazë antroponimike,
patronimike etj. I kësaj rrjedhoje është edhe emri i katundit PALABARDH – nga Pali
i Bardhë. Këtë e vërtetojnë edhe burimit nga terreni si dhe ato shkrimore.
Se edhe Bijeli Pavle (Bjelopavli?i) ishte formuar më vonë sipas
shembullit të shqipfolësve Pali Bard (Pali i Bardhë) – Palabardi
(sot Palabardhi), S. Kuliši? veç tjerash kishte shkruar: “… ime Bijeli Pavle
na?injen je prema albanskom uzoru … U “Zemljišniku skadarskom”, iz 1416 godine,
medju albanskim imenima nalazi se i Pali Bard. Kako prime?uje Šobaji?,
kod albanaca se uz imena ?esto upotrebljava atribut bard –bijeli,
pa je prema tome Pali Bard – Bijeli Pavle. I u jednom mleta?kom
izvoru iz XVII vijeka spominju se Bjelovali?i pod imenom Palabardi (Palabardhi)”40).
Në
shkrime të vjetra, më saktësisht në një burim historik të fillimit të shek.
XVII, përmendet katundi Palabardh i malësisë së Madhe të Shkodrës (…)
Pra, i njëjti toponim, dmth. Palabardhi, emërton dy fshatra: njërin në rrethin
e Shkodrës (Më saktë në Malësi të Madhe), tjetrin në komunën e Gjakovës (në
Kosovë). Në relacionet e M. Bicit (v.1610) dhe të M. Bolicës (v. 1614),
përmendet Bjelopavliqi – atëherë krahinë e Mbishkodrës, sot e
Malit të Zi, i cili është përkthyer shqip Palabardhi, Palabardhajt. (…) Palabardhët
ose Palabardhajt, si vëllazëri e si fis shqiptar në Shqipërinë Veriore
dalin në dokumentet e vjetra (shek. XV e XVI). Disa dijetarë mendojnë se emri i
krahinës dhe i fisit të Malit të Zi të sotëm Bjelopavliqi është bartur atje
prej Shqipërisë veriore dhe është përkthyer fjalë për fjalë prej gjuhës shqipe
në sllavishten. Serbokroatisht bjel-i, bjel-a,
bjel-o, “i, e, të bardhë”,
Pavlici “Bardhajt”. 40-a)
Ndërkaq,
sa i përket etimologjisë së fjalës Pal, Paul, Pavle, Pavël, gjuhëtarët e
shqipes dhe të gjuhëve të tjera (si Meyer-Lubke, P. Skok, E. Çabej, etj.),
qyshkur kanë konstatuar se ky emër personi (i të krishterëve) është huazuar
prej gjuhës latine Paulus. (…) Disa gjuhë ruajnë formën e latinishtes Paul(us),
disa të tjera Pavllos (gr. e re), gjuhët sllave zakonisht zakonisht Pavle
dhe Paul, rumunishtja Pavël, Paul etj. Në gjuhën shqipe, qëmoti,
mbizotëron me të madhe forma Pal-i, mirëpo, në toskërishten, siç
konstaton E. Çabej, ky emër përdoret edhe në format Pavli, Pavël, Pavllo,
të cilat janë huazuar nga greqishtja e re. (…) Se është i lashtë ndër shqiptarë
emri Pal-l, të përmendim se “emri i shenjtorit, gjegjësisht i apostullit të J.
