Kerko: a
Bardhyl Maliqi: Për kë bien kambanat
E merkure, 24.06.2020, 07:32 PM
Bardhyl Maliqi
PËR
KË BIEN KAMBANAT
Kushtuar
krijuesit elitar Moikom Zeqo
dhe
poetes gjermane Silke-Liria Blumbah
Për
kë bien kambanat tani në pragmbrëmje?
Silka
dhe Moikomi s’janë më. Jo! Goja dot s’ma nxë!
Për
kë bien kambanat e së ardhmes, them,
sa ato të së tashmes kemi njëmijë vjët që i
dëgjojmë.
Nga
të gjitha përvojat dhe mbretëritë kambanore,
vetëm
njera është vërtet e drejtë, në çdo çast të ditës,
perandoria poetike e kambanave të zogjëvë të dritës,
për
lakuriqët nuk flas, as për mbrëtërinë e Lakuriqstanit,
ata
nuk meritojnë aq shumë vemendje. Ndoshta unë
nuk
jam këmbësori i nëmur i simbolikave qorre,
por
kalorësi i bekuar i nuse-metaforave!
Apo
jo Moikom, mik i madh i kombit tim!
Po
ti gjermanja e zemrës sonë Silke Liria Blumbah,
vallë
a na dëgjon aty tek mbrite, nga qiejt parajsorë,
këtu
në Sarandë kanë vdekur vërtet 40 shenjtorë,
siç
shkruan ti në librin “Dyzetë vdekje në Sarandë!”,
ti
poetja, publicistja dhe përkthyesja jonë e parë
që
nga shpirti mbete qind për qind “shqiptar”!
Sa për fjalët që kanë kuptim hipotetik,
ato
s’kanë nevojë për heronj të vetëshpallur,
por
për lindje të përligjura heroike.
Dhe
ti i tillë ishe! Moikom! Qoze Kom Moj,
kështu
thoshe në një invers të përligjur të emrit tënd.
Këtu
nuk shkruaj as për diellin dhe lumenjtë e tu të gjakut,
që
derdhen qiellit çdo mbremje apo mëngjes,
as
për diellin me një apo tre profile. Ndoshta
kam
kurajon t’i jap mësime të paprekshmes,
paçka
se për skicofrenët e shekullit tonë
Jahovaj
ka lindur nga Jahovaj, apo jo Silke?
filozofia
e pulës, që bën vezën dhe vezës, që bën pulën
këtu
e mijra vjet. Pafundësisht!. Si diell me profile befasie
prej
delfini, kali dhe njeriu në agzhol, në zenit edhe në muzg!.
“Mane
thekel upharasin” shkroi dora ajrore me pishtar përmbi mur,
jo
vetëm në Librin e Danielit, por edhe në shpirtin tënd,
se
hyu që e peshoi mbretërinë tënde, vendosi t’i japë fund.
Kush
i vizatoi akurelet e shtërngatës?
Një
e bëra unë, 1. për “Akuarel për Zagrebin” e kam fjalën,
tjetrin
Uallas Stivens: 2. Një rregull i dhunshëm është kaos
3.
Kaosi i madh është rregull. Këto dy gjera janë një.
nëse
nuk besoni shihni Amerikën dhe Minesotën,
pas
vdekjes së afro-amerikanit George Floyd!
Cilido
e sheh hartën e vendlindjes si gjurmët e zotit
dhe
kërkojmë të gjejmë të varrosurit e lashtë,
si
unë fëmijë në Gravëën e Kreshmoit në Konispol,
ku
besoja se do të gjeja kreshnikët e ngujuar në shpella.
E
tash po e shkruaj si dëshmi të fantazisë sime të virgjër
një
varg të ri në hirin e rrotës së djegur të kohës fëmijë.
Siç
ndodh me “”Pellazgun e Krëshmoit ” të Halilit Hekuran!
Është
apo nuk është kjo koha e të gjallëve prej Kartoni?
“Vetëm
ajrin nuk e mundii, gjithë të tjerat i
mbylli Minosi”,
të
paktën kështu besohet të ketë thënë Ovidi te Metamorfozat.
Dhe
vjen një kohë karantinë, tërmetesh dhe epidemish
kur
ne si murgjërit trapistë përshëndetemi së largu
“Vëlla,
përgatitu të vdesësh!”Se kur s’ka rëndësi!
As
s’ka rëndësi se ti je pa emër, thjesht
një lule pjeshke
si
Silke-Liria kur erdhi së pari në Sarandë,
apo
banor i një lagjje ose një ylli pa emër,
a
ndoshta meditues i reçelit të manaferrave,
që
Silkes dhe time bije u pëlqente aq shumë.
Apo
ndoshta në male kullon gjaku i demave të vrarë
dhe
shpërthejnë trëndafila nga dashuria për thundrat e tyre,
si
këngët e varfanjakëve për Perandorët dhe Gjeneralët.
Pse?
Si është e mundur?!A nuk është njeriu
si
larva që kthehet në flutur, fëmija jetim
i një paradosi eunuk
dhe
rri përballë si tablo e El Grekos si perde virtuale,
ndërsa
Moikomi dhe Siljke tentojmë të njohim prore
Përbindëshin
e mirënjohur të Mitrës Fillestare!
A
është njeriu si larva që kthehet në flutur
apo
një ishull mjekërosh na qesëndis që lart.
Përsiatja
mbi vdekjen sipas Miroslav Halubit
se
shumë njerëz sfiliten sikur të mos kishin lindur kurrë,
pjesë
të një besimi revolucionar si Krishti këmbëzbathur,
që
ndeshet me fantazmat si një marramendje në filmat horror,
në
një planet të klonuar me njerëz celuloidë të botës së Gënjeshtrës
dhe
dishepuj poseidonësh të veshur me ujë, ndërsa Maria
sisë
varur vallëzon atje te Plazhi i Currrilave.
ndërsa
poetët e Sarandës ngarendin nëpër natë.
Ne
e dimë se kur bien gjethet kthehemi të devotshëm
te
kuptimi i rëndomtë i gjerave, zhvishemi nga misteret
e
tigrave të mjegullës dhe delfinëve të verbër.
Ndërsa
të mërkurë, të enjte dhe të premten ndjejmë
si
zbukurohet shëmtimi në pasqyrë si një gejshë e plakur,
pa
pasur as një ide për botën apo për veten,
tek
ndijon në thellësi mermerët me aroma jasemini.
Ashtu
do të aromojnë meremeret tuaj Silke e Moikom,
a
ju kujtohet se çfarë më thoshnit në mbrëmjet e verës:
të
shtunën dhe të dielën Princi i Proverbave bashkëjeton
me
idenë se edhe vdekja ka aktin e besimit të mbramë!
Në
Anijet e Ëndrrës do ta shkul derën e mbyllur
te
shtëpia në Pargë në Ulqin, në Durrës apo në Filat
me
besën himn të Ankhenatonit për Diellin
një
mijë e treqind e pesëdhjetë vjet Para Krishtit!
Nuk
ka rëndësi Silke varri yt do të jetë këtu në Shqipëri,
në
Sarandë, Prizren apo Tetovë nuk ka rëndësi
ne
një Atdhe kemi, frymojmë në 5 shtete,
rrethohemi
prej vetëvetes, kjo a s’është çudi?!
TV-ëtë
lavatriçe për shplarjen e trurit, varrezë pa varre,
virtyti
sipas Simonidit një valle antike e shenjtë,
rri
i heshtur se hapsirat hapen tani që Pantemisë i ra vala.
ne
e dimë. Do të vijë vdekja bie apo nuk bie shi,
ndërsa
pasqyra është piktorja e autoportretit tim.
Unë
do ta fitoj betejën e mbrame!-betohem!
Betohem
në fjalën e Mësuesit! Do t’i hedh në sulm
gjithë
ushtarët prej plumbi të femijërisë sime, kur vrapoja
pas
poemave homerike me sandale prej argjendi ajror
tek
ëndërroja ta shoh figurën e pavdekshme të çdo fjale.
Kurse
ti Silke vjen nga qiejt yje qytetërimesh
të harruara
mbase
në rrugën e qumshtit tek vraponim pas kometave
si
barinjtë në shtegëtime pas mushkave
xanxare.
Ginsbergu
nën efektin e LSD si universi pas një makine shkrimi.
Parajsë
nuk ka. Ajo është një labirinth me mure plot afreska,
por
pa asnjë rrugëdalje. Më mirë pashë më pashë i bie ferrit
e
hyj e dal në të sa herë dua, si bashkëudhëtar me Migjenin,
me
Lulin e vocërr këmbëzbathur dhe me Danten, sigurisht!
Apo
ndoshta do të ndihem më mirë si pulëbardhë me treqind shpirtra
bashkë
me Dalaj Lamën në shembëlltyrë, në infinit dhe në terr,
ndaj
vdekja më bëhet vesi dhe vyrtiti im i përqasjeve dhe paradokseve.
Por
vdekje s’ka. Ne me Moikomin dhe Silen jemi bashkë çdo natë
në
gazeta dhe ekrane përballojmë pyetjet e vështira për jetën,
por
edhe për vdekjen që në fakt për ju nuk mbrin kurrë,
përderisa
ne lexojmë këngët tuaja, futemi në filozofinë tuaj trashedentale,
në
subkoshiencën e bashkëqytetarisë me trungje dhe intervalë,
që
na mundëson kalërimin në trojet tona të të parëve,
në
këtë botë shumëdimensionale!....