Speciale
Xhemaledin Salihu: Ndryshimet administrative territoriale në Republikën Popullore të Serbisë, 1834-1954
E marte, 26.05.2020, 06:41 PM
NDRYSHIMET ADMINISTRATIVE TERRITORIALE NË REPUBLIKËN POPULLORE TË SERBISË NË VITIN 1834-1954
/
Komuna e Leposaviqit dhe disa vendbanime të komunës së Rashkës iu bashkangjitën
Kosovës, më vitin 1959/
Shkruan
: Xhemaledin SALIHU
Gjatë
vitit 1834, si shihet edhe në këtë hartën nr.1, Serbia ishte e ndarë në 5
krahina dhe 119 rrethe.
“…Ka nevoja imperative
gjeografike dhe ekonomike. Kjo ishte e qartë: lugina e Moravës dhe Vardarit
janë një tërësi gjeografike, në to patjetër duhet të ndërtohet një shtet. Në
këte duhet kërkuar edhe at synimin, i cili është zhvilluar në Serbinë e
Moravës, që ajo të shtrihet dhe të zgjërohet kah Jugu, në Luginën e Vardarit.Në
pikëpamje territoriale është synimi kryesor, të cilin e shfaqte ky shtet, synim
që para 3 dekadave ishte synim i pavetëdijshëm. Pas çlirimit të Serbisë
1804-1815, ajo tri herë, më 1833, më 1878 dhe herën e fundit më 1912,
vazhdimisht është zgjëruar… Pas vitit 1880 kur mbaroi ndërtimi i Hekurudhës
Beograd-Selanik, zgjërimi i Serbisë kah jugu u bë synim i vetëdijshëm, program
nacional.”
shkruan Jovan Cvijiqi.
Kuvendi
Popullor i Republikës Popullore së Serbisë, më 18 prill 1947 aprovoi Ligjin mbi
ndarjen administrative territoriale të Republikës Popullore të Serbisë, sipas
së cilës njësi administrative territoriale ishin: rrethet, qytetet, rajonet
qytezë dhe këshillat lokale popullore ose vendbanimet qytetare.
Kështu
me aprovimin e këtij Ligji, Preshevës iu hoq
njësia administrative territoriale rrethi dhe u themelua rrethi i
Bujanocit, me qendër në Bujanoc.
Presheva
që nga themelimi i Kazasë së Preshevës në kuadër të Vilajetit të Kosovës,
Sanxhakut të Prishtinës, pas Kongresit të Berlinit, më 1878 kishte në përbërje
edhe Nahinë e Bujanocit dhe të Tërgovishtës deri më 1918, pastaj me themelimin
e Jugosllavisë Mbretërore, më 1919 ishte rreth
në Banovinën e Vardarit, me
qendër në Shkup, me qarkun në Kumanovë,
deri më 1947 dhe kishte në përbërje edhe Bujanocin dhe Tërgovishten.
Më
6 tetor 1949, Kuvendi Popullor i Republikws Popullore të Serbisë nxorri një
Dekret mbi ndryshimet administrative territoriale të ndarjes së Republikës
Popullore të Serbisë dhe disa vende u shpallën qytete: Bujanoci u shpall qytet.
Në
Kosovë, qytet u shpallën: Vushtria, Gjilani, Gjakova dhe Ferizaji.
Shumë
ndryshime administrative territoriale ndodhën prej vitit 1944 deri më vitin
1954.Kështu në Kosovë, më 1947: nga rrethi i Vushtrisë, në rrethin e Zveçanit
kaluan: Bajgora, Maxherja.
Pastaj
nga rrethi i Gjilanit, në rrethin e Bujanocit kaluan: Kijeva, Konçuli,
Maxherja/Preshevë-komuna/, Ranatoci/Preshevë-komuna/.
Më
vitin 1947: nga rrethi i Gjilanit, në
rrethin e Bujanocit
kaluan:Ceravajka/Preshevë-komuna/,
Konçuli, më 18.IV.1947/Fletorja zyrtare nr.17/1947/.
Më
7.XII.1947, nga rrethi i Gjilanit në rrethin e Bujanocit kaluan: Maxherja,
Ranatoci /Preshevë-komuna/ /Fletorja zyrtare nr.59/1947/
Në
verën e vitit 1947, nga rrethi i Gjilanit, në komunën e Preshevës kaluan:
Kurbalia, Staneci, Seferi, Buhiçi, Caravajka, Peçena, Depca, Maxherja dhe
Ranatoci, që gjithmonë dhe pandërprerë ishin pjesë e Kosovës, deri në vitin
1947, çuditërisht shkëputen nga ajo dhe i bashakngjiten Preshevës.
Më
1949: nga rrethi i Kamenices në rrethin e Bujanocit kaloi: Zarbinca.
Gjatë
ndryshimeve të këtij viti askund nuk përmendet
komuna e Zvecanit dhe e Zubin Potokut.
Më
9.IV.1952, nga rrethi i Pcinjës/Vranjë/, në rrethin e Bujanocit kaluan: Barbaca
dhe Novosella/Fletorja zyrtare nr.15/1952/.
Më
1.III.1949: nga rrethi i Kamenicës, në rrethin e Bujanocit kaloi: Zarbinca/Fletorja zyrtare
nr.11/1949/.
Poashtu
disa ndryshime ndodhën ndërmjet rrethit të Gjilanit dhe Kamenicës, kur disa
fshatra kaluan në rrethin e Gjilanit.
Gjatë
vitit 1959, ndodhi kalimi i Leposaviqit në Kosovë, komunë e pastër serbe dhe
askush nuk pati spjegim pse ndodhi ky bashkim i Leposaviqit me Kosovën, bile
thuhet nuk ka as dokumentacion lidhur me këtë bashkim të Leposaviqit në Kosovë.
Leposaviqi
u nda nga rrethi i Rashkës dhe Ibrit dhe iu bashkangjit Kosovës, sipas një
variante për ta përforcuar elementin serb në Kosovë. Këtë e sforcoi, në atë
kohë Slobodan Peneziqi-Kërcuni.
Varianta
e dytë që përflitet ndodhi me kërkesën e Shqiptarëve dhe se Leposaviqin Petar
Stamboliqi ia dhuroi Kosovës, përshkak të disa arsyeve gjeografike.
Mirëpo
lidhur me bashkangjitjen e Leposaviqit Kosovës, asnjë herë nuk u dha spjegim i
saktë dhe i vërtetë. Edhepse folet se Leposaviqi iu bashkangjit Kosovës, për tu zgjedhur delegat Petar Stamboliqi.
Pas
mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, Kosova dhe Metohija/Kosova/ iu kthyan
ish_Jugosllavisë dhe hyn në kuadër të Republikës Popullore, më vonë Socialiste
të Serbisë.
Autonomi
Krahinore e Kosovës dhe Metohisë u shpall më 10 korrik 1945.
Kufijt
e sotëm, ajo i fitoi më 1959, me shtrirjen e saj në veri, kur disa pjesë të
komunës së Rashkës, të banuara me popullatë serbe iu bashkangjitën Kosovës,
komunës së Leposaviqit, e cila ishte në kuadër të Kosovës.