Krishtit përdoret dendur dhe gjithnjë në formën Pal-i; …; pastaj emrat e
disa personave të shquar shqiptarë, si: Pal Engjëlli, kryepeshkop i
Durrësit, këshilltar i Skënderbeut dhe autor i Formulës së pagëzimit (1462), Pal
Kastrioti, i ati i Gjon Kastriotit e gjyshi i Skënderbeut (shek. XIV), Pal Dukagjini,
sundimtar i kësaj krahine të Shqipërisë Veriore (shek. XV), Pal Matrënga,
sundimtar i një principate të Shqipërisë së Mesme (gjysma e parë e shek. XI), Pal
Sojmira, më 1614, kreu i Zogajve të Ulqinit.40-b)
Kur
folëm më herët për katundin Bardhaniq, kemi përmendur se apelativat Bardh e
Bardhe i gjejmë të përdorshëm nëpër tërë Dushkajën si antroponime e si
patronime: emër njerëzish (mashkullorë e femërorë), si emra kafshësh, por edhe
të ngurosur në disa toponimne: Palabardh, Rruga Palabardhit, Ledinat
e Palabardhit etj. Nga emri Pal-i te shqiptarët janë formuar antrop. dhe part.: Paloka,
Paleka, Paluci, Palushi etj., por ka hyrë edhe në konstrukte toponimike,
si: Shënpali, Shpali, etj., ku në
këtë mes hyn edhe emri i katundit Palabardh të Dushkajës. Prandaj, kemi
bindjen se është e padiskutueshme prejardhja e katundit Palabardh, nga: Pal
+ Bardh = Palabardh, ose nga Pali i bardhë a Pal Bardhi që rezulton toponim
kompozitor të tipit emër + emër apo emër + mbiemër.41)
12.
RADONIQ-i. - Toponimet
Radošev kami, në DH, …; dhe Radosha, në DRSSH,42) na
duket të jenë trajta mesjetare me të
cilat është shënuar emri i katundit Radoniq të Dushkajës. Për këtë
katund kemi bërë fjalë edhe në do shkrime të mëhershme, ku kemi dhënë edhe
pikëpamjet tona rreth etimologjisë së emrit të Radoniqit. Na thotë mendja se
etimologjinë e emrit të vendbanimit RADONIQ të sotëm duhet nxjerrë nga bazë e
antroponimeve të hershme Rad, - Rado, me zgjerim fjalëformues
prapashtesor, me prapashtesën –nik (niq) dhe me ndërrimin e mundshëm të k-së
në q-. Në këtë dritë: Rad + nik(q) = Radnik(q), me –o-
protetike = Radonik(q), apo antroponimi
Rado + nik(q) = Radoniq; ku për prapashtesën –nik,
të strehuar në shumë apelativa shqipe, shpjeguam më herët, kur folëm për
katundin Maznik.43)
13.
RAKOC-i dhe
14. RAKOVIN:Ë-a. - Emrat e vendbanimeve RAKOC e RAKOVINË të kësaj
krahine na duket të kene prejardhje nga hipokoristiku Rak, i cili mund
të ketë qenë ndikim i një emri më të lashtë ose mbeturinë e një antroponimi të
moçëm, që përdorej dikur si i zakonshëm. Në Krisobula të Deçanit (1330) gjeta
të shënuara Rakita (mbase për Rakoc ?) dhe Rilkovina, ku mendojmë
se është fjala për katundin Rakovinë të sotme; ndërsa në DRSSH gjetëm trajtat Rakovac
(për Rakoc) dhe Rilkovina (për Rakovinë).44) Përdorimin e
hershëm të hipokoristikut Rak e vërtetojnë të dhënat: në gjysmën e parë
të shek. XV në anë të Novobërdës del më tepër si patronim Rachoieuich
(Rakojeviq), Rachieuich (Rakieviq), Rachouac (Rakovac); më 1485
përmendet kah Shkodra si antroponim Raku, i biri i Lleshit, Raka,
i biri i Palit etj. Mirëpo, trajtat e mirëfillta: Raka, Rakaj, Rakiqi, Rakallar
etj., edhe sot e kësaj dite gjallojnë si patronime ndër shqiptarë dhe ndër
popuj të tjerë ballkanikë, etimologjinë e të cilit duhet kërkuar në ndonjërën
nga gjuhët e lashta latine, greke, ilire etj.45) Për këtë flet, ndër
fakte të tjera, edhe antroponimi Raccus, që V. Georgievi e nxjerr të ilirëve,
të grupit të tretë, në territorin e Jugosllavisë Veriperëndimore.46)
Prandaj,
duke pasur parasysh të dhënat që i paraqitëm mësipër dhe mendimin se “për të
bërë etimologjinë e një fjale, është e domosdoshme të caktohet areali ku asaj i
gjenden korrespondentet, 47) edhe emërvendbanimet Rakoc (Rakovac)
dhe Rakovinë (dëgjohet edhe Rokovinë), s’ka se si të mos kenë dalë nga
baza Rak, pra: Rak + oc = Rakoc dhe Rak + ovin(ë) = Rakovinë. Tek emri i
katundit Rakovinë, pjesa e dytë (o)vin = është prapashtesë e gjuhëve sllave.48)
15.
