E diele, 10.11.2024, 05:55 PM (GMT)

Editorial

Skender Jashari: Shën Gjergji në kujtesën e vrarë të Kombit tonë në Luginë të Preshevës

E enjte, 23.04.2020, 04:46 PM


Shën Gjergji në kujtesën e vrarë të Kombit tonë në Luginë të Preshevës

Nga Skender Jashari

Lugina e Preshevës, në shumicën e vendbanimeve të saj, e në veçanti disa fshatra edhe sot kujtojnë Shën Gjergjin, ky kujtim është i ruajtur veçmas në ndërdijën e Shqipëtarëve katolik të kësaj ane, e që lidhet kryesisht me Motin e Madh të Kthimit të Gjergj Kastriotit për në Krujë.

Lugina e Preshevës duke qenë se ndodhet në rrugën e lashtë Morava-Vardar, dhe se Rahovica është një ndër fshatrat kryesore në rrethinën e Preshevës, ka bërë të jenë dëshmitare e shumë ngjarjeve historike. Gryka në të cilën shtrihet ky fshat, nëpër të cilën kalonte rruga e vjetër Preshevë-Gjilan, është e nyja gjeostrategjike, që në lashtësi e deri më sot, mbeti pjesë kufitare e etnikumit tonë, për ç’gjë u ndesh në tërë periudhat historike me pushtues të ndryshëm, qoftë ai romak, bizantin, sllav, osman etj. Fshati dhe gryka e fshatit Rahovicë, janë pjesa ballore e parë e Karadakut së bashku me Karadakun e Kumanovës dhe të Shkupit,  që ndesheshin me pushtuesit e huaj, që kalonin nëpër rrugën e vjetër Morava-Vardar.

Festa e Shën Gjergjit është e shumëfishtë, duke filluar nga Shën Gjergji mitologjik( që mbyti kulshedrën), Shën Gjergji si hyjni parakrishtere( dita e ringjalljes-dita e pranverës a e bujkut) vazhduar me Shën Gjergjin ushtarakun e parë profesionist( mbrojtësin e besimit të krishterë që u vra nga Perandoria Romake pagane), vazhduar me Shën Gjergj Kastriotin( Princin e Emantisë, Mbretin e Shqipërisë, Mbretin e Epirotëve; Atletin e Krishtit, Mbrojtësin e Arbërorëve dhe Europës).

Festimi i festave parakristiane dhe kristiano-ilire, me ardhjen e pushtimit serb në këtë anë në vitin 1912, filloi me tjetërsimin përfundimtar të dhunshëm fetar ( islamizimin e katolikëve të fshehtë), me shkatërrimin e kishave, manastireve dhe varrezave katolike madje disa prej tyre duke i konvertu në ortodokse sllave, pastaj duke i përvetësuar festat tona popullore nga minoritetet tjera. Shën Gjergji, pas Luftës së Parë Botërore e deri në vitet 1970/1980 derisa romët nuk ishin islamizuar mjaftueshëm, e përvetësuan me porosi të autoriteteve serbe, me qëllimin për t’ia bërë si festë të romëve e jo të Shqipëtarëve.  Derisa nga ana tjetër hoxhallarët të porositur dhe cytur nga autoritet serbe, pos në ndërrimin e fesë; në shpërnguljen për në Anadolli; në asimilimin në sllav të Shqipëtarëve; madje edhe duke i tëhuajsuar festat dhe traditat kombëtare Shqipëtare, mes të cilave ishte edhe festa e Shën Gjergjit( duke e quajtur festë të qafirëve-jobesimtarëve që e festojnë vetëm romët). Por falë ndikimit të paharrueshëm që pati Gjergj Kastrioti, i cili bëri të ngulitej e të mos mund të tjetërsohet Kujtimi për Të, deri në ditët e sotme kujtohet dhe fetsohet, madje edhe nga Shqipëtarët e besimeve tjera (islam, bektashi). Kjo festë tejet popullore, me shumë mite dhe legjenda, masovikisht festohej tek Shqipëtarët e Luginës së Preshevës. Shën Gjergji mbetet Pajtorë dhe Mbrojtës që popullata Shqipëtare e kësaj, e që kujtojmë:

? Shën Gjergji mitologjik i përhapur në mitologjinë e lashtë, në Lindjen e Mesme dhe Afrikën veriore( koptët), mitologjinë trako-ilire, në Gjeorgji, zoroastrianizëm, mitologjinë persiane, mitologjinë greke etj. Në disa nga këto njihej edhe me emra tjerë, po ashtu paraqitej kulshedra, dragoi apo gjarrpëri me flakë nga goja. Kalorësia romake, thrake etj gjerësisht e paraqiten në stelat e tyre me figurën e tillë. Janë të shumta versionet e legjendave mitologjike sipas mitologjive të sipërthëna, derisa edhe disa versione që sjellen përmes gojdhanave në Luginë të Preshevës, kanë disa nuansa që dallojnë. Shën Gjergji( sinonim për Shën Gjergjin e Kapadokisë dhe Gjergj Kastriotin), glorifikohet me një kalë të bardhë, të madh, me jele të lidhura, me këmbë të mëdha sa tre e sa pesë herë sa kali i zakonshëm, disa herë paraqitej kali me flatra(fluturues), që mund të komunikonte me Shën Gjergjin etj. Shën Gjergji paraqitej mbrojtës i të Mirës-Dritës, si luftëtarë i dalluar, djalë i ri, trim i guximshëm dhe vetëmohues, me krahërorin e madh, shpatë të rëndë e të gjatë etj. E Keqja-Terri paraqitej si kulshedër, dragu, gjarrpër me flakë; që ushqehej me fëmijë, vajza të reja, desh e qingja të cilët kur nuk i mjaftonin a nuk u’a jepnin banorët u hakmerrej në fëmijë etj.  Stërgjyshet, gjyshet e më rrallë nënat tona në Luginë të Preshevës, në mbrëmje për t’i qetësu fëmijët që të flenin, derisa i zinte gjumi ua tregonin në formë përralle.

