Kerko: a
Resmi Osmani: Pengu i një miqësie të vonuar
E enjte, 25.06.2020, 12:31 PM
Pengu i një miqësie të vonuar
Nga
Resmi Osmani
Mëngjesin
e 15 qershorit, si zakonisht hapa kompjuterin.Në feisbuk, që në krye, mu shfaq
porteti i Moikom Zeqos dhe sipër tij tre fjali që lajmëronin ikjen e tij nga
jeta. Kumt i kobshëm në vetëm tri fjali. Nuk u besova syve, thashë se dikush
kishte lajthitur,hyra te gazetat.Lajmi ishte i vërtetë. Më hipi një ngashërim
dhe sytë mu mbushën me lot. I telefonova Enver Kushit. Me zë të ngadaltë, të
pikëlluar e duke rënkuar, më pohoi se Moikomi kishte pushuar së jetuari. Ata
ishin të lidhur me një shoqëri vëllazërore. E ngushëllova.
Moikomi
na la. Gati e pabesueshme. E parakohshme ikja. Kur ai, sido i sëmurë, por me dashuri për jetën, me kurajo dhe një
vullnet të pazakontë shkruante, publikonte dhe botonte librat e tij të
mrekullueshëm.
Emri
dhe krijimtaria e Moikom Zeqos, ishte e njohur për mua qe në vitet 70-të, por
njohje të afërt s’më kishte ardhur rasti të kasha, edhe pse e dëshiroja. E kush
ishte ai që nuk do të dëshironte të kishte njohje dhe të këmbente mendime me
Moikom Zeqon?
Rasti
e solli që shkrova esenë ”Zonja Çame nga Parga”, për novelën e Enver Kushit
”Zonja nga Parga”, në krye të së cilës, në vend të parathënies ishte vlerësimi
i Moikomit:”Ky është një libër i jashtzakonshëm i Enver Kushit”. Kaq. I kishte
thënë të gjitha.
Moikomi
e lexoi esene time. I pëlqeu dhe i shprehu dëshirën Enver Kushit që të
njiheshim dhe të merrnim bashkërisht një kafe. U ndjeva mirë. Rasti e solli më
14 dhjetor 2019. U bëm katër. Me ne u Bashkua edhe professor Agim Vinca, që
kishte ardhur nga Prishtina. Një drekë modeste. Me pamje të lodhur por fytyra
dhe sytë i rrezatonin mirësi, fisnikëri dhe mënçuri. Flokët e gjata dhe mjekra
e thinjur i jepnin pamje patriarku. Më vuri në dijeni se kishte lexuar shkrime
të miat. I kishte pëlqyer. I përkorë në të ngrënë, teksa ne ngjëronim verën, ai
piu vetëm ujë. Biseda, edhe me pjesëmarrjen e prof.Agimit, u bë e shtruar, e
mençur dhe me vizion. Më së shumti heshta.Vetëm iu përgjigja ndonjë pyetjeje.
Ishte bukur të dëgjoje ligjëratën e shtruar por të thellë në mendim e me
interesa të gjera,retrospektiv dhe aktual, gati universal, deri thellë në
lashtësi, enciklopedik të Moikom Zeqos.
Këmbyem
librat.I dhashë disa nga romanet e mi historikë, kurse ai me dhuroi
librin”Emrat e Zotit” me këtë dedikim: “Resmi Osmanit, me respekt dhe nderim,
miqësisht,Moikom Zeqo.Tiranë 14 dhjetor 2019.
Kur
u kthyem,taksia na la afër shtëpisë së tij. Enveri dhe prof. Agimi u ndanë nga
ne. Moikomi deshi të rrinim te kafja e pallatit ku kishte banesën.Ashtu bëm.
Foli me mërzi për përditshmërinë, ekonominë e rrënuar dhe politikën e
mbrapshtë, që ai i ndiqte me shqetësim. U ndam me premtimin se do të
rishiheshim sërish. U takuam në përurimin e librit të Enver Kushit në hotel
Tirana. I dhurova dy romanet e mi të fundit ”Pas Trojës” dhe “Andrea Topia dhe
princesha Helena”.