RASHKOC-i. - Burimet
nga terreni thonë se emri i katundit RASHKOC i sotëm i Dushkajës kishte mbetur
sipas një Rashës së dikurshëm, emër i një banori të lashtë.49)
Në defterët mesjetarë gjetëm të shënuar Raškovac; dhe Rashkovaç,50)
sigurisht emri i katundit Rashkoc. Më 1485, në regjistrin e banorëve të
Rashkocit te mesjetës, përveç të tjerëve, ishin të shënuar edhe Dabzhivi, i
biri i Rashos dhe e veja Rasha, 51) që vërtetojnë
gjallimin e antroponimeve Rash, Rasha, Rasho, e duket edhe Rashko,
në atë kohë; por që nuk mund të saktësojmë se çfarë fshihet, nga ana etnike,
prapa këtyre antroponimeve. Ndërkaq, jemi të mendimit se emri i toponimit Rashkoc
ka prejardhje antroponimike nga Rasha a Rashk(o) + prapashtesa –oc,
bile mendojmë se trajta e kryehershme duhet të ketë qenë Rashkoc, e që
sipas administratës sllave e osmane prapashtesa –oc del e zgjeruar –ovc
dhe –ovac, që është e zakonshme për gjuhët sllave.
16.
RATISH-i. - Në
Krisobulën e Deçanit të vitit 1330 gjetëm edhe Ratiševci (vlasi) (mbase
Ratishi i sotëm i Dushkajës, komuna e Deçanit ?), por në mungesë të ndonjë
burimi tjetër shkrimor, prejardhja, gjegjësisht etimologjia e emrit të këtij
vendbanimi kujtojmë se duhet kërkuar pikërisht nga fjala Ratish.
17.
ZHABEL-i. - Një
katund i krahinës së Dushkajës quhet ZHABEL, (në të folme dëgjohet edhe Zhabel).
Rreth dy kilometra larg, në krahun verior, një vendbanim mban emrin Zhabeli
Plak.
Toponimi
Zhabel, në krye të herës, mund të ketë mbetur nga emri i i bimës
Zhabin:ë-a (Ranunculus) për “bimë me lule të verdha, që del nëpër livadhe toka
ligatina”, që barazohet me Zhabinok e Zhabil. E ka Bashkimi
“Specie di erba con fiori gialliche nei terreni umidi”. Krahasuar Zhabel-in
e sotëm me trajtën Zhabil (shih, lulet e zhabilit), dallimi
fonetik është i vogël – një ndërrim apofonik i:e, pra Zhab(-il) –
Zhab(-el). Ka bazë të mbështetshme edhe mundësia se toponimi Zhabel-i
të ketë prejardhje nga zabel-i. Në Dushkajë fjala zabel është
mjafte e përdorshme për “mal me drunj të rritur, të gjatë e të trashë; mal i
ruajtur për t’u prerë, zakonisht afër fshatit”. Zhabel-i mund të lidhet
me zabel-in edhe pas rrethanës se aty ku shtrihet katundi kryesisht
është vend malor. Ndaj, mund të përfundojmë se, etimonit të toponimit Zhabel,
si nga ndërtimi, si nga kuptimi, mund t’i përgjigjet Zhabil-i, por edhe
më mirë i shkon përshtati Zabel-i.
