Kerko: a
Frank Shkreli: Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore nuk solli liri për mbarë Evropën
E hene, 11.05.2020, 05:48 PM
MBARIMI I LUFTËS SË DYTË BOTËRORE NUK SOLLI LIRI PËR MBARË EVROPËN
Nga
Frank Shkreli
Këtu
në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë u shënua 75-vjetori i mbarimit të Luftës
së Dytë Botërore me ceremoni të posaçme dhe me fjalime e deklarata të veçanta
nga udhëheqës botërorë, individualisht dhe së bashku, përfshir përshëndetjen e
Sekretarit të Përgjithëshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili me një video
mesazh shënoi 75-vjetorin e fitores së aleatëve në Evropë, në Luftën e Dytë
Botërore, duke falënderuar forcat aleate, të cilat si pjesë e NATO-s, tha ai,
vazhdojnë të luajnë një rol kritik në përballimin e sfidave të sigurisë,
përfshir pandeminë Covid-19.
Por
një deklaratë e përbashkët, me këtë rast, që veçanërsisht më tërhoqi
vëmendjen me këtë rast është deklarata e
lëshuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo së bashku me 9 homologë
evropianë – ministrat e jashtëm të 9 vendeve ish-komuniste: Bullgarisë,
Republikës Çeke, Estonisë, Hungarisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Rumanisë
dhe Sllovakisë. Pasi nuk e pashë të reflektuar askund në median shqiptare këtë
deklaratë shumë me vend të përfaqsuesve të lartë të këtyre vendeve ish
komuniste, vendosa ta pasqyroj me këtë shkrim modest – për më tepër, për faktin
se deklarata në fjalë më bëri të pyes veten: Po pse nuk është Shqipëria
nenshkruese e kësaj deklarate së bashku me vendet simotra ish-komuniste por
edhe si anëtare aktuale e organizatës së Atlantikut Verior, NATO. A është e
mundur që Shqipëria – ndryshe nga vendet e tjera ish-komuniste të Evropës --
konsideron se fitorja mbi nazismin në të vërtetë solli lirinë për Shqipërinë
dhe se në parim ishte kundër deklaratës?
Janë pyetje këto që dikush duhet të ia bejë Ministrisë për Evropën dhe
Punët e Jashtme të Shqipërisë. Por le të
vazhdojmë me përmbajtjen e deklaratës së nënshkruar nga përfaqsuesit e lartë të
9 vendeve ish-komuniste evropiane dhe Sekretari Amerikan i Shtetit.
Shefat
e lartë të diplomacisë së këtyre 10-vendeve aleate, në krye me Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, sot të gjitha anëtare të aleancës ushtarake NATO në
75-vjetorin e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore–me deklaratën e tyre të
përbashkët--kujtuan viktimat dhe të gjithë ushtarët të cilët luftuan për të
mundur Gjermaninë naziste dhe për t’i dhënë fund
hollokaustit.https://www.state.gov/joint-statement-on-the-75th-anniversary-of-the-end-of-the-second-world-war/
Por,
përfaqsuesit e lartë të 9 vendeve ish-komuniste, së bashku me Sekretarin
Amerikan të Shtetit, shkuan më larg kësaj radhe dhe kujtuan, njëkohësisht, duke
deklaruar se mbarimi i luftës nuk solli lirinë, për një pjesë të madhe të
vendeve të kontinentit evropian. “Ndërsa
Maji i vitit 1945 solli mbarimin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë, mbarimi i
luftës, në të vërtetë, nuk solli lirinë për të gjithë Evropën. Pas luftës,
pjesa qëndrore dhe lindore e kontinentit mbetën nën regjimet komuniste për
pothuaj 50-vjet”, shkruajnë ata në deklaratën e tyre. “Shtetet Baltike ishin okupuar dhe aneksuar
ilegalisht ndërsa Bashkimi Sovjetik ushtroi kontroll të tmershëm mbi vendet e
tjera të robëruara nga komunizmi, duke përdorur forcën e madhe ushtarake,
shtypjet dhe kontrollin ideologjik”.
Shefat
e diplomacisë së këtyre 10-vendeve theksojnë gjithashtu në deklaratën e tyre
se, “Për shumë dekada, një numër i madh evropianësh nga Evropa qendrore dhe
lindore sakrifikuan jetën e tyre duke luftuar për liri, ndërkohë që miliona të
tjerëve iu mohuan të drejtat dhe liritë themelore të njeriut nën tortura të
tmershme dhe shpërnguljes të detyruar.
