Kerko: a
Ilmi Veliu: Milo dhe Nano thonë se nëna e Kastriotit ishte serbe!
E hene, 01.06.2020, 12:34 PM
GREKU PASKAL MILO DHE SERBI MUSTAFA NANO
THONË SE NËNA E
KASTRIOTIT ISHTE SERBE !!!!!
Nga
Dr. sc. Ilmi VELIU, Historian i
specializuar për periudhën e Kastriotit
I përshëndes ata që pranojnë se nëna e Kastriotit ishte shqiptare po edhe dy ,,shkencëtarët,,
e famshëm; grekun Paskal Milo dhe serbin Mustafa Nano. Olsi Jazexhi e anëshkaluam
sepse ai te kisha serbe ne Kosovë ishte fotografuar duke përshëndetur me tre
gishta, ashtu si pershendesin serbet.
Ne të ngratit që mbetëm jashta kufirit të Shqipërisë
Londineze, e që këta farë ,,historianësh,, na kan trishtuar me deklaratat proserbe
na mbetet të bëhemi gati dhe të pranojmë edhe ,,Minishengenin,, e Hashimit dhe
Ramës, e që Serbija te fitojë dalje ne Adriatik, të cilën luftë e benë që nga
viti 1300, në krye me Car Dushanin, të cilit BDI i ka ngritur përmendore në
Shkup.
Në vitet e tetëdhjeta, për shkak të interesimit
tim të madh për të kaluarën shqiptare dhe hulumtimeve për heroizmat
e Skënderbeut, nga
pushteti i atëhershëm jugosllav u burgosa
dhe dënova me 4
vjet burg të rëndë të cilin burg e vuajta në Idrizovën famëkeqe të Shkupit.
Eshtë
lehtë të jetosh e shkruash në Shqipërinë e Ramës dhe Kosovën e
Hashimit por eshtë vështirë të jetosh e shkruash në Maqedoninë e Thaçit, Teutës
e Ali Ahmetit. Edhe Milo e Nano do ti vajëtonte nëna e tyre, po të kishin deklaruar një ksi
teze prosllave në kohën Zogut apo Enverit.
Ky studim i imi është përgatitur dhe ka të bëjë kryesisht me
polemikat
që kam
pasur më herët me historianët serbë e sllavomaqedonas, rreth
origjinës së Skënderbeut po edhe nënës së tij Vjosava. Pas një hulumtimi të
gjatë në Arhivin e Stambollit, arrita që para komisionit maqedonas,
të
udhëhequr nga historianë-studjues të kohës së Skenderbeut, me fakte e
argumente të shumta dhe në mënyrën më shkencore, ti
mbështes për muri dhe ti detyroj që ta pranojnë punimin tim te studimeve posdiplomike
me titull: “Skënderbeu në burimet Osmane e Bizantine”, ku përfshihet edhe
origjina e tij edhe nga nena po edhe nga babai.
Dokumentat që zbulova në Arhivin e Stambollit, ku flitet për
origjinën shqiptare të Gjergjit po edhe prindërve të tijë më ndihmuan që
komisioni maqedonas i Universitetit të Shkupit, të mbetej pa tekst dhe të
pranonte e nënshkruante punimin e disertacionit tim.
Asnjëherë nuk ma ka marrë mendja se pas një lufte aqë të
madhe shkencoro-historike, kundër teorive serbo-greke e sllavomaqedone, do të
duhet ta vazhdoj luftën edhe kundër greko shqiptarit Paskal Milo me shokë dhe serbo-shqiptarëve
me në krye Mustafa Nano.
Nëna
e Kastriotit, në shkrimet serbo-sllavo-maqedone,
gjithmonë është
prezentuar me emërin Voisllava (sllave) emër i
sllavizuar. Mirëpo emri i shkruar në latinishten dhe sllavishten e vjetër, i nënës së Skënderbeut mundet të deshifrohet dhe lexohet
vetëm si Vjosava ose Voisava dhe nuk ka shansë të deshifrohet e lexohet si Voisllava, sepse
te emri origjinal në gjuhën latine po edhe në sllavishten e vjetër aspak nuk eshtë
e shenuar shkronja ,,LL,,.