18.
ZHDRELL:Ë –a. - Në
Krisobula të Deçanit (1330), po ashtu, kemi gjetur toponimin Ždrelo52)
– ku është fjala për vendbanimin ZHDRELLË
e sotme e Dushkajës. Fjalën ždrelo e ka edhe Elezoviqi me kuptimin “vend
që e rrah era, që i ekspozohet erës, frymës”.53) Fjalën Ždrelo
e ka Fj. Serbokr. – shqip, për “grykë, gurmaz” etj. që, mbase, emri i katundit
Zhdrellë do të jetë sajuar mbi bazë të konfiguracionit të terrenit që ka –
luginë që ngushtohet në formë gryke – grykë. (?). Kujtojmë se emri i
katundit Zhdrellë, në krye të herës (nga mesjeta, apo edhe më parë), të
ketë pasur për rrënjor verbin dredh – zhdredh (zhdrodha, zhdridh,
të zhdredhë). Nga e kundërta e dredhës del folja zhdredh
(shdredh), si: dredh e zhdredh. Zhdredh perin etj. Shih për këtë, në traditë të
këtij katundi thonë se: “aty fryn fryma shumë (erë e fortë) dhe formohen
dredha”. Rrethanë që, kuptimisht, i del zot emërtimit që kemi në shtjellim. Pas
mendimit tonë toponimi Zhdrellë do zbërthyer: (zh)dre –dh(ll)-ë = Zhdrellë,
ku –ll në fund të fjalës ka hyrë në vend të –dh-së, si rezultat i
administratës sllave, pasi u mungon ky tingull.54) Foljet dredh e zhdredh i kanë Fj. e gj. shq.E ka Bashkimi xhdrédhe për “Storcere, rivoltare”.
Sipas
një burimi shkrimor, ku vërehet administrata turke, disa katunde të Dushkajës
ishin të shkruara:
Si
ka qenë më Si janë sot Si ka qenë më Si janë sot
1896
1896______________________
1.
Doblibara Doblibare 2. Bradosana Bradosan
3.
Ivranik Vraniq 4. Izdrele Zhdrellë
5.
Koderelere-i zir Kodrali e
Poshtme 6. Xhermijan Cërmjan
7.
Menxhe Meqe 8. Rakobne Rakovinë
9.
Karalan Krelan 10. Zhabel Zhabel
11.
Bardonik Bardhaniq 12. Mazinik Maznik
13.
Dashnofçe Dashinovc 14. Gargarofçe Gërgoc
15.
Radonik Radoniq 16. Rakofçe Rakoc
17.
Ratishe-i zir Ratishë e
Poshtme 18. Ratishe-i bala Ratishë e Epër
19.
Janosh Janosh 20. Palabarid Palabardh 52)
_____________
Referencat:
1) Dr. E. Ç a b e j, St. Gj., ..., III, Rilindja,
Prishtinë, 1976, f. 28.
2) S. P u l a h a, DRSSH, ..., f. 346, 264, 288,
314, 397, 381.
3) Branislav D j u r d j e v, Iz istorije Crne Gore,
brdskih i malisorskih plemena, “Radovi”, II, knj. I, Sarajevo, 1951, f.
918.
4) Muharrem C ë r r a b r e g u, Toponimia e Kosovës
sipas burimeve hartografike, Onomastika e Kosovës, Prishtinë, 1979, f. 552.
5) Palok D a k a, Vëzhgime mbi emra vetjakë të ardhur
nga leksiku i përgjithshëm i shqipes, Përparimi, nr. 6 – 1971, Prishtinë,
f. 457.