Shoqëritë pas perdes së hekurt, të deshpëruara nga mungesa e lirisë nën
komunizëm, kërkonin me çdo kusht rrugën e demokracisë dhe të pavarësisë” për
vendet e tyre vasale të ish-Bashkimit Sovjetik, nenvijojnë ata, ndër të tjera,
në mesazhin e botuar dje me rastin e 75-vjetorit të mbarimit të Luftës së Dytë
Botërore.
Ndër
përpjekjet e vendeve ish-komuniste për liri e demokraci, ata përmendin në deklaratën
e tyre ngjarjet e vitit 1956 në Hungari, themelimin dhe veprimtaritë e Kartës
77 në Çekosllovaki, Lëvizjen Solidarnoshq në Poloni, Vjeshtën e Kombeve të
vitit 1989 dhe më në fund shembjen e Murit të Berlinit, si ngjarjet më me
rëndësi që kontribuan shumë në rivendosjen e lirisë dhe të demokracisë në
Evropën Lindore dhe Qendrore.
Në
deklaratën e tyre të forte dhe të jashtzakonshme, ata shfaqin besimin e
përbashkët në liri dhe demokraci, duke thenë se, “Sot jemi duke punuar së
bashku për një Evropë të fortë dhe të lirë, ku respektohen dhe zbatohen të
drejtat e njeriut, demokracia dhe sundimi i ligjit. Udhëheqsit e lartë të 9 diplomacive evropiane
dhe asaj amerikane paralajmërojnë nostalgjikët e komunizmit dhe të gjithë ata
që përpiqen, gjithnjë, madje edhe pas 75 vjet më vonë, të falsifikojnë faktet e
historisë:“E ardhëmja duhet të bazohet në faktet e historisë dhe në drejtësi
për viktimat e regjimeve totalitare. Ne
jemi të gatëshëm për dialog me të gjithë ata që janë të interesuar të ndjekin
këto parime.Manipulimi i ngjarjeve historike që çuan në shpërthimin e Luftës së
Dytë Botërore dhe në ndarjen e Evropës pas luftës, përbën një përpjekje
shëmtuese për të falsifikuar historinë”,
deklaruan 10 ministrat e jashtëm evropian të (Bullgarisë, Republikës Çeke,
Estonisë, Hungarisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Rumanisë dhe Sllovakisë)
dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
Zyrtarët
e lartë e përfundojnë deklaratën e tyre duke u bërë thirrje dhe duke u kujtuar,
“Të gjithë antarëve të komunitetit ndërkombëtar se siguria, stabiliteti dhe
paqa e përhershme ndërkombëtare, nevojitin zbatimin e vazhdueshëm dhe serioz të
ligjeve dhe normave ndërkombëtare, përfshir sovranitetin dhe integritetin
territorial të të gjitha shteteve. Duke
marrë mësim nga leksionet mizore të Luftës së Dytë Botërore, i bëjmë thirrje
komunitetit ndërkombëtar që të bashkohet me ne, ashtuqë vendosmërisht të hedhim
poshtë konceptin e sferave të influencës dhe të këmbëngulin për barazi midis të
gjitha shteteve”, mbyllën ata mesazhin e tyre, me rastin e 75-vjetorit të
mbarimit të Luftës së Dytë Botërore.