Nisëm
të këmbenim mesazhe.
18.01.2020.
I
dashur prof.Moikom.Së pari dëshoiroj të jeni mirë.Jam interesuar nëpërmjet
Enverit(kushit),pork am ndjekur edhe veprimtarinë me aktivitetet tuaja.Lexova
shenimin Tuaj, në një jetshkrim timin, publikuar nga Floripress në Prishtinë
dhe e çmoj shumë vëmendjen që tregoni.Pa dashur tu rëndoj, sapo kam përfunduar
një esse për Mjedën”Andrra e jetës”. Po ua postoj.Perfundova edhe novelën për
Seremben.
Faleminderit
për vemendjen dhe dashamirësinë Tuaj që unë e vlerësoj së tepërmi.
Karantina
e pandemisë së kovid-19, na mbylli Brenda, nuk mund të shkoja ta takoja.Këmbyem
disa telefonata, por duke e ditur që ishte I sëmurë, ja kurseja bisedat, më së
shumti, për shëndetin dhe gjendjen e tij pyesja Enver Kushin .
Më
2. 4. 2020, më erdhi ky mesazh: “I dashur Resmi, të kam kujtuar shpesh.E kam
shfletuar dhe lexuar pjesërisht, tagencialisht librat e tu të bukur e të
frymëzuar për motive të motshmërisë sonë.
Jam
i nderuar që të kam njohur.
Përgjigja
ime:”Shumë I dashur professor Moikom.Të mendoj dhe të kujtoj përditë.Qortoj
veten që nuk u kam njohur më shpejt.Mirënjohje dhe nderim përgjithësa më
shkruani.Në këto ditë ngujimi kemi nevojë për njeri-tjetrin. Uroj të jeni mirë
familjarisht.
Moikomi:
Kalofsh një ditë të mbarë.
Suksese.
3.04.2020.
I
dashur Resmi,
Po
të dërgoj intervistën time të botuar te gazeta online Fjala.
Përqafime,
Moikom
Përgjigja
ime: Profesor, e lexova me vëmendje, jam tërësisht I një mendimi me ato që
parashtroni veçanërisht për ne dhe gjendjen tonë si shoqëri, shtet, ekonomi dhe
financë.
Urime.
Prof.Resmiu,
Po
të dërgoj me PDF një librin tim për Leonardo da Vinçin që u botua më 2019, në
jubileun e 500 vjetorit të vdekjes së Leonardos.
Përqafime
dhe përshëndetje,
Të
uroj gjith të mirat e botës.
Moikom.
Mesazhi
im i fundit, ishte ai i 3 qershorit 2020, me rastin e ditlindjes:
I
nderuar prof.Moikom; ndjehem i lumtur t’u uroj gjithë të mirat, shendet e
lumturi me rastin e ditlindjes Suaj dhe si përherë gurra juaj mos u shterroftë
asnjëherë.
Resmiu
Por
ja që urimet dhe dëshirat e mira edhe pse bëhen me dashuri dhe gjith zemër,
vjen koha që nuk bëhen realitet Dymbëdhjetë dit pasi mbushi shtatëdhjet e një
vjeç, Moikomi iku në amshim.
I
bëra nderimet e fundit, pëshpërita para trupit të tij:”Të qoftë e lehtë toka e
mëmëdheut që ti aq shumë e deshe, pusho në paqe…….Ngushëllova familjarët për
këtë humbje të pa ngushëllueshme.
Më
nbeti një peng: njohja dhe miqësia e vonuar.
Kur
na ikën një shok e mik i vyer, na duket
se diçka na ikën edhe nga uni ynë, por kur ikën nga jeta një personalitet me
përmasa mbarë kombëtare si Moikom Zeqo, kultura kombëtare bëhet më e varfër.
20.6.2020.