5-a) Prof. Dr. Latif M u l a k u, Mbi disa toponime të
rrethinave të Gjakovës, Toponimia e Gjakovës me rrethinë (Tryezë shkencore
e mbajtur më 4 maj 2001, në Gjakovë), Gjakovë 2002, f. 72.
6) Hasan M u j a j, Të dhëna nga onomastika e Rugovës,
Çështje të studimeve albanologjike, I, Instituti Albanologjik i Prishtinës (më
tej:IAP), Prishtinë, 1987, f. 315.
7) Skënder R. H o x h a, Kontribut për studimin e
toponimisë së Dushkajës (I), (më tej: KSTD (I)) Përparimi,
Prishtinë, 1992, f. 16.
8) P. I v i ? – M. G r k o v i ?, DH, ..., f. I –
233, II – 43; S. P u l a h a, DRSSH, ..., f. 130.
9) Eqrem Ç a b e j, Studime etimologjike në fushë të
shqipes, II, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1876, f. 222.
10) FGJSSH, Rilindja, Prishtinë, 1961, f. 120. Në
FGJSSH janë edhe fjalët Bic, -i m.sh. –a –at, krahin. 1. Gic, derrkuc, Bic i
egër (i butë) 2. Qen i zi me trup të vogël etj., f. 139; si dhe Byc, -i m.sh.
–a –at. Elbth, kath.
11) P. I v i ? – M. G r k o v i ?, DH, ..., f. II
– 48, 50, III – 146.
11-a) S. P u l a h a, DRSSH, ..., f. 283.
12) I. S. J a s t r e b o v, Stara Srbija i Albanija,
Spomenik SKA, XLI, II r., sv. 36, Beograd, 1904, f. 5 – 7.
12-a) Skënder G a s h i, Prania e etnosit shqiptar në
Kosovë, f. 82; Gliša E l e z o v i ?, Re?nik Kosovsko-Metohijskog
dijalekta, sveska druga (me tej REMD), SKA, Beograd, 1935, f. 425.
13) Atanasije U r o š e v i ?, Kosovo – Nasele i
poreklo stanovništva, SANU, knjiga 39, Beograd, 1965, f. 139.
14) Dr. Eqrem Ç a b e j, Studime gjuhësore, I, (më tej: St. gj.), Rilindja,
Prishtinë, 1976, f. 90.
15) Fjalori i gjuhës së sotme shqipe (më tej: FGJSSH),
Rilindja, Prishtinë, 1981, f. 220; 1943.
16) FGJSSH, ..., f. 1599; Dr. E. Ç a b e j, St.
gj., II, Rilindja, Prishtinë, 1976, f. 60.
17) Dr. Henrik B a r i ?, Hyrje në historinë e gjuhës
shqipe, Mustafa Bakija, Prishtinë, 1955, f. 54.
18. Palok D a k a, Pun. cit., ..., f. 460; Rexhep
D o ç i, Baza ilire – shqipe DAS -: DASH – në funksion të antroponimeve,
patronimeve dhe toponimeve, “Fjala” e dt. 1.V. 1987, Prishtinë, f. 13.
19) Kallëzim i informatorëve: Hamëz V a t a j
(1918), nga Dashinoci i Dushkajës, dhënë autorit më 1.II.1989, në shtëpinë e
tij në Dashinoc.
20) S. P u l a h a, DRSSH, ..., f. 157, 256, 305.
21) Gliša E l e z o v i ?, RKMD, sveska prva,
Beograd, 1932, f. 110, shih: “Grkovce, selo u opštini Crmljanskoj, srez
Djakova?ki”, ku më tej citon “U RM (RM = Re?nik mesta u Kral.
Srba, Hrvata i Slovenaca za 1925 god.) zapisani Grgoc”.
22) Valentin P u t a n e c, Rrënja ilire ger- ievr,
guer- “Bjeshkë, mal, pyll” në toponiminë superstratike, Gjurmime
Albanologjike IX – 1979, IAP, Prishtinë, 1980, f. 243, 244.