Unë
nuk e di se pse Shqipëria nuk është njëri prej vendeve nënshkruese të kësaj
deklarate. Duhet pyetur Kryeministri
Rama, në rolin e tij edhe si Ministër i Jashtëm ose Ministrin e Jashtëmnë
detyrë, se pse Shqipëria nuk është njëri prej vendeve ish-komuniste evropiane,
që duhej të nënshkruante këtë deklaratë. Shqipëria ndanë ketë histori të
75-viteve më parë me Evropën dhe sidomos me këto shtete evropiane
ish-komuniste, të cilat u shkelën keq nga çizmja e rendë e komunizmit, por të
cilat nepërmjet ministrave të tyre të punëve të jashtëme, nënshkruan dje këtë
deklaratë me rastin e 75-vjetorit të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Por në Ditën e Evropës, 2020, Shqipëria,
fatkeqësisht, nuk është ende me Evropën. Mos vallë Shqipëria ende nuk i sheh
vlerat e përbashkëta – siç janë paqa, liria, demokracia,të drejtat bazë të
njeriut, toleranca e tjera -- me sytë e Evropës, e sidomos historinë e
75-viteve të kaluara, jo se jo? A nuk beson Shqipëria e sotëme ashtu siç
mendojnë 9 vendet ish-komuniste nepërmjet zyrtarëve më të lartëtë këtyre
diplomacive evropiane dhe asaj amerikane, se e“ardhmja duhet të bazohet në
faktet e historisë dhe në drejtësi për viktimat e regjimeve totalitare”? Në Ditën e Evropës, 2020, a është Shqipëria
në gjëndje të shpreh gatishmërinë e saj për bashkpunim me vendet e tjera
evropiane për një Evropë të fortë dhe të lirë, ku respektohen dhe zbatohen të
drejtat e njeriut,demokracia dhe sundimi i ligjit? 30-vjet pas shembjes së komunizmit, a është
Shqipëria gati të trajtojë viktimat e komunizmit me të njëjtin respekt për ta
siç ka bërë e mbarë Evropa? Viktimat e
komunizmit të Enver Hoxhës, megjith pafajësinë e tyre, nuk kanë kërkuar kurrë
hakmarrje për vuajtjet e tyre, por sot në Ditën e Evropës, 2020 ndihen të
zhgënjyer me klasën politike shqiptare të tre dekadave të kauara. Të vetmen gjë që ata kërkojnë është që të mos
harrohen ato vuajtje dhe që sipas deklaratës së 10-ministrave të jashtëm të 9
vendeve ish-komuniste dhe Sekretarit amerikan të shtetit, qëe kaluara dhe e
“ardhmja të bazohen në faktet e historisë dhe në drejtësi për viktimat e
regjimeve totalitare”? Këtë e shprehi më
së mirinë një komunikim me mua sot, mbi këtë çështje, ish-i burgosuri dhe i ish
i përndjekuri i regjimit komunist dhe fashist në Shqipëri, Profesori i nderuar
shqiptaro-amerikan, Z. Sami Repishti, i cili megjithse vuajti nën komunizëm dhe
fashizëm, ai prapseprap -- në shpirtin e tij human -- i falë ata që e
persekutuan dhe e burgosën, vetëm e vetëm se kishte pikëpamje ndryshe për një
të ardhme më të mirë për vendin e vet.
Profesor Repishti duke kujtuar viktimat e komunizmit dge zhgënjimin e
tij shprehet kështu:
“Frank
-- Kurrë nuk harroj fjalën e Jezusit që mbas të gjitha torturave
deklaroi:" O Zot fali, sepse nuk dinë çka bajnë!"Ate që kuqalashet na
kanë ba ne dhe te gjithe kombit shqiptar, nuk shlyhet as me nji gjyq të
Nurernbergut as edhe me njiqind. Por duhet mendue se çka bahet mbas saj.
Fitorja ma e madhe e anës sonë, të persekutuemve, ashtë fakti moralisht ma i
naltë: refuzimi i hakmarrjes.Kështu na krijueme premisat e nji pajtimi
permanent. U zhgenjyem! Ajo që na deshpëron ashtë mosdhanja e llogarisë për
krimet monstruoze që kemi pësue. Zoti i shpërbleftë vuejtet e lotët tona.
Amen!Sami”
Vazhdojmë
të bëjmë pyetjen: kur do të ngrihet Shqipëria në nivelin moral të
ish-përndjekurve të pafajshëm të regjimit komunist, si Profesor Sami Repishti.
Kur, më në fund, Shqipëria do të pranojë“faktet e historisë dhe drejtësi për
viktimat e regjimeve totalitare”, ashtu siç kanë bërë shumica e vendeve
ish-komuniste, përfshir 9 vendet evropiane ish-komuniste që së bashku me
Sekretarin Amerikan të Shtetit nënshkruan Deklaratën e mësipërme, me rastin e
mbarimit të Luftës së Dytë Botërore dhe në Ditën e Evropës, 2020? Pa një përballim të sinqert me të kaluarën
komuniste, kam drojë se Kombi Shqiptarvonë do të gjejë paqë dhe rehati.