Kerko: a
Edison Ypi: Shkrim e Këndim
E diele, 24.05.2020, 10:12 AM
Shkrim e Këndim
Nga
Edison Ypi
"Shkrim
e Këndim", pra fjalë dhe këngë, tekst dhe muzikë, arsyetim dhe ndjenjë,
përmbajtje dhe formë, ekziston vetëm në Gjuhën Shqipe, në asnjë gjuhë tjetër.
Gjuhët e tjera kanë Shkrim e Lexim.
E
vetmja gjuhë në botë që "shkruhet" dhe "nuk lexohet" por
"këndohet", është Gjuha Shqipe.
Të
dish "Shkrim e Këndim", pra të kesh aftësinë t'ja dëgjosh shkrimit
zërin, audion, muzikën, ësht' zotësi, ësht' Fat, ësht' talent.
Të
dish Shkrim e Këndim nuk mund të jesh i palumtur, i pafat, i pashëndetshëm.
Nëse
di "Shkrim e Këndim", di gjithçka, ke gjithçka, bën gjithçka, asgjë
nuk të është e largët, asgjë nuk të është e pamundur.
Të
dish vetëm shkrim ose vetëm këndim, është dramatikisht e mangët.
Të
dish ti bësh të dyja, të shkruash dhe të këndosh, qiellin e ke kap.
S'ka
rëndësi kush shkruan e kush këndon, çfarë shkruan e çfarë këndon. Rëndësi ka që
ajo që shkruhet të ketë brenda muzikë, të jetë e këndueshme, të këndohet, jo
domosdoshmërisht me zë.
Diçka
që shkruhet por nuk këndohet, në Shqip nuk vlen. Për një arësye që autorët
mediokër nuk e kuptojnë dot dhe kurrë nuk kanë për ta kuptuar; Sepse nuk
udhëton. Shkrimi që nuk udhëton, pra shkrimi që nuk këndon, nuk është shkrim,
është shurrë që mbetet aty ku derdhet për shkak të paaftësisë rekreative të
prostatës autoriale.
Këndim
pa Shkrim ka. Zogu në degë, dallga që rreh bregun, përroi që rrjedh tatëpjetë
etj. janë Këndim pa Shkrim. E tillë është edhe Letërsia gojore, legjendat,
epet, që përcillen nga brezi në brez duke u ndryshuar e lëmuar pa u shkruajtur.
Këndimi pa shkrim, sado sugjestiv dhe marramendës, sado i latuar nëpër shekuj,
nuk mahnit më. I ka kaluar koha. E ka mposhtur rrebeshi i informacionit global.
Ajo
që ende shkruhet e këndohet dhe do shkruhet e këndohet përjetësisht, është
vetëm Gjuha Shqipe.
Mëso
"Shkrim e Këndim" Shqip, dhe vdis.
Shkrim
e Këndim, pra fjalë që lexohen dhe njëkohësisht këndohen, jo aq të bukur sa
Shqipja, natyra ka edhe ca të tjera;
Shkruan
toka, këndon hëna.
Këndon
bubullima, Shkruan rrufeja.
Shkruan
shiu, këndon era.
Këndon
Pranvera, shkruan dimri.
Shkruan
toka, këndon qielli.
Këndon
Poezia, Shkruan Proza.
Shkruan
pena, këndon mendja.
Këndon
filani, shkruan fisteku.
Shkruan
i patalentuari, këndon askushi.
Këndon
njerzia, shkruan Lasgushi.
Bota
lexon. Shqiptari këndon.
Bota
kanë "Libra Leximi". Shqiptarët kanë "Libra Këndimi".
Ndryshim kolosal.
"Shkrim
e Këndim". Marramendje e paçmuar që na e kanë zili. Si quhet vallë Rilindasi
që këtë mrekulli të pashoqe e shpiku ? Ku e ka varrin t'ja bëjmë prej floriri ?