23) Petar S k o k, Etimologijski rje?nik hrvatskoga
ili srpskoga jezika, I, Zagreb, 1971, f. 614, 615.
23-a) R. D o ç i, Antroponimia e shqiptarëve të
Kosovës, IAP, Prishtinë, 1990, f. 169.
24) Prof. S. R. H o x h a, Jabllanica (Shqiponja) e
Dushkajës, Art poetika, Pejë, 2004, f. 16.
25) Kallëzim i informatorëve: Adem S o k o l i (1906)
dhe Gjokë G e c i (1938), arsimtar, të dy nga Janoshi, dhënë autorit më
4.XII.1985, në shtëpinë e të parit në Janosh. Legjenda: “Thonë se në kohë të
vjetra në një lëndinë të Janoshit (meré), është gjetë një gur në të cilin ishte
e shkruar fjala JANA, por thuhet se aty ishin gjetur edhe themele të një
kishe”. Me këtë vendësit e lidhin edhe emrin e katundit Janosh.
25-a)
G. E l e z o v i ?, “Janoš, ami. u DK.
Zabeleženo u s. Krnjinu 1778 god. Pisa Janoši Stoi ko š(inik)
k(olombo?), u s. Batuse 1780: Pisa Janoš š(inik) p(šenice)”. (Na duket i
përdorur si antroponim – Janosh, - shënim yni). RKMD, …, f. 253.
26)
Kallëzim i informatorëve (pleqve)
nga Kralani: Asman A r i f i (vjeç 60), Ibish H y s e n i (vjeç 64) dhe Adem S
a d i k u (vjeç 60), të gjithë nga Kralani, dhënë autorit më 1.X.1976, në
Kralan.
27)
S. P u l a h a, DRSSH, …, f. 208, 425.
28)
Kosova – dikur e sot, Ekonomska politika, Beograd, 1973, f. 449.
29)
Prof. S. R. H o x h a, KSTD (I), f. 27.
30)
P. I v i ? - M. G r k o v i ?,
DH, ..., f. II – 50; 18.
31)
Prof. Skënder R. H o x h a, KSTD (I), …f. 27.
32)
R. D o ç i, Antroponimia e shqiptarëve të Kosovës, IAP, …, f. 169.
32-a)
S. P u l a h a, DRSSH, …, f. 382.
32-b) E. Ç a b e j, Historia e gjuhës shqipe,
Prishtinë, 1970, f. 75.
33) Shih: Çka ka shqipe në onomastikën mesjetare,
(enciklopedia e vogël), në “Rilindja” të dt. 11.II.1989, Prishtinë, f. 16.
34) Trifun P a v ll o v i q – Kaçurreli, Rreth emrave
vetjakë të shqiptarëve, “Rilindja” e dt. 16.XI.1987, Prishtinë, f. 15.
35) Ante Š u p u k, Hibridski antroponimi,
?akovska Ri? 2, Split, 1974, f. 17.
36) Dr. E. Ç a b e j, St. gj., III, ..., f. 258.
37) Shih: S. R. H o x h a, KSTD (I), ..., f. 22 – 23 (dhe
në fusnotë); G. E l e z o v i ?, RKMD, sveska prva, ..., f. 380, shih: Maznik,
am. Kaže se za ?oveka koji prividno ljubazno i umilno zbori, a to radi iz
koristoljublja.
