Kerko: a
Aleks Kapllaj: Donald Trump, mbrojtësi i jetës në Shtëpinë e Bardhë
E diele, 26.01.2020, 02:37 PM
Donald Trump, mbrojtësi i jetës në Shtëpinë e Bardhë
Nga
Aleks Martin Kapllaj
Ka
47 vjet, që në Washington të SHBA, zhvillohet Marshimi për Jetën, në të cilin
marrin pjesë qytetarë nga të gjitha shtetet e Amerikës në mbrojtje të jetës që
nga embrioni deri në ditën e lindjes.
Presidenti
i SHBA-së, Donald Trump është presidenti i parë që merr pjesë në këtë marshim
dhe përshendet dhe inkurajon me fjalën e tij të gjithë pjesëmarrësit, duke u
deklaruar mbrojtësi i parë i jetës në "Shtëpinë së Bardhë".
Çdo
fëmijë është një dhuratë e çmuar nga Zoti dhe çdo njeri meriton të mbrohet,
sepse është krijuar në "imazhin e Zotit të Plotfuqishëm "- ka cituar
biblën Trump.
Më
shumë se 100 mijë njerëz, sipas organizatorëve, kishin konverguar në
Washington, hapësirën e madhe që lidh Kampidolio-n me monumentin e Lincoln-it,
për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj abortit dhe premtimin se do të
angazhohen për kthimin e dënimit që e bëri atë të ligjshëm në 1973. Shumë të
rinj, nga të gjitha shtetet amerikane, të cilëve Presidenti Amerikan i ka
rezervuar një përshëndetje të veçantë: "Ju jeni zemra e marshimit për
jetën - tha ai - dhe është gjenerata juaj që po e bën Amerikën një komb pro
jetës dhe pro familjes”, duartrokiten presidentin që mbështet kauzën e tyre që
i përket të gjithë njerzimit.
Trump,
i cili është në mes të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e nëntorit e ardhshëm,
akuzoi demokratët se ata bënë,
"pozicionet më radikale dhe ekstreme të abortit që janë parë
ndonjëherë në këtë vend me shekuj, duke mbështetur të drejtën për abort me
paratë publike.
Trump,
i kujtoi publikut për veprimet dhe ligjet konkrete që bëri për të mbrojtur
foshnjat e palindura. Në fakt, një nga aktet e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë
ishte ndalimi i fondeve amerikane për organizatat joqeveritare që praktikojnë
ose promovojnë abortin në botë, e ashtuquajtura politika e qytetit të Meksikës.
Kreu i shtetit amerikan më vonë shpalli një masë që ndalon sigurimin e fondeve
publike për abort në Shtetet e Bashkuara, duke bërë një ndryshim të përhershëm,
që nga viti 1976 është aprovuar çdo vit në bazë të ligjeve të shpenzimeve
Federale. Gjatë tre viteve të para të detyrës, presidenti amerikan krijoi
gjithashtu një zyrë të re "lirie të ndërgjegjes dhe besimit" për të
mbrojtur mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të kujdesit shëndetësor
kundër praktikimit të aborteve ose operacioneve të ndryshimit të seksit.
Një
vit më parë Trump ka deklaruar, datën 22 janar, datë që Gjykata e Lartë në
1973, kishte aprovuar ligjin e ndërprerjes së shtatëzanisë - Ditën Kombëtare të
shenjtërimit të jetës.
"Së
bashku- u shpreh Trump në përshendetjen e tij- ne duhet të mbrojmë, duam të
mbrojmë dinjitetin dhe shenjtërinë e çdo jete njerëzore. Kur shohim imazhin e
një foshnje në bark, shohim madhështinë e krijimit të Zotit. Kur mbajmë në krah
një foshnjë të porsalindur, ne e dimë dashurinë e pafundme që çdo fëmijë sjell
në familje", dhe për këtë perqafoni nënat tuaja me dashuri e dhemshuri,
sepse janë heroina e falë atyre "vendi i ynë ka qënë bekuar me shpirtra të
jashtzakonshëm që kanë ndërruar historinë e njerzimit", përfundoi fjalën e
tij presidenti i SHBA-së, Donald Trump.