Se
emri i nënës së Skënderbeut-Vjosava, nuk mund të lexohet e deshifrohet si Voisllava, ( sllave )
kam marrë dhe analizuar edhe përkthimin
e Barletit në gjuhën frënge të sh. XVIII ku emri i
nënës se Skënderbeut është i deshifruar dhe i shënuar si Veisava dhe jo Voisllava.
Ja
burimet
që flasin për origjinën e nënës së Kastriotit e që greku
Paskal Milo dhe turkoserbi Nano nuk kan mundur e as që dinë ti analizojnë,
sepse ata nuk janë historianë të Mesjetës dhe periudhës së Kastriotit por vetëm
analistë të paguar nga grekët, serbët e sllavët tjerë.
1.Gjon Muzaka, bashkëkohas i Gjergjit
dhe njohës i mirë i aristokracisë shqiptare të asajë kohe, në “Gjenealogjinë” e
tij në tre vende e përmend Voisavën dhe duke e ditur dhe duke qenë i sigurtë se ajo dhe babi i sajë ishën pasardhës
të një familje aristokrate arbënore nga Fushë-Pollogu i Tetovës,të quajtur Tribalda,
nuk e ka parë të arsyeshme që të merreshte me atë problematikë dhe të
shkkruante në detale për origjinën apo prejardhjen e tyre etnike.
Gjon Muzaka shkruan se nëna e Skënderbeut dhe gruaja e Gjon
Kastriotit quhej Voisava Tribalda. Muzaka
flet për
Voisavën
edhe në pjesën ku thotë se Skënderbeu rrjedh nga prindërit
Voisava dhe Gjoni, e
që Voisava ishte bijë nga një familje
aristokrate dhe shumë e respektuar e Pologut - familja Tribalda. Ai
në asnjë vënd në shkrimin e tij nuk e ve në dyshim origjinën shqiptare të Voisavës
sepse e ka ditur dhe e ka pasur të kjartë se Pollogu në kohën e Bardhylit, Agronit
e Teutës ka qenë pjesë e Dardanisë ilire, e që gjithmonë ka qenë i banuar nga iliro-arbërit,
edhe gjatë periudhës Bizantine, Osmane, po edhe sot, eshtë 99% i banuar nga
shqiptarët.
-Fan S. Noli, në veprën e tij
për Kastriotin thotë se Gjon Muzaka eshtë autori i parë që e ka përmendur mbiemrin e nënës së
Skënderbeut-Tribalda. Pra Muzaka i pari na ka informuar se mbiemri i
vajzërisë së Voisavës ka qenë Tribalda e që ka qenë edhe mbiemër i babait të
sajë Gërgurit, princit të principatës së
Pollogut.
-Kristo Frasheri, thotë se përkatësia
etnike shqiptare e Voisavës ka qenë mirë e ditur dhe mirë e njohur, jo
vetem prej Muzakës por edhe nga të gjithë bashkëkohësit e Muzakes, të trashgimetarëve
të tyre, po edhe rrethit miqësorë më të gjerë që e kan rrethuar familjen e princit të Pollogut, Gërgur Tribalda.
2.Marin
Barleti, 1508, eshtë autor e biograf i jetës së Skënderbeut dhe duke
informuar për prindërit e Gjergjit, thotë se nëna e tij
quhej Voisava, e që ishte e bia e njërit ndër
princërit më të njohur të familjes Tribalda të Principatës së Pollogut e që ka qenë princ dhe sundimtar i kesajë
krahine shumë të madhe shqiptare, deri në kohën kur i gjithë Ballkani pushtohet
nga osmanët.
-Autori
bullgar, Ivan Ivanov në veprën e tij ,,Bllgarski
Starini,,
1990 Sofija, thotë
se pas vrasjes së princit Vukashin nga osmanët, më 1371 te Beteja e lumit Marica, me pjesën e Maqedonisë
së sotme lindore
(Strumica, Kavadari, Gjevgjelia, Shtipi) vazhdon të sundojë djali
i Vukashinit- Krali Marko,
kurse me pjesën që sot i thonë Maqedoni Perëndimore vazhdon të sundojë princi i
Pollogut me emrin Gërgur Tribalda. Nga këto të dhëna del se babai i
Voisavës-Gërguri ka udhëhequr me principatën e Pollogut shumë më herët se këto troje të bienin nën sundimin Osman. Pra Pollogu, bashkë me
principatat tjera shqiptare kishte qenë nën sundimin e car Dushanit dhe
pas vdekjes se tij dhe shkaterrimit te Perandorisë serbe, shpallet principatë e
princit arbërorë Gërgur Tribalda. Pollogu pushtohet nga Osmanët shpejt pas pushtimit të Shkupit më 1392, ku si mbret i Pollogut përmendet pikërisht
Gërguri dhe kufiri i këtijë shtetit arbërorë në veriperëndim
përputhej
me atë të Vuk Brankoviqit.
Për ta vërtetuar atë që thamë më lartë duhet
të potencojmë edhe njëherë se pas vdekjes së Car Dushanit, shumë feudal shqiptarë, Thopia, Skurra, Shpata, Ballsha, Kastrioti, fillojnë të ngriten dhe fuqizohen me
principatat e tyre, kohë kjo kur edhe babai i Voisavës,
Gërguri ka qenë një nga ata feudal shqiptarë që behet i fuqishëm dhe sundon me
Pollogun deri
në vitin 1392,
kur Pollogu sëbashku me Shkupin po edhe trojet tjera arbërore bien nën sundimin Osman.
Profesori i Universitetit te Shkupit,Boban Petreski në shkrimet e tia citon të ketë hulumtuar dhe analizuar autorë të shumtë
sllavë si Mihajlo Diniq,
,,Oblast
Brankoviqa,,;
Milan Shuica, ,,O Cezaru Gerguru,,
ku ka gjetur dhe vërtetuar se mbiemri i Gërgurit - Tribalda
është mbiemër personal i Voisavës dhe babajt të sajë Gergurit dhe nuk ka të bëjë me atë se ajo dhe Gërguri i
kan
takuar fisit të
Tribalëve,i
cili fis nuk është shtrirë në Dardani, ku sot shtrihet
krahina e Pollogut.
Dokumenti i dytë që bie Petreski eshte shumë i
vlefshëm dhe e përmend Vjosavën si e bija e mbretit të Pollogut,
me emrin Gërguri. Eshtë një letër e shkruar
nga eremonahu Mihali, prift nga Manastiri Leshka,
në veri të Tetovës, e që është i
shkruar në sllavishten e vjetër në vitin 1366. Në dokument thuhet se ,,Prifti
Mihon i fshatit ,,Debrishtë,, të Pollogut na ka lënë një
shkresë për
Vjosavën,
të binë e mbretit të Pollogut-Gërgur, se ajo i ka
dhuruar Manastirit ,,Leshka,, një
mal të madh me shumë lisa,,. (Stari srpski zapisi, L. Stojanoviq, Beograd, 1982)
Sado që të kërkojnë e hulumtojnë ata që shkruajnë e
flasin kot për origjinën jo shqiptare të Voisava-Vjosava Tribalda, nuk do të
mund të hasin ndonjë grua serbe, greke, maqedone apo bullgare me emrin Voisava
apo familje me emrin Gërgur. Përkundrazi në Kosovë e hasim edhe sot si emër
fisi apo familje shqiptare, Gërguri, te Gërgurët, si që janë Krasniqe, Berisha,
Thaqi, Kelmendi etj.
Sipas hulumtimeve që kam berë dhe dokumentave që kam gjetur në Arhivin e Stambollit, analizuar e krahasuar me
dokumentat e deritashme, del se Gjergji ka qenë i Gjonit dhe Gjoni i Gjergjit të parë, dmth se Skënderbeu ka pasur emrin e gjyshit
të tij. Në kohën kur babai i Skenderbeut- Gjoni e trashëgon dhe
zavendëson babain e tij, dhe vjen në krye të principatës së Kastriotëve, i gjen kufijtë dhe
terrritorin e principatës së Kastriotëve shumë të zgjëruar. Kësajë principate i ka
takuar edhe territori i dy Dibrave po edhe territore të tjera jashta Dibrave.
Pikërisht në këtë kohë, dmth. fundi i sh. XIV, Gjoni martohet me Vjosavën, që ka qenë fëmiu
i vetëm i princit të Pollogut-Gërgurit, e që bashkë me nusen nga Pollogu, Gjoni
trashigon edhe principatën e Pollogut .
Argumentat që
bien antishqiptarët e që bazohen në shkrimet
greko-serbe janë qesharake se Pollogu në atë kohë paska qenë i banuar nga
serbët dhe se princi Gërguri ka qenë me
origjinë serbe e që kështjellën e ka pasur atje ku sot eshte fshati Gërgurnicë..
Ky pohim prosllav eshte plotësisht i gabuar
dhe i papranueshëm, sepse si që tham edhe më lartë,
eksistojnë dokumente shumë të fuqishme se në kohën për të cilën na flasim, mbret
i Pologut ka qenë Gërguri që eshtë emër shqiptar dhe
nuk ka shansë të ketë qenë i origjinës sllave dhe se fisi i Gërgurëve jeton edhe sot ne Kosovë.
Ja çka thotë dokumenti osman nga Arhivi i Stambollit.
Oruç Bin Adil
Është autor i “Tevari el Osman,,. Dorshkrimet janë gjetura në Oksford e Kembrixh dhe botuar nga Franc Babinger me titullin “Die Fruhosmanicshen Jaherbucher des Urudsch”, Hanover 1925. Uruç në faqe 96 nuk e prmend Rumelinë, si që quhej pjesa evropjane e Perandorisë Osmane por potencon shumë kjartë se sulltani shkoi të luftonte kundër arrnautit Iskender në tokat shqiptare, ose vendin e shqiptarëve (Arnavud ilinden) dhe jo në Greqi-Maqedoni e Serbi. Në faqe 121 thotë se “Sulltan Murati II dërgoi akinxhijtë kundër vilajetit të shqiptarëve dhe pushtoi kështjellën e Sfetigradit. Sundimtari shqiptar Iskenderi u arratis…”. Potencohet shumë kjartë se Iskenderi ishte sundimtari i shqiptarëve dhe jo i serbëve, bullgarëve, grekëve, boshnjakëve, hungarëzëve, popuj të cilët poashtu ishin në luftë më sulltanin në kohën e Skënderbeut.
Një
kronikë Hungareze
Kronikë hungareze, 1581, .(U.Ch,1581) ku përmendet lufta e Skënderbeut kundër pushtetit Osman. Ajo që na intereson neve eshtë fakti se në këtë kronikë potencohet dhe nënvizohet përkatësia iliro-arbnore e Gjergj Kastriotit. Në dokument shkruan për “Skënderbeu nga Iliria” dhe nuk thotë se ai ishte nga Greqia-Serbia e Bullgaria. Edhe ky dokumant plotëson dhe mbron teorinë tonë për origjinën shqiptare te Kastriotëve dhe i rrezon teoritë sllave po edhe të atyre që emrin e kan shqiptarë por veprojnë në interes të armiqëve shekullorë shqiptarë e që kan qenë të gjithë popujt sllavo-grek të udhëhequr dhe të mbrojtur nga Rusia që ata nder shekuj e kan quajtur ,,nëna Rusi...