38) Për katundin Meqe të Dushkajës (rreth 10 kilometra në
verilindje të Gjakovës) në traditë popullore ruhet kjo legjendë: “Thuhet se
Meqja është katund i vjetër dhe se dikur ka qenë shumë e madhe. Kishte qenë e
rrethuar me mure nga të gjitha anët, e që mbrëmjeve i tërë katundi mbyllej me
dy dyer që kishte, sa kur mbylleshin ato dyer të mëdha të hekurta, krisma e
tyre dëgjohej në Gjakovë. Kështu ka qenë Meqja, thotë legjenda, qysh para kohës
së Turqisë, e kur ka ardhur turku, e ka gjetë të rrethuar. Më tej, thuhet se,
në këtë katund kishte rënë sëmundja e Kolerës dhe i kishte faruar të gjithë, ku
gjenden nja 3 – 4 hektarë vend me varre të tyre” (Këtë legjendë ia treguan
autorit: Gjon K r a s n i q i (vjeç 63) dhe i biri i tij Kola (vjeç 41) nga
katundi Meqe, në verë të vitit 1976, në Meqe të Dushkajës.)
38-a) G. E l e z o v i ?, RKMD, sveska prva, ..., f. 4o2,
shih: Me?are sr. Neprom. a) Tovarni konj. – b) fig. Potrkuša, sluga: On je
türsko me?are. – U RJA. Me?ara ž. Arap. Meqari, Tur. Meqare
im. Konja koji se uzme pod kiriju za prenos stvari; roba potovarena na
kiriudžinske konje”.
38-b) Fjalori Serbokroatisht – Shqip, Instituti
Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1974, f. 361.
39) S. R. H o x h a, KSTD (I), ..., f. 25.
40) S. K u l i š i ?, O etnogenezi crnogoraca,
Totograd, 1980, f. 40 – 41 (cituar sipas R. Doçit, ASHK, I, IAP, 1990, f. 172 (në
fusnotë).
40-a) Prof. Dr. Latif
M u l a k u, Mbi disa toponime të rrethinave të Gjakovës, Toponimia e
Gjakovës me rrethinë, Gjakovë, 2002, f. 82, 83.
40-b) Po aty, ..., f. 84.
41) Prof. S. R. H o x h a, Vep. Cit., ..., f. 16.
42) P. I v i ? – M. G r k o v i ?, DH, ..., f. I –
237, II – 43, III –2146, 2147; S. P u l a h a, DRSSH, ..., f. 249.
43) S. R. H o x h a, Vep. Cit., ..., f. 22.
44) P. I v i ? – M. G r k o v i ?, DH, ..., shih: Rakita,
f. III –1167, 2331; Rilkovina: f. II-, III- 1426; S. P u l a h a, DRSSH,
..., Rakovac – f. 334, Rilkovina – f. 260.
45) Mihailo D i n i ?, Iz Dubrova?kog arhiva, I,
Beograd, 1957, f. 81, 105; S. P u l a h a, DRSSH, ..., f. 121, 154, 361,
4o5, 127; ..., f. 82.
46) V. I. G e o r g i e v, Studime ilire, II,
Prishtinë, 1978, f. 50.
47) A. E m o u t
et A. M e i l l e t, Dictionnaire
étomologique la langue, Quatrième edition, Paris, 1976, f. IX (e
parathënies).
48) S. R. H o x h a, Vep. Cit. (I), f. 18 -19.
49) Kallëzim i informatorëve: Hazir A l i a (1922)
dhe Sadik (Zekë) Ibraj (1934), nga Rashkoci, dhënë autorit 21.VII.1985, në
Rashkoc.
50) P. I v i ? – M. G r k o v i ?, DH, ..., f. II 50; S.
P u l a h a, DRSSH, ..., f. 335.
51) S. P u l a h a, DRSSH, ..., Po aty.
52) P. I v i ? – M. G r k o v i ?, DH, ..., shih: Ratiševci
(vlasi) f. I – 265, II – 49, 62 III – 2828, 2309.
53) Gliša E l e z o v i ?, RKMD, sveska prva,
Beograd, 1932, f. 179.
54) Prof. Skënder R. H o x h a, KSTD (II), Art
poetika, Pejë, 2000, 7. 112.
55)
Abdullah K o n u s h e v c i, Toponimet e Gjakovës, Toponimia e Gjakovës
me rrethinë, Gjakovë, 2002, f. 208.