Kerko: a
Remzi Limani: Dr. Bardhyl Maliqi, Shprehësi imagjinare e botës së fëmijëve
E enjte, 25.06.2020, 12:16 PM
Një lexim përfitues për ta kuptuar analizën letrare të studiuesit Dr. Bardhyl Maliqi
Dr. Bardhyl Maliqi, SHPREHËSI IMAGJINARE E BOTËS SË FËMIJËVE
(Krijimtaria
letrare për fëmijë e Mexhid Mehmetit) Shtëpia botuese "Lena"
Prishtinë, 2020
MODEL
I NJË VËSHTRIMI STUDIUES
Dr.
Bardhyl Maliqi, para lexuesit tonë shron studimin e tij letrar prej njeriu të
thirrur, për t'i zbërthyer në fjalë veprat e shkrimtarit tonë, Mexhid Mehmeti
dhe, duke e lexuar këtë analizë të përthekuar mirëfilli, unë flas me dy njerëz.
Me njërin në cilësinë e shkrimtarit të analizuar dhe me tjetrin, në cilësinë e
studiuesit të angazhuar.
Shkruan:
Remzi Limani
Për
të shfletuar veprat e një autori të arrirë në letrat tona, veçmas të letërsisë
për fëmijë, është punë Sizifi, të cilën nuk mund ta bëj çdo kush, nëse në
mendjen e tij nuk "flenë" njohuritë për të shkruar dhe veneruar të
shkruarit e një tjetri karsh vetes së
tij. Atëherë, pa asnjë dyzim mendjeje prej krijuesi dhe studiuesi Dr. Bardhyl
Maliqi, para lexuesit shrojë studimin e tij prej njeriu të thirrur, për t'i
zbërthyer në fjalë veprat e shkrimtarit tonë, Mexhid Mehmeti dhe, duke e lexuar
këtë analizë të përthekuar mirëfilli, unë flas me dy njerëz. Me njerin në
cilësinë e shkrimtarit të analizuar dhe me tjetrin, në cilësinë e studiuesit, i
cili nxori në paj gati gjithë veprimtarinë e shkrimtarit, duke ia dhënë
shkëlqimin e duhur, nga dora e mjeshtrit për të berë analizën letrare, e cila
do dije profesionale, fjalë të gjetura dhe të krehura me imtësi prej studiuesi.
Ky pra, studiuesi respektiv z. Bardhyl Maliqi, fillon me poemën PALLATI ME YJE,
trilogjinë ÇAMARROKËT, ECAJAKET E HEROLINDIT, roman i parë 7-vëllimësh në
letrat shqipe, si dhe veprat të tjera, të gjitha krijime të sukseshme të
shkrimtarit, Mexhid Mehmeti, vepra të cilat disa syresh të shpërblyera nga
institucionet relevante dhe kredibile për të dhënë vlerësimin e merituar.
Mëtej, duke lexuar këtë studim brilant nga Prof. Maliqi, mua si lexues, më vije
dhe bëhet model i një studimi letrar - për ta kuptuar çasjen e një studimi
analitik të një vepre letrare. Pra, mirëfillësia kronologjike me vetitë
kuptimplote e shtjelllimit studioz bërë veprave të Mexhit Mehmetit nga krijuesi
ynë, Bardjyl Maliqi, na jep shembullin e një studiuesi seroz dhe të
pazëvendësuesin prej vrojtuesi, duke na dhuruar mjeshërinë e tij prej letrari
dhe kritiku të rrallë studimor në fushën e studimeve letrare, vërtet të një
niveli të lartë për kah koncepti i të shkruarit, strategjisë, hulumtimit,
kreativitetit, idesë dhe parimeve veçane në çasjen dhe zbërthimin analitik të
krijimeve letrare, siç e shohim në këtë pasqyrim lucid, nga i cili, lexuesi do
të jetë përfituesi kryesor, sepse, nga kjo pasqyrë e një analize
"gjaku", mund t'i konstatojmë vlerat relevante - njëkohësh tek
krijuesi dhe vrojtuesi i tij në cilësinë e studiuesit, në këtë rast, të Dr.
Bardhyl Maliqit, të cilin e përgëzojmë për kontributin e tij në vlerësimin e
veprave të shkrimtarit tonë Mexhid Mehmeti.