? Shën Gjergji si hyjni parakrishtere lidhet ngushtë me bujqësinë, pranverën, frutshmërinë, pllehshmërinë. Në Greqinë antike por edhe tek Ilirët duke patur shumë hyjni, një ndër to ishte edhe ajo që i takonte bujqëve. Kuptimi i emrit Gjergj nga greqishtja antike domethënë bujk. Dita e ringjalljes së natyrës ishte dita e Pranverës, kur shënohej dita e mugullimit të natyrës, e që simbolizonte ringjalljen e “jetës” pas “vdekjes” që simbolizonte dimri. Rite dhe botëkuptime të tilla ende në mbamendjen popullore të bujqëve trashëgohen  edhe në Luginë të Preshevës, edhe pse i kanë fuzionuar edhe me mitologji, me fe( Shën Gjergjin e vrarë më 303), por edhe me Shën Gjergj Kastriotin. Prandaj bujqit e dalluar në Luginë të Preshevës, me rastin e kësaj feste, bëjnë disa dhjetëra rite të veçanta që lidhen me bujqësinë, blegtorinë, kurse nëna po ashtu bënë disa rite që i takojnë asaj, në lidhje me  bujqësinë dhe blegtorinë, e që të dyja këto, kanë për qëllim mbarësinë, plleshmërinë dhe gëzimin e atyre fruteve bujqësore e blegtoriale.

? Shën Gjergji i Kapadokisë, edhe për të pak ka informacione, por dihet që lindi rreth vitit 275, nga nëna e babai të krishter. Ishte ushtar në ushtrinë romake, kundër të cilës u rrebelu, në mbrojtje të të krishterëve që persekutoheshin nga kjo perandori pagane, e që u martirizu më 23 prill 303. Pak vite më pas, më qershor 313 me Ediktin e Milanos, Perandoria Romake nën perandorin romak me origjinë Ilire Konstandinin e Madh nga Nishi, bëri marrëveshjen që me dashamirësi të trajtohen të krishterët, kurse në vitin 380 me Ediktin e Selanikut bëhet fe zyrtare e kësaj Perandorie. Në kujtim të këtij shenjti, disa Kisha të vjetëra, të shekujve IV deri VII, deri më sot janë trashëguar në Luginë të Preshevës.

Më pas lind një  mit-legjendë gjatë shekullit V, në lidhje me këtë shenjtë, të cilit i atribuohet Shën Gjergji mitologjik, por në këtë rast zakonisht paraqitet gjarrpëri e jo dragoi ose kulshedra. Gjarrpëri në mësimet fetare krishtere simbolizon të keqen. Ikona e parë në lidhje me Shën Gjergjin që vriste me shtizë dragonin ishte nga Vinica, në Maqedoni, që është  afër Luginës së Preshevës.

Kalorësia europiane gjithë kohën e patën Pajtorë dhe Mbrojtës të tyre.

? Shën Gjergj Kastriotin në kujtesën e Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës është tejet e theksuar. Duke qenë se Lugina e Preshevës ishte në nyjën e lashtë të rrugëve Morava-Vardar, bënë që mitet, legjendat, hyjnit, kujtimi dhe nderimi për shenjtërit, të jenë arrinin më shpejt. Po ashtu me rastin e Kthimit për në Krujë të Gjergj Kastriotit me 300 luftëtarë, Lugina e Preshevës kishte fatin që t’i  mirëpresin në nëntor 1443.

Vetëm në fshatin Rahovicë, pa përfshirë edhe vendbanimet tjera deri në Vranjë, që janë të stërmbushura me toponime, arkefakte, rrëfime-gojdhana, mitologji, histori dhe objekte fetare iliro-dardane të konvertuara përdhuni më pas në sllavo-ortodokse etj, janë të shumta që i kushtohen Shën Gjergjit. Kisha katolike e ndërtuar rreth viteve 1400 në fshatin Rahovicë( e konvertuar në kishë ortodokse serbe më 1990/1992) dhe Manastiri i Skenderbeut, bashkë me Kishat e vjetëra ilire( dy të tilla që i japin gojëdhanat të ndërtuara në shekujt IV dhe V  apo edhe më të hershme), pastaj  “Guri i Skenderbeut” ndryshe është opidiumi dardan “Kacipupi”, “gjurma e kalit të Skenderbeut”, “sofra dhe kampi i Skenderbeut”, “kampi i ushtrisë së Skenderbeut”,”rrugën e Skenderbeut”, “Prroi i Markut”, “Krroi i keq” etj. Për të gjitha këto, jepen legjenda dhe janë përcjellur gojëdhana etj.

Duke qenë se në vazhdimësi Lugina e Preshevës ishte e lidhur ngushtë me Shën Gjergjat, e veçmas vulë përfundimtare i dha Gjergj Kastrioti, e që bëri deri më sot të ndikojë në ruajtjen e vendit, kombit dhe fesë.

Edhe pse autoritetet pushtuese serbe që me kolonizimin e kësaj pjesë më 16-18 tetor 1912, filluan tjetërsimin e Kishës dhe Manastirit të Rahovicës së komunës së Preshevës. Popullata shqipëtare këto i emërtoi në nderim të Shën Gjergj Kastriotit që nga nëntori 1443, derisa sot mund të vërehet që në shkrimet e historiografëve serb aludojnë në Shën Gjergjin e Kapadokisë, derisa emërtimin zyrtarë e kishte Kisha e Artilevës( sllavizuar Arhilevica).

Skender Jashari , i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora